Eksperiment: Pasta e dhëmbëve ‘Elefant’

  • 08 February 2016 - 11:47
Eksperiment: Pasta e dhëmbëve ‘Elefant’

Ky eksperiment interesant shkencor funksionon në mënyrë të përkryer me një demonstrim si të ishte një eksperiment i vërtetë laboratorik. Për ta përdorur si eksperiment, ju duhet ta performoni atë bashkë me fëmijët tuaj dhe më pas ta pyesni atë se çka mund të ndodhë, nëse lini pa e vendosur një përbërës të caktuar. Lejoni që ajo të drejtojë eksperimentin. Gjithashtu, shkuma e krijuar është e sigurt, prandaj mund ta prekni, është thjesht ujë, oksigjen dhe sapun, kështu që nëse fëmija nuk ka alergji në sapun, ai mund ta bëjë eksperimentin me duar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Si të bëni një pastë dhëmbësh ‘Elefant’?

Vendosni një shishe të vogël të lëngut në mes të një ene tjetër, ku do të derdhet pasta!
Përzini këta përbërës në një tjetër enë. Tharmi do të shpejtojë procesin e reagimit!

**2 lugë me ujë të ngrohtë

**1 lugë tharm.

Përzieni këta përbërës në shishen tuaj të vogël!

**1/2 e filxhanit me peroksid hidrogjeni 6%. Është e rëndësishme të përdorni të paktën 6%. Mund të përdorni edhe 8% ose më shumë, apo mund të përdorni ndonjë formulë të stabilizuar, por peroksidi me koncentrik 3% nuk do të funksionojë kaq mirë.

** 4-5 pika ngjyrë ushqimi

**pak shampo te enëve

Vendoseni përzierjen me tharm në shishen e vogël dhe mahnituni!

Nëse jeni duke punuar me fëmijë më të vjetër, mund të interesoheni në mënyrën e funksionimit:

Reaksioni mund të paraqitet me këtë formulë: 2H2O2 à2H2O2 +O2

Peroksidi i hidrogjenit (H2O2) në mënyrë natyrale kthehet në ujë dhe oksigjen. Ai ruhet në shishe të errëta për të ndihmuar ngadalësimin e këtij procesi. Katalaza (një enzimë që gjendet në të gjitha qeniet e gjalla, duke përfshirë edhe tharmin) e shpejton reaksionin. Shamponi i enëve e merr oksigjenin dhe krijon flkuska më të mëdha, kurse ngjyra e ushqimit e bën atë të duket më bukur. Shkuma dhe shishja do të jenë të nxehta, pasi që reaksioni është ekzotermik, liron energjinë në formë të nxehtësisë.

(Kosova Sot)