Rivendosja e të njëjtës çështje (edhe) në Kuvenḍ ̣në parim ̣e palejuar!

 Rivendosja e  të njëjtës çështje (edhe)  në Kuvenḍ ̣në parim ̣e palejuar!
  • 28 June 2015 - 21:26

Shkruan: Prof. dr. Riza SMAKA  

Res Iudicata 

Kurdoherë  një çështje   juridike  ̣ vendoset nga  organi përkatësisht institucioṇi   I caktuar  (në rastin konkret ,kur Kuvendi I RK-së e refuzoi  proejkt – amendmentin për krijimin e bazës kushtetuese për  adoprimin e Ligjit për  Dhomat Gjyqësore e Prokuroriale të Specializuara - LDHGJPS)  e njëjtạ  temë, sëpakut nga dy  shkaqe , nuk lejohet të  rivendoset po nga ai organ apo institucion!

Sëpari, sikundër të  ofrohej për miratim  propozim – amendmenti për krijimin e bazës kushtetuese për adOptimin e LDHGJPS-sẹ̈, pashmangshëm do të  reflektohej  intenca dhe tendenca e presionit  nëse jo eksplicit atëherë sëpakut implicit  të  ushtruar   ndaj deputetëve   refuzues të atij akti legal   gjë që   do t'ishte edhe akt  violent  dhe në kundershtim me statusin e deputetit të  stiPuluar me n.70  të Kushtetutës dhe n. 21 – 26  të Rregullores së Kuvendit të RK-së si dhẹ,

Së dytị , çështja qe vendoset apo gjykohet një herë (Res Iudiciata & Ne Bis In Idem) në   një procedurë , instancë   dhe në gjendjen faktike të njëjtë, asnjëherë dhe askund  nuk lejohet të  rivendoset përkatësisht të  rigjykohet  në të njëjetën instancë , nga organi apo institucioni i njëjtë!!

Vetëm në procedurat juridike , sipas mjetit juridik ordinar- të rregullt, lehohet dhe arsyetohet  rivendosja e të njëjtës  çështje nga organi përkatësisht institucioni i njëjt, por, vetëm atëherë kur do të  konkstatohej  përkatësisht do të konkludohej se ndonjë theksim ankimor është i bazuar ! Trajtimin e procedimin e tillë e justifikon edhe parimi i ekonomisë në procedurën civiḷe, administrative dhe penale!

Nderkaq , në çështjet   juridike – politike , çfarë ishte propozimi i amendmentit për  krijimin e bazës  kushtetuese për miratimin e Projekt – Ligjit për Dhomat Gjyqësore e Prokuroriale të Specializuara ( LDHGJPS) ̣ ,edhe nëse nuk do t'ishte  stipuluar  ndryshe me ndonjë akt juridik të përgjithshëm, çfarë  është  Rregullorja për Kuvendin e RK-së, çështja e vendosur  njëherë , në parim , nuk lejohet as   nuk arsyetohet për tu rivendosur, sëpakut jo, para skadimit të afatit juridik të arsyeshëm ,në kohëzgjatje prej , sëpakut, gjashtë muajsh ̣përkatësisht, para se do të  aplikoheshin  modifikime të caktuara në aktin e trajtuar e të vendosur më parë!

Qeveria e Kosovës duhet të  veprojë

Qeveria e RK-së , pas refuzimit të propozim-amendmentit për krijimin e bazës  kushtetuese për miratimin e LDHGJPS-së ̣,do të duhej të ishte proaktivẹ, për dallim  të indolencës burokratike ,çfarë ishte para refuzimit të aktit në fjalë , ashtu që,

-       të  bashkëpunonte   dhe bashkëvepronte sinçerisht me opozitën parlamemtare,

-       të  bashkëpunonte ngushtë me përfaqësuesit  relevantë të institucioneve të EU-së dhe të SHBA-ve për ndryshime e plotësime të domosdoshme të LDHGJPS-së ( referuar  parimit   juridik ndërkombëtar të   jurisdiksionit   vendor dhe të primatit të kushtetutës  ndaj cilit do akt ligjor si dhe  zbatimit të ligjit të aplikuar – Kodit Penal dhe Kodit për Procedurën Penale të Kosovës aq më parë – A Fortiori  kur   të njëjtit janë koherent dhe në harmoni me të Drejtën e EU-së), si dhe,

-        pas një afati të arsyeshëm  e të  fiksuar  tok me  opozitën parlamentare , Kuvendit të RK-së t'i  propozojë ( e të mos e papërfillë të njëjtin sikundër më parë, në vend të   propozimit të arsyetuar bindshëm, me një  informim   të cekët e bizar!) për miratimin e amendmentit  të nevojshëm për krijim të bazës kushtetuese për adoptimin  e LDHGJPS-së!

 

Përfundime

Qeveria e Kosovës ,në radhë të parë ,Kryeministri ,kërkohet të  krijojë ura të bashkërenditjeve dhe të bashkëpunimeve të  sinçerta   dhe të  rregullta me liderët e  partive politike opozitare  dhe ,ashtu, pashmangshëm  do të krijiheshin parakushte elementare për  tu arrjitë   një marrëveshje politike e qendrueshme  dhe  racionale referuar miratimit  eventual të LDHGJPS-së, poqëse,Conditio Sine Qua Non ,do të  përfilleshin , sëpakut, këto  premisat në  vijim:

Sipas nenit 19  të Kushtetutës, (ngjashëm ,me cilën do kushtetutë të shteteve demokratike bashkëkohore )  marrëveshjet  ndërkombëtare i ratifikon Kuvendị  i RK-së  përkatësisht parlamentị  apo asambleja e shtetit respektiv!

Ndryshe ,sipas  nenit 4 të LDHGJPS-së, dhoma gjyqësore apo prokuroriale e specializuar, për ndonjë marrëveshje ndërkombëtare të arritur ̣ , në vend të përfilljes së nenit 18 të Kushtetutës së RK-së ̣, e njëjta , duke e ignoruar papërfillshëm atë  postulat  esencial , as qe do t'i   lutej kortezisht ( " ask"̣ ̣, " claim", require" ), poṛ, Qeverisë së Kosovës ,  vituelisht  do t'i  kërkonte  me disksion imperativ (  ..." shall seek  to...")  jo për "ratifikim" por vetëm për një pelqim në marrëveshjen ndërkombëtare të caktuar !

Seandejmi ̣,dispozita e nenit 4 të LDHGJPS-së,  Volens Nolens ,do të  duhej të  riformulohej në harmoni me nenin 18 të Kushtetutës së RK-së!

Poashtu, nevojitet  që në LDHGJPS-në, të modifikoheshin dispozitat të cilat   aktualisht  i papërfillin   dhe i  nëpërkëmbin parimet  ndërkombëtare valide  referuar Lex Rei Sitaẹ &  Ius Soli ...përkatësisht   procedimet juridike  penale sipas   premisave  të   jurisdiksionit  materjal e personal (vendit të kryerjes së aktit   kriminal si dhe  zbatimit  të  ligjit vendor  , aq më parë kuṛ , edhe LDHGJPS-i   aludon dhe  supozon  kryerje të krimeve të caktuara   nga qytetarë të Kosovës,  kryesisht, në Kosovë ;  aq më pare kur ( A Fortiori)   sikundër   Kodi Penal dhe Kodi për Procedurën Penale i Kosovës janë  koherentë dhe në   harmoni me të drejtën  e EU-së !

Rrjedhimisht, të pandehurit e ,  rrjedhimisht  ,të akuzuarit  për kryerje të   akteve kriminale ( veprave penale)  kurrsesi të mos jenë  vetëm   shqiptarët kosovarẹ̈ ,poṛ ,cili do qytetar kosovar i dyshuar  për kryerje të akteve kriminale ( veprave penale)  në dhe gjatë periudhes së caktuar me LDHGJPS-në!

Nëse në LDHGJPS-në,  do  të inkorporoheshin  edhe  këto   modifikime, atëherë,  edhe opozita parlamentare Kosovare  tok me deputetë  pozitarë refuzues të pokëtij aktị  në  formulimin aktual  tejet problematik, me bazë do të mund të pritej qe të ishin   kooperativ në bashëveprime të  koordinuara me pozitën  parlamentare përkatësisht Qeverinë e Kosovës!