Tortë në formë të zemrës

  • 10 October 2015 - 11:27
Tortë në formë të zemrës

Përgatitja:

Tundni 7 të bardhë të vezëve me 12 lugë sheqer, shtoni 150 g koko, 2 lugë miell, 2 lugë qumësht dhe gjysmë qeseje pluhur për pjekje. Me këtë përmbajtje duhet të piqen 6 kore të tortës. Kur të keni përfunduar me koret, tri kore duhet të jenë “normale”, e tri të tjera në formë të zemrës.

Për mbushje:

Të kuqtë e vezëve përziejeni me 10 lugë sheqer dhe hidhni në avull që të zihen. Kur të arrihet dendësia e duhur, shtoni 200 g çokollatë, 150 g krem, 105 g lajthi të prera dhe lërini të ftohen. Tunde margarinën me pak sheqer pluhur, në mënyrë që të formohet shkuma. Më pas shtoni edhe kremrat e shllagut në margarinë dhe përziejeni përsëri mirë e mirë. Kur të jetë ftohur masa e mbushjes, shtojeni margarinën dhe bashkoni të gjithë përbërësit, duke mbushur koret e tortës. Ju bëftë mirë!

(Kosova Sot)