Sistemi i padrejtësisë

Sistemi i padrejtësisë
  • 26 July 2016 - 11:47

Shkruan Bajram Shabani 

Sistemi i drejtësisë në Kosovë nga pas lufta është tejet i kapur. Sistemi i padrejtësisë në Kosovë, gjenezë të qartë ka qëllimin politik, që të jetë i dhunshëm për gjithsecilin. Kjo gjendje e rënd e padrejtësisë ka mbretëruar tek të gjitha qeveritë e pasluftës. Marrë në konsideratë tërë gatishmërinë morale e financiare të të gjithë aleatëve të Kosovës në fuqizimin e sistemit të drejtësisë, prapë ky sistem vuan shumë. Amerika ishte sponsor themelor në projektimin e Kosovës shtet dhe i pavarur. Gjykoj se si sistemi i drejtësisë ashtu edhe dikasteret e tjerë me rëndësi vitale përbëjnë gjenezën më të qartë pse Kosova vuan skajshëm si rezultat i mosfunksionimit e konsolidimit të brendshëm. Këtu assesi s'duhet të fshihet fakti se politika familjare dhe lidhjet e ngushta klientele kanë krijuar këtë mundësi. Ne si shoqëri, vështirë e kemi të dalim prej kësaj vorbulle të rëndë politike. Sistemi i drejtë- sisë,që sa për shpjegim,konsiderohet baza dhe fuqia nga e cila mund të vijë qëndrueshmëria dhe konsolidimi. Sot politika e ka kapur shtetin, ka privatizuar atë si dhe ka minuar ardhjen e një mendësie të re në menaxhimin e shtetit. Sot politika ka zhdukur çdo mundësi. Politika ka zaptuar çdo dikaster, ka stërmbushur institucionet përplot me individë me mbiemër të njëjtë si dhe ka politizuar çdo gjë. Është gabim nëse mendohet se qeverisja e oligarkëve do të sjellë shpresë për një Kosovë më të mirë. Kosova po lëngon prej politikës së shfrenuar

(Kosova Sot)