Pse Kosovës i duhet një parti e re politike?

Pse Kosovës i duhet një parti e re politike?
  • 27 July 2016 - 08:16

Shkruan: Skënder Mulliqi 

Qytetarit i nevojitet një Kosovë demokratike, ku nuk cenohen liritë e shprehjes, ku nuk cenohet integriteti personal i secilit prej nesh.

•Na duhet një parti e re politike, sepse partitë kryesore të cilat e patën dhe e kanë pushtetin nuk i realizuan as për afër kërkesat e qytetarëve. •Që 17 vjet në krye të shtetit më shumë patëm pushtete të inkriminuara në krim dhe korrupsion. •Gjatë kësaj kohe edhe opozita nuk bëri shumë karshi pozitës, e cila pa drojë e udhëhoqi ashtu si deshi pushtetin. •Mu për atë edhe po fundosemi gjithnjë e më shumë në planin politik, e veçmas në planin e ecurive ekonomike. •Do të duhej të bëjmë edhe të pamundurën që këtë pushtet të delegjitimuar me zgjedhjet e radhës ta heqim njëherë e përgjithmonë qafe. •Të bashkohen të gjitha forcat intelektuale me logjikë shumë para logjikës së këtyre partive me filozofi të vjetruar politike. •Do të krijoheshin kushtet të cilat do të bënin që të mundet mafia politike , e cila po e gërryen shtetin nga brenda. •Të bëhet rezistencë qytetare që e keqja të mbetet mbrapa si një ëndërr e keqe që ishte. •Një forcë e re politike pa asnjë paragjykim do të freskonte skenën e zymtë shumëvjeçare politike. •Na duhet një forcë e re politike e cila do të punonte mirë si në planin e brendshëm, ashtu edhe në planin e jashtëm. •Një koncept i ri politik do t'i bënte mirë këtij vendi, i cili po përjeton orët e liga të tij . •Filozofia dhe koncepti politikë i LDK-së rugoviane ishte një koncept i mirë, por që këtë kurs politik të presidentit Rugova e ndryshuan për të keq kjo garniturë udhëheqëse në krye më Isa Mustafën. Filozofia rugoviane ishte për paqe, ishte për prosperitet të Kosovës. •Është momenti i fundit që këtij populli të përvuajtur ti sigurohet një jetë pa brenga si fundament i secilit shtet demokratik. •Kosova të bëhet shtet i sigurt, shtet i cili shumë më shpejt do të bëhej pjesë e botës së civilizuar. •Qytetarit i nevojitet një Kosovë demokratike, ku nuk cenohen liritë e shprehjes, ku nuk cenohet integriteti i personal i secilit prej nesh. •Qytetarët e dëshirojnë një Kosovë pa antagonizma shoqërore. Një Kosovë ku të gjithë do të ndiheshin të sugurt. Një Kosovë pa ekstremizma fetarë, të cilat ekstremizma po e rrezikojnë seriozisht edhe paqen botërore… •Qytetarët kërkojnë një Kosovë ku do të dëgjohet zëri i secilit, e këtë do ta kishte siguruar një parti e re politike pro-Perëndimore dhe proamerikane… •Kosova ka nevojë për një parti, e cila do të luftonte deri në fund krimin e organizuar dhe korrupsionin,të cilat dukuri negative e kanë errësuar të ardhmen e brezave që po vijnë … •Një parti, e cila do t'i shpallte luftë të pakompremis të gjithë uzurpatorëve të pronës shoqërore… •Do t'ua konfiskonte pasurinë e pa ligjshme të gjithë profiterëve. •Është më së e nevojshme që të bëhet një rezistencë e fuqishme majorizimeve dhe fraksioneve politike, të cilat po ngrihen mbi interesat e përgjithshme. Mos të lejohet që të shuhet demokracia si postulati imediat i sistemit shumëpartiakë pluralist. •Kosovës i duhet një alternativë politike afatgjate në pushtet me njerëz të rinj, intelektualë të mirëfilltë. •Një elitë e re me vizione të qarta politike sigurisht do të bënte kthesa për të mirë. •Një organizim i ri politik do të na zgjonte nga amullia në të cilën qëllimisht kjo kastë politike e ka kurdisur… •Kosovës nuk i bën mirë heshtja, i bën mirë një zgjim tjetër kombëtar. Mos të heshtim dhe mos ta lëmë më Kosovën në duart e një elite të tillë politike… 

(Kosova Sot)