Kur vrasjet politike shfrytëzohen për të fituar vota!

Kur vrasjet politike shfrytëzohen për të fituar vota!
  • 22 March 2017 - 08:10

SHKRUAN: SKËNDER MULLIQI

Fajin kryesor pse Kosova e ka këtë gjendje të mjerë politike dhe ekonomike e bart edhe Bujar Bukoshi, i cili po të kishte funksionuar ligji ishte dashur moti të përgjigjet para organeve të drejtësisë bashkë më të gjithë bashkëpunëtoret e tij.

Parafushtat elektorale kanë filluar në Kosovë. Kadri Veseli i PDK-së ka dalë në terren në bashkëbisedime me qytetarë dhe ndërmarrje të ndryshme. Deri tash Veseli dhe garnitura e lartë e PDK-së në pushtet kurrë nuk zbritën në mesin e popullit për t'i qarë hallet dhe problemet jo të vogla, me të cilat ata po përballën tash e krejt pasluftën. Kjo maratonë e Veselit nuk ishte dashur t'i pinte ujë. Nuk janë dalë në terren deri tash, sepse kanë pasur punë të tjera të pista. Veseli ishte dashur haptazi të demaskonte klanin keqbërës "Pronto". Kjo aferë dihet së çfarë reputacioni të keq i ka sjellë popullit. Nëse është i sinqertë, së pari do të duhej që t'u kërkojë haptazi falje qytetarëve pse nuk u respektua vota e tyre deri më tash, dhe pse ndodhën gjithë këto keqpërdorime të të mirave materiale të pronës shoqërore…

Vrasjet për shumë kohë patën futur frikë dhe terror në masën e gjerë Pas Veselit edhe krerët më të lartë të subjektit numër dy në Kosovë, LDK-së, kanë filluar fushatë paraelektorale. Ata që e rrënuan logjikën rugoviane nga skena politike, po i kthehen asaj në mënyrën më të turpshme. Menjëherë kanë filluar t'i përmendin vrasjet e pazbardhura politike të anëtarëve dhe përkrahësve të tyre. U vranë që shumë kohë më parë shumë veprimtarë të LDK-së dhe ushtarakë të vijës institucionale të luftës, dhe kurrë deri më sot nuk e gjetën dritën e diellit. Është turp që nuk lahet kurrë për udhëheqjen më të lartë të LDK -së, e cila edhe pse parti në pushtet nuk bëri asgjë për tre vite që ndonjëra nga këto vrasje të zbulohet. Skënder Hyseni e ka Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe as lavrën e miut nuk e bëri që vrasjet të zbulohen. Krejt fushatën e vitit 2014 e bënë mbi bazën e luftës kundër krimit dhe pikërisht, e potencuan me të madhe së nuk do të bëjnë koalicion me ata që dyshohet se kanë gisht në vrasjet e bashkëpartiakëve të tyre. E gjithë kjo u harrua dhe yrysh Isa Mustafa pa e pyetur elektoratin bëri koalicionin e turpit më PDK -në e Hashim Thaçit. U vranë njerëzit e mirë të LDKsë para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës. U vranë e familjet e të vrarëve, të cilat kanë mbetur duke pritur së cilët janë vrastarët dhe urdhërdhënësit e tyre. Dhe, ashtu sikur nuk ka funksionuar ligji për shumë vite, nuk është duke funksionuar edhe tash. Kur nuk funksionin rendi dhe ligji nuk kemi shtet demokratik dhe shtet ligjor. Fajin kryesor pse Kosova e ka këtë gjendje të mjerë politike dhe ekonomike e bart edhe Bujar Bukoshi, i cili po të kishte funksionuar ligji ishte dashur moti të përgjigjet para organeve të drejtësisë bashkë më të gjithë bashkëpunëtoret e tij. Po të ishin përdorë fondi i trepërqindëshit aty ku duhet për furnizimin e mirë të luftës të krahut institucional të luftës, jam i sigurt së nuk do ta kishim tash këtë gjendje katastrofale, gati pa rrugëdalje të Kosovës dhe popullit të saj. Vrasjet për shumë kohë patën futur frikë dhe terror në masën e gjerë, sa njerëzit hezitonin e edhe në shtëpi të shprehshin lirshëm! Koria në derë u mbetet shumë medieve dhe gazetarëve, të cilët në kohën e vrasjeve politike i patën futur veshët në lësh nga frika, por edhe për qëllime karrieriste. Tash e kanë ngritur paksa zërin kundër krimit të organizuar dhe vrasjeve politike që është mirë, por pak sa vonë. Të përdorësh pa reshtur figurën e madhe të presidentit, Ibrahim Rugova, Tahir Zemës , Smajl Hajdarajt, Xhemajl Mustafës , Bardhyl Ajetit ne kohë fushate për të mbledhur vota, është amorale, është veprim bizar dhe poshtërsi e llojit të vet. Gjaku i tyre është gjak, që nuk falet lehtë siç po mendojnë strukturat e larta të LDK-së, të burokratizuar, korruptuar, besa edhe të kriminalizuar. 

Nuk do të zbulohen dorasit edhe atëherë kur është në pushtet LDK-ja Madje, kjo Qeveri solli vendimet më të dëmshme për popullin dhe Kosovën, me "Zajednicën" dhe me Demarkacionin. Elektorati rugovian këto pisllëqe nuk ishte dashur t'ia falte kurrë LDK-së, dhe rrënuesit të saj, Isa Mustafës, si dhe servilëve aty përreth tij. Nuk është vrarë Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj, Xhema….që këta matrapazë politikë të punojnë kaq mbrapsht. Nuk kanë luftuar që askushët të pasurohen në shpinën dhe në gjakun e tyre. Nuk kanë luftuar Sali Qeku, Agim Ramadani e shumë heronj të tjerë që të ligjtë e kombit t'i dalin popullit për t'i prirë. Nuk kanë luftuar dhe as në ëndërr nuk e kanë menduar se më të dyja këmbët do të shkelet gjaku i tyre. Nuk e kanë menduar sigurisht se nuk do të zbulohen dorasit edhe atëherë kur janë në pushtet LDK-ja. Këta duhet t'i mbulojë turpi që t'ua përmendin emrat e heronjve dhe shumë gazetarëve të vrarë e të gjallë. Dikush me të drejtë këto struktura të larta të LDK-së i quajti legena, të cilët po i keqpërdorin vrasjet politike. Kush po mendon Agim Veliut t'ia bjerë drejtësinë, kur vetë e kanë ekzekutivin ? Le ta mshelë prapanicën e madhe Veliu bashkë më Velitë e tjerë e t'i zbardhin vrasjet politike ?! Por, besa po i ruajnë me çdo kusht interesat personale, duke u thirrur pareshtur në presidentin Ibrahim Rugova dhe në vrasjet politike…

(Kosova Sot)