Sulltani Rexhep Taip Erdogan

Sulltani Rexhep Taip Erdogan
  • 24 July 2016 - 08:42

Shkruan: Arban Aliu

Hitorikisht Perandoria Osmane nuk ka qenë e turqve, por multietnike, ku shqiptarët kanë dominuar si popull shumicë. Islami si fe dhe ideologji dominoi mbi ortodokizmin e korruptuar dhe degjeneruar në atë kohë.

Skenari i përgatitur për tentim grusht-shteti të Qeverisë së Erdoganit edhe nëpërmjet puçit ushtarak dështoi. Situata tani është e qetë dhe çdo gjë si duket është nën kontroll. Ashtu si në të kaluarën Erdogani dhe Qeveria e tij e fituan lehtësisht këtë betejë. Kjo betejë, sipas mendimit tim, ishte shumë më e rrezikshme se aktet terroriste, sepse ishte produkt i brendshëm dhe i armiqve seriozë për destabilizimin e shtetit të Turqisë nën udhëheqjen e Erdoganit. Është e njohur se armiku i brendshëm është shumëfish më rrezikshëm se ai i jashtmi. Teori nga më konspirative kanë filluar të qarkullojnë në media dhe portale dhe tregu informatik është mbushur me lloj-lloj informatash nga më të ndryshmet. Disa thonë se është Evropa e interesuar për rrëzimin e qeverisë në Turqi, disa të tjerë se SHBA, Rusia, Irani, Izraeli, Anglia dhe disa të tjerë thonë se e gjithë kjo është dora e vetë Erdoganite etj. Ndoshta edhe ka të vërtet nga këto supozime dhe analiza se dikush apo të gjithë së bashku kanë punuar për këtë tragjedi në këtë vend edhe pse nuk jemi të sigurt pa pasur argumente të sakta, por një gjë është e sigurt se ai që pësoi më së shumti është populli i pafajshëm turk për të përjetuar edhe një traumë të radhës në vazhdën e atyre të mëhershme për shkak të interesave të dikujt tjetër.  

Rusisë nuk i konvenon ekspansioni turk \Po tani çfarë do të ndodhë dhe si do të rrjedhin gjërat në këtë shtet shumë të rëndësishëm për stabilitetin e gjithë botës dhe mik të sinqertë të popullit shqiptar dhe kombit tonë në përgjithësi? Një gjë tani për tani është e sigurt se Erdogani ka fuqi dhe është fuqizuar edhe më shumë në këtë shtet dhe qëllimet dhe objektivat e tij janë realizuar se edhe ushtrinë do ta ketë nën kontrollin e tij dhe shumë më lehtë do të sundojë prej pallatit të tij Turqinë si dhe fushatat eventuale ushtarake në sipërmarrjen e rikthimit eventual të tokave, të cilat kanë qenë në kuadër të Perandorisë Osmane. Politika zyrtare turke ka një kohë të gjatë që më nuk e fsheh një synim të tillë dhe më së miri është shpjeguar në librin e prof. Ahmet Davutoglu dhe ishkryeministri i dorëhequr "THELLESIA STRATEGIIKE", ku janë të stërholluara historikisht, politikisht, gjeopolitikisht etj. synimet e rikthimit të territoreve të humbura në tri kontinente, atë të Azisë, Afrikës dhe Evropës, ku përveç ndikimit politik dhe ekonomik nuk përjashtohet edhe fushata ushtarake dhe konsiderojnë se për këtë e kanë legjitimitetin e plotë. Por këtë gjë më mirë se unë dhe ne e dinë fuqitë e kohës BE, SHBA Anglia, Rusia, Irani, Kina, dhe si do të reagojnë në këtë rast dhe a do ta lejojnë një gjë të tillë! Sipas mendimit tim, Rusisë nuk i konvenon dhe do ta luftojë me të gjitha mjetet e mundshme një ekspansion të tillë të Turqisë. ShBA nuk do ta pengojnë, por bile fshehurazi do ta përkrahin atë. Shtetet evropiane nuk do të jenë unike, por një gjë është e sigurt se destabizimi i Turqisë cenon direkt sigurinë evropiane dhe kur të vijë puna shumë ngushtë, Evropa do t'i dalë në krah Turqisë pa marrë parasysh kush do të jetë në krye të saj. Me Iranin ndoshta do të ketë luftë, ndërsa me Kinën mund t'i ndajnë zonat e interesit, sidomos pas pushtimit eventual të Iranit gjë që Kinës i konvenon më së shumti.

Ballkani, zemra e perandorisë Po pse Ballkani (RUMELIA) në të gjithë këtë sipërmarrje është prioriteti numër një në politikat e ashtuquajtura Neoosmaniste (SULLTANI QE MOTI KA VDEKUR) dhe pse është kaq jetike për realizimin e këtyre qëllimeve tejet ambicioze të Turqisë së sotme e cila me të vërtet është zhvilluar dhe është në zhvillim ekonomik dhe nuk ka kriza dhe nuk është ne recesion financiar, siç ndodhet Evropa. Edhe këtë gjë e shpjegon Ahmet Davutogllu në librin e tij si dhe në ligjërata me studentë, ku thotë se gjithçka e mirë që ka pasur Perandoria Osmane si dhe Turqia Moderne është prodhim i Ballkanit dhe jo i Azisë Qendrore. Ai thotë gjithashtu se Rumelia (BALLKANI) është shpirti dhe zemra e Perandorisë dhe Turqisë së sotme dhe nuk e fsheh një të vërtetë se perandoria dhe Turqia janë pikë së pari janë shtete Ballkanike. Duke marrë parasysh rolin historik të shqiptarëve në udhëheqjen e Perandorisë dhe ATATURKUT në krijimin e shtetit komb turk dhe duke e ditur se origjina e tij është nga Ballkani e jo nga Azia qendrore duhet pajtuar plotësisht me një konstatim të këtij njeriu, me të vërtetë të një intelektuali dhe diplomati të madh. Në fakt Perandoria Osmane si ajo Bizantine kanë qenë të shqiptarëve, prandaj Perandoria Osmane në fakt ka qenë trashëgimtare legjitime e asaj BIZANTINE dhe se është po ashtu e vërtetë se OSMANI ka qenë TURK SELXHUK dhe këtë sipërmarrje e ka filluar me qindra ushtarë, por më pastaj këta janë shkrirë dhe asimiluar në oqeanin e popullatës autoktone ILIRE. Në arkivat e sotme të Turqisë nuk e gjen asnjë dokument për Turqit, ndërsa për shqiptarët (ARNAUTËT DHE ARNAUTLLUK) ka me miliona dokumente dhe trajtohen si KAVIM(KOMB) dhe jo MILET (POPULL). Kjo është një e vërtet dhe kush nuk beson mund të verifikojë në arkivin e Stambollit ku gjenden afro 120 milionë dokumente dhe është arkiva më e pasur në botë. Edhe kombin modern turk si dhe Lëvizjen Xhonturke e kanë krijuar shqiptarët dhe kanë qenë ideator të saj. Kur e kanë kuptuar se e sëmura e Bosforit po shkatërrohet dhe po rrezikohen territoret e saj nga Pansllavizmi Sami Frashëri ndërtoi Gjuhën dhe enciklopedinë Turke, Hoxhë Tasini Unversitetin, Mehmet Akifi Himnin dhe Ataturku e inauguroi shtetin modern komb turk dhe këtë e di shumë mirë Davotoglu dhe Erdogan me shokë.

Roli i Skënderbeut Pra historikisht Perandoria Osmane nuk ka qenë e turqve, por multietnike, ku shqiptarët kanë dominuar si popull shumicë. Islami si fe dhe ideologji dominoi mbi ortodokizmin e korruptuar dhe degjeneruar në atë kohë. Perandoria 1000 vjeçare Bizantine mori fund me pushtimin e Konstantinopojës nga Sulltan Mehmeti. Edhe pse feja në atë kohë ishte edhe ideologji edhe politika zyrtare e perandorisë, konsiderohej se ishte vetëm mjet për të arritur qëllimet e Perandorisë dhe se në fakt sikurse edhe sot konfliktet dhe luftërat janë të interesit klasor për të përfituar më shumë territore dhe pasuri. Kur ishin në pyetje pushtimi i tokave të shqiptarëve nën pronësinë dhe udhëheqjen e Gjergj Kastriotit SKENDERBEUT Porta e Lartë ishte aleate e Venedikut të Krishterë dhe nuk e merrte parasysh kriterin fetar. Luftërat e Skënderbeut kundër Sulltan Mehmetit dhe Sulltan Muratit, ishin luftëra për pavarësi nga Perandoria dhe jo lufta kundër turqve, siç e kemi mësuar në histori. Si ka mundur të luftojë Skënderbeu kundër turqve kur në atë kohë nuk ka ekzistuar populli dhe më së paku kombi turk. Siç e ceka edhe më lart, kombi turk dhe shteti i tij është krijuar në shekullin 20, më saktë në vitin 1923, dhe më vonë se ai shqiptar. Por cila është e vërteta e Skënderbeut dhe roli i tij në Perandorinë Osmane dhe si gurthemel i kombit tonë. Gjergj Kastrioti u shkollua si ushtarak, politikan,diplomat në Perandorinë Osmane së cilës i shërbeu për 20 vite dhe udhëhoqi fushatat ushtarake, të cilat e rrisin perandorinë dhe e fuqizuan atë në atë masë sa që Sulltani e dekoroi me titullin më të lart të ushtrisë ISKENDERBEJ(ALEKSANDËR i MADH) dhe autoriteti i Skënderbeut u rrit shumë në Perandori dhe në popull, brenda dhe jashtë saj. 

Rivali i Erdoganit, pushteti Sipas SHERIATIT (KUSHTETUTËS) OSMANE, Skënderbeut i takonte edhe posti i SADRIAZEMIT(KRYEMINISTRI, gjë që i takonte në bazë të meritoracisë, por Sulltani u frikësua se më pastaj do të rrezikohet dhe e caktoi një të dëgjueshëm për SADRIAZËM. Kështu lindin mospajtime dhe më pas edhe konflikti. Skënderbeu pra ka luftuar kundër perandorisë dhe padrejtësisë së Sulltanit dhe jo kundër Turqve, sepse edhe popullata e asaj kohe në këtë Perandori ka qenë me shumicë shqiptare. Edhe udhëheqësit në krye të ushtrisë Osmane në fushatën kundër tij ishin shqiptarë, Hamza Kastrioti, Mojsi Golemi dhe shumë të tjerë. Prandaj, unë kam mospajtime edhe me Erdoganin sa i përket kësaj çështjeje dhe në vizitën e Ramës në Turqi ka gabuar që prapa nuk ishte i vendosur flamuri Kombëtar Shqiptar, por vetëm ai i shtetit turk. Kjo duhet korrigjuar dhe politikanët tanë nuk duhet lejuar një nënçmim të tillë. Nuk janë shqiptarët me origjinë turke, por është e kundërta, se shumica e popullatës së sotme turke është me origjinë ILIRO-SHQIPTARE, sikurse edhe te të gjithë popujt e Ballkanit rreth e rrotull janë me origjinë ILIROSHQIPTARE. Popujt e Ballkanit sikurse ai turk janë popuj të krijuar në shekullin 19 dhe 20, ndërsa ai shqiptar është popull dhe komb Antik autokton, ku fillet e tij janë shumë të thella në histori. Erdogani gjithashtu akuzon rivalin e tij politiko-ideologjik, Fethullah Gylenin si shkaktarin dhe organizatorin kryesor për trazirat dhe komplotet në Turqi dhe kërkon ekstradimin e tij nga SHBA-të. Nuk e besoj që amerikanët do ta pranojnë një kërkesë të tillë. Por Erdogani nuk tregon se pikërisht kleriku fetar Gylen e rriti dhe e frymëzoi politikisht dhe ideologjikisht dhe e përkrahu në karrierën e tij të suksesshme politike. Erdogani tani atë e sheh si rivalin kryesor për pushtet. Po ku është konflikti apo me thënë më mirë dallimi në mes erdoganizmit dhe gylenizmit nëse mundemi t'i quajmë kështu këto dy ideologji. Dallimi në mes këtyre dy frymëve islame është se Erdogani mbështetet në Islamin konservativ për të arritur qëllimet e veta, ndërsa Gyleni në atë liberal, siç thotë ai modern dhe në hapa me kohën. Derisa p.sh. Erdogan thotë se shamia është obligative për gratë, Gylen e thotë të kundërtën dhe citon ajetin kuranor, që thotë LARGONI MBULESËN NGA KOKA JUAJ DHE MBULONI TRUPIN TUAJ dhe Ajeti mbuloni gratë tuaja nuk e ka kuptimin që gruaja të futet në thes. Mos të harrojmë se në kohën e Pejgamerit MUHAMED AJEJ SELAM edhe burrat kanë lëvizur lakuriq dhe ai i detyroi të mbulohen se është turp një gjë e tillë. Gjithashtu duhet marre parasysh se GYLEN e ka ndërtuar një perandori të vërtetë të arsimit në botë dhe universitetet e tij sot e sfidojnë sistemin shkollor publik në SHBA. Kjo është shumë vështirë të përmbyset, derisa partitë politike dhe pushtetet vijnë dhe shkojnë. Muhamedi Ajej Selam na mëson se një hoxhallar që predikon vetë lutjet në raport me dijetarin kanë 70 shkallë diferencë në mese vete, ku shkalla prej shkalle është 70 vjet me udhëtuar me deve. Pra nuk mjaftojnë vetëm lutjet dhe XHAMITË, por duhet punuar dhe marrë dije çdo ditë se kështu ka përparuar civilizimi njerëzor, se përndryshe do të ishim ende nëpër shpella. Historia nuk kthehet prapa ajo edhe nëse nuk ecën siç e kemi planifikuar apo dëshiruar atë, ajo prapëseprapë ecën dhe askush nuk mund ta ndalojë. Sa i përket pozitës gjeopolitike të Turqisë, Stambolli është Qendra e botës. Napoelon Bonaparta kur miku i tij Car ALEKSADRI i Rusisë i tha se në ndarjen e interesave globale të asaj koha pretendoi që Stambollin ta ketë për vete Napoeloni u tmerrua dhe u tërbua dhe se nuk mundi ta lejojë këtë gjë se aty është qendra e botës dhe e sulmoi Rusinë e Carit me 600.000 ushtarë. Nëse Erdogan mendon apo dëshiron t'i sundojë apo nënçmojë shqiptarët atëherë gabon shumë rëndë. Shqiptarët sot nuk kanë nevojë për kisha dhe xhamia dhe as për katedrale, se ato nuk na zhvillojnë, por fabrika dhe prodhim që të rritet mirëqenia ekonomike e vendit dhe popullit tonë. Pejgamberi MUHAMEDI ALEJ SELAM na ka këshilluar që të lutemi por njëkohë- sisht edhe të vrapojmë pas kësaj bote reale si dhe të pasurohemi me dije të gjithmbarshme, të cilën e ka vlerësuar mbi gjithçka. Kur është në pyetje dituria Prejgameri Muhamed, Paqja dhe mëshira qoftë mbi të, na këshillonte që ta kërkojmë edhe në Kinë. Ndërsa kur e kanë pyet se kush do të jenë trashëgimtarët e tij, ka thënë "Trashëgimtarët e mi legjitimë do të jenë dijetarët dhe jo hoxhallarët".

(Kosova Sot)