Adem Grabovci, Ti urithi i nëntokës !

Adem Grabovci, Ti urithi i nëntokës !
  • 23 August 2016 - 07:50

Shkruan: reshat Badallaj  Zhuriani

Unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, po të çoj fjalë ty dhe ti çoj fjalë drejtësisë së instaluar serbe në zemër të Kosovës. Jam gjallë. Thonë se është i rrezikshëm ky Adem Grabovci, urithi i nëntokës kriminele për të zezat e vendit. Ndiqe si të duash. Kush është për popull, e kush është kundër popullit, kombit...

Shpeshherë në gazetën më të lexuar në rajon, "KOSOVA SOT", kam shkruar se në institucionet e larta shtetërore si në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në Qeverinë kuislinge, e zgjedhur në mënyrën më mafioze të sojit Pablo Eskobar, se ka banditë, udbashë, kriminelë, oligarkë, matrapazë, idiotë, rrugaç, vagabondë, njerëz pa fije edukate dhe pa kulturë familjare, hajna, zagarë dhe langonj të pushtuesit ka ne krye të shtetit sesa në burgje. Shih për këtë, dita ditës po vërtetohet atë që kam shkruar dhe është vërtetuar dhe besuar nga lexuesit e zellshëm të kësaj gazete, sepse shkrimet gjithmonë kanë qenë të parat dhe më të lexuara, falë besueshmërisë së lexuesve dhe fakteve. Banditët, padrejtësisht e kanë kapur Kosovën martire për gabzherri që të mos marrin frymë pa lejen e tyre, duke e bërë zap prokurorinë, gjyqësinë, hetuesinë, doganat, krejt me qëllim për të vjedhur pasurinë e Kosovës pa më të voglin gjynah. Kjo bandë mafioze duke marrë si "yrnek" mafinë e Zemunit, hajnat dhe mafinë e shpërndanë nëpër Kosovë si vajin në lakra dhe e lëshuan rrjetin si të merimangës që më kollaj me ra viktima për vdekje. Qentë, zagarët dhe langonjtë e lartë shtetërorë nëpër vendet kyçe në Kosovë i punësuan spiunët e deridjeshëm të Drazh Mihajlit dhe pastaj vraponin me të madhe pas hajnisë si zagarët pas kockave. Ndonëse faktori ndërkombëtar u tha në sy banditëve shkuar banditëve se këtu nga maja e shtetit vlon korrupsioni, ryshfeti, krimi i organizuar...por kriminelët dhe banda mafioze nuk çanin kokën dhe vidhnin me të madhe, bashkëpunonin me gjakësorët serbianë në errësirë dhe në pikë të ditës dhe siguronin pasuri me para të pista,pa djersë, për dhjetë- njëzetë breza.

Adem GROBARI-VARRMIHËSI Adem Grabovci, një gjysmanalfabet u bë shef i PDK-së, i grupit parlamentar, në fakt, ky u bë URIDHI I NENTOKËS KRIMINALE, sepse duhej njeriu me përvojë për këtë zezënajë dhe u zgjodh kobziu, Adem "GROBARI-VARRMIHESI) (kupto shef i bandës dhe krimit të organizuar) në Kosovë. Reshat BadallajZhuriani, opinionisti i gazetës "KOSOVA SOT", ishte i pari që shkroi për këtë AL KAPONE. Së pari, që ky e mbështeti dhe qëndron prapa bandës "DEVOLLI" dhe kam shkruar se "PËRSE NUK DËNOHEN BANDITËT GRABOVCI?", kur sulmuan huliganët Grabovci (dy djemtë e mafiozit Al Capone) policinë e shtetit dhe i lënduan dhe poshtëruan deri në skajshmëri tamam si në kohen e Aleksandër Rankoviqit. Djemtë e Al Capones (kupto Adem Grabovcit), policisë i kishin thënë: "A e dini se kush jemi ne, a e dini se të kujt djem jemi), me sa di unë nuk i kishin dhenë se ne jemi djemtë e mafiozit të nëntokës Al Capone. Dorën në zemër! Ndoshta ju kujtohet kur ky kapo i bandës thoshte: "Asnjë prokuror nuk e kam telefonuar unë për djemtë e mi..." dhe ky ka menduar se ka hajvan në Kosovë se e beson këtë!? Dhe, tashmë doli ashiqare se me sa persona paska biseduar krejt, me qëllim për ta vjedhur vendin deri në palcë e haram e paçi gjakun e Kosovës! Ky njeri mafioz i sojit Al Kapone dhe Pablo Eskobar që alias është Adem Grabovci, ky njeriu gjysmanalfabet, në mënyrën më barbare dëmton imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tashmë populli e sidomos LDK, po e merr këtë matrapaz dhe mafioz si biçim se ja çka po bën UÇK-ja. Por jo, Adem Grabovci është kapo i bandës mafioze që punëson zagarët e pushtuesit dhe jo fukarenj ose ish-luftë- tarë të UÇK-së. Ky matrapaz i Pejës, por tani i zhdrypun në shehër (ka ardhur në Prishtinë), ka shkelur dhe tradhtuar gjakun e derdhur të HERONJVE TË KOMBIT. Këtij urithi duhet ndaluar rreptësisht fjalën UÇK. Duhet ndaluar nga populli e jo shoqatat që veten po e quajnë të luftës,nata janë bërë memece. Këta nuk guxojnë të bëjnë zë dhe dridhen nga ky kapo i bandës mafioze bile me ja bërë edhe atë punë nuk bëjnë zë. Pa merak fare. Janë bërë barkmëdhenj e gushëvarur tamam si bibani i Zhivoradit!

Dallavere PRAPA KURRIZIT TË POPULLIT Në gazetën më të lexuar në rajon, që quhet "KOSOVA SOT", kam shkruar ose kërko në Google për të vërtetuar se ky soj që gjenden nëpër fotele të larta, nuk ka fytyrë, turp, karakter, janë rrugaç, për karrikë e japin çdo gjë... dhe ja rasti erdhi dhe a dha dorëheqje ky kapo i bandës së nëntokës. Jo. Po kjo të ndodhte ne boten e civilizuar dhe Demokratike të botës, ose ne vendet ku sundon ligji, a e dini ju se çfarë do ndodhte, jo vetëm që do ta detyronin për te ik në shejtan të mallkuar, por do të burgosej. Kjo në Kosovë nuk ndodh sepse zotëron ligji i xhunglës, dhe se gjyqësinë e kanë kapur për gurmazi bandat mafioze të kanaleve të nëntokës dhe nuk bënë as gëk e as mëk. Nuk jam i keq për të menduar se kjo kope banditësh janë të paguar dhe të ndërsyer nga qarqet shoviniste serbiane. Këta janë tradhtarë që i ranë sakicë e hanxhar Kosovës. Dhe ndoshta e keni dëgjuar arsyetimin e këtij gjysmanalfabeti dhe kapon e bandës mafioze të kanaleve të nëntokës, që quhet ADEM GRABOVCI se çka llomotit pa fije turpi. E çka di ky hajvan çka është turpi? Tha:"... nuk është krim..." .Merreni me mend! Çka quhet ndryshe e pyesim Al Caponen, Pablo Eskobarin, alias ADEM GRABOVCIN? Ore hajvan me okë! Ku je ti, ku jeton? Mjaft më me pallavra serbiane. Fundi po ju afrohet dhe bëni torbat gati për t´ia mbathur. Ku do shkoni, ku do veni!?Atje do ju ndjek dora e mallkimit, dora e Zotit, dora e popullit...! Cilin njeri të këputur (me falni t´ia shpjegoj këtij kapo të bandës mafioze, njeri i këputur fukara, se çka kupton ky fjalën të këputur. Ose:dëgjoni shprehjet gjuhë- sore të këtij kapo të kopesë banditësh dhe binduni), cilin ish ushtarë të UÇK-së e keni punësuar të atyre që bënë vetëvrasje për bukën e gojës. Thuaje me emër dhe mbiemër! Mos i përmend ata qen e langoj që keni bërë dallavere PRAPA KURRIZIT TË POPULLIT. Fol cilin ta dëgjojë populli!

jalor rrugaçësh i bandës mafioze të kanaleve të nëntokës që e drejtojnë shtetin Natyrisht se kjo bandë mafioze se nuk ka kulturë dhe përdor fjalor rrugaçësh. A e dini përse? Ja them unë. Sepse kjo kope hajnash, vagabondësh, kodoshësh, dallkaukesh, oligarkësh, kusarësh, zagarësh e langonjsh, nuk janë zgjedhur me votën e lirë të popullit, por janë zgjedhur me vota të blera,vjedhura,mashtrime dhe dallavere. A e dëgjuat Al Caponen, Pablo Eskobarin, bile kur e shikon mirë surratin e tij, ka të ngjarë se si të kishte vëlla qenin plak Josip Broz Titon. Kush e di ndoshta ka qenë titist!? Po ky Al Capone në Kosovë e ka emrin dhe mbiemrin ADEM GRABOVCI. Faktet: Dëgjojeni bisedat se si futen banditët dhe kopilat nëpër lista. Por ku e kupton ky. Kur thotë qa bone e jo çka... Për të vërtetuar ju për këta rrugaç e banditë që përdorin fjalë të pista, sepse e kanë nga kultura familjare dhe binduni ju vetë që i përdorin edhe fjalët e organeve gjenitale. Ta zëmë nuk do të ishte mirë se kuptohet, por të përdornin ta zëmë: "zogu", "ëmbëlsira e butë", "kalemi", por, dëgjoni banditët se si përdorin fjalorin me primitiv se në mesjetë. E ku dinë këta vagabondë çka është fjalori i kulturuar. 

Kadri Topuzi ka për këshilltar Baton Fazli Haxhiun Këtu nuk e kam fjalën për Kadri TOPUZIN, kur iu drejtohet një femre shqiptare, deputete,"...ma hanksh...". Kush e di!? Kjo nuk më çudit fare sepse ky Kadri Topuzi ka për këshilltar, Baton Fazli Haxhiun,spiunin e UDB-së serbe dhe pikërisht i kryeudbashit dhe kriminelit që ka bërë hata në Kosovë, Jovica Stanishiqit. Ky këlysh i UDB-së serbiane Baton Haxhiu, i përdor këto fjalë si kaka, te kaka... -Jo. Ky kapo i bandës së kriminalizuar, ADEM GRABOVCI nuk është UÇK. Ky është kapo i bandës kriminale që ka organizuar krim kundër shtetit dhe shoqërisë në mënyrën me raciste duke i punësuar oligarkët, baxhanakë e baxhanakesha, duke i zënë shumë vende pune dhe mijëra familje kosovare pa asnjë dollarë në ditë. Dhe kësaj i thuhet se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit! Ta zëmë: në qoftë se dy qytetarë të rëndomë të sulmonin e të lëndonin Policinë e Kosovës, në krye të detyrës, çka do të ndodhte? Ç´mendoni ju? Do të burgoseshin, rrihnin si në kohën e Millosheviqit dhe do bëhej hallakamë nga banditët duke thënë e sulmuan shtetin, po,po, kështu thonë banditët. Adem Grabovci, ti urithi i kanaleve të gjirizeve dhe nëntokës, Zoti i Madh të vraftë me kokërr rrufeje në pikë të ditës me diell, çka i bëre vendit e mo Zot më keq! Përse nuk të erdhi turp dhe gjynah për popullin që nuk ka bukë e krypë t´i shtron fëmijëve në sofër dhe punëson jashtëligjshëm milionerë dhe banditë? Përse nuk punësove anëtarë të familjes se Dëshmorëve që bënë vetëvrasje, që nuk kishin para për barna për t´i shëruar plagët, punësuat milionerë dhe kriminelë që kishin para me thasë? Perse e bërë këtë? Sa të paguan qarqet shoviniste serbiane për të dëmtuar e trazuar Kosovën deri në gjakderdhje? Sa para ke vjedhur ryshfet more kobzi, që ke punësuar fshehurazi banditë e kriminelë? Dhe, ti hajvan me okë, në qoftë se thua se nuk qëndron kjo, atëherë thuaj cila është arsyeja. Në shumë shkrime kam thënë se ata shqiptarë që kanë gjak shqiptari ndër dej duhet përkrahur UÇK-në, sepse na sollën lirinë që po e gëzojmë sot, por, nuk duhet përkrahur banditët e kryebanditët, oligarkët, matrapazët, hajnat që vrapojnë si zagarët pas kockave. Këta lehin se për atë punë paguhen. Jemi dëshmitarë të kohës se si janë sharë si qentë, në rrënjë e në degë PDK-ja dhe ish-jugosllavët. Bile janë sharë në gra shtrati dhe shikoni si u bënë këta langonj bashkë. Perse? Vetëm për të vjedhur e haram e paçin për jetë të jetëve! Po e ripërsëris mos u besoni as kryetarëve të partive tjera në opozitë, janë të njëjtit hajna dhe vagabondë, banditë shkuar banditëve. Do të binduni së shpejti që jemi duke punuar që nga Finlanda, Zvicra, Gjermania, ku ishin azilantë dhe kurrë pa punuar, duke u shtri në dyshek si qentë e Milloradit dhe ka u bënë milionerë!? Nuk ia mbanë t´i lidhin kijet publikisht me mua, sepse kam arritur deri aty se kush e kush ka marrë ndihmë sociale. Ose le ta dëshmojnë se sa kanë fituar, sepse në çdo fund viti, dihet se sa ka pasur të ardhura dhe dalje. Vetëm dy mijë euro t´i dërgon në bankë të pyesin: Ku i ke fituar? Dhe mendoni sa miliona të paguash avokat dhe të mos flasim për rrokaqiej si të Nju Jorkut. Më se miri dhe për të kuptuar më mirë e më kollaj këta hajna pyetni kështu: Se cili fshat dhe zog pule e di ç´kishin këta para lufte dhe ç´bënë pas lufte pasuri si sheikët e Dubait...

 fyejnë kombin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për interesa të huaja dhe personale Reshat Badallaj-Zhuriani, në gazetën më të lexuar në rajon"KOSOVA SOT", i pari ka thënë se këta edhe rrospive i kanë blerë dhe siguruar pasuri, lëre që doli një shtazë gjysmë-robot, gjysmë- njeri dhe pranoi publikisht për banesën, por ka edhe më keq, nuk e dini ju se një qen deputet edhe pas cilës grua sillet si zagar, që ia turpëroi edhe varrin burrit. Ne i dimë zakonet or ti dhe nuk përzihemi në punë familjare dhe private, por, mos harro se populli është ka bën me gisht ka ti dhe po të thotë: Qyp, qyp... Dale-dale se do të zbardhen faqet e historisë dhe do të vijë koha që do të thonë: A ju kujtohen kur ishin hajnat, vagabondët, kusarët, huliganët, spiunët, dhe dijeni mirë që ju e dëmtuat Kosovën, shkelët në gjakun e DESHMORËVE TË KOMBIT... Dhe, krejt në fund, i drejtohem popullit tim liridashës, të mos lejohen këta banditë, kriminelë, oligarkë, kusarë, udbashë të flasin nëpër tubime për popullin e sidomos për UÇK-në, sepse këta qëllimisht janë të ndërsyer të fyejnë kombin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për interesa të huaja dhe personale... Po nuk ikën vetë do t´i detyrojmë ne, sepse kjo nuk shkon më kështu. Kosova është në ditët më të vështira dhe duhet shpëtuar nga kthetrat e kësaj bande kusarësh, që ia kanë ngulur vendit thonjtë e shtrigave dhe dhembet e këlshedrës thellë e më thellë, dhe nga dhembja gjymon shumë rëndë dhe trishtë. VETËM POPULLI E SHPËTON NGA DHEMBJET E LUGETËRVE TË KËSAJ BANDE MAFIOZE. Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare akoma i ka djemtë gjallë që i dalin Zot. Kurse hajnat dhe banditët le t´i marrin thasët me veti për t´i mbledhur eshtrat, si dikur; osmanët e dërgutët, vojvodë e zhupanët, Grabovcët (GROBARËTVARRMIHËSIT)... Kaq kësaj radhe për ty, Adem Grabovci, dhe për të gjithë që i ke rrotull nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, për të cilën mbaj përgjegjësi morale dhe penale edhe pse e di se i ke nën dizgjinë gjykatat e instaluara serbe në zemër të Kosovës, ama edhe ndonjë ditë. Ju do të uleni në bankën e zezë.

(Kosova Sot)