Çështja e SHIK-ut

Çështja e SHIK-ut
  • 30 June 2016 - 08:18

Shkruan Haki Bunjaku

Është ndër çështjet më të komplikuara në shtetin tonë të kriminalizuar. Pse e them këtë?! Sepse SHIK-istët janë shkapërderdhur nëpër institucione dhe tash janë si tëlyeni në qumësht. Çështja tjetër me shumë rëndësi për zgjidhje qëndron në atë se shumë nga krerët e organizatës kriminele janë ngritur në krye të institucioneve, ku kanë shkelur but në ndërgjegjen tonë të fjetur: Kadri Veseli, i njohur si drejtor i SHIK-ut, kryekuvendar. Ndërsa tjetri edhe më alamet, Hashim Thaçi, president(jashtëligjor), është duke e mbajtur të pashkëputur zinxhirin SHIK-ist. 

Popullin i frikësuan keq kur pas lufte nëpër çdo komunë dërguan apo vendosën nga një rrondokop (shikist të veshur me pallton e autoritetit për t`i marrë të gjithë çelësat në dorë. Dhe ai ishte hyqmeti vetë, ishte mbi të gjithë dhe vendoste njerëzit nëpër pozicione, sipas shijeve apo lidhjeve të veta. Besa, këtu rrotë ka qenë korrupsioni, që në saje të tij njeriu i tillë shpejt është bërë me banesë e shtëpi, por edhe për akrabanë. Personi i tillë më nuk është aq funksional, por në veprim gjithësesi. Këtu duhet kuptuar se frikën e ka mbjellë dhe ajo po jep frytet e hidhura. Aq shumë pat dorë një shikist i tillë, sa mbërrini për të emëruar edhe ministra e kryetarë partish. Pa e paralizuar SHIK-n në veprim situata mbetet bërllok.

Mirëpo, duhet izoluar kreun e SHIK-t,pastaj puna rregullohet. Po e ilustroj me një anekdotë: Hajmali për tridhjetë veta Një katundar, shpi e madhe, 30 veta, por ju kishin dallashitur robnimi ndërmjet veti, prandaj ky shkon te hoxha që të bëjë për secilin nga një hajmali. Hoxha, pasi mëson për situatën ia shkruan një hajmali dhe ia merr paret e i thotë shko! Po unë kam ardhur për 30 hajmali e të gjitha t'i paguaj. -Mjafton kjo, mbaje ti e puna rregullohet.

(Kosova Sot)