Despotët ia mbyllën derën Donika Gërvallës!!

Despotët ia mbyllën derën Donika Gërvallës!!
  • 23 May 2016 - 08:02

Shkruan: Skënder Mulliqi

Këta janë do burreca që iu frikësuan pjesëmarrjes së Donikës, që mos t'ua shpalosë të gjitha të palarat e tyre para Këshillit të Përgjithshëm.

Nuk ka se si njeriu të jetë indiferent kur sheh se si para dyerve ku mbahej tubimi i Këshillit Qendror të LDK-së, ndalet në mënyrë shumë të turpshme kryetarja e LDKsë për Gjermani dhe bija e heroit të kombit, Donika Jusuf Gërvalla. Dhe, merreni me mend lexues të nderuar se cilët ishin ata të cilët e ndalën? Këta ishin do despotë, siç janë Isa Mustafa, Ismet Beqiri dhe Lutfi Haziri. Kur një femër dhe aktiviste e shquar ndalet që mos të hyjë në tubim, kësaj i thonë diktaturë. Këta në krye të LDK-së janë do frikacakë, janë një grup i caktuar që po dëshirojnë me çdo kusht ta ruajnë pushtetin dhe të mirat e tyre materiale. Këta janë do burreca që iu frikësuan pjesëmarrjes së Donikës, që mos t'ua shpalosë të gjitha të palarat e tyre para Këshillit të Përgjithshëm. Dhe, nuk kanë faj jo, se Donika është më e fuqishme dhe më e dijshme se i gjithë kreu i LDKsë. Janë bërë bashkë një grup despotësh, të cilët frikohen nga hija e tyre. Këta janë bërë filial i PDK-së. Këta po të ishin burra do ta kishin ngritur zërit për zbardhjen e vrasjeve të zyrtarëve të lartë të LDK-së. Partia u shndërrua në një klub intrigantësh Por, dihet së atë ditë kur Isa Mustafa e mori timonin e LDK-së rugoviane, anija e këtij subjekti politik do të përmbyset. Despotët si zakonisht pranë veti nuk durojnë konkurrencë, por zvarranikë nga bindja , zvarranikë edhe nga lindja, zvarranikë nga botëkuptimi dhe zvarranikë nga karakteri. Këta nuk e durojnë konkurrencën, nuk durojnë njerëzit e ditur, i preferojnë sahanlëpirësit. Atë ditë kur Rugova shkoi në amshim kjo parti u shndërrua në një klub intrigantësh, në një klub interesgjinjsh, të cilët nuk po zgjedhin metoda për t'i ruajtur pozitat. Për strukturën më të lartë të LDK-së nuk vlen demokracia e brendshme, nuk vlen vota, nuk vlen mendimi i elektoratit. Këta nuk e kanë dert që veset moti iu janë kthyer në virtyt. Po kthehet koha e diktaturës Të katandiset kështu partia numër një dikur në Kosovë, e ideatorit dhe kreatorit të pavarësisë, Ibrahim Rugovës është gjynah para Zotit,është gjynah para elektoratit besnik rugovian dhe është shumë e dëmshme për Kosovën. Ajo çka ndodhi ka tejkaluar të gjitha përmasat e normales. Ishte dashur ta ngenë zërin i gjithë elektorati i LDK-së kundër kësaj klike të dëmshme për LDK-në. Këta po e kthejnë kohën e diktaturës. Ata po veprojnë në mënyrë përjashtuese. Po të kishin pak ndjenja kombëtare, kurrë nuk do t'ia lejonin vetit një gjë të tillë. Këtë shkrim dua ta përmbyll më thënien në intervistën e Donikës dhënë një televizioni: "Mua nuk më intereson që ma mbyll derën një kategori e tillë. Është Rusia, Turqia, ishJugosllavia", u përgjigj Gërvalla në pyetjen se nga po e merr modelin Mustafa për partinë e tij…

(Kosova Sot)