Qeveria kuslinge të tërhiqet

Qeveria kuslinge të tërhiqet
  • 29 August 2016 - 07:45

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani

Qeveria kuislinge e Republikës së Kosovës e ardhur në krye të vendit JO me votën e lirë të popullit liridashës, por e ardhur në mënyrën më mafioze në Ballkan e Evropë, pa e pyetur fare popullin me anë të kanaleve më mafioze të nëntokës së krimit, të mbushur me banditë, kriminelë, hajna, UDBA-shë e spiunë të deridjeshëm e të sotëm të Serbosllavisë gjakatare. Kjo bandë mafioze ndonëse nuk e mori BEKIMIN E POPULLIT, u zgjodh pas gjashtë muajsh duke e tradhtuar elektoratin e tyre dhe duke shkelur gjakun e dëshmorëve të kombit, që ne po e gëzojmë lirinë. S´do mend se kjo Qeveri e bëri Kosovën hallakamë dhe katrahurë që nga dita kur e vunë në krye të vendit pameritueshëm, ish-titistin, anëtarin e Lidhjes Komuniste, argatin e Slobodan Millosheviqit, të Rrahman Morinës, kryetradhtarit të kombit, që në vendin tone njihet si epoka e Rrahmanzinjve, Isa Mustafën. Në kohën e këtyre u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptarë. Ky derëzi e babëzi, Isa Mustafa, në krye të kësaj Qeverie kuislinge erdhi me ndihmën e banditëve dhe hajnave: Hashim Thaçi, Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi etj...

U bënë milionerë si sheikët e Dubait

Në gazetën lidere në rajon që quhet "KOSOVA SOT", kam shkruar dhe po e ripërsëris për disatën herë dhe mbetëm partizan i pandryshuar për asnjë milimetër se Isa Mustafën, argatin shumëvjeçar të Serbosllavisë në krye të kësaj Qeverie kuislinge, që Kosova asnjë një minutë nuk pa ditë të bardha, e kanë sjellë këta banditë të opozitës dhe Hashim Thaçi. Gjashtë muaj e lanë Kosovën si pula pa kokë, pa institucione, duke u sjellë natën e ditën nëpër kafene dhe kanale të nëntokës: Hashim Thaçi, Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi. Pra, mos gaboni t´i besoni as opozitës, sepse me kokën time ju betohem dhe ju garantoj se janë të njëjtit idiotë dhe vagabondë, e mos të flasim për hajna më të fortë në Ballkan e Evropë. Të gjithë këta bashkë trumbetojnë para kamerave televizive sa për të hedhur pluhur syve popullit dhe për të mashtruar e rimashtruar vetëm për vota, ndërkaq, prapa kurrizit të popullit,nëpër kafenetë e Kuvendit dhe Qeverise vrapojnë pas hajnisë. Ne jemi dëshmitarë të gjallë se këta hajna dhe banditë ç'kishin para luftës dhe ç'kanë tani? Nga u bënë milionerë si sheikët e Dubait!? Reshat Badallaj-Zhuriani, në gazetën e pakonkurrencë "KOSOVA SOT" ka shkruar se këta banditë lëre që janë pasuruar për dhjetë-njëzetë breza,por edhe rrospive të tyre i kanë pasuruar si Mata Hari. Para luftës këta nuk kishin as brekë për të mbathur dhe tani me hotele, rrokaqiej dashnoret i shëtisin me orë dore, byzylyk që kushtojnë mijëra euro, celular më të shtrenjtë se të Rita Orës, çizme ngjyrë të kuqe all për nostalgjinë ka kanë shëtitur nëpër bordele të Evropës si hamshor, sepse në rrugë nuk i donte kush, limuzina me xhama pis si të Al Caponës! Dhe mendoni se këta e kanë për të mirën e vendit!? Kurrën e kurrës! Këtyre duhet së pari t´u konfiskohet pasuria dhe duhet larguar nga Kosova.

Keqqeverisja e ardhur nga kanalet mafioze

Sa luftëtarë të lirisë, të UÇK-së bënë vetëvrasje, sa luftëtarë të luftës, nuk kanë bukë për t´u shtruar fëmijëve në sofër, sa luftëtarë të kombit nuk kanë para as për ilaçe për t´i shëruar plagët? Cili pyeti për ta? Jo. këta kanë hallin se si të dukën kurvat e tyre me mirë! Banditët e Qeverisë dhe banditët e opozitës bashkë, KOSOVËN E BËNË HOR PARA BOTËS duke vjedhur deri në palcë e duke e mashtruar. Tashmë u ka dalë boja kësaj bande mafioze dhe është rritur dukshëm deri në pikën e vlimit pakënaqësia e popullit për të shpërthyer në përmasa të paparashikuara larg qoftë! Shih për këtë, kohëve të fundit Kosova është trazuar keq. Sulme në Presidencë, Kuvend, RTK, rrugë, me kallash, granata dore, minahedhës, antitank, nuk e di a pati me mitraloz. Shyqyr Zotit nuk pati viktima në njerëz, krejt me qëllim të pakënaqur me qeverisjen e vendit nga oligarkët, kusarët, hajnat, banditët, kurvat e kurvarët. Cili njeri normal në këtë tokë do sulmonte institucionet, nëse janë të dala me votën e lirë të popullit ? Askush. Po kjo është pjellë dhe rrjedhojë nga keqqeverisja e ardhur nga kanalet mafioze. Dëgjoni se si kanë ardhur dhe ç'kanë bërë prapa kurrizit të popullit. Dëgjoni videot se si shahen qentë e Zhivoradit, këta shqipfolës. Dëgjoni se si lehin si zagarët pas hënës. Dëgjoni fjalorin rrugaçësh të kësaj garniture banditësh. Pra, të bindet populli se si kjo bandë i ka mashtruar dhe tradhtuar për votën. Populli tashmë është mbushur mend. 

Duhet të ikin në theqafje

Pak vonë, por më mirë vonë se kurrë! Zërat e qytetarëve të Kosovës po shtohen me të madhe se për të shpëtuar Kosovën, të ndalen pazaret e shitjeve të tokave, për të ndalur "Zajednicën", sa më parë duhet të ikin këta trushpëlarë, të tredhur në tru dhe trup, duhet të ikin në theqafje. Ora është edhe pesë në dymijedhjetë. Duhet të ikin për të mirën e vendit. E di se këta banditë, hajna, kusarë, oligarkë... e kanë të vështirë të ikin. Kam thënë se këta më para të japin gruan e shtratit se fotelet. Po nuk ikën do t´i detyrojë populli. Por, atëherë nuk ikin me kollare të lyera me xhel, por kush e di ka do ia mbathin nga të zezat që i kanë bërë vendit, me zi se kriminelët e Serbosllavisë. Ikni, por kudo që të shkoni si hije do ju ndjek dora e mallkimit, dora e Zotit, dora e popullit, sepse shumë borxh i keni Kosovës për hajni dhe tradhti kombëtare! Ama mos të harrojnë se do sillen para drejtësisë, jo nga kjo që tani në Kosovë është e instaluar nga Serbia në zemër të Kosovës, me pëlqimin e këtyre banditëve dhe ish-UDBA-shëve serbiane, që kurrë nuk bënë as gek e as mek, kundër këtyre kriminelëve për krim të organizuar. Do të jenë edhe Kadri Veseli, në bankën e zezë që me vetëdije e solli me çdo kusht këshilltar të tij UDBAshin më të rrezikshëm antishqiptar, piunin e Jovica Stanishiqit, BATON HAXHIUN, që së shpejti në këtë gazetë do të dalim me fakte të reja për këtë anëtar të UDB-së. Dhe krejt në fund fare, Kosova për të shpëtuar nga katrahura, kasaphana, hallakama, po e ripërsërisë MOS E BË ZOT!, kjo bandë mafioze duhet të ikin në theqafje ndonëse me damkë të zezë të tradhtisë kombëtare dhe duhet të vijnë një garniturë e re, e padukshme, më shumë femra, që nuk i kanë të përlyera duart deri në bërryl me gjak dhe me krim të organizuar....Kosova dhe shqiptaria si dikur kanë udhëhequr shumë qeveri botërore që nga Shqipëria, Stambolli i kohës së Sulltan Sulejmanve të Top Kapisë, Egjipt e deri në Azinë e Largët, ka akoma burra e gra që do të udhëheqin Kosovën mrekullisht dhe si e meriton duke luftuar me shekuj për këtë liri. Mos i humbni shpresat, Kosova ka koka intelektuale dhe jo si këta titistët, banditët e kriminelët, të dalë nga kopetë e staneve të Serbosllavisë, që u liruan dhe u zgjidhen nga zinxhirë si ujqër për të bërë Kosovën copë-copë, pa gjynah, për interesa të tyre personale e jo kombëtare...

Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Jam i gatshëm të përgjigjem moralisht dhe penalisht, ndonëse para gjykatës së instaluar serbe në Prishtinë. Ne me këta njihemi që nga koha e titizmit, sepse që nga ajo kohë i kemi të ndara hesapet.

(Kosova Sot)