T’u ikësh tatimeve të shtetit dhe të dëmtosh buxhetin me miliona euro, çka do të thotë, sipas jush, kjo?

T’u ikësh tatimeve të shtetit dhe të dëmtosh buxhetin me miliona euro, çka do të thotë, sipas jush, kjo?
  • 21 October 2016 - 08:10

Shkruan:Reshat Badallaj-Zhuriani

Përtej një replike me Baton Fazli Haxhiun, spiunin e UDB-së

Çka bisedove fshehurazi në Brezovicë me kryeudbashin Jovica Stanishiq dhe gjakësorët serbianë...? Në shenjë respekti për gazetën më të lexuar në rajon "KOSOVA SOT" dhe lexuesve, u kërkoj ndjesë për fjalorin, sepse nuk i kam humbur elementet e kulturës shqiptare, kështu e kërkon ky derëzi dhe qyp i Serbisë. Fjalori le të mbetet në ndërgjegjen time, nuk marr këshilla nga malokët, që nuk e kanë lexuar edhe një libër dhe që e hanë sapunin për djathë. Këta nuk mund të bëhen më të mëdhenj se Fishta, Kuteli, Agolli...

Bashkëpunëtori i UDB-së serbe, spiuni i Jovica Stanishiqit, dylberi dhe qehaja i Beogradit, Baton Fazli Haxhiu, ka dy rrugë: të dalë në pazar si dalin burrat dhe të përgjigjet publikisht, ose t'i drejtohet gjyqësisë në shtetin e tij në Biligrad,ose gjykatës së instaluar në Prishtinë, e mbushur me titistë. Si të duash. Reshat Badallaj-Zhuriani gjallë është. Baton Haxhiu, ti e di se shpifja është e ndaluar me ligj. Kur them e di, sepse je i dënuar për shpifje më datën 8 dhjetor 2010, p.n.1984/07, nga neni 188, por akoma i padënuar për vjedhje të parave të kolegëve të tu gjatë luftës, akoma i padënuar për shumë vepra penale, për krim të organizuar ekonomik, i lidhur bashkë me bandën mafioze të racistëve, hajnave, krimineleve të nëntokës serbe "DEVOLLI", që këta tregtinë ilegale kundër Kosovës e kanë bërë, e bëjnë dhe do ta bëjnë me Serbinë, duke dëmtuar për 500 mijë euro që po dihen publikisht, se vetëm një Zot i madh e di se sa milionë, për tentim ilegal natën, me kafe, kur u kapën me pelë për dore, për tentim vrasje të miliona shqiptarëve me krunde derrash me simptome kancerogjene, që është vërtetuar nga dy shtetet. Dënimin do ta merrni nga POPULLI dhe jo nga langonjtë titistë që ia keni zënë frymën këtyre të instaluar në gjykata, hetuesi, prokurori, që kanë dënuar shqiptarët për "Nacionalizëm.... Pra, në qoftë se është shpifje kjo që e shkruaj dhe e them, drejtoju këtyre langonjve që i përmenda më lart... Unë Reshat Badallaj-Zhuriani vendosa t´i drejtohem Baton Fazli Haxhiut, përtej një replike, me letër të hapur edhe pse publikisht me emër e mbiemër kam shkruar shpeshherë në gazetën më të lexuar në rajon, "KOSOVA SOT", për këtë anëtar të UDB-së famëkeqe serbiane që nga viti 1990. Do të dëshiroja kësaj radhe që ky dabiç, Baton Haxhiu, të dalë në pazar si burrat dhe t´i lidhë kijet me mua, të replikojë, të mbrojë atë që e akuzoj publikisht, ose t´i drejtohet hetuesisë në Beograd apo në Prishtinë, e instaluar nga kopeja serbiane që mjerisht në Prishtinë është e mbushur me langonj të garniturës titiste dhe Baton Haxhiut. Me ketë kopil të Beogradit, Baton Haxhiun, nuk kam luajtur me ashik bashkë, fatmirësisht sepse nuk do më largonte këtë damkë të zezë duke më thënë: "Po ti je shoqëruar me Baton Haxhiun". Shyqyr Zotit që asnjë kafe nuk e kam pirë më këtë, pra po ja futi thellë kunjin të gjithë atyre që kanë qenë dhe janë shoqëruar me këtë kobëzi dhe spiun, sepse më shumë të drejtë thoshte i Madhi Sami Frashëri:"Për me ditë se kush je, më trego me kë rri...". Por, kam vendosur publikisht t´ia hedh dorashkën si burrat që ta vlerësoni Ju lexues të nderuar.

Kush je ti kopili i UDB-së serbe Baton Fazli Haxhiu, që tentove qëllimisht të vrasësh shqiptarët?

Baton Haxhiu është djali i argatit serb, Fazli Fazliut, i lindur në Poklek, jeton në Prishtinë, bile në Fshatin Ndërkombëtar. Spiuni Baton Haxhiu, për veprimtarinë antikombëtare të familjes tënde dihet botërisht dhe unë nuk po t´i përmend të gjitha kësaj radhe, sepse je një bishtdredhur që ke ngrënë çorbën e kuzhinave të Beogradit dhe i shtavitur atje, mundohesh t´ua turbullosh mendjen shqiptarëve, duke i hedhur pluhur syve në ditën me diell. Ama me mua nuk mundesh ta fusësh minaren dot në thes. Ti njeri i Serbosllavisë, Baton Haxhiu, me sa mend u mundove të provokosh shqiptarët, duke thënë: "Babanë tim Fazliun, që në popull njihet si Fazli Qeli dhe Fazli spiuni, ma kanë maltretuar serbët...". Mirë, por, për të besuar shqiptarët se vërtet është kështu, jepe publikisht një aktakuzë, aktgjykim, përndryshe nuk pinë ujë rrenat e tua të pakripë fare. Duke ua matur pulsin shqiptarëve se a kanë dijeni, se ju familjarisht keni qenë të lidhur me mish e me shpirt me serbianët dhe atë me ata UDBashë, që kanë vrarë e kanë prerë shqiptarët me sakicë e hanxhar. Pa merak fare populli i di të gjitha, ndonëse ty bashkëpunëtori i Jovicës, shqiptarët i konsideron thasë me kashtë! Publikisht po të çoj fjalë ty spiuni i UDB-së serbe, bashkëpunëtori i Jovicës, Baton Fazli Haxhiut, se akoma nuk kam përfunduar me ty dhe me yt atë, Fazli Qelin, se si e rekrutoi babanë tënd në organizatën kriminele serbe, OZNA, TAFIL ZENA dhe si i burgosën mësuesit në Gllogovc. Më mirë thuaje vetë, mos ta them unë se ti e dinse të del gjizë. Kësaj radhe nuk do të merremi shumë më babanë tënd, Fazli Qelin, por duhet të tregosh sa për dijeni vetëm këtë se a është kjo e vërtetë, në qoftë se jo thuaje publikisht, sepse kam marrë qindra letra, duke thënë: "Reshat Badallaj-Zhuriani, të lutem zbardhe biografin tradhtare të spiunit të UDB-së serbe të familjes së Baton Haxhiut dhe hajninë e tyre...".

Fazli Haxhiu, spiuni i UDB-së, burgos mësuesit, përse në xhaketën e tyre mbanin shqiponjën

Në vitet 1971-1970, babai yt Fazli Haxhiu, ose Fazli Qeli si e njeh populli, a është rekrutuar në Gllogovcin e asaj kohe në UDB-në famëkeqe nga Tafil Zena, kriminel i OZNA-s, që në pikë të ditës nëpër Drenicë ka shëtitur si gangster i armatosur bashkë me argatin L. H. drejtor i shkollës "Vëllazërim- Bashkim" i kanë burgosur dy mësuesit: O.R. Gashi dhe Is.Kr. bile i kanë arrestuar shqipfolësit si yt at, vetëm e vetëm përse mbanin SHQIPONJËN NË XHAKETËN E TYRE në anën e majtë. Is.Kr., mësues, u kthye sërish në mësim, ndërkaq, mësuesi tjetër O.R. Gashi kurrë më nuk u pa! A të ka treguar Fazli Qeli, yt atë se ku humbi ky mësues pa shej pa dok, apo është gjallë, kushedi!? Po pres të deklarohesh publikisht. Dhe, në qoftë se nuk e di të tregojmë ne more bandit i UDB-së serbe! Ne për hatër të lexuesve po të ndihmojmë pak. Mësuesi ishte nga Dobërdoli...! Kur erdhi Ansambli i këngëve dhe valleve nga Republika e Shqipërisë (1971), në Kosovë, erdhi edhe në Serbicë-Skenderaj. Një kameraman nga Shqipëria, Ilia Terepini, e këshillon njëfare Ali Haxhiu të hiqet fotografia e kriminelit në ranglistë i pesti, kriminel i tmerrshëm, që ka vrarë mijëra shqiptarë, fjalën e kam për qenin plak Josip Broz Titon, që disa shqiptarë-shitur e quanin baba dhe ortak gruaje! Kjo u konsiderua si vepër penale dhe Ali Fazliu dënohet me burg, por me intervenimin e babait tënd, argat me tradita të moçme antishqiptare dhe spiun i tyre, Aliu nuk e mban asnjë ditë burg. Kjo a është e vërtetë, ti bashkëpunë- tor i Stanishit, Baton Fazli Haxhiu!? Na thoni ku intervenoi babai yt, te kush, shqiptarë-shitur apo serbian ishte ai, si thua ti more bashkëpunëtor i Serbisë? Ti, Baton Fazli Haxhiu, a e njeh njëfarë xhaxhai tënd që mban emrin Mursel Haxhiu? A ishte ky drejtor shkolle në atë kohë në QAMO, që mbante emrin e qenit plak të mareshalit Tito, në Gllogovc? Më thuaj përse u dënua prof.mr. Ymer Elshani, me 18 vite burg, natyrisht se edhe është përjashtuar nga puna. A jeni në dijeni për këto të zeza antikombëtare dhe në shërbim të gjakësorëve serbo-çetnikë. Kush e futi në kurth? Fol, apo të ta them unë! Ti bashkëpunëtori i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, po të hedh në brazdë - Ymer Elshani, si pjesëmarrës aktiv i Demonstratave të 1 e 2 prillit dhe largoi nga muret e shkollës emrin e kriminelit Josip Broz Tito dhe vuri heroin kombëtar Gjergj Kastrioti. A je në dijeni për këto marifete të familjes suaj. A e dini se kush ndikoi për të burgosur Ymer Elshani? E di mirë ti more qerrata, po nuk ta mban të rrëfehesh, sepse jeni të përlyer deri në fyt me krime kundër shqiptarëve...!!! Të gjitha do të zbardhen faqet e historisë kriminele që nga gjyshi yt e deri te ti. Pa merak fare!

Ymer Elshani është i masakruar me tërë familjen në Poklek të Gllogovcit, më 19 prill 1999...

Edhe ca fjalë për familjen tënde dhe do të vazhdojmë me ty, Baton Haxhiu. Familja e Fazli Haxhiut, me origjinë është nga Drenasi (Gllogovci) i Drenicës (ju tregova më lart se ku është i lindur ky bashkëpunëtor i UDB-së). Trungu i kësaj familjeje, shumë të zeza i kishte bërë popullatës të kësaj ane. Babagjyshi i tij kishte lidhje të ngushtë me Krajlin serb dhe më vonë me kasapin e shqiptarëve, Aleksandër Rankoviqin, ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe. Aleksandër Rankoviqi, që njihej LEKA, ishte betuar se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe vërtet kështu ndodhi e zeza e kombit të kësaj zezënaje të ndihmuar nga familja Haxhiu. Kjo familje antishqiptare dhe me damkë të zezë spiunazhi për interesa serbe u kishte rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë dhe kishte dëgjuar edhe frymëmarrjen e shqiptarëve për t'i burgosur dhe vrarë prapa kurrizit dhe më pas për t'i humbur në natën pa hënë, pa shenjë e pa dok dhe të gjithë ata shqiptarë të kësaj ane që me kohë e kishin nisur vallen e lirisë, argatët serbianë të kësaj familjeje i kishin maltretuar pamëshirshëm. Këta qen serbianë kishin kafshuar hajnisht dhe kishin sharë e poshtëruar shqiptarët në degë e në rrënjë...Edhe diçka: Pyeti të parët e tu, a kanë gisht në vrasjen e Shaban Palluzhës...? Vetëm pyet njëherë dhe në qoftë se nuk është e vërtetë thuaje publikisht që është shpifje. Ama pyet burra të kombit tim, e jo burra të kombit tënd serbo-çetnikë!? Kush ishte dhe çka ishte UDB-ja? "Uprava Drzavne Bezbednosti" (përkthim: Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) akronim UDB, shërbim i sigurimit shtetëror jugosllav dhe paralelisht ishte polici sekrete. UDB-ja u themelua në vitin 1946 dhe veproi pandërprerë deri në vitin 1990. Kjo organizatë terroriste kishte për qëllim likuidimin e kundërshtarëve politikë, burgosjen, maltretimet në mënyrat mesjetare. Urdhri për vrasjen dhe humbjen pa gjurmë merrej personalisht nga shefi i saj, Josip Broz Tito, që mjerisht shumë shqiptarë-shitur e mbanin fotografinë e këtij satrapi në murin e odave, për ta parë mysafirët dhe disa herë kam shkruar në gazetën lidere në rajon, "KOSOVA SOT", se ky soj shqipfolës edhe gratë e shtratit ia kanë dhënë qenit plak Titos dhe e kanë ndier veten të privilegjuar, po deshët mos e besoni, por pyetni vetë këta sojzezë! Partizani i Titos, Dalibor Jakaz, në vitin 1943, ishte ushtruar në Moskë. Më lart shkruam se UDB-ja ishte themeluar në vitin 1946, nga ndarja e OZNA-s në shërbim civil dhe ushtarak. UDB-ja doli si pjesë e policisë dhe KOS-it, Shërbimi i Kundërzbulimit që vepronte në armatën jugosllave. Shefi i UDB-së deri në vitin 1966 ishte Aleksandër Rankoviq, i njohur si "Leka", përndryshe kasap i shqiptarëve. Ky qen serbian ishte betuar se në Kosovë nuk do ta lërë gjallë asnjë plisbardhë, dhe se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat e tyre. Ky kasap në Kongresin e Brioneve jep dorëheqjen, jo për shkakun se bëri KASAPHANE në Kosovë, por pse rrezikohej pushteti i Titos, kriminel i tmerrshëm, që të vriste dhe fshihte dorën e përgjakur. Mirëpo, propaganda e sahanlëpirësve shqipfolës, ishte që Tito e ndërroi Rankoviqin për dhunën kundër shqiptarëve. Këto ishin pallavra të spiunëve dhe tradhtarëve shqiptarë-shitur dhe bythëlëpirës. Në kuadër të këtyre bandave terroriste serbo-çetnike bënin pjesë nëntë divizione. Divizioni i dytë merrej me "emigracionin armiqë- sor". Ishin zagarët dhe langonjtë më të besueshëm të Serbisë gjakatare. Gjakësorët antishqiptarë përdornin mjetet më primitive mesjetare deri në sëpatë e hanxhar. Në këtë bandë terroriste serbe bënin pjesë babë e bir, Fazli e Baton Haxhiu, kancer të kombit shqiptar...  

Jam burrë i Krahinës së Lumes dhe i di zakonet, o ti bashkëpunëtor i UDB-së serbe, se familja është e shenjtë, ndaj nuk të prek në familje, por thuaje publikisht se vajzën e cilit udbash të Serbisë e mban për grua. Udbashi, vjehrri yt, është nga Prizreni. Thuaje më mirë vetë, mos ta them unë se të del gjizë. Nuk e thua se nuk ta mban, se nuk je burrë... Baton Haxhiu, me përpilimin e listave për Gjykatën Speciale, është i ndërsyer nga shovenët serbo-çetnikë për të futur huti dhe për të turbulluar Kosovën. Ky bashkëpunëtor i Beogradit flet për këtë punë se paguhet. Në gazetën lidere në Kosovë, "KOSOVA SOT", në qershor 2015, i pari kam thënë publikisht se duhet burgosur spiuni i UDB-së dhe hajni i krimeve të nëntokës serbe, Baton Haxhiu. Ky është kancer i kombit që sa më parë duhet hequr nga këto troje. Dita nuk është larg. Ky langua vetë do ta kapë strajcën e krahut dhe do të ikë, ama nuk mund të marrë në shpinë pasurinë që e fitoi pa djersën e ballit, por me para të pista serbiane. Nuk u burgos deri tani se prapa shpinës ka bandën shtetërore të Kosovës, që janë të lidhura ngushtë me kanalet e nëntokës serbiane. Po ashtu kam shkruar në këtë gazetë se Serbia kur e sheh situatën për të turbulluar Kosovën, ajo shtrigë e ndërsen BATON HAXHIUN,VETON SURROIN, ENVER ROBELLIN, HALIL TOPUZIN dhe ndonjë aty rrotull. Kësaj radhe ky këlysh serbi filloi të lehë për disa emra në lista për Gjykatën Speciale. Baton Haxhiu mundohet të fshehë këmbët e gjarprit, sepse ai mund të jetë dëshmitar i mbrojtur, për krimet që ka bërë kundër shqiptarëve që nga koha e gjyshit të tij deri sot, kundër UÇK-së, që u takua me kriminelin, nipin e Drazh Mihajlit, Jovica Stanishiqin, në hotelin e Brezovicës, në kohën kur rrugëve dhe fushave të Kosovës shkonte gjaku lumë...

Si futet Baton Haxhiu në Beograd, kur nuk guxonte t´i shkeltë këmba asnjë shqiptari tjetër?

Kur plasën demonstratat në Beograd kundër regjimit të kasapit Slobodan Millosheviqit dhe bëhej hallakamë deri kur e dogjën Kuvendin e Beogradit, Baton Fazli Haxhiu, spiuni i UDB-së serbiane, futet me fodullëk pa asnjë ferrë në këmbë në Beograd. Këtij bashkëpunëtori të UDB-së nuk jam i sigurt se a i shtroi qilim të kuq të bërë nga veku i serbëve të Krajlevës dhe a i dhanë bukë e kripë në tepsi prej bakri të Timokut e të Zajeçarit, të Sveti Savës, si e kanë zakon serbianët! Duhesh të tregosh si shkove, kush të priti, ku bëre konak? Duhesh të tregosh publikisht se ke bërë rrugë të gjatë deri te miqtë e tu të UDB-së dhe është shumë me rëndësi se nuk besoj se do të përmbyset Serbosllavia... Ky bashkëpunëtor i UDB-së dhomat e shërbimeve sekrete i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij në Prishtinë. Përpos, lidhjeve të hershme familjare me drazhistët, marrëveshjet me UDBnë më duket se i ka ndihmuar jugosllavi dhe ish shefi i ti,j Veton Surroi, i kurseve te "huaja" të UDB-së në Zemun që do të jetë tema e radhës, për këtë këlysh jugosllav, që nga dita kur është krijuar Serbosllavia, babë e babagjysh... Si ka mundësi të gjendet në Prekaz, Rahovec, Reçak, Baton Fazli Haxhiu, para se të bëhen masakrat...? Ky bashkëpunëtor i UDB-së serbiane lë vend edhe për një dyshim tjetër shumë të rëndësishëm, lidhjet me kasapët e Beogradit, se si ka mundësi që ky të gjendej në Prekaz, para masakrës që e sulmuan kullën e Jasharëve nga toka dhe nga ajri, kasaphana në Rahovec, në Reçakun heroik që prenë "probatimat" e Baton Haxhiut; gra, burra, të sëmurë, fëmijë, bebe dhe gjithçka të gjallë. Pastaj si ka mundësi që ky njeri, Baton Fazli Haxhiu, të shëtistë nëpër istikame dhe Shtabe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bile edhe takohej me komandantët e tyre... Unë personalisht do të kërkoja sqarim nga ta, por ç´e do kur komandantët e ushtrisë së lavdishme, ata që e deshën atdheun hakikat, kanë vdekur dhe janë shpallur heronj të kombit, tani kanë mbetur disa "komandantë" banditë, hajna, kusarë, kurvarë, kanë mbetur disa komandantë që shkelën me dy këmbë betimin dhe gjakun e Dëshmorëve, duke vjedhur Kosovën deri në palcë e familjet e Dëshmorëve vdesin për bukë e kripë, ndërkaq kurvave të tyre u blejnë celularë 800-1000 euro, se të mos flasim për pasurinë e vjedhur për dhjetë-njëzet breza. Si mund të bisedohet me këta që u pasuruan si sheikët e Dubait që deri dje nuk kishin as brekë për të veshur, kishin vetëm një kalë e një lopë asht e lëkurë, si mund të bisedohet me këta që kanë uzurpuar pronat shoqërore duke ndërtuar shtëpi dhe i lanë 45 ish-ushtarë të UÇK-së për t'u vetëvrarë, si mund të bisedohet me këta langonj që u bashkuan me ish-jugosllavët (LDK), për interesa karrieriste, personale në dëm të kombit, u bashkuan me kopilin e Titos dhe langoin e rrahmanzinjve, pa dyshim hajnin e Diasporës, Isa Mustafën, si mund të bisedohet me këta kopil dhe langonj kur i ndjell Baton Haxhiu, spiuni i pushkagjinjve, nipave të Car Lazarit. Im atë thoshte, ndjesë pastë, se këta kopilë udhën me ta pre nuk të shkon mbarë! Ju vraftë gjaku i të gjitha familjeve të Dëshmorëve të kombit dhe hairin mos ia pafshi...! Me bashkëpunëtorin serbian, Baton Haxhiu, do të duhej të merret populli e jo prokuroria, sepse shkrova më lart se kjo është e instaluar nga Serbosllavia, kope langonjsh që deri dje i kanë shërbyer qenit plak Titos dhe kasapit të Evropës, Sllobodan Millosheviqit, bile edhe të rrahmanzinjve, kryetradhtarit të kombit, që kanë dënuar pa pikë faji shqiptarët, si: Nacionalistë, shovinistë, irredentist, separatistë... ndërkaq, nuk guxonin të dënonin serbianët edhe pse derdhnin alkool në trupin lakuriq të grave të tyre, se mos të flasim për vrasjen e shqiptarëve... Të pyetet ky njeri se si e shpalli veten të "vrarë" bile në luftë dhe doli i "ringjallur" si Jezu Krishti, si nuse në Maqedoni!? Takimet e spiunit të UDB-së serbe, Baton Haxhiu, me kriminelet gjakësorë serbianë u bëheshin fshehurazi. Mirëpo, për këtë krim antishqiptar ai të hetohet nga populli. Për t´i fshehur gjurmët e krimit, kështu mundohej kopili i Serbisë, Baton HAXHIU, fillon muhabetin ky bishtdredhur kinse UDB-ja dhe sidomos kryeudbashi më i tmerrshëm serbo-çetnik ,Jovica Stanishiqi, kinse ky të jetë si "mësit", për një takim konfidencial me Mahmut Bakallin! Çudi shkuar çudirave! Takimi i Baton Haxhiut me Jovica Stanishiqin, kryeudbashin dhe kriminelin serbian Gjatë kohës së luftës, kur Kosova digjej flakë nga makineria vrastare serbo-çetnike, kur vriteshin shqiptarët, burra, gra, fëmijë dhe kombi erdhi në tehun e thikës, të jetë a të mos jetë, Baton HAXHIU, bashkëpunëtori besnik i UDB-së, në hotelin e BREZOVICËS, kurrë nuk takohej me udbash dhe kriminelë të rëndomtë, por takohej fshehurazi, takohet me kryespiunin e Serbisë, Jovica Stanishiqin. Jovica vepronte sipas planit: "Kur lulëzojnë kungujt", "Patkoi", "Toka e djegur", për shfarosjen e shqiptarëve, duke i vrarë me mauzerë, nga pushkagjinjtë çetnikë, duke i prerë me sakicë e hanxhar nga gjaku i Drazh Mihajlit, Batoni me Jovicën ngrenë dolli me "Slivovicë". Të dy këta spiunë, koqe kandari i përkasin kopesë së tredhur të gjakut të vojvodëve dhe zhupanëve. Vetëm ZOTI I MADH e di se çfarë plane janë bërë kundër shqiptarëve, ku e ku me sulmuar dhe djegur Kosovën, kush e kush ka për të vrarë. Kush e di se çfarë plane ogurzeza i janë bërë kundër kombit tonë në përgjithësi. Natyrisht se nuk pranon ky këlyshi bishtdredhur, Baton Fazli Haxhiu. Ky person u bën dredha pyetjeve nëpër gazeta, por kurrë nuk ka dhënë deklaratë në hetuesi dhe prokurori, por nuk po flas për titistat, sepse këta për të qenë i pari i katundit janë diferencuar nga demonstratat e vitit 1981 dhe kanë bredhur fshat në fshat kundër shqiptarëve dhe përqeshnin Shqipërinë. Kam shkruar se nuk ka në këtë tokë, në këtë glob se këta të pafytyrë titista, sa të paturp janë tani përmendin Kosovën, bile edhe Pavarësinë, bile edhe Shqipërinë, duke menduar se populli nuk i di se çka kanë thënë, duke e ngritur në kupën e qiellit Serbinë fashiste. Sa të pafytyrë ishin, edhe nderin e familjes e jepnin për Titon.

MUP-i në kohën e luftës, pa gjemb në këmbë, Baton Haxhiun e futi në Maqedoni të "ringjallur"

Ata shqiptarë që nuk e kuptojnë se çka është fjala MUP, do të mundohem t'ua përkthej këtë sinkronim. Ministrastvo Unutrasnje PosloveMinistria e Punëve të Brendshme. Këta dy spiunë së pari e bëjnë planin tinëzar që Batoni të mos i bjerë në sy popullit, marrin telefonin me dorën e vet dhe thërrasin TANJUG-un, për të shpallur të vrarë bashkëpunëtorin e UDB-së, Batonin! Dhe, MUP-i e merr këtë bashkëpunëtor dhe e fusin në Maqedoni. Dhe, Baton zeza ecën me fodullëk si gjeldeti kinse është vënë në rrezik jeta e tij, duke mos ditur se ky kishte ngrënë mish qengji e derri dhe duke bërë gosti me def e violinë me Stanishiqin dhe pushkagjinjtë e tjerë që bënë hatanë në Kosovën martire. Jemi duke punuar aktivisht që koha të zverdhë faqet e historisë, për të dhënë "xhevap" për shpjegim për shumë jetë njerëzish në Kosovë. Ka filluar t'i rrjedhë çatia dhe mu për këtë është kapur në siklet, se nuk mund t'i shpëtojë damkës së zezë të historisë për krimet në Kosovë. Karafili i Serbisë, Baton Haxhiu mendon se populli ka harruar se sa janë gjakosur trupi i shqiptarëve dhe ju keni kërkuar vrimat për të lëpirë gjakun. Ti i ke ngjarë babait safi, more qylaja i Banates... Sa e sa shqiptarë kanë humbur pa shenjë e nishan nga ju spiunët e Titos, sa e sa shqiptarë nuk kanë varr për të qarë e vajtuar nga tragjedia e asaj zeznaje serbo-çetnike... Ne tani do i shtrojmë ca pyetje publike, të thjeshta për lexuesit: Përse UDB-ja famëkeqe të kërkojë ty? Përse nuk të kërkojë ndonjë politikan, por kryeudbashi më i tmerrshëm serbian, kur tashmë po vritej, pritej, digjej Kosova? Pse u takuat jashtë, si në Brezovicë, dhe kush ishte aty me ty? Me çka shkuat deri atje dhe kush e propozoi vendin? A ishte Mahmut Bakalli apo nuk ishte? Kush ishte në dijeni për këtë takim nga shqiptarët? A i raportove UDB-së serbe për Prekazin, Rahovecin, Reçakun, sepse pas vizitës tënde u bë kasaphana? A more dhe çka more bakshish nga kriminelët e Drazh Mihajlit? Kush të telefonoi dhe kur u takuat me serbianët dhe përse u veshe tebdil që të mos njohin shqiptarët? Kujt ia përcolle mesazhin kërcënues "Toka e djegur"? Sa zgjati ai takim aty dhe për çka u interesuan ata pushkagjinjtë e Drazh Mihajlit? Perse nuk të gjeti gjë dhe u ktheve si nuse, apo kishin frikë nga ti? Si e shpalle veten të vdekur, bile të vrarë në Drenicë, kur ti bashkë me kriminelët pije "Slivovicë" e haje mish derri për masakrat në Kosovë? Si të futi MUP-i serbian si nuse në Maqedoni dhe si u ringjalle? Kush e hodhi idenë se t´i me dorën tende ta telefonosh me telefonin e kuq, të cingëron në "TANJUG"(Tajna Agencija Nova Jugosllavia), për të shpallur vetin të vrarë në Drenicë, në zonën e luftës...? Përse u lidhe me Devollet, kur dihej botërisht që kjo bandë hajdutësh janë të lidhur me gjakësorët serbianë? Përse nuk ike si shqiptarët, por rrije me lezet në hotelin "Grand" me Veton Surroin, një gazetare greke dhe kush ishte tjetër aty. Fol, kurva e zezë! E shumë e shumë pyetje tjera që do të përgjigjesh një nga një. Bashkëpunëtori serb, Batoni, tani mbahet dhe ushqehet nga bashkëpunëtorët e vëllezërve Kariq, vëllezërit Devolli. Shpeshherë kemi shkruar për spiunët e familjes Haxhiu me tradita të moçme antishqiptare dhe se kanë bërë hatanë në kombin tonë. 

Çuditërisht, ka pasur ndoshta ndonjë këlysh që ndër dej ka gjakun serbian dhe ka pyetur veten: A thua është e vërtetë? Sërish njeriu i UDB-së serbe dhe i Jovica Stanishiqit, kryeudbashi çetnik serb, Baton Fazli Haxhiu, i ndërsyer nga qarqet shoviniste  serbe ka filluar të lehë nga kopetë e staneve të Serbisë. Kësaj radhe kishte për detyrë për të turbulluar mendjen e popullatës kosovare me përpilimin e listave të emrave në Gjykatën Speciale. Ky Baton Haxhiu flet se për këtë punë paguhet. Nuk shkruhet pa fakte, sepse, përpos që njollosja është e dënuar me ligj, njeriu me shpifje humb edhe burrninë. Dhe, mu për këtë arsye, Baton Haxhiu nuk ia mban të rrëfehet, t'i lidhë kijet me mua dhe nuk ngre padi penale... Jam i gatshëm që për gjithçka që shkruaj dhe që kam shkruar deri më tani të përballem kurdo para çdo organi të akuzës. Familja e Fazli Haxhiut, me origjinë është nga Drenasi-Pokleku (Gllogovci) i Drenicës. Trungu i kësaj familje shumë të zeza i kishte bërë popullatës të kësaj ane. Babagjyshi i tij kishte lidhje të ngushtë me Krajlin Serb dhe më vonë me kasapin e shqiptarëve, Aleksandër  Rankoviqin, ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe. Aleksandër Rankoviqi, që njihej si LEKA, ishte betuar se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe vërtet kështu ndodhi e zeza e kombit të kësaj zezënaje të ndihmuar nga familja Haxhiu. Kjo familje i kishte rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë dhe kishte dëgjuar edhe frymëmarrjen e shqiptarëve për t‘i burgosur dhe për t’i vrarë prapa kurrizit dhe më pas për t‘i humbur në natën pa hënë, pa shenjë e pa dok dhe të gjithë ata shqiptarë të kësaj ane që me kohë e kishin nisur vallen e lirisë, argatët serbianë të kësaj familje i kishin maltretuar pamëshirshëm. Këta qenë serbianë kishin kafshuar hajnisht dhe kishin sharë e poshtëruar shqiptarët në degë e në rrënjë...

Baton Haxhiun e afron Zoran Stijeviq

Ne kemi shkruar më herët në këtë gazetë, "KOSOVA SOT", se si spiuni i UDB-së serbe, Baton Haxhiu në kohën e luftës, fshehurazi është takuar me kriminelët serbo-çetnikë dhe pikërisht me kryeudbashin gjakësor, nipin e Drazh Mihajlit që quhej JOVICA STANISHIQ. Batoni bashkë me këtë kriminel marrin udhë në bjeshkët e Brezovicës dhe vendosen në hotelin luksoz. Atje pinë raki rrushi të vreshtave serbe "Slivovicë" dhe mish të pjekur në hell të derrit të maleve të Shumadisë. Po ashtu kemi shkruar se si Batoni, me tradita të moçme spiunazhi BABË E BABAGJYSH, në bashkëpunim me ideologun e planit famëkeq, "PATKOI" DHE "TOKË E DJEGUR", për të mos hetuar nga shqiptarët, bëjnë planin se kinse është vrarë nga forcat serbe. Marrin telefonin me dorë të vet dhe telefonojnë "TANJUGUN". Ndërkaq, këtë njeri të Stanishiqit, MUP-i SERBIAN E FUSIN SI NUSE NË MAQEDONI; pa ferrë në këmbë... Zoran Stijeviqi i jep krah të fortë Baton Haxhiut, mikut të tij të vjetër. Harruam të theksojmë ata që nuk e dinë. Baton Haxhiu, gjatë bombardimeve të NATO-s, ishte në dhomat e hotelit "GRAND" në Prishtinë bashkë me ish-shefin e tij Veton Surroin, djalin e një jugosllavi që quhej Rexhai, ambasador jugosllav në disa vende të Amerikës Latine dhe së fundi në Spanjë. Ekzistojnë dyshimet se Rexhai u vra nga spanjollët si spiun jugosllav e që kishte lidhje me baskët!? Vëllai i Rexhait, Sezairi është hero jugosllav, që ra në luftë kundër shqiptarëve për interesat serbe. Më vonë do shkruajmë për këtë rast se si i prishi Vetonin dhe Batonin, Jovica Stanishiqi...

 Baton Fazli Haxhiu, këlyshi i UDB-së serbe bashkë me bandën mafioze, hajnat dhe racistët "DEVOLLI", të ndërsyer nga serbët deshën t´i vrasin miliona shqiptarë

Udbashi dhe spiuni me tradita të moçme antishqiptare bashkë më bandën mafioze, hajnat dhe racistët "DEVOLLI", kompani që në pikë të ditës bashkëpunon hapur me gjakësorët e Drazh Mihajlit, që një shekull vranë e prenë shqiptarët e pafajshëm, të ndërsyer dhe të paguar, të helmuar dhe për t´i tredhur shqiptarët, me marrëveshje të fshehur tentuan t´i helmojnë shqiptarët me mallra që përmbanin simptome kancerogjene. Kjo, a është e vërtetë apo shpifje!?

Kjo bandë mafioze e nëntokës të kanaleve serbiane që quhet "DEVOLLI" bashkë me arkitektin dhe mësitin , Baton Haxhiu, pastruan qindra apo mijëra tonelata krunde derrash, lopësh, qensh i dërguan në mullirin "Silos", për t´i humbur gjurmët dhe për të mos hetuar shqiptarët, atje i përpunuan dhe thasët i shkruan "MADE IN KOSOVA", dhe kinse brenda ka miell. Dhe, kjo kope hajnash dhe kriminelësh "DEVOLLI" dhe krimineli, hajni, shpifaraku, spiuni i UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiu, a e dini se ku i shpërndan këta krunde me simptome kancerogjene? Jo! Nuk i shpërndan në Serbi, e as në Rusi. I shpërndan në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej ku ka shqiptarë.

Kjo bandë mafioze kriminale dhe krimineli dhe hajni, argati i Serbisë, Baton Fazli Haxhiu menduan se ia arritën qëllimit dhe të paguar nga serbianët i fërkonin duart. Mirëpo, falë popullatës shqiptare dhe furrtarëve të Shqipërisë që u ankuan dhe filluan t´i kthejnë mbrapsht krundet-"miellin" kah ka ardhur në Kosovë.

Shih për këtë, Baton Fazli Haxhiu dalldiset dhe turr e vrap në Shqipëri, për të ankuar se përse nuk i lanë që këto mbeturina të pastruara nga stallat serbe t´i hanë dhe të helmohen shqiptarët. Baton Fazli Qeli Haxhiu, përse nuk reagoi, kur më herët nga Shqipëria u kthyen disa mallra të Kosovës, ta zëmë patatet? Përse? Po vrapoi vetëm pse u kthyen mallrat kancerogjene nga Serbia fashiste!!! Përse deshe të vrasësh shqiptarët!? 

Përse nuk i shpërndave te miqtë e tu serbianë? A e dini ju more kriminelë se çfarë veprash kriminale dhe penale keni bërë? Unë nuk jam jurist, por edhe qentë e Shumadisë po e dinë se së pari keni kryer vepra penale për hajni duke dëmtuar buxhetin e shtetit të Kosovës me miliona euro? Nuk keni paguar doganën, kinse janë krunde, sa mijëra tonelata keni kontrabanduar  deri tani? Kur veproni kështu ju hajnisht dhe në mënyrën më kriminela, lë vend për të dyshuar se ju ndoshta keni kontrabanduar edhe drogë, kanabis... kush e di? Të ikësh tatimeve të shtetit dhe të dëmton buxhetin me miliona euro, çka do të thotë, sipas jush, kjo? Flisni!

Po, a nuk është vepër penale, kur ju këta krunde të stallave të derrave i kamuflojnë dhe i bëjnë tebdil me thasë të rinj, kinse me miell të pastër dhe i dërgoni për të tredhur shqiptarët në Shqipëri!? Çka është kjo? Flisni ju këlyshët e pushkaxhinjve serbianë "DEVOLLI" dhe spiuni i Jovica Stanishiqit, BATON FAZLI HAXHIU!? Ju u dënuat vetëm për vjedhje me 500 mijë euro. Edhe burgu i përjetshëm është pak. Ju jeni racistë, po e përsëris:JU BANDA "DEVOLLI" DHE BATONI DJALLI JENI RACISTË. Si ka mundësi ju t´i krahasoni shqiptarët me kafshët!?

E tëra kjo është vërtetuar edhe nga dy shtete dhe disa shoqata të mullirit. Tani unë publikisht shkrova se këta janë të paguar, të ndërsyer nga çetnikët e Drazh Mihajlit dhe për përfitime materiale dhe për të trashur xhepat e tyre dhe dëmtuar shtetin. Dhe, në qoftë se kjo nuk është e vërtetë dhe nuk zë vend, ahere thoni cila është e vërteta dhe pastaj ne kemi një vagon pyetjesh!?

Për kontrabandën me kafen që tentuat të ikni rrugëve alternative, natën në Serbi, Amortizatorët, hise në spital po e lëmë herën tjetër, si thoni!

 PSE NUK U BURGOSËN BANDA HAJDUTE, RACISTE "DEVOLLI" DHE BATON FAZLI HAXHIU?

Reshat Badallaj-Zhuriani i pari në këtë gazetë lidere në rajon "KOSOVA SOT", ka shkruar se prapa shpinës se kësaj bande kriminele, mafioze, raciste dhe Baton Haxhiut, spiunit të Kalamegdanit, qëndrojnë banditët dhe kriminelët mafiozë të ulur në Qeveri dhe në Kuvend. Po e ripërsëris prapa kësaj bandë mafioze kriminale serbe qëndrojnë hajnat dhe kriminelët të ulur në Qeveri dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kështu shkruaja në këtë gazetë lidere. Dhe, çka doli? A u vërtetua! E dëgjuat se kë e mbështesnin dhe fjalorin e tyre? Këta punësuan jomeritorët. Nuk punësuan asnjë të ish-ushtarëve të ushtrisë së lavdishme UÇK-së. Kurse në emër të UÇK-së janë aty dhe vjedhin. Edhe dashnoreve të tyre u siguruan jetesën për dhjetë-njëzet breza, bile duke i blerë edhe limuzina me xhama pis, celular 1000 euro, çizme të kuqe all për të përkujtuar bordellot, pallto me gëzof leopardi e të ariut polar dhe në anën tjetër 45 ish-ushtarë të UÇK-së bënë vetëvrasje? Çka është kjo, sipas jush, more!? Po as varr nuk i ndërtuat Jashar Saliut, veprimtarit që dikur si aktivist me miliona ia zuri frymën. Varrin ia ndërtuan shokët...

Kjo bandë kusarësh, kriminelësh, oligarkësh... edhe hetuesinë, prokurorinë, gjyqësinë i kanë bërë ZAP dhe në të gjitha organet gjyqësore e kanë shtrirë rrjetin si të merimangës dhe si vajin në lakra dhe rrinin si shpata e Demokleut mbi kokat e tyre. I kishin duart e lira për të vjedhur dhe këta të mos guxojnë të bëjnë as gek e as mek. Merreni me mend, në hetuesi, prokurori, gjykata jo rastësisht janë të ulur udbashë, hetues, prokurorë dhe gjyqtarë, argatë të deridjeshëm të kastës titiste, rankoviqiste që kanë dënuar shqiptarët me lloj-lloj etiketimesh dhe në anën tjetër serbianët me gratë e tyre luanin "Zikina kolona". Kush është ai që  guxon të thotë nuk ishte kështu!? Po, a dini ju more populli im se akoma aty ka persona të kohës së Rrahmanzinjve që kanë vrarë dhe kanë prerë shqiptarët me sakicë e hanxhar prapa kurrizit...!

Dhe, ç´mendoni ju, këta këlysh do bënin drejtësinë në Kosovë. Këta do t´i dënonin këtë bandë hajdutësh "DEVOLLI" që ia kanë zënë frymën, këta do të dënonin njeriun e Jovica Stanishiqit dhe të UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiun? Po si mund t´i dënojnë këta kur aty janë ulur ata që pas parasë vrapojnë si qentë pas kockave...

Dhe ju ndoshta nuk e dini një gjë që kam shkruar më parë: BATON FAZLI HAXHIU ËSHË KËSHILLTAR I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, KADRI VESELIT QË UNË KA KOHË E QUAJ KADRI TOPUZI. DHE JO VETËM KAQ, POR BATONI ËSHTË EDHE KËSHILLTAR I EDI RAMËS, DJALIT TË KRISTAQIT, QË DIKUR VURI IMZA PËR DËNIMIN ME VDEKJE TË POETIT NELA-VARJE NË LITAR...!

DHE JU MENDONI SE KY ËSHTË NGJITUR RASTËSISHT SI SHUSHUNJA NË ORGANET SHTETËRORE NË KOSOVË DHE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. Ç´MENDON JU SE KY GJARPËR, BATON HAXHIU DO TË RRIJË REHAT!? KURRËN E KURRËS!

Përse kurrë nuk ndërrove udhë nga UDB-ja serbe?

Baton Haxhiu, ky që kur del në tv serb që ndryshe quhet KLAN, na i frikëson fëmijët, ju nuk i dini se i kujt dhëndër është? Por, unë po pres të lajmërohet vetë ai!!! Nuk e dini pra, se dikujt nuk i ka hyrë asnjë ferrë në këmbë nga gjakësorët serbo- çetnikë. Qe këta kërkonin vdekjen time. I kam shkruar me emra dhe mbiemra spiunët. Kam shkruar edhe pesë libra kundër këtyre dhe deri në vdekje nuk do ndalem... Vjehrri i tij, kishte dhe akoma ka lidhje me Zoran DRAGOJEVIQIN. Po familja e Zoranit, a kishte lidhje me kriminelët; Drago Dragoviq dhe Stanko Cucuroviq? Kësaj radhe po japim faksimilin origjinal të zbuluar për herë të parë nga RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI http:/www.albaniapress.com/fotot/lajm e_foto/feb_12/985Scan.jpg

Tani BATON HAXHIU mbahet dhe ushqehet nga këlyshët e Kariqit, që po ashtu kemi shkruar dhe do shkruajmë për lidhjet serbe me këta këlysh denbabaden  antishqiptarë. I bëjmë thirrje PUBLIKE EDI RAMËS, KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KADRI VESELIT, KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, QË SA MË PARË TË LARGOHEN NGA KY SPIUN SERB, BATON HAXHIU, QË ËSHTË NGJITUR SI SHUSHUNJA NË TRUPIN E KOMBIT. SEPSE EDHE KËTA DO TË NJOLLOSEN DHE PASTAJ AS DETI NUK I LANË... 

Dhe krejt në fund të kësaj letre (akoma nuk kam përfunduar në tërësi), dua të vë në pah se nëpër fcb. me ironi gjuan fjalë pas gardhit herë më lavdëron dhe herë me konsideron si më të rrezikshëm bile me krahason me disa aktivistë të Shqipërisë. Unë nuk jam mësuar të merrem me fcb. dil në pazar si dalin burrat dhe të tregoj me gjerësisht, se këtij dylberi i paska mbetur hatri që kam shkruar që kishte lidhjet me një rus...

Nuk do të merrem me veshët e tij si të gomarit, se ashtu ia ka falur i Madhi Zot. Por, para se të shkruaj për të s´pari do t’i bëjë një mal pyetjesh: Sa gurë, më falni, sa rrasa kishte bunari, në fund kishte dru ahu për shtrat për t´i mbajtur rrasat e bunarit, çfarë temperature kishte brenda, a kishte hardhuca dhe gjarpërinj, përse hyri aty, apo e futi dikush me dhunë...

Si ky, edhe Halil Topuzi më shkroi në fcb. dhe më bllokoi të mos i shkruaj aty. Gabim! Nuk shkruaj gjëra të tilla nëpër fcb. Të kam shkruar ballë për faqe dhe nuk ta mbajti duke parë si t´i kam zbuluar këmbët e gjarprit, more burrë. Dil në mejdan një herë dhe vetëm një herë dhe më kurrë nuk mund të dalësh në TV se të derdhet mielli...

Këta janë kolera dhe murtaja e zezë kombëtare. Këta shumë borxh dhe krime i kanë bërë vendit dhe trojeve tona gjithandej ku flasin shqip. Sa më parë duhet izoluar dhe burgosur si qen, duhet të konfiskohet pasuria me hajni dhe pa djersën e ballit, dihet shikuar xhirollogaritë bankare se ku i kanë fshehur, në Kolumbi, Moskë, Beograd...

Tani ti, Baton Haxhiu, këlyshi i Jovica Stanishiqit,spiuni i UDB-së serbe, kumbara i MUP-it, kavaleri i Brezovicës dhe ringjallja në Maqedoni, që të futën si nuse, që e shpalle veten të vrarë, ke dy rrugë; dil në pazar si dalin burrat, ose: drejtoju hetuesisë për të gjitha që shkruaj edhe që them. Mund t´i drejtohesh edhe hetuesisë të shtetit tënd në BEOGRAD, ose këtyre këlyshëve titistë që i keni instaluar në Prishtinë. Si të duash. Unë jam i gatshëm dhe gjallë dhe si kokrra e mollës në top formë. Duke punuar tëre javës edhe të shtunave të dielave dhe gjej kohë për të shkruar ose të vij të përballem me qentë titistë të hetuesisë...

Përfundimi: juve more derëzi e babëzi që e vodhët, tradhtuat shtetin dhe deshët t´i vrisni shqiptarët duke i helmuar, tredhur që të mos shtohen, punuat për interesa personale dhe jo kombëtare, ju që bashkëpunuat me gjakësorët dhe pushkaxhinjtë, për të vrarë e për të prerë shqiptarët me sakicë e hanxhar prapa krahëve keni me ikur me faqe të zezë. Mbajeni mend se shumë borxh i keni Kosovës dhe kombit në përgjithësi gjithandej ku flitet gjuha e Arbrit...

Për të gjitha që them dhe shkruaj, unë RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale.

(Kosova Sot)