Vazo me lule për Festën e Nënës

  • 09 October 2015 - 17:06
Vazo me lule për Festën e Nënës

Gjësendet e nevojshme: gërshërë, ngjitës, 1 rrotull letre tualeti (vetëm letra e trashë që është në mes), një pjesë e vogël kartoni, apo një letër e trashë, ngjyra, disa pipëza (një për secilën lule që bën) dhe një thikë letre. 

1. Merre rrotullën e zbrazët të letrës së tualetit dhe jepu fëmijëve që ta ngjyrosin, duke vizatuar lule të ndryshme. Më pas, nga kartoni, apo letra e trashë prej disa luleve, të cilat më parë i ke vizatuar dhe ngjyrosur.

2. Kur fëmijët ta kenë ngjyrosur rrotullën, atëherë skajin e poshtëm të tij mbylle me një copë kartoni, që e ke prerë në madhësinë adekuate. Këtë pjesë duhet ta ngjitësh me ngjitës.

3. Duke përdorur një thikë letre (‘skalper’), prej lulet në mes, në mënyrë që të mund të fiksohen në pipëz. Gjethet e luleve mund t’i drejtosh në anë të ndryshme, në mënyrë që të duken sa më natyrale.

4. Futi lulet në këtë vazo letre, duke filluar nga lulet më të mëdha, e deri te lulet më të vogla, apo si ta shihni më të arsyeshme.

Këshillë: Nëse vazoja nuk rri mirë, por rrëzohet për shkak se është tepër e lehtë, mund ta vendosësh një gur të vogël në fund të saj (përbrenda), në mënyrë që t’i ndihmojë asaj të qëndrojë vertikalisht.

(Kosova Sot)