"Kofsh shnosh dhe e mbrama me hair Hashim Thaçi!"

  • 29 July 2016 - 09:02

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Pas vizitës së Hashim Thaçit, president i Republikës së Kosovës, në Grackë të Lipjanit

Shumë motra, nëna, jetimë e eshtra dëshmorësh ke trazuar nga varri

Hashim, për të mos e zgjatur muhabetin rrotull, dua të pyes: Cili serbian kërkoi falje për masakrat e papara kundër shqiptarëve? Jo që nuk kërkuan falje, por në Kosovë kriminelët hyjnë si në tokën e babës dhe ti përkulesh dhe pajtohesh te pllaka përkujtimore, ku shkruan TERRORISTËT SHQIPTARË!

Kësaj radhe shkrimin po e nisi me dy thënie nga anët tona në Zhur të krahinës së Lumës, kur vdes dikush qoftë me krye në jastëk, qoftë aksidentalisht i themi "Kofsh (qofsh) shnosh!". Por, në qoftë se vritet ndonjë njeri, përpos kofsh shnosh i themi edhe "E mbrama me hair!". Dhe e dyta, për politikën themi kështu: "Politika është kurvë". Të më falin lexuesit, shokët e sidomos shoqet në respekt të gazetës. Këtë e themi origjinal dhe assesi nuk pranoj të bëhem "francez" si disa që e hanë sapunin për djathë, dhe se janë si kripa në plagë e hiqen të edukuar! Unë jam origjinal, qeky që jam. I drejtpërdrejt, ç´ti bësh!

Ditë më parë,  Hashim Thaçi, president i Republikës së Kosovës, dikur drejtor politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që në kohën e luftës mbante nofkën "Gjarpri", ndërkaq, serbianët e quanin në shkinishte "ZMIJA", vizitoi fshatin Grackë të komunës së Lipjanit, ku 17 vjet më parë pikërisht më 23 korrik të viti 1999, ishin vrarë 14 persona të minoritetit serb në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përpos që u përkul deri në kërthizë, vuri kurorë lulesh shumëngjyrëshe, por çmimin nuk mora vesh sa kanë kushtuar! Nejse presidenca e Kosovës ka para publike dhe Hasha nuk i ka paguar nga xhepi i tij. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ngriti kokën e përkulur dhe mori pozitën gatitu, para syve të tij, në pllakën përkujtimore ku ishte lart një kryq ortodoks, shkruante:"VIKTIMA TË TERRORIT SHQIPTAR".

Asnjë dolli me "Slivovicë"

Çuditërisht, akoma pa u zbuluar zyrtarisht se kush janë terroristët, ai pranoi të përkulet se këta i paskan bërë shqiptarët. Çudi shkuar çudirave! A thua e dinte Hashimi se çka shkruante aty, apo kishte marrë udhë të pakrye dhe punë e madhe se çka shkruan duke i ofenduar dhe etiketuar shqiptarët...

Mirë, more Hashim Thaçi, po përse nuk e ndjek rrugën patriotike të gjakësorëve serbo-çetnikë, kur dihet botërisht që bënë masakra, hata, kasaphane në Kosovë dhe nuk KËRKUAN FALJE. Ah, jo! Hashim ti je ma i mençur! U mundove që t´i tregosh Evropës dhe Serbosllavisë politikë. Kot! Nuk e hëngrën këtë pykë kjo dhe nuk ta vari kush! Askush nuk të priti dhe nuk të tha:"Dobro si doso", bile nuk e ngrite një gotë dolli "Slivovicë", për të të thënë:"Ziveli ose zivi bio". Keq, apo jo! Si thua?

Tashti Hashim Thaçi, po të përkujtoj diçka të rëndësishme:Falangat dhe hordhitë çetniko-serbiane bashkë me mercenarët rusë në Kosovë, kanë bërë masakra të papara që nuk  njeh bota e qytetëruar. Vranë shqiptarët në trojet e tyre stërgjyshore në pragun e shtëpisë, vranë gra e burra, fëmijë shtalb, vranë foshnja në gji nëne të shtjerra se nuk kishte tambel nga krahrori nga nëna e vdekur, por foshnja thithte gjak, vetëm gjak o Hashim Broja!

Dhunimi i femrave shqiptare

Vranë djem hasreti para dasmës, i dogjën të gjallë si dejsht dhe pastaj me koka shqiptarësh bënë llamba elektrike për dekorim. Mbi 20.000 femra shqiptare u dhunuan me zor, humbën pa shej e pa dok mijëra shqiptarë, që nuk kanë as gur varri me i shkruar emrin e për t´i vajtuar motrat e nuse zezat! Ah, Hashim e mos qofsh se çka bëre!? Shumë motra, nëna, jetim...e eshtra dëshmorësh ke trazuar nga varri. Mbrëmë ëndërr pashë ku më thoshte një dëshmor:"Zhurian, ç´kërkon ky jeniçer Hashimi tek ata që na vranë e na dogjën!?". Qante me lot i shkreti, kur të shihte ty duke ngritur dolli "Slivovice" me gjakësoret e te ngrënë mish derri te Kalamegdanit. Mos qofsh bre, mos qofsh! PO KUSH ISHTE AI QË TË NDËRSEU TË SHKOSH ATJE!?

Po ndoshta ata serbian vetë i kanë vrarë dhe më pas për t´ua lënë këmbët e arushës shqiptarëve. Kush e di! Hashim, ti je i ri dhe nuk e di atë marifetin e Martinoviqit, kur në anus futi shishen e fortë të xhamit 1.5 litërshe e trashë, për t´ia lënë kopilin te dera shqiptarëve. Fatmirësisht u kap me pele për dore nga shqiptarët dhe i mallkoi ata që nuk e lanë të kryente deri në fund.

Hashim, për të mos e zgjatur muhabetin rrotull, dua të pyes: Cili serbian kërkoi falje për masakrat e papara kundër shqiptarëve? Jo që nuk kërkuan falje, por në Kosovë kriminelët hyjnë si në tokën e babës dhe ti përkulesh dhe pajtohesh te pllaka përkujtimore, ku shkruan TERRORISTËT SHQIPTARË!

Cili serbian vuri lule te varret e fëmijëve shqiptarë, që u therrën me hanxhar nga çetnikët e Drazh Mihajlit? Trego cili Hashim dhe mos i bënë bisht pyetjes...!?

Shkrimin po e përfundoj me thënien e malësorëve të Zhurit të krahinës së Lumës, ndonëse jetojnë në Verri: "KOFSH SHNOSH HASHIM THAÇI DHE E MBRAMA ME HAIR"

Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Për të gjitha që them dhe shkruaj mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale