Do t´ia hanë kokën njëri-tjetrit

Do t´ia hanë kokën njëri-tjetrit
  • 23 March 2017 - 08:12

Nga frika bandat politike në Kosovë filluan fushatën parazgjedhore.

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Bandat politike në Republikën e Kosovës edhe njëherë dëshmuan se nuk njohin ligj, rregull dhe as Kushtetutën. Se vërtet është kështu, këto banda mafioze të stilit sicilian, të kanaleve të nëntokës, të dala me anë të votave të vjedhura, të manipuluara me pazare e assesi me votën e lirë të popullit, i kanë kapur ethet dhe në yrnekun e hajnave, filluan fushatën parazgjedhore duke mos respektuar as Kushtetutën e shtetit. Këtu kanë plotësisht të drejtë se në majën e sistemit gjyqësor kanë ulur argatët e tyre të korruptuar deri në grykë dhe se vrapojnë pas hajnisë si zagarët pas kockave, kurse lehin në emër të ligjit e në emër të popullit si qentë pas hënës...

Si e filluan fushatën parazgjedhore bandat politike?

Këta banditë shkuar banditëve, duke e konsideruar popullin se janë thasë me kashtë, si bagëti që nuk kuptojnë gjë, duke hedhur pluhur syve në pikë të ditës, filluan, kinse në përvjetor të bandave politike, kinse dëgjuan hallet e popullit qytet në qytet, fshat në fshat, si dikur kur bënin shqipfolësit duke dënuar nacionalizmin,separatizmin ,irredentizmin....sipas sondazheve e llojlloj intrigave të tyre si ia kanë zanat këto banda politike. Duke parë frikën që i ka prekur deri në palcë, i kanë kapur ethet se tashmë populli ia ka vënë gishtin kokës, se Kosova nuk drejtohet nga njerëzit e ditur, intelektualë, të pakorruptuar,por i ka rënë popullit në sy se vendi pameritueshëm udhëhiqet nga klanet mafioze, ish-jugosllavët, të mbushur plot e përplot me hajna, kusarë, oligarkë, kriminelë, po,po, kriminelë, udbashë e faqja e zezë, se populli do të përgatitet t´u bjerë shuplakë, bile hanxhar e sakicë, për tradhtinë që i bënë vendit. Kryekapotë e bandave politike po ashtu i kanë parë se tashmë u ka dalë boja, kanë angazhuar zagarët dhe tellallët e tyre të lehin sertë për t´i mashtruar sërish se do hapin gjysmë milioni vende pune,do të investojnë me qindra miliona euro, do të ndërtojnë këtë e atë dhe më në fund, këta banditë shkuar banditëve, u pasuruan vetë me miliona euro, duke siguruar pasuri për njëzet breza, rrospitë e tyre që ngasin xhipa pis me dhjetëra mijëra euro, e populli nuk ka as bukë e kripë në sofër dhe as për ilaçe për t´i shëruar plagët... Eh, banditët e kryebanditët! Sa herë kanë ardhur në Zhur,kryebanditët e banditët e këtyre bandave politike, nuk kanë lënë pa e përmendur se në ZHUR DO TË NDËRTOJNË HIDROCENTRALIN QINDRAMILIONË, DO TË PUNËSOHEN AFRO NJËMIJË PUNËTORË,PROJEKTI DO TË ZGJASË 5-7 VJET E LLOJ-LLOJ RRENA TË PAKRIPË, QË DIJNË TË BËJNË VETËM SOJI I KËTYRË BANDITËVE DHE KRYEBANDITËVE TË BANDAVE POLITIKE. BILE KËTO BANDA JANË PRITUR NË ZHUR ME ZAKON LUME, ME FLI SAÇI E LODRA E ZYRLE, POR JO KOLLCOJNË, SE NUK DIJNË T´I LËVIZIN KËMBËT.

Ikën në pashallëkun e Prishtinës

Dhe, ku është hidrocentrali? Sa vende pune u hapën? Kryebanditët dhe ata banditët që ishin aty rrotull hëngrën e pinë dhe ikën në pashallëkun e Prishtinës, ku është stani me kope hajnash e oligarkësh. Bandat politike ndonëse kanë filluar fushatën parazgjedhore, kanë filluar t´i gjuajnë fjalët njëri-tjetrit tamam si kurvat kur presin te semafori, akoma nuk kanë filluar të shahen si qentë në gara shtrati, këtë e kanë lënë më vonë, sepse kjo punë tashmë u bë sallamadi. Për të bindur ju se zagarët e tyre janë në sistemin gjyqësor, asnjëri nuk foli se është herët fushata parazgjedhore e bandave politike. Nuk guxojnë se hanë me një. Dhe krejt në fund fare për të mos e zgjatur muhabetin, e keni parë, dje, e martë, kryebanditët dhe banditë e bandave politike se si krrokatën duke munduar se populli do të mashtrohet sërish, po, a e keni parë turpin e botës, se si luanin si të ishin në bordello. Fol Hashim i Brojës. Ik në theqafje Hashim. Po a bën burri kështu, more edepsëzë e ju rëntë një kokërr rrufeja! A bën burri kështu, more mos qofshi! Ju ka zënë harami i popullit, dora e Zotit dhe e mallkimit do t'ju ndjekë kudo që të shkoni. Aq tradhti dhe gjynahe keni bërë në këtë popull, QË DO T'IA HANI KOKËN NJËRITJETRIT, MBAJENI MEND! Kaq kësaj radhe nga unë, Reshat Badallaj-Zhuriani Për këto që shkruaj e flas mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)