Po heshtet ngjarja e protestave qytetare në Ruman

Po heshtet ngjarja e protestave qytetare në Ruman
  • 08 February 2017 - 08:29

Deri kur qytetarët duhet t'i kuptojnë qëllimet e agjendave që sajohen për të shpërqendruar vëmendjen e tyre nga problemet reale të jetës?

SHKRUAN: AZEM OSMANI

Pse po shkruhet kaq pak në portale e rrjete sociale për këtë praktikë qytetare, që kishte me qenë rruga më e mirë për luftimin e korrupsionit tek ne në Kosovë? -Pse emisionet televizive dhe analistët nuk debatojnë ose debatojnë përciptazi lidhur me këtë ngjarje? -Pse qytetarët tanë heshtin për këtë praktikë që gjithmonë ofron zgjidhje, e sidomos aty ku shteti, e veçanërisht gjyqësia është e kapur? -Apo mos ndoshta po presim të na sinjalizojnë partitë politike opozitare që të ngrihemi në protesta e të mos i kuptojmë fare kërkesat e tyre se për çka po protestojmë, sikur që ndodhi herën e kaluar në sheshet e Prishtinës? -Apo mos ndoshta po presim sërish të na sinjalizojnë partitë aktuale ta rrëzojmë një qeveri të korruptuar për ta sjellë një tjetër të tillë? -Deri kur qytetarët duhet t'i kuptojnë qëllimet e agjendave që sajohen për të shpërqendruar vëmendjen e tyre nga problemet reale të jetës?
 

(Kosova Sot)