"Kosova Sot" përherë ishte një dritare e hapur për realitetin dhe mendimin e lirë

  • 03 July 2015 - 07:59

Shkruan: MR. Bislim Aliu 

KJO KASTË E POLITIKANËVE PO E ÇON VENDIN DREJT RRËNIMIT

Vetëm bashkëpunimi aktiv do t'i sjellë fryte shtetit tonë

Pa mëdyshje, gazeta 'Kosova Sot' qe 16 vjet pas luftës dhe shtatë vjet pas pavarësisë së saj, ishte një dritare e hapur e realitetit dhe e prosperitetit. Ajo gjithnjë ishte në mbrojtje të shtetit, të ligjit, të barazisë dhe të demokracisë. Andaj, "të fortët" që e kanë kapur e ngufatur shtetin, qe sa vite, ata nuk e durojnë këtë realitet dhe vërsulen kundër kësaj gazete dhe kundër fjalës së lirë të gazetarëve, bashkëpunëtorëve , analistëve e opinionistëve të gazetës "Kosova Sot". Dhe, shtrohet pyetja , se deri kur këta "supermenë" të fortësh do të jenë kundër zhvillimit të shtetit,sundimit të ligjit dhe demokracisë përparimtare?...

Republika e Kosovës, qe sa vite është e mbërthyer nga abuzimet dhe keqpërdorimet e shumta, të cilat rrënjësisht po e pengojnë e bllokojnë zhvillimin normal të shtetit ligjor, për ta vënë ligjin, drejtësinë dhe demokracinë përparimtare në vend. Këtë, qe sa kohë e kanë katandisur politikanët tanë, të cilët Kosovën e kanë vënë në një batak të thellë korruptiv dhe kundër interesave të qytetarëve të saj. Andaj, për të dalë nga kjo humnerë e thellë korruptive e kriminale, kërkohet bashkim i forcave progresiste për t'i denoncuar keqbërësit dhe zyrtarët abuzues të ligjit në vend. Në këtë drejtim, gazeta numër një "Kosova Sot", qe sa vite e ka trasuar rrugën e drejtë, kundër të gjitha abuzimeve dhe keqpërdorimeve pa dallim, që po i bëhen vendit tonë qe sa kohë, e sidomos nga politikanët e zyrtarët e papërgjegjshëm dhe oligarkëve të tyre. Ajo në faqet e saj, përherë i ka kushtuar hapësirë dhe vëmendje sundimit të ligjit, drejtësisë dhe demokracisë. Dhe, gjithnjë, ishte kundër abuzuesve, të cilët qe sa kohë hajnisht e zhvatën shtetin deri në palcë. Ndaj m'u për këtë, ajo përherë e përkrahu mendimin e drejtë dhe shprehjen e lirë të qytetarëve në faqet e gazetës. Ajo me këtë realitet të treguar, në vazhdimësi, ishte e sulur nga pushtetarët dhe keqpërdoruesit, të cilët e gjetën vetën si personazhe të prekura nga shumë shkrime të kësaj gazete në keqpërdorime dhe në abuzime të shtetit. Por "Kosova Sot" si gazetë e dashur dhe tejet serioze, përherë për këtë, qëndroi krenare dhe ballëhapur në paraqitjen e realitetit të shfaqur në shoqërinë tonë.

Shprehja e lirë dhe qëndrimi kritik është në interes dhe i bën mirë shtetit dhe popullit

Pa mëdyshje, "Kosova Sot" tani e 16 vjet pas luftës dhe shtatë vjet pas pavarësisë së saj, ishte një dritare e hapur e realitetit dhe e prosperitetit zhvillimor. Ajo gjithnjë ishte në mbrojtje të shtetit, të ligjit, të barazisë dhe të demokracisë. Andaj, "të fortët" që e kanë kapur e ngufatur shtetin, qe sa vite, ata nuk e durojnë këtë realitet dhe vërsulen kundër kësaj gazete dhe kundër fjalës së lirë të gazetarëve, bashkëpunëtorëve , analistëve e opinionistëve të gazetës "Kosova Sot". Dhe, shtrohet pyetja , se deri kur këta "supermenë" të fortësh do të jenë kundër zhvillimit të shtetit,sundimit të ligjit dhe demokracisë përparimtare?... S'do mend se asnjë gazetë në Kosovë, nuk është e hapur për lexuesit për ta shfaqur fjalën dhe mendimin e lirë dhe të drejtë sikur "Kosova Sot". Në fakt, gazeta "Kosova Sot" për dhjetëra vjet është gazetë "Model" për të gjitha të tjerat. Dhe mu për këtë realitet të treguar, ajo qe sa vite është një gazetë e dashur dhe shumë e respektuar nga një armatë e madhe e lexuesve të shumtë, por edhe model për të tjerat që e kopjojnë. Këtë realitet të treguar, që mbase, 16 vjet, është e mirëseardhur për shumicën e popullatës në Kosovë. Megjithatë, për keqpërdoruesit dhe abuzuesit e shtetit, që e zhvatën deri në palcë, kjo gazetë është "halë në sy" mu për këtë realitet të treguar. Zatën këtë mision dhe këtë rrugëtim të drejtë gazeta "Kosova Sot", i ka hyrë me plot dinjitet kombëtar e zhvillimor nën udhëheqjen e themeluesit dhe botuesit z. Ruzhdi Kadriut dhe stafit profesional dhe shumë të vyeshëm të kësaj gazete, që nga fillimi i saj në shtator të vitit 1998. Ajo, asnjëherë nuk ndaloi për t'i treguar këto keqbërje, të cilat me të madhe e plandosën shtetin dhe qytetarët e këtij vendi duke rrezikuar edhe ardhmërinë e këtij vendi. Në anën tjetër, kjo keqbërje mafioze, ia humbi edhe shpresën e fundit popullit për të jetuar i lirë ekonomikisht dhe materialisht në shtëpitë e veta e në vendin e vet. Këtë qeverisje tejet korruptive, e bënë qe sa vite pushtetarët tanë të kriminalizuar, pra "supermenët" e fortë, të cilët varg e vijë e zhvatën me të madhe këtë shtet, e popullin e harruan tërësisht dhe asnjëherë nuk iu ra ndërmend se edhe ata duhet jetuar, së pakut pranë tyre. Këta politikanë tregohen e kinse bëhen "solidarë" me deklarata pompoze, duke mashtruar popullin për t'ua rrëmbyer votën përmes mashtrimeve e premtimeve të rrejshme, të cilat asnjëherë dhe askurrë nuk e gjetën konkretizimin për një jetë më të mirë të qytetarëve. E ndonjëherë, edhe ndoshta duhet të pyetemi: Mos vallë, ne si popull jemi edhe kaq fatkeq, që udhëhiqemi nga një kastë e politikanëve mashtrues e të korruptuar, që po e çojnë vendin drejt rrënimit shtetëror, ligjor dhe të demokracisë në çdo aspekt?

Thirrja e "Kosova Sot" për bashkëpunim dhe për mendim të lirë kundër keqpërdorimeve dhe politikanëve të korruptuar është plotësisht me vend

Andaj, thirrja e kësaj gazete për fjalën e lirë dhe për bashkëpunim, për të gjithë ata që e duan shtetin e të mos heshtin asnjëherë, duke i denoncuar vazhdimisht krimet, abuzimet dhe shpërdorimet e politikanëve të korruptuar, të cilët e kanë katandisur shtetin e Kosovës, është një kërkesë imediate e kësaj gazete për ta mbrojtur shtetin nga bataku i thellë në të cilin e sollën me të madhe pushtetarët tanë, dhe në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim. Ndaj. me këto keqpërdorime, për shumë vjet u mor gazeta numër një "Kosova Sot" dhe asnjëherë nuk ngurroi për ta shfaqur mendimin e lirë kundër abuzuesve të shtetit dhe mafiozëve politikanë. Andaj, edhe kërkohen mendime të ndryshme dhe alternativë dalëse nga kjo krizë e thellë, në të cilën e sollën pushtetarët dhe politikanët tanë mafiozë me keqpërdorimet dhe abuzimet e shumta, të cilët e plandosen tmerrësisht të ardhmen e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Ndaj, bashkëpunimi aktiv do t'i sjellë fryte shtetit tonë për të ecur përpara dhe për t'ia shtuar shpresën popullit tonë për të jetuar i lirë në Kosovën e dashur.