Shteti i Kosovës ndërmjet demokracisë dhe anarkisë

Shteti i Kosovës ndërmjet demokracisë dhe anarkisë
  • 04 July 2015 - 08:16

Shkruan: Blerim Burjani

PASURIMI PA BAZË ËSHTË NJË NGA FENOMENET, QË DUHET NDALUR

Sfidat me të cilat përballet vendi

Kosova duhet të tregojë rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit, si dhe duhet të ketë ndjekje penale për të gjithë ata persona, që janë pasuruar në emër të shtetit ose kanë keqpërdor shtetin për veprime pasurimi

Vizita e kryeministrit të Kosovës në Gjermani ishte ngjarja më e rëndësishme e këtij viti e shtetit të Kosovës. Përkundër shumë zhvillimeve të mëdha dhe dinamike në Kosovë, Mustafa realizoi një takim të frytshëm për shtetin. Megjithatë, kërkohet edhe shumë punë për të bërë, kurse ky takim nuk ishte kuartazi, por ishte takim për të bërë ndryshime në shtetin e Kosovës. Disa çështje që dominuan ishin: liberalizimi i vizave, parku i ashtuquajtur i paqes, çështja e emigrantëve të Kosovës, Gjykata Speciale dhe MSA-ja. 

Familjarët e politikanëve në diplomaci

Kosova duhet të tregojë rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit, duhet të ketë ndjekje penale për të gjithë ata persona që janë pasuruar në emër të shtetit ose kanë keqpërdor shtetin për veprime pasurimi pa bazë ose kanë keqpërdor detyrën zyrtare duke dërguar në shërbim diplomatik njerëz familjarë, përkthyes si dhe partiakë. Pra, Kosova duhet të tregojë qartë vendosmëri për reformë ekonomike, rritje të punësimit, reduktimin e njerëzve në përbërje të bordeve dhe reduktim pagash për njerëz të këtyre bordeve. Po ashtu duhet të zvogëlohen privilegjet për deputetë e ministra, duhet të ndërrojë qasja e qeverisjes komplet për të ndërtuar një shtet të mirëfilltë të arsyeshëm dhe ndërtimin e sektorit privat, duke mos harruar se numri i ndërmarrjeve publike duhet të reduktohet në tërësi deri në privatizim të plotë, duhet të kryhet reforma në administratën publike,reformë në drejtësi. Kosova ka shumë detyra sikurse edhe kryeministri dhe ky koalicion qeverisës. Pra, duhet të kryhen një varg detyrash, si dhe në sferën regjionale Kosova të arrijë normalizimin e raporteve ndërshtetërore me Serbinë. Shteti ynë kërkohet të jetë energjike për të sjellë një ndryshim kualitativ në qeverisje të shtetit. Pa një ndryshim të madh nuk mundet shteti të këndellet. 

Politizimi i jetesës në Kosovë

Ndalja e familjarizimit, nepotizmit dhe bërja e Kosovës shtet i qytetarëve jo shtet i partive politike të papërgjegjshme , apo përgjegjësi vetëm partiake , e tëra që ndodh deri me tash në Kosovë është demokraci e individit dhe partisë, por jo demokraci për qytetarët, të cilët shfrytëzohen vetëm për votime dhe pas votimit harrohen të gjitha premtimet e bëra, edhe pse këto premtime janë vetëm konsum parazgjedhor, por s'ka asgjë nga premtimet, mashtrime e gënjeshtra, kjo quhet gënjeshtër e demokracisë pas asnjë përfitimi të qytetarit. Kosova mbetet në gjysmë rruge në trajtimin e problemit të sektorit privat apo asgjë nuk gjendet në horizont për të ndërtua një sektor privat gjenerues të fuqishëm të vendeve të punës. Qeverisja e shtetit nuk bëhet për interesa personale. Shtet ynë i varfër me papunësi në rritje 35%, nuk ka rezultate për zbutje bile të vogël të papunësisë. Kemi një numër të madh të të rinjve të papunë, të cilëve mendja u shkon për të ikur nga vendi, ngase nuk kanë ndonjë shpresë të vogël për të gjetur punësim. Kosova ka nevojë për një shpresë që duhet t'u ofrohet qytetarëve se ata do te kenë ditë të mira. Ne kemi një politizim marramendës të gjithë jetesës në Kosovë, andaj duhet të ikim nga rritja e politikës dhe shpenzimeve të mëdha që hanë njerëz të shumtë përmes politikës dhe hynë në biznese të shumta, madje të paligjshme. Pasurimi pa bazë është një nga fenomenet që duhet ndalur, duhet bërë përpjekje që të reduktohet dhe të bëhet reformimi i administratës publike me shpenzime të mëdha që e ngulfatën shtetin dhe ndalin zhvillimin ekonomik te shtetit dhe ndërton një shtet parazitë që parat e mbledhura nga doganat i hanë të tëra administrate glomaze e shtetit. Duhet ndal procesin për shkake dytësore të gradohen njerëzit ne pozita sot ka njerëz të shumta për merita familjare e dajve mbajnë poste të larta administrative, ka pasur përpjekje edhe me zor edhe pa ditë ia dhënë poste njerëzve të cilët nuk kanë pas njohuri as shkollim adekuat apo janë shkolluar paralelisht duke mbajt poste në mënyrë ilegale dhe pa përvojë në poste të larta administrative. Të gjithë po e shohim se si është katandisur vendi, por duhet bërë përpjekje për të ngritur në këmbë jo rrallë e kam thanë se shteti ynë ka nevojë për rikonstruim të plotë, apo na vyen rishikim i plotë, ose pse të mos të bëjmë një reformë të thellë shtetërore në dobi të qytetarëve, në zvogëlim të shpenzimeve buxhetore pa nevojë për të përkrahë plotësisht sektorin privat. Pse të mos rishikojmë dhe korrigjojmë qeverisjen dhe skenën politike, për këtë kërkohet vullnet i qytetarëve për të ndal degradimin demokratik dhe ndërtimin e një shteti të konsoliduar, nuk kemi nevojë të humbin kohë më, edhe ashtu kemi humbur kohë duke pritur të tjerët për të rregulluar jetën personale e familjare dhe militantët partiakë.