Njerëzit me fat dhe ata të harruarit

Njerëzit me fat dhe ata të harruarit
  • 20 January 2017 - 09:37

Shkruan: Winnie Byanyima

Logjika ekonomike dhe politike kërkon që njerëzit të vihen në rend të parë.

Qeveritë duhet të pushojnë së përdoruri forcat e tregut dhe ndryshimet teknologjike si alibi për dështimet e tyre. Ato duhet t'i detyrojnë bizneset që ta marrin parasysh ndikimin social të vendimeve të tyre, të caktojnë drejtimin e zhvillimit teknologjik dhe të rregullojnë tregjet, me qëllim të parandalimit të një gare deri në fund rreth rrogave dhe taksimit të korporatave.

Në vitin 2015, 62 njerëzit më të pasur në botë, posedonin një pasuri sa edhe 3.6 miliardë njerëzit më të varfër dhe më të brishtë. Në vitin 2016, këtë pasuri e posedonin vetëm tetë njerëz, ku që të gjithë ishin meshkuj. Si drejtor ekzekutiv i "Oxfam International", nuk i prezantoj këto të dhëna vetëm për shkak se janë bombastike, por për shkak se të dhënat e reja rreth pabarazisë globale tregojnë se më të varfrit e botës posedojnë një pasuri edhe më të vogël sesa që kemi menduar deri më tani. Kur të aplikojmë të dhënat më të detajuara, atëherë shohim se nëntë meshkuj, e jo 62 meshkuj dhe femra, kishin po aq pasuri sa edhe 3.6 miliardë njerëz më të varfër në vitin 2015. Efektet e këtij dallimi midis të të paktëve me fat dhe neve të tjerëve, ndjehen kudo, por ato janë më të vështirat për të varfrit që janë harruar, ku femrat përbëjnë një përqindje më të madhe. Një në nëntë njerëz çdo mbrëmje bie në shtrat i uritur dhe 10% e popullatës botërore ende fitojnë më pak se 2 dollarë në ditë. Në ndërkohë, super të pasurit janë duke e akumuluar pasurinë me një shpejtësi aq të madhe, saqë brenda 25 vjetëve të ardhshëm bota mund të ketë trilionerët e saj të parë. Kjo është shumë më shumë sesa një lojë me numra: këto të dhëna reflektojnë një sistem ekonomik i cili ka lënë qindra miliona njerëz prapa dhe që është duke pamundësuar një të ardhme më të mirë, më të drejtë dhe më të përparuar. 

Më të pasurit e botës nuk i kanë fituar paratë e tyre duke punuar vetë me përkushtim Raporti më i ri i "Oxfam"-it rreth pabarazisë, i cili koincidon me takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, paraqet pabarazitë e thella ekonomike dhe ofron zgjidhje për balancimin e tyre. Aty përshkruhet sesi kompanitë e mëdha, të udhëhequra nga super të pasurit, janë duke evituar tatimet, duke zvogëluar rrogat e punëtorëve, duke zvogëluar çmimet e paguara prodhuesve dhe duke investuar më pak në bizneset e tyre, me qëllim që t'i rrisin fitimet për aksionarët e tyre të pasur. Ka shembuj të panumërt të elitave super të pasura, të cilat ndjekin interesat e veta dhe profitet me çdo kusht. Oxfam, FMN dhe Banka Botërore, që të gjithë e dinë këtë tani; derisa të varfrit e kanë ditur gjithmonë. Prandaj, kur qeveritë tentojnë ta rrisin GDP-në me çdo kusht, ato janë duke mbështetur një sistem ekskluziv ekonomik, i cili dëmton me qindra miliona njerëz që tanimë janë të prekur nga varfëria, sëmundjet, shfrytëzimi dhe mjerimi. mEdhe meritokracia është mit. Më të pasurit e botës nuk i kanë fituar paratë e tyre duke punuar vet me përkushtim. Më shumë se gjysma e miliarderëve të botës, ose e kanë trashëguar pasurinë e tyre, ose e kanë grumbulluar me anë të industrive që janë lehtë të korruptueshme dhe ndaj nepotizmit.. mLajmi i mirë është se këto gabime mund të korrigjohen. Zgjedhjet e qëndrueshme, të ndjeshme dhe praktike tanimë janë në dispozicion. Duke ndërtuar një ekonomi e cila funksionon për 99% të njerëzve, është një qëllim i arritshëm. Kjo është edhe e vonuar, sikur që dëshmohet nga trazirat politike të vitit të kaluar, duke përfshirë edhe Brexitin në Britani, fitoret e Donald Trumpit dhe Rodrigo Dutertes në SHBA dhe Filipine dhe rënia e mbështetjes për Kongresin afrikan nacional. Në të gjitha këto raste, masat e kanë shprehur frustrimin e tyre. 

Ne nuk duhet ta pranojmë një ekonomi që nuk funksionon Ne jetojmë në një botë gjithnjë e më pak stabile dhe më shumë të dhunshme, ku të varfrit, sidomos femrat, shihen si më pak të vlefshëm sesa të tjerët. Por, është në interesin e të gjithëve që ta kthejmë mbrapshtë këtë trend, i cili do të çojë deri te një pabarazi edhe më e madhe. Nëse vazhdojmë rrugës aktuale, ne mund ta rrezikojmë punën që tanimë e kemi bërë për çrrënjosjen e varfërisë. Tema për Forumin e sivjetmë ekonomik botëror është "lidershipi reagues". Dhe, derisa qeveritë kanë një rol kyç në krijimin e një bote ku që të gjithë mund t'i shijojnë frytet e prosperitetit, këtë e kanë edhe super të pasurit, ku shumë prej tyre gjenden tanimë në Davos. Mesazhi për ta duhet të jetë i qartë: ndërtimi i një ekonomie më përfshirëse kërkon ridistribuim. Për t'i dhënë fund varfërisë, qeveritë duhet ta luftojnë një përqendrim të tepërt të pasurisë, jo vetëm duke luftuar evadimin tatimor, por edhe duke rritur taksat ndaj të pasurve dhe atyre me të ardhura të larta. Por, nuk mjafton vetëm ridistribuimi. Për ta arritur një prosperitet për të gjithë, ne duhet ta ndryshojmë modelin tonë ekonomik. Qeveritë duhet të pushojnë së përdoruri forcat e tregut dhe ndryshimet teknologjike si alibi për dështimet e tyre. Ato duhet t'i detyrojnë bizneset që ta marrin parasysh ndikimin social të vendimeve të tyre, të caktojnë drejtimin e zhvillimit teknologjik dhe të rregullojnë tregjet, me qëllim të parandalimit të një gare deri në fund rreth rrogave dhe taksimit të korporatave. Njerëzimi ka talentin për të bërë më mirë. Ne nuk duhet ta pranojmë një ekonomi e cila nuk funksionon, vetëm për shkak se disa njerëz përfitojnë nga status quo. Kjo nuk është demokraci. Logjika ekonomike dhe politike kërkon që njerëzit të vihen në rend të parë dhe të krijohet një botë ku të gjithë do të jenë me fat, e askush nuk do të jetë i harruar. (Winnie Byanyima është drejtor ekzekutiv i "Oxfam International") Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për PROJECT SYNDICATE, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot