Kujdesi për fëmijët kushton më shumë sesa qiraja, ja se si do ta rregulloj këtë krizë

Kujdesi për fëmijët kushton më shumë sesa qiraja, ja se si do ta rregulloj këtë krizë
  • 23 May 2016 - 10:12

Shkruan: Hillary Clinton

 Duhen politika më të mira shëndetësore

Shumë gra nuk paguhen as edhe për një ditë të vetme të pushimit të lehonisë

Jemi ekonomia e vetme e përparuar në botë që nuk ofron pushim të lehonisë me pagesë

Jennifer jeton në Loudoun Kaunti. Ajo ka tre djem të vegjël. Ajo paguan 2,500 dollarë në muaj për kujdesin e fëmijëve. Kjo i kushton më shumë se qiraja.

Këtë muaj në Virxhinian Veriore kam takuar disa nëna dhe baballarë që më kanë treguar gjëra të ngjashme.

Në secilin shtet në SHBA, kujdesi për dy fëmijë tani kushton më shumë sesa qiraja mesatare. Po, e keni lexuar mirë – kujdesi për fëmijët kushton më shtrenjtë se vendbanimi. Dhe, në shumë shtete, është edhe më i shtrenjtë sesa pagesat për kolegj.

Për prindërit të cilët duhet të punojnë, kjo është më shumë se shqetësim. Është një krizë.

Kjo gjë është më urgjente në Distrikt, që tani është tregu më i shtrenjtë i kujdesit për fëmijët në Amerikë.

Një studim nacional i realizuar së fundmi tregon që më shumë se tri të katërtat e nënave dhe gjysma e baballarëve thonë se është dashur t’i lëshojnë mundësitë e punësimit, t’i ndërrojnë vendet e punës ose ta lënë punën, pasi që nuk kanë pasur rrugë tjetër për ta paguar kujdesin për fëmijët e tyre. Mirëpo, zvogëlimi i orëve të punës ose largimi nga puna mund të ketë pasoja më afatgjate për të ardhurat e familjeve.

Shumë punëtorë nuk kanë pushim të lindjes

Mungesa e kujdesit cilësor për fëmijët mund të jetë i rrezikshëm, gjithashtu. Në vitin 2014, nëntë fëmijë në Virxhinia kanë vdekur në qendrat e palicencuara për kujdes ditor. Guvernatori Terry McAuliffe së fundmi ka nënshkruar një faturë për përmirësimin e standardeve të sigurisë në këtë vend, mirëpo, pa financim federal, shtetet nuk është se mund të bëjnë shumë në këtë drejtim.

Duhet ta shndërrojmë investimin në kujdesin për fëmijët një prioritet nacional, sidomos për prindërit e rinj në moshë, të cilët mundohen t’i paguajnë huat studentore.

Më kujtohet se sa vështirë ka qenë kur është lindur Chelsea. Kam qenë një avokate e re në Arkansas që mundohesha ta nisi karrierën. Bill-i punonte shumë gjatë gjithë kohës. Kemi bërë gjithçka që kemi mundur që vajza jonë të ishte prioritet dhe i kemi pasur të gjitha përparësitë e mundshme, që shumë familje nuk i kanë. Prapë, ka qenë shumë e vështirë.

Familjet e sotme e kanë edhe më të vështirë. Kostoja e kujdesit për fëmijët, kolegjit dhe qirave janë rritur dukshëm, ndërsa pagat pothuajse fare. Nuk kanë ndryshuar as politikat e vendeve të punës, ndonëse gratë po fitojnë më shumë se dikur dhe burrat po bëjnë një punë të madhe në kujdesin për fëmijët dhe prindërit e moshuar.

Shumë punëtorë nuk kanë pushim të lindjes. Shumë gra nuk paguhen as edhe për një ditë të vetme të pushimit të lehonisë. Presioni është aq i lartë saqë punëtoret shqetësohen që marrja e një dite pushim, ndonëse shumë e merituar, mund të duket si një dëshirë për të mos punuar.

Ndonëse nuk pritet që të jetë e lehtë, kjo gjë nuk duhet të jetë kaq e vështirë.

Si presidente, do të punoja për të siguruar çerdhe cilësore dhe të përballueshme për të gjitha familjet.

Jam e përkushtuar në ngritjen e investimeve federale dhe në stimulimin e shteteve në mënyrë që asnjë familje të mos jetë e detyruar të paguajë më shumë se 10 për qind të të ardhurave për çerdhe. Kjo është një ide e madhe dhe unë jam e përkushtuar që të punoj në këtë drejtim.

Programi për Partneritet në Kujdesin Shëndetësor

Le t’i dyfishojmë investimet në programet në zhvillimin e të cilave kam ndihmuar si zonja e parë: ‘Early Head Start’ dhe Programi për Partneritet në Kujdesin Shëndetësor. Këto programe sjellin një plan-program të bazuar në prova për kujdesin ndaj fëmijëve dhe sigurohen që fëmijët kanë fillimin më të mirë të mundshëm të jetës së tyre, pa marrë parasysh sa para kanë familjet e tyre. 

Lë t’ua lehtësojmë barrën studentëve të kolegjit (një e katërta e tyre janë prindër) duke u siguruar bursa deri në 1500 dollarë në vit për kujdes për fëmijët.

Dhe, meqë asnjëra prej këtyre nuk është e mundur pa profesionistë të talentuar dhe punëtor, lë t’i paguajmë edhe ata me paga meritore, gjithashtu.

Përveç çerdheve të përballueshme, prindërit që punojnë meritojnë ta kenë sigurinë që nuk do t’i humbasin të ardhurat – ose vendet e tyre të punës – vetëm pse kujdesen për vete ose për të dashurit e tyre. Një baba në Virxhinia më ka thënë që për të qenë në gjendje të qëndrojë në shtëpi në ditët e para pasi që i ishte lindur djali, ai ishte detyruar t’i bashkonte ditët e pushimit mjekësor me ditët e pushimit vjetor. Shumë njerëz nuk mund ta bëjnë as këtë.

Jemi ekonomia e vetme e përparuar në botë që nuk ofron pushim të lehonisë me pagesë. Për këtë arsye e mbështes fuqishëm propozimin për pushim të lehonisë me pagesë, të cilin po e kërkon Këshilli i Uashingtonit. Ne duhet t’i inkurajojmë shtetet dhe komunitetet lokale që të veprojnë, nëse Kongresi refuzon.

Me planin tim, amerikanët që punojnë do t’i fitonin deri në shtatë ditë pushim mjekësor çdo vit. Ata do t’i kishin të garantuara deri në 12 javë të pushimit familjar ose mjekësor me pagesë për t’u përkujdesur për fëmijët ose anëtarët tjerë të familjes, që mund të jenë të sëmurë, ose për ta marrë veten pas ndonjë sëmundje ose lëndimi. Dhe, i gjithë ky program mund të financohet duke kërkuar nga amerikanët më të pasur që ta paguajnë proporcionin meritor të taksave.

Çështjet e tilla shumë lehtë tejkalohen në politikën tonë. Mirëpo janë të rëndësishme për familjet. Janë të rëndësishme për fëmijët. Ato kanë qenë puna që kam bërë gjithë jetën.

Andaj, deri sa nënat dhe baballarët e Amerikës mund të flenë më lehtë, nuk do të ndalim së punuari për këto çështje.

(Hillary Clinton është kandidate për presidente të SHBA-së. Ajo dikur ka qenë sekretare e shtetit dhe senatore nga Nju-Jorku)