Besimi te tregjet dhe mosbesimi te mediet

Besimi te tregjet dhe mosbesimi te mediet
  • 12 February 2017 - 10:02

Shkruan: Sergei Guriev

Oligarkët mund ta përdorin pronësinë ndaj medieve për të konsoliduar pozitat e tyre politike

Takimi i sivjetmë i Forumit Ekonomik Botëror në Davos ndodhi në një moment të hutisë së elitave ekonomike dhe financiare të botës. Edhe pse ekonomia globale së fundmi ka qenë në një gjendje relativisht të mirë, votuesit kanë qenë të rebeluar kundër tyre. Përkundër sfidave tepër të publikuara dhe pikave të dobëta, ka pasur mjaft lajme të mira ekonomike gjatë viteve të fundit. Globalizimi dhe progresi teknologjik kanë mbështetur një rritje vjetore të GDP-së për kokë banori për 2.5% që nga viti 2009 - që është rritje më e ulët sesa ajo para Recesionit të madh, por ende mjaft e lartë sipas standardeve historike. Gjatë 35 viteve të fundit, përqindja e popullsisë botërore që jetojnë në varfëri ka rënë nga 40% në vetëm 10%. Ndoshta ankesa më e madhe e vitit të kaluar, ka qenë pabarazia. Por, në nivel global, pabarazia është në rënie. Dhe, derisa pabarazia ka rritur në mesin e disa ekonomive të përparuara, rritja nuk ka qenë aq dramatike dhe mbetet në kuadër të niveleve të arsyeshme. Por, kjo nuk është ajo që sheh qytetari i rëndomtë. Sipas Bankës evropiane për rikonstruktim dhe zhvillim (BERZH), rritja e perceptuar e pabarazisë tejkalon në një masë të madhe realitetin e përshkruar nga të dhënat zyrtare, sidomos bazuar në anketat e bëra në familje. Në vetëm një nga 34 shtete, ku janë bërë anketa nëpër familje, shumica e të anketuarve kanë raportuar një rritje të pabarazisë gjatë viteve të fundit. Por, të dhënat zyrtare tregojnë ndryshime shumë të vogla në koeficientin Gini (një matës standard të pabarazisë) gjatë kësaj periudhe, ku shumica e vendeve kishin përjetuar një rënie të pabarazisë.

Super të pasurit nuk mund t'i ndryshojnë rregullat në favor të tyre

Ndokush mund të mendojë se, nëse konflikti midis të dhënave dhe perceptimit ndodhë, atëherë të dhënat fitojnë gjithmonë. Por, në këtë rast, mund të ndodhë që të dhënat të jenë të gabueshme, apo më saktë, ne mund të jemi duke përdorë të dhëna të gabueshme. Për dallim nga qytetarët e rëndomtë, të cilët i shohin të pastrehët në rrugë dhe miliarderët në lajme, anketat e bëra në familje mund të injorojnë këtë apo atë grup shoqëror. Një lloj tjetër i të dhënave, të mbledhura nga ekonomisti francez Thomas Piketty, mund të ofrojnë një pasqyrë më adekuate të pabarazisë sot: të dhënat tatimore. Këto të dhëna ndikojnë se rritja e të ardhurave në mesin e super të pasurve, kohëve të fundit ka tejkaluar me të madhe rritjen për popullsinë tjetër. Philippe Aghion nga Harvardi dhe "College de France", si dhe bashkautorët e tjerë, e kanë forcuar këtë gjetje, duke treguar se, derisa pabarazia nuk është rritur te 99% e popullatës, ai 1% i mbetur ka bërë përshtypje më të madhe. Përqendrimi i pasurisë në majë të elitës shoqërore, që është vënë në pah nga Piketty dhe të tjerët, mund të jetë i rrezikshëm. Nëse institucionet politike janë të dobëta, atëherë magnatët e pasur mund t'i përdorin paratë e tyre për "kapjen" e zyrtarëve qeveritarë dhe të bëjnë që rregullat ekonomike të shkojnë në favorin e tyre. Natyrisht, nëse institucionet politike të një vendi janë mjaft të forta, atëherë as super të pasurit nuk mund t'i ndryshojnë rregullat në favor të tyre.

Pronësia e medieve nga oligarkët

Fatkeqësisht, në shumicën e 36 vendeve anëtare të BERZH-it, institucionet politike nuk janë aq të forta. Kjo reflektohet te fakti që komoditetet dhe pasuritë natyrore janë në duart e super të pasurve në vendet e BERZH-it, duke sugjeruar jo vetëm se pasuritë natyrore mund të jepen me qira, por edhe që ato qiradhënie nuk tatohen në mënyrë adekuate. Sikur që ka theksuar Luigi Zingales në vitin 2012, oligarkët mund ta përdorin pronësinë ndaj medieve për të konsoliduar pozitat e tyre politike, të cilat më pas mund t'i shfrytëzojnë për të siguruar qira nga të cilat mund t'i financojnë mediet. Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, thotë Zingales, ishte mjeshtër në këtë aspekt. Por, shumë oligarkë në vendet post-komuniste kanë vepruar ngjashëm. Disa oligarkë do të thoshin se më mirë ata të jenë pronarë të medieve, sesa që mediet të jenë në pronësi të qeverisë: të paktën, ata mund të konkurrojnë me oligarkët e tjerë. Është e vërtetë se pronësia e medieve nga një qeveri kleptokratike, është e rrezikshme. Por, e tillë është edhe pronësia e medieve nga oligarkët, të cilët mund të ndeshen njëri kundër tjetrit, me qëllim të mbrojtjes së interesave kryesore të tyre. Mediet rrejnë në lidhje me formimin e shoqërive moderne. Për këtë shkak pronësia duhet të jetë transparente, ku, në kushte ideale, pronarët e medieve duhet ta kenë të ndaluar që të kenë asete të tjera. Thënë shkurt, mediet duhet të jenë subjekt i po asaj politike antitrust, sa edhe industritë e infrastrukturës. Edhe pse një politikë e tillë do të kishte kundërshtime, adresimi i këtyre problemeve kërkon në rend të parë një rregullator të fuqishëm dhe të pavarur, Implementimi i një kornize efikase antitrust, nuk do të jetë aspak i lehtë. Por, megjithatë do të jetë më e lehtë sesa shtyrja me një publik gjithnjë e më të pakënaqur që është duke e humbur besimin te demokracia dhe tregjet e hapura).

(Sergei Guriev është ekonomist kryesor në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për PROJECT SYNDICATE, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot

(Kosova Sot)