Për gabimet e Qeverisë së paarsimuar, Kosova duhet të paguajë gjobë në Gjykatën e Arbitrazhit

Për gabimet e Qeverisë së paarsimuar, Kosova duhet të paguajë gjobë në Gjykatën e Arbitrazhit
  • 01 October 2016 - 10:37

Shkruan: Hakif Bajrami

EULEX-i i BE-së po ia kalon edhe socializmit dhe “komunizmit” me drejtësi selektive

Ky pushtet shtron shumë më tepër pluhur dhe hallakamë fjalësh boshe për një ditë, sesa që të ndërton demokraci për një mandat katërvjeçar

Nuk ka ditë që pushtetarët e Republikës Kosovës nuk dalin me paragjykime prej pushtetit “strategjik” absolut se opozitarët do t`i fundosin me metrikën e numrave, në demarkacion e çështje të tjera. Me këtë sindrom praragjykues, se janë në fron, dhe mund të bëjnë çdo gjë: të shesin, të blejnë, të fitojnë dhe mos të humbin edhe pse humbin,sepse i kanë numrat, se janë shumicë më makinerinë diverzive plutokrative të forcës së gishtit votues, i cili posa të fitohet atë e harron. Pushtetarët është koha të dëshmojnë se kalojnë në defanzivë, por sërish do të duken aq të mërzitshëm, saqë nuk do t` i besojnë veti, nëse “fotografohen”, në të njëjtën ditë. Ky fakt i vetë triumfalizmit do t’u ndihmojë të humbin ma shpejtë dhe më bindshëm, sepse ditët po kalojnë dhe këta nuk duan ta kuptojnë realitetin objektiv.

Po, cili është ai realitet i mërzitshmërisë. Është fiktiv apo i trilluar? Lidhur me këtë, kur pushteti në Republikën e Kosovës, ka shumë realitet që përkon me kohën e socializmit, por ky pushtet ngritë shumë më tepër pluhur dhe hallakamë fjalësh boshe, për një ditë, sesa që të ndërtojnë demokraci për një mandat katërvjeçar. Demokracia, dihet është regjim që populli nja 90% të ketë jetë solide, ndërsa 10-7% do të janë edhe për një kohë të gjatë aristokrat, nivel shoqëror që nuk ndien për asgjë, sepse i ka numrat pikërisht nga masa 90%. Ky sistem i tanishëm kapitalist që pretendon dhe ka ambicie të jetë global, e ka bërë masën zgjedhore një vegël që flet sa herë që kërkojnë partitë, që u duhet vetëm kur këtyre deputetëve u duhen votat. Kaq është mandati strategjik i tyre, dhe strategjik na qenka sipas një pushtetari më të lartë, në mos më i larti që DEMARKACIONI i krijuar nga joarsimimi i Komisionit të Kosovës, të mbyllet ashtu si e ka markuar Murat Meha, me kadastrin e tij “shkencor”, duke mos e ratifikuar Kuvendi i Republikës Kosovës.

Fiksion edhe më i egër se ai komunist

Higjiena infektive dhe filozofia triumafaliste për thyerjen e kundërshtarëve politikë ishte realitet i komunistëve, të cilët sundonin përmes një paternalizmi se: “ne kemi luftuar, ne jemi çlirimtarë, ne jemi ata që eutanazisë së pushtetit që po vdes nëse dëshiron, ia ndalim turrin, duke ua thyer brinjët nacionalistëve dhe atyre që mendojnë ndryshe”! Tani, pushteti nuk ushtron anarki totalitare, por ushtron anarki fiktive numerike me fiksionin e globalizmit oksidental, sepse çdo “orientalizëm” është bërë bajat, demode, madje nuk i ‘përket Kurrikulit Perëndimor”. Fiksion edhe më i egër se ai komunist. Në shumë vende ish-komuniste ka pasur lëshuar shtat mësimi i urtë se kapitalist nuk mund të bëhesh duke grabitë, me fjalë të tjera, duke “vjedhë djersën e popullit” në pikë të ditës. Ishin këto fjalë shumë admiruese. Por, në Republikën e Kosovës, filozofia e pushtetarëve është e ngjitur në dy shpejtësi: ajo Shpejtësi që quhet çlirimtare nga okupatori dhe “substanciale pacifiste” e largimit nga njëmendësia e detyruar komuniste. Kjo meritokraci e dyfishtë e shprehur në numra e jo në përmirësim të jetës ekonomike, po ndrydhet në luftën e pashpallur në mes të ish- paqësorëve dhe çlirimtarëve. Këta të fundit janë shkallmitë me vite duke menduar si idealistë, realitet ky që disa prej tyre e kanë ndryshkë atë nderë dhe atë piedestal famëlartë me disa gafe triumfale kur erdhën në pushtet, duke mos shprehur modesti dhe njerëzi të shëndetshme në jetën praktike. Ndrydhjet në mes këtyre dy poleve kosovare do të shpalosen në të ardhmen edhe më ashpër, sepse paqësorët kanë marrë pozicion dhe forcë, tani sa që nuk dinë as për pikë as për presje në lëmin e grabitjes së djersës së huaj, i kanë numrat dhe çlirimtarët u kanë bërë shërbime që të harrohen në tërësi SABOTIMET kriminale në çdo hap jo moti (1989/99), natyrisht për të mbetur në pushtet që po dëshmon se nuk është i arsimuar mirë, dhe ka nevojë për higjienë ligjore.

Thellimi i pabarazive

Socializmi ishte (është) sistemi më i madh që është krijuar ndonjëherë, për t` i bërë njerëzit të barabartë në varfëri. Kapitalizmi është sistemi më i përkryer që i ka bërë njerëzit e pasur të barabartë në lëmin e eksploatimit, por kurrë nuk i barazon pasuria edhe pse ajo i bashkon, por konkurrenca është ajo që dirigjon fatin e tyre. Të dy taborret, i barazon lufta e përbashkët me shtyp të varfrit dhe të robëruarit. Përkundrazi kapitalizmi ka ADN, ta thellojë pabarazinë ekonomike e pastaj edhe shoqërore. Në kapitalizëm ka lulëzuar droga, prostitucioni, nepotizmi, korrupsioni, arsimimi elitar dhe i pamundshëm për klasën e ulët e deri në një masë edhe për klasën e mesme. Shikioni politikën makivaleiste, se si luftohet (Siri, Irak, Afganistan, Libi, madje u provua edhe në Turqinë Kemajliste…) shumë larg kufijve të Gjermanisë, e tendenca konkurrente është për ta destabilizuar këtë gjigant ekonomik dhe deri në një masë solide parajsë sociale, si nga majtas ashtu edhe djathtas. E thënë edhe më troç, lufta e Dollarit dhe Rublës, me Petrodollarin, për ta destabilizuar EURON, madje edhe përmes BREXIT publikisht, është indikator që lufta “nën tezgë”, është bërë atraktive, profitabile, ashtu si u shkatërrua blloku komunist më 1989/90, ku populli shqiptar i robëruar nën ish Jugosllavinë i kishte shanset më brilante që të çlirohet, o me hatër (paqësore) o me luftë çlirimtare, por mbi të gjitha me luftë të drejtë.

Komisarët politikë

Të ndalemi në rastin e Kosovës se si silleshin njëfarë Dakxneri (me arsimin) dhe Gozalesi (me kulturën), menjëherë pas çlirimit. Për ta faktuar rastin po i veçoj dy raste historike të dinjiteti intelektual. Rasti i Prof. dr. Hajrullah Koliqit dhe Prof. dr. Agim Vincës, që dhanë dorëheqje nga postet e ministrave, sepse nuk mund ta duronin injorancën politike të UNMIK-ut, “dakxnerëve –komisarë politikë neokomunistë”. Po ashtu ka raste që nuk mundën në kulturë ta durojnë komisarin politik (njëfarë Gonzales) dhe e vetmja rrugë ishte dorëheqja. Ne e dinim se jemi koloni moderne, por e dinim edhe çfarë shkollimi kishin komisarët e huaj. Madje duhej për t` i pyetur se a “kemi të drejtë t’i hulumtojmë krimet shkencërisht”. Dhe përgjigja e neokomunistëve ishte se: JO, atë mund ta bëni kur ne duam (Rasti i ekspozitës për gjenocidin 2001/2 e tutje). Ata kishin bindjen se kanë ardhur në një vend që intelektualët janë thjesht vetëm “vegla që flasin”, e për kurset e tyre shkollore ata e kishin prapa forcën e OKB-së që quhej UNMIK. 

Drejtësia selektive

Tani në Kosovë, pas aprovimit për ta themeluar Gjykatën Speciale, që u dedikohet vetëm shqiptarëve, EULEX-i i BE-së, po ia kalon socializmit dhe “komunizmit” me drejtësi selektive, po ia kalon trurit njeriut që i ka mbetur detyrë të përballet se si harmonizohet varfëria me pasurinë dhe të japi përgjigje në përafrim të paqësimit të civilizimeve. Teoritikisht ky përafrim është i mundur vetëm kur të përgjaket varfëria edhe më tej pa fund në skamje dhe mjerim. Shikoni refugjatët se si bredhin kampeve dhe rrugëve, shikoni se si Mesdheu është shndërruar në ushqim të peshkaqenëve me mish njeriu të sirianëve, irakianëve, kurdëve, afganistanasve, si i shqiptarëve më 1912-1914, kur 395 anije të evropianëve bartnin shqiptarë në Anadoll, krejt me qëllim që Ballkani të krishterizohet. Madje për këtë ka prova arkivore se ishin angazhuar 612 oficerë të lartë ushtarakë të të gjashtë Fuqive Evropiane (Rusisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Anglisë, Francës dhe Italisë. Të gjithë e kishin nga një detyrë ta kthejnë “Gomarin ALBANI në invalid, për ta shfarosë më lehtë-shiko karikaturën në CPB-J). Por, në praktikë, në këto kundërthënie në stilin majtas-djathtas, zor se do të arrihet ndonjëherë progres që lumturia dhe paqja t`i përfshijë të gjithë, sepse totalitarizmi komunisto-fashist vetëm është kthyer në gëzof me ngjyrë të domethënëshme eksploatuese-shkatërruese. E kur ballafaqohen në politikë këto forca, në stilin 1989/92 sistemet shoqërore dhe politike, atëherë e kuptojmë se zgjidhja e varfërisë është ende larg, fare larg nga trojet tona të ndrydhura edhe nga Lindja edhe nga Perëndimi, nga totalitarizmat inkubativ dhe prohibitatitv.

Rreziku nga arbitrazhi

Shikoni, sa të pasur janë pushtetarët në disa vende të varfra në standard. Pasuria ekziston, por mungon arsimimi dhe flakja e shfrytëzimit neokolonial mu tani në shekullin XXI. Lexoni vetëm deklaratën e deputetes Margarita Kadriu  se sa duhet të paguajë Kosova e varfër dhe e teledirigjuar nga KS i OKB-së dhe BE (EULEX) për gabimet e Qeverisë së paarsimuar, gjobë në Gjykatën arbitrazhit (390 milionë euro!!!). Në këtë drejtim, Afrika Qendrore është shumë më e pasur se Zvicra, por dihen polarizimet masonike. Shqetësimi i botës propagandistike për ta flakur varfërinë dhe robërinë, mund të themi se nuk mungojnë. Por, ato shqetësime janë vetëm një maskë se çka planifikojnë të pasurit ndaj të varfërve për njëqind vjetët që vijnë. Kjo politikë “demokratike” spekluative, është një botë prostitucionale pa moral, pa ndjenja dhe krejt publikisht reaksionare, me premisa totalitare ideologjike të majta dhe të djathta, politike dhe religjioze. Lufta për ta sunduar njeriun dhe botën pra mbetet një trohej-spondej konstant, pa pirih.

Rivizatimi i kufijve nuk shpreh forcën e argumenteve

Në këtë kohë, që e jetojmë janë dukur nga këndi i pozitës sonë tre shembuj eklatantë të pozicionalistëve triumfalistë të mbështetur në paradigmën e forcës së numrave, sidomos për demarkacionin (Kosovë-Mali i Zi), por rivizatimi nuk shpreh forcën e argumenteve, sepse çdo gjë është servuar nga disa italianë që ishin “gospodarë” në Pejë dhe Rrethinë 1999/2003. Të kthehemi paksa prapa. PO, më 1998/99, vinin në Kosovë: Kuk dhe Hollbruk … te Bacë ADEM DEMAÇI, në Zyrën Politike të UÇK-së dhe kërcënoheshin: “Ti Adem po do luftë, ti je kundër paqësorëve të tu që janë shumica e popullit, plus armiku që është njëqind herë ma i fortë se Ti, ku je, çfarë do TI?... Pse po e trazoni Evropën, Evropa është për paqe, jetoni si themi ne, si dirigjojmë ne, UÇK-ja është terroriste. Nëse pranoni të jetoni në një pushtet demokratik në Serbi, si do të dirigjojmë ne, do ta keni më lehtë. (vdekjen-HB)”!!!.        Histori e hidhur, por e vërtetë, sepse më parë ky binom bisedohet me ata që ishin “paqësor”, dardolecë nëpër kafene, duke i zbrazur disa fjali anglisht dhe kaq. Ata pastaj turreshin kudo dhe kahdo. Ndërsa Baca ua kthente: “Po, nëse pajtohemi me Milloshin, ai do të na thotë  na e bënë dasmën në “BESËN” tuaj, si në Srebernicë duke na këshilluar, mes rreshtave kuptohej se : “Kur t`ua presim kokat, fare nuk do të keni dhimbje ma”!!!. Baca vijonte: “Ne e kemi çmimin e lirisë, kemi vendosur me vdekë, për liri dhe atë po e bëjmë në beteja, nuk vrasim civilë, as fëmijë, as pleq, as plaka, as njerëz pa armë në dorë, si vepron armiku gjakatar. E kemi lutur Serbinë qe 50 vjet, me çdo formë, me greva, me demonstrata, me burgje të gjata. Serbia nuk ka ndier as nuk po ndien për robërinë tonë. Tani kemi vendosur të luftojmë deri në vdekje, por kemi vendosur të bëjmë luftë të drejtë. Kjo është aksioma jonë trigonometrike”. Jemi ngirë me pazaret e juaja nëpër metropole, duke vizatuar harta në dëm të trojeve tona që dyqind vjet. (Nga notesi im). Tani prapë pazare me demarkacionin, me të cilin Mali i Zi komod do të zgjerojë hapësirë jetësore për në fshat (Velikë?)!  E më 1946 Paria e Plavës dhe Gucisë do të tubohet në vendin “Livadhi i Kovaçit” dhe aty do të pyetet autoriteti kryesor ia saj anë: Ku është kufiri Bacë Ahmet Zeneli: Kufiri është në Çakor –Mokën-Kullë drejtë veriut”. E vërtetoni në popull, politikanë të akordeve nëpër terr të natës!

Turrja e pushtetit kundër opozitës

Shembulli i dytë  ka të bëjë me partitë tona në luftë për ruajtjen e pushtetit, që e akuzojnë opozitën: “Pse po dini. Madje i kërcënohen Albin Kurtit, se ka folur për luftë në Tiranë!”, thua se ai  nuk i di pasojat. E merrni fjalimin e tij, e shikoni në timbrologji profesionale si analizohen fjalimet politike. S’ka të bëjë asgjë me kërcënimin luftarak. Fjalia ka të bëjë me një injorancë politike të pushtetit tanishëm, që na dhunon me insinuata, me metamorfoza premtuese telefonike, na lufton dhe na bën për çdo ditë më të varfër horizontalisht dhe vertikalisht. Në Kosovë është tragjedi me dalë, bie fjala, në pension,ose me krye magjistratutë apo doktoranturë, apo me pasë grada shkencoro-arsimore, sepse po arrite aty  barazohesh me “paqësorin që pajtohet për çdo gjë, madje që jeton vetëm me hangër bukë, barazohesh me lypësin që i ka 65 vjet, me hajnin që nuk ka kufi të moshës, dhe nuk ka bërë shkollë kurrë. Dhe pushteti këtë tragjedi na e servon si shpikje evropiane, madje e mbulon me sintagmën se kështu e ka urdhërin BE, nuk kemi mjete. Po pse BE, apo KS OKB, apo Kosova sipas Rezolutës 1244, nuk e padit Serbinë për dëmet e luftës 1989-1999 e të përjetojë populli serb katarzën e peshës së gjenocidit që ka bërë publikisht, që i ka bërë me komandë dhe bekim popullor, duke e zgjedhur Milloshin pesë herë në krye të komandës së krimeve. Vetëm atëherë, kur Serbia t` i paguajë dëmet e luftës, ky popull do ta kuptojë se kujt i ka shërbyer, do të vetëdijesohet dhe do ta mësojë se kërkesa e Demaçit më 1992 në Beograd, ishte VIZIONARE për EVROPËN, që sigurt do të pengohej lufta frontale në Kosovë e gjetiu nëpër ish-Jugosllavi. Lufta jonë (1992-1999)  nuk ka qenë luftë kundër paqes, por kundër robërisë, kundër gjenocidit, me u mbrojtë prej gjakësorit neofashist, duke sjellë Serbia edhe mercenarë nga të gjitha anët e rruzullit tokësor, për të na shfarosë. Tani, Mali i Zi, që me elegancë është shkëputur nga regjimi i Millosheviqit, disi me orekset për toka të Kosovës, po tregohet se nuk është në nivel të detyrës dhe fqinjësisë mirë. Disi po dëshiron të përsëritet historia dhe të krijojë hapësirë të re jetësore. Këtë fakt e ka dëshmuar Komisioni i saj në bisedime. Çështjet tani janë bërë të njohura se Komisioni i Malit Zi  do  hapësirë jetësore për fshatin Velikë në dëm të Rugovës. Nuk është kjo politikë nxitëse për luftë, por jo nga Albin Kurti apo ‘Vetëvendosja’, së cilës me dituri po ia kanë zili të gjithë, ama të gjithë, sikur Trumpi zonjës Klintion, duke iu kërcënuar në ballafaqim: “Pse jeni përgatitë”!. Dhe ta zbërthejmë më saktësisht. Shembulli i tretë, doli Trump dhe i tha Klintonës se “Jeni përgatitë, pse po dini”! E ajo i tha: “ Po, jam përgatitë se po dua të bëhem PRESIDENT i SHBA-së”. Edhe Adem Demaçi i shprehte Hollbrukut, Kukut, Dinsbirit…: Po dua të jem i lirë me popullin tim, jam paqësor, por nuk duroj më robëri dhe supremacion, meritokraci forcë koloniale dhe neokoloniale të filozofisë së vjetër të Evropës plakë. Mjaft më me copëtime.

Si u rrit numri i veteranëve?

Pse pas 17 vjet lirie, Republika e Kosovës është ende në vendin e fundit në Evropë me varfëri? Është sepse këtu nuk janë në “safin e parë” të diturit, ekspertët, por klienetët e “vozhdëve urtakë”,  partive që e bëjnë historianin elektricist, ekonomistin pastrues që i dirigjon mjekët seriozë, mjekun e bëjnë filozof, filozofin kirurg, inxhinierin muzikant, muzikantin ekspert të bujqësie, sociologun biolog, ku është fundi…

Si u rrit numri i veteranëve? Numri i veteranëve të UÇK-së është rritur me qëllim që ta komprometojë luftën e drejtë. Madje LUFTA JONË e drejtë, po sulmohet dhe është kah përgatitet “Gilotina” nga BE, me Gjykatë Speciale, ndërsa brenda me ish-pjesëtarët e FARK-ut që sabotuan luftën (jo të gjithë) dhe tani i kemi 42000 “luftëtarë”. Si t`i japë përgjigje Kryetarit të Veteranëve zotëri Qeriqit kur thotë se në radhët e veteranëve” ka edhe ish-UDB-ashë”?!!! Kjo duhet të verifikohet se në çfarë rrethanash kanë depërtuar ata në radhët e UÇK-së. Kjo deklaratë është lëshuar nga Kreu i veteranëve dhe askush nuk brengoset se a ka të drejtë!!!

Higjiena e pushtetit është shumë e lehtë të bëhet. Në drejtimin e shtetit duhet të vijnë profesionistët që kanë moral, kanë dituri, kanë vullnet për punë. Duan të sakrifikohen. Atyre duhet t`u besohet ndërtimi i mëtejmë i shtetit, qoftë edhe nuk janë në ndonjë parti politike. Pra, ne e kemi gozhduar shtetin me pushtetin e partive, për interesa grupore-politike.

Ahmet Brainës ia ndanë oborrin, oda i mbeti me principatën e Serbisë, oborri dhe shtëpitë e banimit me Vilajet të Kosovës

Në fund po prezentojmë para opinionit se Serbia ishte ajo që na ka paditë në Gjykatën Ndërkombëtare për shpalljen e Republikës Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Kush lejoi që atij vendimi të i ngjitet FUSNOTA, ai duhet të paditët për tradhti kombëtare, sepse Serbia aty e ka marrë autogol. Aty është patentuar se Kosova i ka 11000 kilometra katror (shiko internetin). Atëherë ne i kërkojmë, se ashtu jemi të paditur në Gjykatën më të lartë botërore hapësirën që është regjistruar aty. Dhe kur jemi te demarkacioni me Malin e Zi, shtetet në këtë çështje janë gjithmonë mjaft cinike, me çdo kusht luftojnë për çdo centimetër tokë. Po ju prezentoi shembullin eklatant në Ballkan më 1879. Atëbotë, Komisioni i dalë nga Kongresi antishqiptar i Berlinit 1878, që ia dhuroi Serbisë, Malit Zi, Greqisë etj. mbi 20 000 kilometra toka shqiptare (Sanxhakun e Nishit dhe të Protit, etj,). Komisioni i gjashtë Fuqive fatzeza për shqiptarë (francezi, rusi, anglezi, gjermani, austriaku, italiani) me autorizim të “turkut” Maxhar Pasha (shikoni dokumentin që  ka botuar Serbia më 1978), që pinte raki në Nish, kur erdhi (qershor 1879) rasti te caktimi i kufirit Serbi- Vilajeti i Kosovës, Franseviqi (ekspert serb), me francezin, austriakun, gjermanin dhe anglezin, pa rusin që ishte i pitë dru, plakut famëlartë për tërë Vilajetin e Kosovës, Ahmet Brainës ia ndan oborrin, edhe pse ai i luti me mjaltë dhe mish qengji, por  oda i mbeti me principatën e Serbisë, oborri dhe shtëpitë e banimit me Vilajet të Kosovës. Madje, më 1912 ushtria serbe, në prezencën e oficerëve instruktorë: 1 rus, 2 francezë, 1 austriak dhe 1 çek nga Legjioni i “Kryqit të Salcburgut” për ta pastruar Ballkanin nga myslimanët, i themeluar në Nish më 12 tetor 1912, familjes Ahmeti ia okupuan edhe oborrin, por ia masakruan 12 anëtarë të familjes, të cilat masakra janë në Fondin e Leo Fraindllingut në AS. Me Leo Fraindllingun ka korresponduar udhëheqësi komunist shqiptar Enver Hoxha, për një dekadë. Korrespodenca ruhet me kujdes.  Ja çfarë miqsh kemi pas, dhe mund të kemi ende, dhe nuk kanë ndryshuar, sepse miq të tillë si ka thënë BREHTI nuk na duhen kurrfare, nëse janë hilexhi.

E kam përjetuar vetë kërcënimin e spanjollit unmikas më 1999, në hapjen e Ekspozitës “Për gjenocidin e Serbisë”. Kërcënimi ishte: “Nuk guxoni ta hapni. Unë me qetësi pranë Adem Demaçit, dr. Jusuf Osmanit, Gazmed Berishës, Nusret Pllanës: Deri kur jeni këtu ZOTËRI. Spanjolli: Deri më 18 të këtij muaji. Unë: E ta dish: Më 19 të këtij muaji, unë jam këtu denbabaden, atë ditë do ta hap ekspozitën, pra më 19 të këtij muaji. Duhet vendosmëri, por jo kokëfortësi, por duhet edhe gjakftohtësi politike e përcjellë me shkollim adekuat.  Të arsimohemi pra, dhe ta përparojmë vendin-KOSOVËN, vendin më të begatshëm me tokë e njerëz në Evropë, sepse e kemi shansin e mileniumit që jemi miq me SHBA-në. Përndryshe për burrëri dhe miqësi ballkanike dhe evropiane, jo “oborrin dhe odën e Ahmet Brainës 1879 dhe 1912”, por edhe banjot do të na i grabisin, si: Ulqinin, Çamërinë, Sanxhakun e Nishit, Pirotin, Shkupin e Manastirin, për Palvë dhe Gusi s’ka dert, i arsyeton Komisioni i Murat Mehës dhe Qeverisë kukull.

Tani po e theksoj një fakt që ka nevojë të dihet. Akademitë gjithmonë janë themeluar si institucione të mençurisë, për t`i drejtuar pushtetarët, pra “jo” kombin. Nuk është titulli “akademik”, titulli më i lartë shkencor. Ky nocion është i saktë. Titujt shkencorë dihen, por Akademia jonë e “mençurisë” në vend që të “pleqërojë” me mençuri dhe t`ia lehtësojë punën pushtetit, ajo hesht, po sodit, por madje edhe po ndihmon Qeverinë kukull të Brukselit të shndërrohet në marionetë politike, sepse aty të gjitha palët i bashkon konflikti i interesit. Ne kemi akademikë të mençur, madje vetëm me shkollë të mesme, kemi akademikë pa asnjë libër, me një gjysmë libër, me plot plagjiatorë që heshtin, sepse Qeveria që i financon me 2,5 milionë euro buxhet, pa prodhuar asgjë, nuk humbin asgjë as me demarkacionin, as me asociacionin, me 23+1=24, shkelje të Kushtetutës, dhe ky realitet ndihmohet me heshtje publike.    

(Kosova Sot)