Fjalimi më i rëndësishëm i Bill Clinton-it

 Fjalimi më i rëndësishëm i Bill Clinton-it
  • 29 July 2016 - 12:05

Shkruan: E.J. Dionne Jr.

Në mbështetje të kandidaturës së gruas së tij për presidente

Karriera e tij i ka ndihmuar Hillary Clinton-it që t’i krijojë mundësitë e veta

Mbështetësit e Clinton-it në sallë dhe në mbarë SHBA-në janë mahnitur dhe janë inspiruar

Ka qenë e vështirë të imagjinohej që Bill Clinton do t’ia dilte ta mbante një fjalim aq të fuqishëm për bashkëshorten e tij, sikur që e kishte bërë për Barack Obama-n para katër vjetësh.

Mbështetja e rizgjedhjes së Obama-s kërkonte një argumentim për politikën publike, një mobilizim bindës të fakteve dhe shifrave, një seri ngacmimesh ndaj Partisë Republikane. Pak politikanë mund ta bëjnë një gjë të tillë më mirë sesa Clinton-i.

Inkurajimi i vendit për ta parë Hillary Clinton-in në mënyrën se si e sheh ai ka qenë një gjë krejtësisht tjetër. Fjalimi politik nuk do të kryente punë. Dhe, dorën në zemër, falë mangësive dhe aventurave të tij, marrëdhënia e tyre ka qenë njëra nga martesat më të dhimbshme dhe më të përfolura (për të keq) në historinë e politikës amerikane.

Megjithatë, Bill Clinton ka arritur që me sukses të ecë në një tel të lartë të retorikës. Rreshti i parë i fjalimit të tij ka qenë i rrezikshëm, duke pasur parasysh gjërat që i dimë për martesën e tyre, megjithatë ka qenë një rresht i veçantë, i padëgjuar më parë në ndonjë fjalim Konvente: “Në pranverën e vitit 1971, pata takuar një vajzë”.

Pastaj ai ka vazhduar me tregimin e tij rreth mënyrës se si e kishte bindur që të martohej me të dhe se si ajo ishte “personi më i aftë për ta sjellë ndryshimin e nevojshëm që kam takuar ndonjëherë në jetën time”.

Si u bë Hillary demokrate?

Ai ka folur për punën e saj për fëmijët e varfër, fëmijët afrikano-amerikanë që mbahen jashtë shkollave dhe në burgje me të rritur. Ai ka folur edhe për aktivitetet e saj politike dhe ndryshimin e partisë në moshë rinore: “Mbështetja e saj për të drejtat civile dhe kundërshtimi i luftës në Vietnam kanë bërë që ajo ta ndryshonte partinë dhe të bëhej demokrate”.

Në atë që ka qenë risi në një konventë demokratike, ai iu ka bërë thirrje dy republikanëve më kontroversë të kohës së tij, Tom DeLay dhe Newt Gingrich, si dëshmitarë për Hillary-n.

Mirëpo, ai ka folur edhe për anën e saj personale, veçanërisht për dashurinë dhe përkushtimin e saj si një nënë, që ka bërë gjithçka që bën një nënë e mirë.

Ai ka përmbledhur temën e një nate të dizajnuar për t’i inkurajuar amerikanët që ta shikojnë edhe një herë bashkëshorten e tij dhe t’i kushtojnë vëmendje tregimeve që i dëgjojnë nga njerëzit që e njohin. Virtytet e saj janë të atilla, ka thënë ai, që kundërshtarët e saj detyrohen t’i bëjnë votuesit t’i injorojnë përbërësit e vërtetë të karakterit të saj.

Shakatë në llogari të rivalëve republikanë

 “Mundësia juaj e vetme është krijimi i një filmi vizatimor”, ka thënë Bill Clinton. “Filmat vizatimorë janë dydimensional. Ata mund të absorbohen më lehtë”. Kjo ka qenë një lutje përvetuesit që t’i lënë anash filmat vizatimorë.

Ku ka dashur të dalë ai? Fjalët e tij sqaroheshin nga shenjat “Ndryshuesja” që valëviteshin nga turmat demokratike. Kjo ka qenë një frazë që ai e ka përdorur përsëri e përsëri, duke i dërguar një mesazh mbështetësve të Bernie Sanders-it që, ne zemër, ajo ishte njëra prej tyre dhe mbështetësve të Donald Trump-it që ajo është një politikane me eksperiencën e nevojshme për t’i sjellë ndryshimet që ata do t’i mirëprisnin.

Kjo gjë ka reflektuar faktin që kampanja e saj e kupton që ky është një vit në të cilin një numër i madh i elektoratit dëshiron diçka më ndryshe.

Për Bill Clinton-in ky mund të shihet si fjalimi më i rëndësishëm dhe më sfidues në jetën e tij. Karriera e tij i ka ndihmuar Hillary Clinton-it që t’i krijojë mundësitë e veta. Megjithatë, gabimet e tij jo vetëm që i kanë sjellë shumë dhimbje Hillary-t, mirëpo kanë ndikuar negativisht edhe në popullaritetin e saj. Ky ka qenë shpjegimi pse ai vazhdon ta dashurojë vajzën të cilën e kishte takuar para shumë vjetësh dhe pse ajo vazhdon të jetë po aq mbresëlënëse sa ka qenë në kohën kur kishte vendosur se do të martohej me të. Kjo ka qenë një gjë e vështirë për t’u bërë në publik, megjithatë është bërë nga një njeri, që gjithmonë ka shkëlqyer kur ka qenë në qendër të vëmendjes.

Ata që e urrejnë Clinton-in dhe ka shumë të tillë nuk ka dyshim që e kanë urryer këtë fjalim. Mbështetësit e Clinton-it në sallë dhe në mbarë SHBA-në janë mahnitur dhe janë inspiruar. Çka sa i përket votuesve të luhatur? Vetëm ata që merren me sondazhe mund të na tregojnë me siguri të plotë, mirëpo unë do të befasohesha nëse përpjekjet e Bill Clinton-it kanë dështuar për t’i nxitur ata që, të paktën, ta shqyrtonin edhe një herë bashkëshorten e tij dhe t’i dëgjojnë fjalët e atyre që e njohin më së miri.

(E.J. Dionne është kolumnist në ‘The Washington Post’)