Enver Hoxhaj nuk foli në emër të Kosovës!

Enver Hoxhaj nuk foli në emër të Kosovës!
  • 24 October 2016 - 07:57

Në këtë shkrim nuk do ta mbroj Edvin Kristaq Ramën, jo përse më largoi nga gjiri miqësor në fcb, që i shkrova letër të hapur për kundërshtimin përse e bëri këshilltar Baton Haxhiun, anëtarin e UDB-së serbe dhe bashkëpunëtorin e kryeudbashit që bëri kasaphanë në Kosovë, Jovica Stanishiqit, por Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka të drejtë të flasë për vajzën e Shqipërisë-Kosovën .

I paudhi, bukëshkali, jugonostalgjiku, Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme të Qeverisë kuislinge, e dalë nga pazaret e klaneve të nëntokës, bëri yrysh kundër deklaratës së Edvin Kristaq Ramës, kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, duke thënë:"... Shqipëria nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës". Dallaveraxhiu Enver Hoxhaj foli në emrin e Qeverisë të sojit të zogollëve dhe toptanëve, që punojnë vetëm për interesa personale dhe assesi kombëtare. Ç´faj dhe çfarë dëmi i bëri Edi Rama Kosovës? Enveri i Therandës, me gjasë është ndërsyer nga dikush nga prapa dhe e mori këtë yrysh kundër Shqipërisë krejt me qëllim ta përçajë popullin. Përse ky dallaveraxhi që bëri dallavere me "akraballëkun e tij" nuk merren me pjesën e trupit të Kosovës, që i ranë sakicë duke ia prerë krahun e djathtë Mitrovicën, që shqiptarët nuk kanë të drejtë t´i vizitojnë as varret e të parëve që prehen në tokën e tyre që ia la Zoti hise, përse kjo Qeveri nuk merret me "Zajednicën" që e shtrin si vajin në lakra këtë sëmundje me metastazë kancerogjene, përse kjo Qeveri oligarkësh nuk merret me bandat mafioze që janë përhapur në Serbinë fashiste, në mënyrë mafioze në tërë territorin e Kosovës duke vjedhur deri në palcë, përse kjo Qeveri kusarësh nuk merret me kontrabandën shtetërore që me dhunë vjedhin e maltretojnë qytetarët dhe bëhen multimilionerë që deri dje kishin vetëm një lopë ose dhi e asgjë më shumë, përse nuk merret kjo Qeveri hajdute që vjedhin buxhetin e Kosovës nëpër dogana që "Devollët" me miliona vjedhin shtetin në pikë të ditës dhe helmojnë qytetarët shqiptarë me krunde derrash të Shumadisë. Pse nuk merret kjo Qeveri kuislinge e sojit të Esat Pashë Toptanit që shitën 9 mijë hektarë tokë CRNA GORËS, përse kjo Qeveri nuk merret me serbianët që mbjellin kriminelët në shtatore të bronztë pushkagjinjtë që kanë vrarë shumë shqiptarë si rasti i Milutinit ,përse nuk merret kjo Qeveri me papunësinë, ndërkaq vetë këta banditë shkuar banditëve punojnë në katër-pesëx vende pune,përse more veproni kundër interesave kombëtare....?

I rrezikshëm dhe tinëzar Kjo bandë qeveritare e Kosovës, qëllimisht dhe të ndërsyer nga qarqet e ndryshme hedhin benzinë në zjarr për të futur përçarje kombëtare, këta veprojnë kështu sepse paguhen për t'u shprehur kundër BASHKIMIT KOMBËTAR!!! Turp shkuar turpit! Ju more faqezinj veproni sipas asaj:"Kur e kaloni ujin, ta dh... pelën!" Dhe, ju vërtet ndërseni të huajt. Jeni futur në kronologjinë tradhtare të vendit, ju nuk jeni Qeveri që përfaqësoni popullin e Kosovës, ju jeni plehu i Kosovës! -Po ç´patë tani me Shqipërinë ore maskarenjtë!? Po kthejeni vetëm pak kokën prapa dhe shikoni. Po ju nuk keni sitë në ballin e kokës! Shqipëria urgjentisht duhet shpallur këtë njeri të Therandës PERSON NON GRATA! Ky është shumë i rrezikshëm dhe tinëzar, ky i fryn erës së sertë për të përfshirë zjarrin e përçarjes kombëtare. Kush të ndërseu, kush ta futi kunjin thellë për të përçarë shqiptarët, sa para more bakshish, në kohë të pakohë të shprehesh kundër Shqipërisë që strehoi miliona shqiptarë kur mbetën rrugëve dhe maleve, ku ishe ti në atë kohë ore faqezi pa asnjë pikë të bardhë...? Ju nuk keni dy gishta fytyrë, ju keni dhjetëmijë hektarë se i jepni 9 mijë ju nuk keni dert.

Matrapazët që vrapojnë pas parasë Dhe, krejt në fund fare edhe disa fjalë për disa "analistë", po çfarë analistë janë këta? Këta janë matrapazë që vrapojnë pas parasë si zagarët pas kockave dhe financohen me para të dyshimta. Por, është një e mirë e madhe që shqiptarët nuk ua varin. Se vërtet është kështu dhe për të vërtetuar se sa peshojnë në kandar, le ta provojnë e të dalin në zgjedhje dhe në qoftë se marrin vota edhe nga familjet e tyre se mos të mos flasim të mëhallës. Unë betohem publikisht se kurrë laps në dorë nuk do të marrë për të shkruar. Enver Hoxhaj edhe pse ka folur në emër të Qeverisë kuislinge sa më parë publikisht t´i kërkojë falje Edvin Kristaq Ramës, mos të kërkojë falje në emër të Kosovës, sepse ky nuk ka folur në emër të Kosovës... Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për ato që them e shkruaj mbaj përgjegjësi morale dhe penale.

(Kosova Sot)