Ju tregoj kush është Ramiz Kelmendi, kumbara i kriminelit serb, Draguljub Kariq

Ju tregoj kush është Ramiz Kelmendi, kumbara i kriminelit serb, Draguljub Kariq
  • 20 March 2017 - 09:22

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

 Çudirat antikombëtare që nuk ndodhin askund në botën e qytetëruar

 Ramiz Kelmendi, ky korb shëtitës, i porositur nga qarqet shoviniste serbe

 A e dini ju more miq, more populli im, një gjë, se fabrikat në Serbi kanë linja të veçanta të prodhimit për Kosovë dhe mu për këtë vetëm në Kosovë është përhapur kanceri. Kanceri është përhapur në Kosovë më tepër se gripi nga mallrat që shpërndahen nga rrjeti ‘Elkos’ dhe ETC, nga kryeargati serb, Ramiz Kelmendi, dhe banda tjetër ‘Devolli’, për t´ia përshpejtuar vdekjen dhe tredhur shqiptarët për të mos u shtuar si popull


Shkrimin në vazhdime e shkruaj pa ngjyrime politike, sepse kurrë në jetën time nuk kam qenë dhe nuk jam anëtar i asnjë bande politike në Kosovë. Jam kurdoherë i gatshëm dhe i hapur për t´iu përgjigjur në replikë, por jo atyre që nuk e njohin alfabetin tonë, që thonë se i ka 25 shkronja e jo 36. Do të doja të reagonte Ramiz Kelmendi, ujku serb, që nuk njeh kope tjetër pos Serbisë. Dil në pazar, t´i lidhim kijet, edhe pse nuk kemi luajtur me ashik bashkë. Lexuesit dhe populli të na matin në kandar...

Çudirat antikombëtare, që nuk ndodhin askund në botën e qytetëruar, ndodhin vetëm në Republikën e Kosovës, e sidomos nga Qeveria e dalë me anë të pazareve të mafisë, të bandave të nëntokës kriminale dhe assesi me anë të votave të popullit. Mu për ketë, kjo qeveri e mbushur plot e përplot me këlysh të rrahmanzinjve, banditë, oligarkë, kriminelë, kusarë, hajna që nuk kanë hallin e interesit kombëtar dhe të popullit, por kanë hallin se si të vjedhin e të pasurohen hajnisht e hairin mos ja pafshin! E ta shkatërrojnë Kosovën deri palcë në mish e asht...

Kjo bandë mafioze mori shumë vërejtje nga populli, nga familjet e Dëshmorëve të kombit, nga ambasadat e vendeve të huaja ndërkombëtare se në këtë bandë mafioze ka njerëz të korruptuar në të gjitha dikasteret, por e krijuar dhe e shtrirë si vaji në lakra nga majat e shtetit, krejt me qëllim krijimin e kopesë së hajdutëve, për të vjedhur me lehtë dhe për të mos burgosur, sepse këta banditë shkuar banditëve, edhe në sistemin gjyqësor kanë ulur zagarët dhe langonjtë që i kanë dënuar dhe etiketuar shqiptarët me lloje e lloje epitetesh dhe kanë sharë shqiptarët në çdo tre rreshta dhe ky soj sojsëzë është mjerisht në krye të shtetit. Banda e majave te shtetit ka bërë që veprimtarët, patriotët, dëshmorët e kombit të urrehen dhe në krye të shtetit të vihen udbashët, hajnat, spiunët, oligarkët, tradhtarët, kusarët, që nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike pos çudirat e njëmijë e një nate ndodhin vetëm në Kosovë, që aty rrotull janë bashkëpunëtorët me të devotshëm të kasapëve dhe pushkaxhinjve serbo-çetnikë!

Në gazetën më të lexuar në rajon në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", unë, Reshat Badallaj-Zhuriani, kam shkruar shpeshherë dhe po e ripërsëris se Serbia gjakatare e ka dorën e gjatë dhe mu për këtë kishte shpërndarë 2200 udbashë-spiunë në Ballkan dhe nga këta 720 spiunët më të tmerrshëm në Kosovë, mjerisht shqipfolës, puthadorë e sahanlëpirës për të turbulluar Kosovën dhe për të dëgjuar edhe frymëmarrjen e patriotëve që ia turbullojnë ujin Serbisë dhe pastaj për t´i dënuar dhe vrarë, që më pas t’i humbin pa shenjë e dokë...

Një ndër metodat që mos t´i ik Kosova nga duart dhe për t´ia shtuar ymrin Serbisë, kjo shtrigë ka zgjedhur tregtinë dhe spiunët e saj me tradita të moçme antikombëtare denbabaden, të veprojnë lirshëm duke bërë të kamur me mallra me simptome kancerogjene, me afat të skaduar, mish të mykur, për t´i tredhur dhe vrarë shqiptarët ngadalë. Kori i vdekjes në këtë marifet është i madh, por botërisht dihen se janë mjerisht shqipfolës që ndër dej u buron vrullshëm gjaku i nipave të karagjorgjeviqëve, rankoviqistëve që mbanin në oda edhe trobejnicën e tij drazhistëve,kopilit Tito dhe kasapit të kasaphanës Slobodan Milosheviqit, që po i përmendim me emra dhe i kemi përmendur edhe më herët që janë vëllezërit Kariq, e sidomos Dragoljubi e Sreteni, kumbarët Devolli, Ramiz Kelmendi, Ekrem Luka dhe miku i ngushtë i kryekriminelit Jovica Stanishiq, udbashi Baton Haxhiu, që në kohën e bombardimeve të NATO-s, nuk iku nga Kosova, por qëndroi në hotelin "GRAND" në Prishtinë, bashkë me Veton Surroin, grekë e serbë bashkë. Pastaj për t´i humbur gjurmët ky njeri i UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiu, që tashmë në popull njihet si HADZIC, në hotelin e flladshëm në "Brezovicë" bënte dyzen ahengu me paramilitarë serbo-rusë, kurse Kosova lahej në gjak duke prerë me sakicë e hanxhar,duke u dhunuar e djegur për së gjalli...

 Kush është Boguljub Kariq, lider i partisë "Pokret snaga srbije", kumbara i Ramiz Kelmendit?

Krimineli Boguljub Kariq është i lindur në qytetin e Pejës, më 1954, e flet për mrekulli gjuhën shqipe, njihet edhe si harmonikash, sepse filloi me familjen e tij me muzikë, duke formuar grupin "Plave zvezde". Është fëmija më i vogël i Janjicit dhe Danicës. Babai i tij ishte tregtar. Boguljub Kariq ishte mik i ngushtë i Tomislav Nikolicit dhe Borislav Tadiqit dhe Kishës serbe. Boguljub Kariqi, përpos pasurisë marramendëse, ka shtëpi edhe në rrugën Tolstoi 31 dhe ishte fqinji i parë i Mira Markoviqit, bashkëshortes së kryekasapit SLLOBODAN MILOSHEVIQI DHE KRYEARKITEKTIT PËR SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE, DOBRICA ÇOSIQIT, që e kanë kopenë në rrugën "Francuska numër 7" në Biligrad...Bogoljub Kariq ka qenë edhe bankier i Slobodan Milosheviqit.

Në kohën e qeverisjes se Mirjana MARKOVIQIT,bashkëshortes se Sllobodan Milosheviqit, ishte ministër pa protokoll dhe ky Boguljub Kariqi, kumbara i Ramiz Kelmendit, kishte themeluar partinë dhe ishte lider i saj që quhej:"POKRET ZNAGA SRBIJE-BOGULJUB KARIC". Kishte kompaninë "MOBTEL SRBIJA" DHE “PTT SRBIJA”. Për shkak të veprave kriminale lëshohet fletarresti kundër Boguljub e Sreten Karicit. Ik në Rusi te vëllai i Milosheviqit, Borisavi, dhe flitej e shkruhej se fshihej edhe në sarajet e PATRIJARKANËS SË PEJËS NË DEÇAN. E kërkonte Interpoli, por ky ka lëvizur shumë lirshëm në shumë vende të botës... Dhe për tí a humbur gjurmët të mos kapet nga Interpoli, vëllai i Sllobodan Milosheviqit, Borisavi, që ishte ambasador në Moskë, thotë së nuk di dhe nuk e ka parë fare Dragoljubin, pos dikur moti e kishte parë Dragomirin... Një kohë ky kriminel kur strehohej dhe fshihej në Patriarkalen e Pejës ruhej dhe paguhej nga shqipfolësit, mjerisht!

Ç´është e vërteta, në fillim flitej se ka ikur në Bjellorusi, por më vonë del hapur dhe lajmërohet nga Moska. Dhe, më 30 dhjetor 2016, pas 11 viteve, kthehet në Serbi, bashkë me vëllain e tij, Sretenin. Sreteni ka ikur para Boguljubit për aferën e ‘MOBTELIT’... Jemi duke hulumtuar se Ramiz Kelmendi, Devollët dhe këlyshët tjerë aty rrotull, shqipfolës dhe argatët e tij a ishin në varrimin e babës se tij, Janjiqit, që u varros në Pejë, më datën 23 tetor!?. Mirëpo, nga burimet e mia që me vijnë, unë kam kërkuar diçka me shkrim, ose ndonjë fotografi se a ishin këta në varrim ose kryeshëndosh se fjalën ngushëllime nuk e kuptojnë këta, prandaj shenjen e pikësimit (?), më kanë premtuar se do ta sigurojnë!!!(vo1503).

Por, sa për dijeni lë ta dinë se këta shqipfolës, spiunët, tradhtarët, tellallët që mbanin librezën e LKJ-së, që bridhnin fshat në fshat, mëhallë në mëhallë për të dënuar dhe etiketuar shqiptarët me epitete përbuzëse, prokurorët, hetuesit, gjyqtarët... janë të ndjekur në çdo hap për të zbardhur një nga një tradhtinë e tyre antikombëtare dhe faqet e historisë...

Ore ju miq! Po a e dini ju një marre të zezë? Langonjtë dhe zagarët shqipfolës që kanë lehur kundër kombit tonë i kanë dërguar nëpër fshatra për të dënuar "nacionalizmin, separatizmin, shovinizmin, irredentizmin... shqiptarë" dhe në anën tjetër serbët kanë bërë sallamadi rreth ushkurit dhe kur është kthyer ahmaku që kishte lehur kundër shqiptarëve, e kishte gjetur kapelën që e kishte harruar hamshori!!! Haram gjiri i kraharorit që ja ka dhënë nëna, haram buka e uji që ia ka dhanë Kosova!!!

 Kush është RAMIZ KELMENDI, argati serb, kumbara i Draguljubit, tani zëvendëskryeministër...?

Nëse ke dyshime që po shkruaj, në kofsh burrë, hapi letrat me mua dhe lidhi kijet! Po nuk ta mban se je safi i zier në kazanët e kuzhinave të Beogradit, që nga çorba e tyre të zhupanve dhe vojvodëve, u pasurove haram. Nuk kishe gajle se priteshin shqiptarët me hanxhar e sakicë, kur dhunoheshin femrat shqiptare nga kumbarët e tu serbo-çetnikë... Ramiz Kelmendi është i lindur në fshatin Bllagajë, komuna e Pejës. Është i treti milioner në Kosovë, i pasuruar me mallra serbe, që janë mallra të dyshimta. Miku i kriminelit Boguljub Kariq, që është i ndjekur nga Interpoli për kriminalitet, Ramiz Kelmendi, importon mallra nga Serbia deri në tre miliardë euro në vit. Ramiz Kelmendi vepron lirë në Kosovë, se ky matrapaz e ka vendin në burg, fut në Kosovë mallra që dyshohet se janë kancerogjene, me afate të skaduara, mishin e mykur dhe me baktere dhe askush nuk e merr në pyetje dhe nuk e burgosë, sepse njerëzit e pushtuesit që janë ulur në sistemin e gjyqësisë dhe ia kanë zënë frymën me para të pista. Dhe, shih për këtë, ai u zgjodh zëvendëskryeministër dhe menjëherë pushuan hetimet kundër tij. Merreni me mend se si BANDITËT E KANË KAPUR SHTETIN... Pse them se mallrat nga Serbia janë me simptomë kancerogjene? A e dini ju, more miq, more populli i im, një gjë: SE FABRIKAT NË SERBI KANË LINJA TË VEÇANTA TË PRODHIMIT PËR KOSOVË DHE MU PËR KËTË VETËM NË KOSOVË DHE EVROPË ËSHTË PËRHAPUR KANCERI. KANCERI ËSHTË PËRHAPUR NË KOSOVË ME TEPËR SE GRIPI NGA MALLRAT QË SHPËRNDAHEN NGA RRJETI ‘ELKOS’ DHE ‘ETC’,NGA KRYEARGATI SERB, RAMIZ KELMENDI...

Për të joshur dhe mashtruar qytetarët shqiptarë që të hanë ushqimet e vdekjes, politika serbe përmes zagarëve të tyre shqipfolës; Kelmendi, Devolli, Lluka, Baton Haxhiqi..., mallrat i shesin shumë më lirë se mallrat ta zëmë që vijnë nga Shqipëria dhe gjetkë dhe fukarallëku i dërgon në derën e hasmit! A e dini ju more populli im se afro 5000 (pesë mijë) cisterna nga Serbia futen me derivate dhe kush e di sa të tjera fshehurazi vetëm nga Veriu i vendit, i dyshimtë nga kualiteti dhe sëmundjet që do ta paguajë shumë shtrenjtë me jetë populli ynë nga këta matrapazë, idiotë, të pafytyrë, spiunë dhe tradhtarë të kombit. Është bandë e krimit të organizuar kundër shqiptarëve, zagarët janë shqipfolës të paguar nga qarqet serbiane...

Pra, Ramiz Kelmendi është bërë milioner, ose miliarder në saje të lidhjeve të ngushta me Serbinë deri te zinxhiri komandues i kasapit që preu shqiptarët, Sllobodan Milosheviqin, që do t’ia zbërthejmë më poshtë një nga një dhe fije për pe. 

Ky bandit që punon në favor të Serbisë ishte i pari që solli mallra nga Serbia dhe shkatërroi deri në themel ekonominë e Kosovës, sa e sa miliarda ka fituar Serbia nga Kosova. Po çka fitoi Kosova nga Serbia nga ky hajn, matrapaz, kriminel?

Ti bashkëpunëtori i hajnit dhe kriminelit Boguljub Kariq, Ramiz Kelmendi, në saje të respektit të vëllait tënd, Boguljubit, edhe emrin nuk ia ndërrove kompanisë ETC. Çka do te thotë fjala ETC? Ekonomski Trgovinski Centar dhe në këtë zinxhir "trgovinski" sa ka hise Boguljubi, sepse mbi 80 % të mallrave i merr nga Serbia. Mendon se si di populli nuk i din këto marrëzira kundër shqiptarëve vetëm e vetëm për të trashur xhepin tënd e hairin mos ia pafsh! Populli e di se ti je një kriminel i errësirës serbe për futjen e mallrave serbe në Kosovë dhe gjithandej ku flitet shqip. Dale-dale se juve që keni dalë nga stanet e Kalemegdanit do t’ju vjen fundi. Dora e mallkimit do t’ju ndjek deri në varr!

Në fund të fundit, Bogoljub Kariq dhe Beogradi hapur kanë pranuar se bashkëpunon me xhambazët dhe bashkëpunëtorët e tij; Ramiz Kelmendin dhe Ekrem Lukën. Bashkëpunimi i Boguljub Kariqit, mikut më të ngushtë të Slobodan Milosheviqit, kasapit që vrau mijëra shqiptarë me Ekrem Llukën i lidh me "Mobtel" dhe "Mobikos"(bins)....

Pra, Ramiz Kelmendi, Ekrem LLuka, ishin të lidhur ngushtë me kriminelin Boguljub Karic, miku më i ngushtë i Slobodan Milosheviqit, që vrau mijëra shqiptarë, dhunoi seksualisht mijëra femra shqiptare, Buguljub Kariq ishte edhe lider i partisë antishqiptare :"POKRET SNAGA SRBIJE"...

 Korbi i zi serb, Ramiz Kelmendi, kërcen degë në degë nëpër partitë politike në Kosovë

Në gazetën lidere në Ballkan nga lexuesit shqip, që quhet "KOSOVA SOT", Reshat Badallaj-Zhuriani me kohë dhe shpeshherë ka shkruar dhe fatmirësisht po vërtetohet dhe nuk mund ta luajë as topi, kur ka shkruar MOS U BESONI KRYETARËVE TË PARTIVE POLITIKE, QOFTË TË POZITËS, QOFTË TË OPOZITËS, SE JANË TË NJËJTIT HAJNA, BANDITË SHKUAR BANDITËVE. SE KRYEKAPOT E PARTIVE POLITIKE PA DALLIM VETËM SE E MASHTROJNË POPULLIN DHE VRAPOJNË PAS HAJNISË SI ZAGARËT PAS KOCKAVE. AKOMA MË FUQISHËM MBETEM PARTIZAN I ASAJ SE KRYEKAPOT E BANDAVE POLITIKE, QOFSHIN TË POZITËS APO OPOZITËS, PARA KAMERAVE TELEVIZIVE LEHIN SI QENTË PAS HËNËS. TË GJITHË PA DALLIM JANË HAJDUTË,KURRË NUK KAM SHKRUAR SE JANË HAJNA TË RËNDOMTË, POR KAM SHKRUAR SE JANË HAJNAT MË TË FORTË JO NË BALLKAN POR NË EVROPË. KËTA KRYEBANDITË JANË HAJNA QË JANË PASURUAR PËR DHJETË-NJËZETË BREZA,QË PARA LUFTËS NUK KISHIN AS BREKË PËR TË VESHUR, RROSPIVE TÊ TYRE U KANË BLERË XHIPA PIS, SI TË MATA HARIT...

Do t’i analizojmë një nga një me fakte:

Ramiz Kelmendi, ky korb shëtitës, i porositur nga qarqet shoviniste serbe, kërcente degë në degë dhe është ulur në çdo bandë mafioze politike (dikush i quan parti politike, gabim!). Afrimi me Behgjet Pacollin askënd nuk e habit në Kosovë, sepse të dy ishin PROSERB, PRORUS,PRO KASAPIT SLOBODAN MILLOSHEVIQ, në fund të fundit edhe vetë e kanë dhënë publikisht se "KOSOVO NE MOZE BEZ SRBIJE" DHE TAKIMIN ME MILLOSHIN... Behgjet e faqja zezë deri këtu a jemi në rregull?

Argati serbo-çetnik arriti të futet edhe në LDK. Një pjesë e LDK-së ishte e dalë nga ish- jugosllavët dhe a ka ndonjë që mund të demantojë këtë. Ndoshta ka ndonjë nip i Drazh Mihajlit, se shqiptari që ka gjak shqiptari e di këtë punë. Të gjithë ata që kanë pasur librezën LKJ-së (Savez Komunisticke Jugoslavije) kanë qenë spiunë, tradhtarë, zagarë të pushtuesit, kopilë të Titos, që kanë dënuar dhe etiketuar shqiptarët, duke mbrojtur frymën patriotike të Serbosllavisë dhe këtu pyesim a ka ndonjë të thotë se nuk është e vërtetë... Këta spiunë e tradhtarë të kombit thoshin edhe këtë me besoni "TA RUAJMË VËLLAZËRIM-BASHKIMIN SI DRITA E SYVE"! A është e vërtetë kjo apo shpifje?! Eh, këndonin edhe lehnin edhe këtë:"DRUZHE TITO MI TE SEKUNEMO DASE TVOGA PUTA NE SKRENEMO"! A është e vërtetë kjo apo shpifje!? Kam gjetur nga shumë sosh që kam publikuar më herët edhe këtë se një zagar paska thënë në vitin 1981"...shtëpia e Reshat Badallajt është çerdhe e nacionalizmit dhe as lopët nuk duet me ia marrë çobani e duet me ia pre rrymën në shtyllë, t’i lënë në terr ose të ikin në Shypni..." procesverbal origjinal i shkruar me dorë, në vitin 1981, në lokalet e shkollës fillore në Zhur, në vitin 1981... Do të publikohet si të gjithë faksimilet që kam publikuar deri më tani. Pa merak fare!

Eh, në fakt mund të thonë jo kopilët e Titos e të rrahmanzinjve! Përse? Kam gjurmuar spiunët dhe tradhtarët e kombit që nga Daltonët, Skifonët, që nga Luigji i 14, Kmerët e kuq të Pol Potitit, të Nikolai Çausheskut...,por më të poshtër, më gjakpirës, më spiunë, më tradhtarë, më zagarë që e kanë bërë horë edhe nënën e vet janë UDBASHËT. Ah,UDBA FAMËKEQE SA SHQIPTARË I KA VRARË DHE I KA HUMBUR PA SHEJË E PA DOK, SA HERË I KANË DËNUAR DHE RRAHUR SHQIPTARËT.

Fajin assesi nuk duhet lënë popullit, sepse populli nuk i votoi këta banditë, oligarkë,hajna...,këta dolën me anë të pazareve. Vraponin pas pushtetit, jo vendit dhe popullit, gjashtë muaj e lanë vendin pa institucione. Kanaleve të nëntokës nuk ranë në ujdi për pazaret se si të vidhet, jo për diçka tjetër, më vonë u bënë bashkë SHIK-u DHE LDK. Në fushatën parazgjedhore u shan në rrënjë e në degë bile edhe në gra shtrati,por, kur i ndanë pazaret se si të vidhet Kosova hajnisht, i harruan sharjet, tradhtuan ata që kishin lehur nëpër tubime si qentë e karagjorgjit, u bënë bashkë dhe nuk kanë të ndalur vjedhjet nga kjo bandë POZITË E OPOZITË PA DALLIM.

Eh, këtu dikush mund të pyet:Jo, Albin Kurti nuk është hajn! Po, aty a dini ju se aty rrotull Albinit ka hajn më të fortë në Evropë, por pasurinë haram e ka në emrin e vëllezërve të vet. Po a e dini se Albini u puth gjashtë muaj me ISA MUSTAFËN. A e dini këtë? Po a dini ju se D. A. Është aty milici që ka bashkëpunuar me Serbinë?

Tani kam ca pyetje për Dardan Sejdiun, nënkryetar i Vetëvendosjes:

A keni punuar te Ekrem LLuka? Çfarë keni punuar aty? A e keni ditur se Ekrem LLuka ka bashkëpunuar me Dragoljub Kariçin, bankierin e Milosheviqit? A keni ditur se Ekremi ka hise edhe me kompanitë serbe për t´ia shtuar ymrin Serbisë dhe për të shkatërruar Kosovën? Kam edhe njëmijë e një pyetje tjera, por kësaj radhe po e lë me kaq qëllimisht, por jam i detyruar t´i përkujtoj ca gjëra ty dhe popullit:

Naš sagovornik iz Peći, blizak familiji Karić, dodaje da je Bogoljub potpuno zaštićen na Kosovu, prvenstveno zbog odnosa s Kelmendijem i s kontroverznim biznismenom Ekremom Lukom, ali i zato što veoma dobro posluje, što je u interesu tamošnjih vlasti.
 

RAMIZ KELMENDI,argati serb, si i BLEU RAMUSH HARADINAJN, HASHIM THAÇIN!?

Argati i Serbosllavisë me tradita të moçme të kumbarës Dragoljub Kariç ishte i ndërsyer nga qarqet shoviniste serbo-çetnike, të futet në partinë e Ramush Haradinajt që quhet AAK, që kurrë në jetën e saj, që nga themelimi, nuk mori përqindje të lakmueshme, por nejse morën pozita të larta shtetërore me anë të pazareve dhe e presin Ramizin e Serbosllavisë si të ishte krajl Karagjorgjeviqi, lëvdata për njeri- tjetrin deri në kupë të qiellit. Bile merreni me mend AAK-ja, RAMIZIN, MIKUN E BANKIERIT TË MILLOSHEVIQIT,KRUSHKUN E "POKRET ZNAGA SERBIJE-BOGULJUB KARIC" lëre që e presin krahëhapur,por e avancojnë brenda natës, duke propozuar DEPUTET NË NUMRIN 56. A është kjo e vërtetë, apo shpifje? Flisni pse nuk flisni? Kush është burrë le të dalë në pazar dhe të thotë jo!

Eh, një kryekungull gjakovar sa i gëzuar ishte kur hyri një argat serbian në gjirin e tyre. Po Ramushi sa i gëzuar ishte, ecshin bashkë me fodullëk, me kollare, por si të shkokërdhuar... Bile argati serb,Ramiz Kelmendi, kishte dhënë 400.000 euro për Rambon kur ishte në Gjykatën e Hagës. A është kjo e vërtetë, apo shpifje? Flisni, pse heshtni? Tashti për të mos e zgjatur muhabetin më tej pyesim: Krerët e AAK-së a e kanë njohur RAMIZ KELMENDIN, BASHKËPUNËTORIN E KRUSHKUT TË SLLOBODAN MILOSHEVIQIT QË VRAU MIJËRA SHQIPTARË? A e kanë kuptuar hallin e tij se përse vraponte të futej në bandat politike që t´iu shtohet ymri Serbisë, të pasurohet me mallra helmuese serbe, mish të kalbur e të mykur... Flisni mos gaboni t´i bëni bisht pyetjes! Po e kanë ditur të gjithë, por IA KA ZËNË GABZHERRIN ME PARA SERBE DHE PUNË E MADHE SE VDESIN SHQIPTARËT. PO SI E KANDIDUAT PËR DEPUTET MORE FAQEZINJ, MORE TRADHTARË...

Duke parë se ky bishtdredhur serbian; Ramiz Kelmendi, nuk po ia arrin qëllimit me këtë parti që ishte e përhapur deri në Junik, vendos t´i tradhtojë,t´ia kthejë shpinën dhe të ik...

Bishtdredhuri serb, Ramiz Kelmendi, ik te gjarpri nën gjethe, Hashimi i Brojës

Karafili i Serbisë, Ramiz Kelmendi, ik dhe shkon të Hashimi i Brojës. Hasha, për faqe të zezë, e premtoi për post të madh në PASHALLËK. Por, Hashimi ishte më bishtdredhur dhe i hoqi tërvjele këtij derdimeni dhe shushunjës së Kariqit, Ramiz Kelmendit. Ja dha hamamin e Hyrës, por para se të ndajnë martesën nuk ikën për asgjë, TË DY VODHËN MILIONA ME "FAMIPËN" E PRIZRENIT. Këta matrapazë; njëri me para serbe dhe tjetri ia kishte zënë frymën pushtetit me oligarkë, kishte zaptuar sistemin gjyqësor dhe vidhnin sa të doni se banda e ka në dorë shtetin...

Pasi e mbushin kupën dhe nuk i dha Hashimi i Brojës më shumë, këtij bishtdredhuri serb, Ramiz Kelmendit, ky korb shëtitës i hëngri fjalët që kishte thënë për pashain e madh, filloi të shajë si rrugaç dhe e ndajnë martesën. Tashti, Hashimi i Brojës dhe SHIK-u a kanë ditur se ky është argati serb që ortak kishte kriminelin Boguljub Kariq, a e kanë ditur se ky ishte miku i varrmihësit të Kosovës, Sllobodan Milosheviq? A e kanë ditur Hashimi i Drenicës dhe SHIK-u se Ramiz Zeza bashkëpunonte me Dobrica Çosiqin dhe Tomislav Nikoliqin. Folni, banditë shkuar banditëve! A është shpifje, a është e vërtetë? Tregoni popullit për DREDHITË DHE TRADHITË KOMBËTARE, PËR VJEDHJE QË MË ZI SE SHKIJET PO E VJEDHNI KOSOVËN, I LATË PA BUKË NË SOFËR JETIMËT E DËSHMORËVE TË KOMBIT. DO TA PAGUANI TE ZOTI, PA MERAK FARE! SE PASURIA HARAM SHKON SI E KENI FITUAR ME HARAM. JU NUK KENI ECUR DREJT. DHE TANI KY ARGATI I SRETENIT, HAJNIT QË IKU NË RUSI DOLI KUNDËR IDESË TËNDË SE KOSOVA NUK KA NEVOJË PËR USHTRI!!!

Deri kur këta kopilë të Serbosllavisë do t’u bien kambanave të mortit kundër kombi tonë? Kosova e përvëluar nuk e meriton të udhëhiqet nga kopilët e ish-Jugosllavisë,nga udbashët, oligarkët e kriminelët e dëshmuar ekonomikë dhe njerëzor...

Kosovës i duhen ndryshime rrënjësore që punojnë për të mirën e vendi, kombit, që interesat kombëtare i vënë mbi interesat personale, hajnave dhe bandave që nuk dinë se kur është bollë duke vjedhur e haram e paçin për jetë të jetëve! Këta matrapazë dhe antikombëtarë as hoxha nuk i lan dhe xhenazet e tyre t´i shtrijnë në tabut, por as prifti nuk do t’i fusë në arkivol në shtratin e vdekjes dhe as nuk to tymos me tymnajën e fenerit. "Analistët","gazetarët" dhe puthadorët e ish-serbosllavisë paguhen nga kjo bandë mafioze.

(Kosova Sot)