Gazetën "Kosova Sot" e dënoi dhe e dogji Serbia, sepse mbronte interesat kombëtare

Gazetën
  • 28 March 2017 - 07:58

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Duke e parë Serbia dhe regjimi i saj vrastar dhe ultranacionalist, këmbëngulësinë e stafit të saj, ajo lëshoi banditët e UDB-së kundër kësaj gazete për t´ia mbyllur gojën. Kështu që në marsin e vitit 1999, me urdhrin e antishqiptarit Aleksandar Vuçiq, gazetën e dënon me 300.000 marka gjermane të asaj koke, ky Aleksandar Vuçiç i sotëm që takohet, ha darka dhe bëjnë dyzen ahengu me Hashim Thaçin e Isa Mustafën, mikun e tij të vjetër te garniturës së qenit plak Tito.

Regjimi gjakatar serbian, përpos që ishte trembur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës që luftonte drejtpërdrejt në istikame dhe në fronte të luftës, frika i kishte hyrë në palcë edhe nga gazeta tashmë më e lexuara në Ballkan, në gjuhën shqipe që quhet "KOSOVA SOT". Serbia e kasapit të Evropës, Slobodan Milosheviqit, në syrin vëzhgues e kishte vënë me kohë gazetën dhe kishte angazhuar spiunët dhe zagarët më të tmerrshëm që të përcillte çdo shkrim të kësaj gazete që mbante shpirtin gjallë të popullit dhe u jepte përkrahje morale ushtarëve te UÇK-së në istikame. Kur e them këtë, kam publikuar me fotografi të gazetës në frontin e luftës ushtarin Merxhan Badallaj, i cili vdiq ditë më parë dhe që morën pjesë mijëra njerëz në varrim nga të gjitha trojet shqiptare, që lexohej dorë me dorë. Pushkagjinjtë e Slobodan Milosheviqit vepronin sipas proverbit të njohur:"Se më shume të helmon pena se pushka", ajo veproi për ta trembur gazetën që mbante lart frymën kombëtare dhe të luftës për liri e pavarësi. Stafi i Gazetës "KOSOVA SOT", edhe pse ishte i vetëdijshëm nga të zezat që do t´i ndërmarrin ujkonjat serbiane, ata nuk e ndalën punën, përkundrazi vazhduan me ngulm dhe ecnin serbes e drejt në anën e popullit dhe të kombit. Gazetarët dhe stafi i kësaj gazete kishin vënë në rrezik dhe kishin sakrifikuar jo vetëm gazetën, shtypshkronjën, më mirë me thanë shtëpinë botuese me miliona, por të gjithë ata prisnin se po fryn veriu i sertë dhe maltretimet,burgosjet, besa edhe vrasjet dhe pastaj do t'i humbnin pa shenjë e pa dok. Këta nuk u ndalën, punonin ditë e natë, përpos në Redaksi, këta punonin edhe nëpër shtëpitë e tyre, vetëm e vetëm se popullit t´i tregohet e vërteta...

Më e lexuara në Ballkan, në gjuhën shqipe Duke e parë Serbia dhe regjimi i saj vrastar dhe ultranacionalist, këmbëngulësinë e stafit të saj, ajo lëshoi banditët e UDB-së kundër kësaj gazete për t´ia mbyllur gojën. Kështu që në marsin e vitit 1999, me urdhrin e antishqiptarit Aleksandar Vuçiq, gazetën e dënon me 300.000 marka gjermane të asaj koke, ky Aleksandar Vuçiç i sotëm që takohet, ha darka dhe bëjnë dyzen ahengu me Hashim Thaçin e Isa Mustafën, mikun e tij të vjetër te garniturës së qenit plak Tito. Gjakësorët nuk u ndalën dhe nuk u kënaqen vetëm me këtë, zagarët e pushtuesit, ndiqnin gjurmët e gazetës dhe çdo lëvizje dhe bënin kontroll në kioskë, në rrugë, në vetura, kusarët e Drazh Mihajlit dhe Aleksandar Rankoviq, se janë të njëjtit gjak, hajnisht e vidhnin gazetën për të mos të parë dritën.Qarqet ultranacionaliste të majave të larta shtetërore të Serbisë, që nga Slobodan Milosheviqi dhe pikërisht me "naredjenjen" e ministrit të Informacionit shfrytëzon momentin e duhur, sipas asaj se ujku do mjegull, sa fillojnë bombardimet e NATO-s, zjarrvënësit dhe varrmihësit e Serbisë ia vënë zjarrin shtypshkronjës së Gazetës "KOSOVA SOT", duke i shkaktuar dëme marramendëse me vlerë jo me pak se 5 milionë marka të asaj kohe. Gjakësorët e dogjën deri ne themel, duke menduar se do të rrinë rehat, por, ajo u ngjall sërish. Atë e ngjalli shpirti i popullit, e ngjalli lexuesi dhe mu për këtë ajo u bë lidere e pakonkurrencë dhe më e lexuara në Ballkan,në gjuhën shqipe, "KOSOVA SOT", duke i shtrirë për vdekje disa paçavure puthadore të pushtetit serbian. Krerët e politikës, që dikur ishin në ballë të UÇK-së, e përkrahën "KOSOVA SOT", sepse përkrahu pushkën e lirisë dhe kombin. Shiko diçka interesante dhe unë habitem përse nuk thuhet e vërteta e madhe për dy arsye; e para, krerët e politikës së majës së shtetit, e sidomos e kam fjalën për krerët e UÇK-së, se kur gazeta "KOSOVA SOT" mbronte interesat e luftëtarëve të UÇK-së, interesat kombëtare që sakrifikoi deri në themel të tërën çka kishte, ishte e paanshme, mbante dhe jepte shpresë frymën e popullit dhe ishte vënë për interesat e kombit kur erdhi buzë vdekjes të jetë a të mos jetë, kishin fjalët me miradije që kishin, bile lavdëronin deri në kupën e qielli.

Ç´ndodhi më vonë? Stafi i gazetës "KOSOVA SOT" dhe gazetarët e saj nuk ndërruan udhë, ata ecën drejt në udhën e kombit dhe të popullit, nuk u bënë puthadorë e sahanlëpirës të pushtetit kuisling, gazeta u bë halë në sy, se lufton korrupsionin, vjedhjet, për një sistem gjyqësor të mirëfilltë dhe padrejtësitë që i bëhen popullit. Ata kuislingë heshtën dhe nuk guxojnë hapur të kritikojnë, sepse faktet mbesin dhe i përplasen në surrat faqezinjve. Por, s´do mend se këtë gazetë e kanë në syrin vëzhgues dhe shikojnë nga frëngjitë. Hienat e shtetit dhe urithet e nëntokës e kanë të kotë, sepse këtë gazetë e mbanë populli, e mbanë lexuesi... Dhe e dyta, disa më shkaktojnë të qeshura kur nuk e përmendin të vërtetën e madhe, të cilat unë do të jap faktet: Përse disa kur flasin për këtë temë, flasin si ne që themi nga anët tona në Zhur të krahinës së Lumës: "Selam Gjakovës". Gjakovës, po, por duhet të ketë emër e mbiemër. Përse nuk thuhet se në këtë krim kundër gazetës "KOSOVA SOT" dhe lexuesve të saj se kanë gisht edhe banda "KOHA" e Veton Surroit, gazetë e financuar nga Sorrosi dhe udbashi i Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu, që ishte kryeredaktor dhe argat i djalit të ish-ambasadorit jugosllav, Rexhai Surroit. A e dini ju një fakt se Veton Surroi kishte kërkuar autonomi për Kosovën vetëm e vetëm të mos e djegin gazetën "KOHA", a dini ju këtë, apo jo!? Dhe, në qoftë se e dini, përse nuk e përmendni këtë? 

Të vrasin natën e të vajtojnë ditën! Përse nuk i dënoi Serbia ose nuk i dogji gazetat:"KOHA" ose "BOTA SOT". Përse le të flasin padronët e tyre që deri dje ishin argatët dhe këlyshët e Serbosllavisë? A e dinte Serbia se këto dy gazeta janë në Kosovë dhe jo në Angola? Ajo e dinte, por jo se ata ishin puthadorët e SERBOSLLAVISË. Ata vjellën vrer më shumë se serbet e Car Dushanit kundër UÇK-së. "KOSOVA SOT" nuk mori Mirënjohje ose Dekorim nga kjo paria kuislinge, sepse gazeta ia zbuloi të zezat e saj, korrupsionin,vjedhjet, padrejtësitë që ia bëri popullit. Ajo i dekoroi spiunët e Serbisë dhe tradhtarët. E shikuat ditë më parë se ç´bënë kuislingët, të vrasin natën e të vajtojnë ditën! Publikisht vite të tëra tha një kodosh se SHIK-u dhe Hashimi më keni vrarë vëllain dhe brenda natës e shpallin HERO TË KOMBIT, në emër të kujt e shpallën këtë, këta faqezi? Pra, banditët shpallin hero dhe japin Mirënjohje për këdo. Po i çoj fjalë edhe njërit që është i ulur në majat e shtetit, që më dërgoi "selam", që unë të shkruaj edhe për një rast që paska ndodhur një incident në këtë shtypshkronjë. Unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, nuk kam shkruar me diktat as kur Serbia ka hëngër hekur, për shkrim m´i kanë shkurtuar flokët për dënim me gërshërë delesh, jam rrahur, maltretuar, burgosur... Unë, shkruaj vullnetarisht, pa pagesë, se punojmë jashtë me vite të tëra dhe nuk merrem me punë private, personale!!! Kaq kësaj radhe nga unë, Reshat Badallaj Zhuriani. Për të gjitha që them dhe shkruaj mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale.

(Kosova Sot)