Lufta speciale e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan nuk është "tigër prej letre

Lufta speciale e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan nuk është
  • 11 January 2017 - 07:51

SHKRUAN: PROF.DR. HAKIF BAJRAMI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2016 ishin në një luftë kundërthëniesh të papara në këto 50 vjetët e fundit. Rusia e ka shfrytëzuar këtë pozitë në tërë Globin dhe disi ka filluar të diktojë. Në këto rrethana Polonia ka kërkuar ndihmë nga NATO e është në te, kurse Kosova nuk është në NATO por kjo organizatë është këtu. Bota kështu është katandis në mes llojit dhe pasurisë së peshës në varfëri. Sot pasuria e 62 personave më të pasur në Glob është pak më e madhe se pesha e skajshme e gjysmës së popullsisë në tërë botën. Pasiguria në këtë kundërthënie nuk është më e vogël se sa më 1939. Përkundrazi kapitalizmi i pakontrolluar po i tronditë nga themelet mendjet e pikantuara në demokraci. Dhe çka nëse rebelohen të uriturit dhe ISIS, Alkaida dhe çmenduria e gjeneratës në vendet kapitaliste për pasurim dhe përvetësim të djersës së huaj mbetet në hije, apo shndërrohet në "tigër prej letre".

Po ku është Ballkani në këtë rrëmujë?

Në vitin që e lamë pas u zu një serb me 14 kg eksploziv në Prishtinë. Terroristi madje kishte pushuar në 'Grand' dhe vetura e tij ishte ruajtur me "roje speciale". E vërteta mbeti një shushurimë se ai paska planifikuar Katedralen dhe pasi që ajo nuk është serbe, nuk duhet hiperbolizuar. Jemi demokratë more. Në vazhdën e kësaj zeje konvertibilie u zunë TRE "gazetarë" rusë në Krahinën e Rahovecit. Sigurisht kanë ardhur për ta blerë ndonjë gajbe rrush se ka rënë vlera e rubles në Rusi". Në këtë tregim orvelian u sulmua Kuvendi i Kosovës dhe RTK dhe pse të dyshohet në ruso-serbianët po më mirë të dyshohet dhe të akuzohen , madje për "terrorizëm" pesë të rinj shqiptarë, të cilët ç`është e vërteta nuk dinë ta përdorin revolen, e lëre më minahedhësin! Të jetë tregimi më i plotë 26 serbianë dhe rusë u nxunë në flagrancë në Podgoricë, një natë para se në Mal të Zi të mbahen zgjedhjet parlamentare. Disa që ishin të ushtruar në "vjeljen e rrushit" arritën të arratisën në parajsën e gjenocidit, ku tjetër pos në Serbinë e Miloshit dhe Sheshelit ku sundojnë nxënësit e tyre. Madje po thuhet e shkruhet se një rus i "skenarit" të Podgoricës dhe sigurisht edhe Shkodrës në lojën e futbollit, u fotografua me jo më ulët se Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, që ishte për shitje të migëve në Beograd, shkelqësinë tij, Sergej Lavrovin. Ani çka, kur në SHBA, Vladimir Putini arrin të dezorientojë tërë strategjinë e Partisë Demokrate. E aty është fuqia më e madhe e njerëzimit. Fotografimi në Beograd është bërë sigurisht pasi që janë marrë instruksionet dhe bërë pagesat për punë "humanitare". Si përfundim i kësaj katrologjie nxënësit e Milloshit dhe Sheshelit morën dhuratë nja 10-20-30 avionë lufte nga Kremlini. I blenë me grancion që Serbia t` i paguajë nga devidenta e 'Trepçës' dhe Borit. Të paktën kështu "shkuan " në garancionin konvertibilkitetit sepse rubla dhe dinari janë leckosë tejmase. Në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse (2017) priftërinjtë serbë lëshuan lutje "humane" nga oborri i Universitetit "Hasan Prishtina", sepse duan edhe një herë ta përgjakin tokën e Kosovës, sikurse më 1999. Këta prifta nuk jetojnë pa gjak dhe dhunë sepse ndryshe nuk munden ta propogandojnë se "Kosova është e tyre." E bëjnë këtë , jo që nuk e dinë se nuk është e tyre, por duan t`i vënë para aktit të kryer përgjithmonë çështjen e Toplicës (714 fshatra i shfarosën për 20 ditë më 1877). E shfarosen Sanxhakun hap pas hapi duke e ndarë më në fund më 1944/5. Dhe këtu është mjegulla e priftërinjve për të bërë gjueti pastaj pushtetarët e Beligradit, për t'i rrëzuar 286 xhami më 1877, më 1918, më 1999. Hej zanat është ky dhe nuk harrohet, sepse "populli i qiellit" duhet të rrojë në tokën e "Shën Savës" së verbuar nga të afërmit. Këta janë që kanë kërkuar koka të shqiptarit më 1975 në "Bozhur", në kohën e komunistëve e tani munden të kërkojnë nja dyqind metra më në juglindje në kishën e tyre, ku nuk ka pasur kishë kurrë, ku duhet të mësojnë të gjithë studentët pa dallim kombi. A kanë serbët kishë para ndonjë rektorati të tyre, jo, e pse të ketë në Kosovë? Kambanat po bien, por nuk po i dëgjon kush duhet, sepse janë të preokupuar të rrimë të zgjuar sa kushtojnë biletat për Bruksel, për Nju-Jork, për, për… Mirë është kjo filozofi mizantrope, sepse deputetët i kanë rrogat e vogla dhe duhet t'i rrisin për 20%-36%, sepse në këtë nivel i kanë realizuar planet e vitit që shkoi. Dhe rritja duhet të ndodhë, sepse deputetët tanë më shumë harxhojnë për berberë e teleisje sesa një familje pesëanëtarëshe. Ani sepse po i përcjell televizioni permanent dhe nuk duhet të duken gexhana. Deputetë bre me një fakultet e diploma të ministrave, që i fituan në vendlindjet e tyre nga 4-7 vota, me kryetar qeverie që i humb zgjedhjet në komunë dhe fiton në shtet. Këta jemi në kombinime inatçore në politikë.

Pse u burgos Ramush HARADINAJ në Francë në tokën zvicerane?

Kambanat po bien, si tha këto ditë kryeministri Edi RAMA. Por deri sa pushtetarët tanë të mos dinë se për kë do të bien kambanat, Ramush HARADINAJ po qëndron i burgosur në Francë. Edhe për këtë burgosje po flitet se Serbia është informuar kur udhëton Haradinaj. Dhe burgimi kishte për qëllim që të ndodhë në tokën e Zvicrës, aty ku në ditarin tim më 1991 shënova se: "Këtu në Zvicër vlojka uji në akull". Po thuhet se gisht në burgosje ka Serbia, por edhe Kosova, madje të dy subjektet së bashku. E vërteta, shërbimet tona janë shumë të "profesionalizuara" dhe do të kenë ditur sikur në rastin e Kumanovës, por "paqësor jemi dhe nuk na gjendet lloji në planet". Nëse sërish Serbia kërcënohet me luftë, e dikush këtë kërcënim po e quan "llafe", më duhet patjetër ta publikoj një bisedë shumë të rëndë me prof. Mark Krasniqin në Zvicër më 1991. Në mbrëmje pas shumë tubimeve që u mbajtën atë ditë, profa më tha qortueshëm: "Ti Hakif po flet për luftën si mjet të çlirimit, nuk na duhet lufta fare, sepse kemi rreshtim paqësor". Aty ishte akademik Idriz Ajeti që tërë kohën heshti dhe nuk shfaqi kritikë fare. Dhe, pasi që u kalua muri i respektit që kisha për këta kolos prej pedagogësh, u vërsula shumë rreptë: "Profesorë të nderuar, Serbia na ka shpallur luftë më 23 mars 1989. Ne duhet ta pranojmë luftën, dhe të mbrohemi, përndryshe Milloshi po shkon me shkallëzim në shfarosejn tonë sikurse ka bërë gjenerata e Jovan Ristiqit më 1877 në Toplicë dhe Evropa i ka pranuar rezultatet e aktit të kryer. Unë jam historian dhe kam profesion filozofinë e politikës. Do ta shohim në vijim, se politika paqësore është shumë afirmative, por afirmativizimin nuk po e respekton okupatori". Ne duhet të përgatitemi në shkallë evolutive dhe një ditë t`ia shkrepim edhe ne me adetet tona, me zakonet tona, me armët tona të pakta, por çlirimtare. Ata që ishin aty filluan të aplaudojnë. Dhe pak më vonë, do të më qortojë një profesor shumë i nderuar me faktin se në tubime: " Unë po flas shumë më tepër se akademikët e respektuar". E pranova vërejtjen, dhe nuk e përsërita , por nga pozicioni i luftës së imponuar që të mbrohemi nuk hoqa dorë kurrë. E sot, të gjithë ata që po quajnë luftën speciale të Serbisë me Rusinë prapa: "Kemi të bëjmë me një tigër prej letre", disi po më duket se po na përsëritet historia, vetëm aktorët e "Hamletit" janë më të shmikuar. Deputetët e Parlamentit Kosovës krihen para pasqyrës, shkojnë në seanca, regjistrohen dhe i marrin mëditjet. Pastaj dalin nga ndërtesa e Kuvendit për të punuar edhe jashtë orarit për ndonjë tender në orar. Në këto rrethana Serbia në të gjitha anët na i ka vënë pritat. Tani manipulohet me një draftrezolutë në BE, sepse në "Kosovë ka kundërthënie". E vërteta kjo është "një shpejtësi e tretë", nëse asociacioni dështon sepse demarkacioni është sigurisht në pozicion të dështuar. Kështu Serbia ka shansin të kërcënohet e popat nuk mahiten, sepse Specialja ua ka krijuar kushtet për luftë speciale.

(Kosova Sot)