Pse ‘sulmet tinëzare’ të Trump-it nuk do ta mposhtin Shtetin Islamik

Pse ‘sulmet tinëzare’ të Trump-it nuk do ta mposhtin Shtetin Islamik
  • 24 October 2016 - 14:26

Pjesa më e madhe e qeverive do të ishin të lumtura sikur SHBA-ja të luftonte për interesin e tyre.

Shkaku kryesor për ngritjen e ISIS-it në Irak dhe Siri është politik - pakënaqësia e sunitëve në rajon, të cilët e shohin veten si të përjashtuar dhe të sunduar nga dy regjime antisunite në Shkruan: Bagdad dhe Damask.

Beteja për Mosulin së shpejti do të tregojë se çelësi i suksesit në luftë kundër Shtetit Islamik, nuk ka të bëjë me atë që Uashingtoni duhet ta ketë befasuar atë, apo ta ketë shkatërruar atë me bomba. Rreth 100,000 forca të koalicionit janë të përfshira në përpjekjet për çlirimin e këtij qyteti, të mbështetur nga një fuqi e madhe ajrore amerikane. Ata do të ballafaqohen me rreth 5,000 luftëtarë të Shtetit Islamik. Beteja mund të jetë e përgjakshme, por koalicioni do të fitojë. Ku qëndron problemi? Një fitore në fushëbetejë mund të mos jetë relevante. Kur Donald Trump ngritet kundër administratës së Obamës, meqë kishte bërë me dije qëllimin e vet për ta marrë Mosulin, ai, sikur zakonisht, është keq i informuar. Ndoshta ai ka në mend disa shembuj të paktë të sulmeve të befasishme, sikur që është invazioni i Ditës D në Normandi, në vitin 1944. Por, ato janë raste të rralla. Gjermania naziste e dinte se, herët apo vonë, aleatët do të zbarkonin, por meqë kishte okupuar pjesën më të madhe të Evropës, nuk dinte ku do të ndodhte invadimi i aleatëve. Britania dhe SHBA-ja punuan shumë për t'i bërë nazistët që të mendonin se ata do të zbarkonin në Kalais, apo se do të depërtonin nga Ballkani. Shteti Islamik, në anën tjetër, kontrollon vetëm disa qytete të vogla dhe një qytet të madh në Irak.

Sfida reale për koalicionin Që nga dita kur ai e mori Mosulin, ISIS e dinte se ushtria irakiane do të mundohej që ta rimerrte atë. Duke pasur parasysh topografinë shkretinore, ekzistojnë vetëm disa rrugë të hapura për t'iu qasur qytetit. Kjo mungesë e befasisë është normë e luftimit. Pjesa më e madhe e shembujve me të vërtetë të suksesshëm të befasisë përfshijnë invadimin e papritur të një vendi, sikur që ishte "blitzkriegu" nazist në Poloni, në vitin 1939. Sfida reale për koalicionin ishte sigurimi se rimarrja e Mosulit nuk do të përcillej me një dinamikë të njëjtë sektare e cila çoi deri te rënia e qytetit në rend të parë. Mos harroni, Mosuli është qytet me shumicë sunite. Arsyeja pse ai ra kaq lehtë në vitin 2014 kishte të bënte me faktin se banorët e këtij qyteti ishin abuzuar nga qeveria shiite qendrore e Irakut nën kryeministrin Nouri al-Maliki. Si rezultat i kësaj, kur u ballafaquan me një zgjidhje midis milicive shiite dhe Shtetit islamik, ata ose u radhitën përkrah xhihadistëve, ose mbetën pasivë. Gjatë dy viteve të kaluara, forcat irakiane - shpesh milicitë shiite - kanë "çliruar" disa qytete sunite, sikur p.sh. Falluxhën, për t'ia nisur më pas një raund të ri të gjakderdhjes. Nga perspektiva e shiitëve, ata janë të angazhuar në një verifikim ekstrem, për t'u siguruar që të mos depërtojnë mbështetësit e Shtetit islamik. Por, banorët sunitë ndihen të rrethuar, janë duke u konsideruar fajtorë dhe iu mohohet hyrja në shtëpitë dhe lagjet e tyre. Shkaku kryesor për ngritjen e ISIS-it në Irak dhe Siri është politik - pakënaqësia e sunitëve në rajon, të cilët e shohin veten si të përjashtuar dhe të sunduar nga dy regjime antisunite në Bagdad dhe Damask. Një pjesë e sunitëve mendojnë se ata duhet të jenë në pushtet, derisa të tjerët reagojnë meqë me të vërtetë janë persekutuar. Sido që të jetë, pa adresuar këto shqetësime, ISIS kurrë nuk do të mund të mposhtet. Pasi që të bjerë Mosuli, shumë ekspertë vlerësojnë se administrata amerikane duhet të vazhdojë me ndihma ndaj qeverisë irakiane. Por, presidenti Obama iu ka rezistuar këtyre thirrjeve, meqë ka kuptuar se problemi esencial është sektar. Ai insistoi se qeveria irakiane duhet të pësojë ndryshime fundamentale në sjelljen e saj ndaj sunitëve. Ai, në fakt, kërkonte dorëheqjen e Malikit. Vetëm pasi që të ndodhë një gjë e tillë dhe pasi që të zgjidhet një lider më pajtues, SHBAja do të pajtohet që ta ndihmojë qeverinë në Bagdad. .

Strategjia efektive Secili vend dëshiron që të jetë i lirë. Pjesa më e madhe e qeverive do të ishin të lumtura sikur SHBA-ja të luftonte për interesin e tyre. Sidomos në Botën arabe, kjo "sëmundje" është shumë e përhapur. U formuan koalicionet për të luftuar në Siri, por me disa përjashtime të vogla, ato shumë shpejt u bënë jo aktive, duke ia lënë SHBAsë tërë barrën e luftimeve. Disa thonë se kjo kërkon një turpërim dhe etiketim publik të aleatëve. Kjo nuk ka funksionuar në të kaluarën dhe nuk ka të ngjarë që të funksionojë as në të ardhmen. Strategjia e vetme që duket të jetë efektive, është që Uashingtoni ta bëjë me dije se nuk do të bëjë lëshime dhe ta respektojë këtë. Vetëm pasi u bë e qartë se administrata e Obamës nuk do t'u ndihmonte irakianëve përderisa të mos bëheshin ndryshime në qeveri, Maliki dha dorëheqje. Kjo strategji e detyrimit të të tjerëve që të ndërmarrin veprime, në një rast ishte përshkruar nga një zyrtar i Obamas si "udhëheqje nga prapavija" dhe, përkundër asaj se kjo frazë nuk është aq e famshme, ideja është e saktë dhe e drejtë. Në këtë rast, janë vetëm arabët ata që mund ta adresojnë dinamikën sektare, duke u kyçur në biseda të vërteta pajtuese dhe të ndarjes së pushtetit. SHBA-ja mund të ndihmojë në këtë proces, por vetëm nëse këto vende dhe liderët e tyre duan t'i ndihmojnë vetvetes.

(Kosova Sot)