Demokracia në Shqipëri dhe në Kosovë funksionon si një anarkodemokrac

Demokracia në Shqipëri dhe në Kosovë funksionon si një anarkodemokrac
  • 29 March 2017 - 08:00

SHKRUAN: SKËNDER S.KAPITI

Anarkia demokratike apo ligji i xhunglës erdhi dhe u vendos në Shqipëri e Kosovë si rezultat i shpërthimit të egoizmave dhe të lirive negative te persona dhe individë të ulët, pa moral, halabakë, injorantë, gojëpisët, që shajnë e përbaltin gjithçka të mirë. Anarki që erdhi prej të pabesëve që përçajnë e ngatërrojnë, prej hipokritëve, mashtruesve dhe frikacakëve, të cilëve, liria "demokratike" e shthurur u dha atyre "shansin" për të bërë para dhe pasuri me rrugë të pista korrupsioni, prostitucioni, trafiqesh njerëzore dhe të drogës e lloj-lloj metodash hajdutërie, kriminale, tradhtie dhe amorale, dhe antiligjore. Fillimisht këta sojsëzë blenë politikanët, pushtetarët, akademikët dhe diplomat, postet dhe detyrat publike e pastaj edhe drejtësinë dhe u bënë edhe të pasur, edhe ligjvënës, si dhe gjyqtarë, prokurorë, kryetarë bashkish, ministra, administratorë, biznesmenë, madje edhe doktorë e profesorë.

E dhe sot, kjo "Demokracia" në Shqipëri ashtu si edhe ajo në Kosovë kanë si emërues të përbashkët atë të gjithë politikës së këtij tranzicioni si dhe të sistemeve politike parardhëse dhe që është: luftë e egër për të mbajtur dhe për rrëmbyer pushtet me qëllim për të grabitur dhe fituar sundim, prona, para e pasuri duke bërë edhe krimin, papërgjegjshmërinë, korrupsionin, hajninë dhe tradhtinë. Dhe, ajo fenomenologji politike dhe pushteti që ndodh dhe përsëritet shpesh në Shqipëri, pothuajse i njëjti model dhe yrnek ngjet dhe ndodh edhe në Kosovë. Pra, ajo se çfarë ndodh me politikën në Shqipëri reflekton dhe shembullohet edhe te politikanët dhe te politika në Kosovë dhe te ajo shqiptare në Maqedoni. Dhe prej politikës dhe politikanëve shqiptarë të tillë dhe të përhershëm, Shqipëria është gjendur vazhdimisht në udhëkryq, krizë apo anarki kryesisht politike, ekonomike, ligjore, eksodi etj. Vendi është në anarki sepse: pushteti, politika, shteti , ligji, drejtësia, por edhe shoqëria funksionojnë si në të kaluarën akoma edhe SOT: me anë lidhjesh nepotike, krahinizmi, klientelizmi, mashtrimi, hipokrizie dhe sidomos me lidhje korrupsioni dhe pabesie ndaj publikut dhe interesave kombëtare. 

SHBA-ja dhe BE-ja këmbëngulën për dekriminalizimin e politikës Në dukje si fasadë kemi demokraci, ndërsa në praktikë demokracia, ligji, drejtësia dhe politika e pushteti, si dhe shteti e shoqëria si prona të këtij pushteti, keqfunksionojnë në mënyrë të tillë sikur vendi të jetë aktualisht jo në krizë, por në anarki, apo më saktë në një anarki demokratike. Dhe, prandaj SHBA dhe BE këmbëngulën për dekriminalizimin e politikës dhe për Reformën në Drejtësi me qëllim për ta shpëtuar demokracinë shqiptare dhe për ta nxjerrë atë prej anarkisë, e cila vjen nga mosfunksionimi i shtetit ligjor, nga moszbatimi apo zbatimi i kriminalizuar dhe i korruptuar i ligjit, nga krimi mbi pronat, mbi ekonominë, krimi elektoral i shitblerjes së votës dhe i manipulimit të zgjedhjeve të cilat janë premisat e anarkisë demokratike në Shqipëri. Edhe Kosova ka nevojë urgjente për një ligj lustracioni dhe për dekriminalizimin e politikës, ashtu sikurse edhe atje është mirë që të mos vonohet edhe ndërmarrja e miratimit dhe e zbatimit të një Reforme në Sistemin e Drejtësisë, që të jetë në funksion të reformimit të shtetit, shoqërisë, të konsolidimit të demokracisë, të konsolidimit të pavarësisë dhe të integrimit evropian të Kosovës.

Shqipëria kthehet në Kanabistan Anarkia demokratike apo ligji i xhunglës erdhi dhe u vendos në Shqipëri e Kosovë si rezultat i shpërthimit të egoizmave dhe të lirive negative te persona dhe individë të ulët, pa moral, halabakë, injorantë, gojëpisët që shajnë e përbaltin gjithç- ka të mirë. Anarki që erdhi prej të pabesëve që përçajnë e ngatërrojnë, prej hipokritëve, mashtruesve dhe frikacakëve, të cilëve, liria "demokratike" e shthurur u dha atyre "shansin" për të bërë para dhe pasuri me rrugë të pista korrupsioni, prostitucioni, trafiqesh njerëzore dhe të drogës e lloj-lloj metodash hajdutërie, kriminale, tradhtie dhe amorale, dhe antiligjore. Fillimisht këta sojsëzë blenë politikanët, pushtetarët, akademikët dhe diplomat, postet dhe detyrat publike e pastaj edhe drejtësinë dhe u bënë edhe të pasur, edhe ligjvënës, si dhe gjyqtarë, prokurorë, kryetarë bashkish, ministra, administrator, biznesmenë, madje edhe doktorë e profesorë. Shqiptarët nuk kanë besim më sot as te politika, as te partitë, as te qeverisja as te shteti dhe as te ligji sepse vetë ato, pra: politika, shteti, pushteti , drejtësia, dhe ligji janë problemet prej të cilave shqiptarët kanë humbur shpresën dhe po largohen prej vendit ku sundojnë më "të fortët" e ligjit të xhunglës dhe të kanabisit (drogës) dhe prej këtij fakti edhe Shqipërinë po e quajnë mediet botërore Kanabistan. Kështu: Këta frikacakë, ordinerë, injorantë, ateistë, ish-komunistë dhe spiunë e pinjollë të komunizmit, si dhe ata të patraditë dhe të patrashëgimi fisnikërie e patriotike u bënë VIP-a (persona me shumë rëndësi) në këtë tranzicion, por edhe u bënë dhe shumë herë akoma më të ligj, të papërgjegjshëm dhe më të dëmshëm shoqërisht dhe kombëtarisht nga sa ishin më parë; pra, u bënë "VIP-a", por u bënë edhe trima e mafiozë, pasi u armatosën me pushtet, me politikë, me pasuri, dhe me sigurinë për t'u mbrojtur me ligjin antiligj, me shtetin antishtet dhe me drejtësinë e padrejtësisë. 

Politika kosovare pëson fiasko Fatkeqësisht e njëjta situatë është edhe në Kosovë, ku edhe atje politika ka pësuar fiasko, dështime të mëdha dhe e cila nuk është në gjendje as ajo për të zgjidhur problemet e mëdha dhe serioze, me të cilat përballet shteti i ri shqiptar i Kosovës, por përkundrazi, ajo, pra politika në Kosovë, është realisht vetë problemi kryesor, pasi ajo dhe papërgjegjshmëria kombëtare dhe ligjore e saj po e mbajnë peng konsolidimin e shtetit dhe të pavarësisë, demokracinë, ligjin, drejtësinë dhe integrimin për në BE. Është amoralitet i madh edhe për politikën në Kosovë, e cila për interesa personale pushteti dhe përfitimesh të pandershme të spekulojë kaq paturpësisht me gjenocidin, vuajtjet, sakrificat dhe me tmerret rrëqethëse, që ka pësuar populli martir i Kosovës përgjatë një shekulli përballjeje e sfide kundër barbarizmit dhe gjenocidit sllavo-serb. Janë amoralisht të këtilla edhe ajo shpurë servilësh intelektualësh mediokër, mjeranë mediatikësh, analistësh, historianësh, manipulatorësh e falsifikatorësh, mercenarësh e sejmenësh të oborreve politike të pushtetit në Shqipëri dhe në Kosovë. Këta mercenarë të komunizmit të djeshëm si dhe të pushtetit dhe të parasë së tij sot, të cilët përpiqen që t'u ngrenë kulte heroike dhe shpëtimtarësh individëve politikanë spekulantë, zullumqarë, matrapazë, të korruptuarish dhe të tradhtisë, por që koha shpejt do t'i rrëzojë nga froni i pamerituar, ku pushteti dhe paraja sot i ka ngritur ata, por që patjetër do të rrëzohen prej andej, dhe koha do t'i përzë ata nga tempulli i lavdisë, ku e kanë vendosur veten përkohësisht, sepse në atë tempull nuk ka vend për lavdinë e rrejshme, për marrëzinë, babëzinë, hajninë dhe as për hipokritët, dhe as për tradhtinë. Kjo politikë dhe ky soj politikani e pushtetari kanë sjellë atë që tashmë është pranuar si realitet, që është kriminalizimi i politikës dhe degradimi, degjenerimi, kriminalizimi dhe korruptimi i drejtësisë dhe i tërë sistemit, rezultat i së cilës është ky realitet anarkie demokratike në Shqipëri e Kosovë. Në Shqipëri formalisht ka shtet, pushtet, parti politike, parlament, president, administratë, ushtri, polici, shoqata, ligje e kushtetutë, por ama ato keqfunksionojnë. Dhe kur pushteti, politika, drejtësia dhe ligjet keqfunksionojnë dhe i shërbejnë politikës së pushtetit, krimit dhe korrupsionit atëherë shoqëria bie pre e anarkisë dhe e korrupsionit. Pra, në Shqipëri funksionon krimi, hajdutëria, droga dhe korrupsioni i mirë-organizuar nga politika dhe sidomos nga pushteti dhe drejtësia e kriminalizuar dhe e korruptuar, të cilat e kanë infektuar rëndë edhe shoqërinë shqiptare.

Statistikat e fundit të krimit tregojnë rritje të krimeve të dhunshme A nuk e vërteton këtë gjendje edhe Raporti i 2017-s i Byrosë së Sigurisë Diplomatike, pjesë e Departamentit Amerikan të Shtetit kur konstaton se: Krimi i organizuar ( trafiku, droga, zhvatja, ryshfeti, pastrimi i parave, prostitucioni, trafiku njerëzor) vazhdon të mbetet një shqetësim për shumicën e shqiptarëve. Statistikat e fundit të krimit tregojnë rritje të krimeve të dhunshme të kategorive, tentativë vrasjeje, grabitje të dhunshme, grabitje të armatosura. Krimi i rrugës (vjedhjet e shtëpive, dyqaneve, dhe dhuna në familje) janë të përhapura në zonat urbane, kryesisht natën… Pra, a nuk është vendi në anarki kur atë e sundojnë bandat dhe kanabisi? Kjo gjendje e tillë e vendit a nuk tregon realitetin e zymtë, kërcënues dhe të pasigurisë juridike dhe publike? Dhe anarki a nuk do të thotë pasiguri, korrupsion, krim, drogë dhe mosfunksionim i ligjit? Kjo a nuk është realisht një demokraci në anarki (përderisa nuk funksionon ligji dhe drejtësia njëlloj për të gjithë, demokraci me politikanë të kriminalizuar, demokraci dhe shtet joligjor dhe pa vlera dhe pa standarde moderne shtetformuese)? Si mundet të vazhdojë ky pushtet, kjo politikë dhe kjo qeverisje më tej, kur rinia shqiptare sot është e para në botë që kërkon largimin nga Shqipëria, kur Shqipëria sot është e para në Evropë për numrin e azilkërkuesve për në BE, kur është vendi më i varfër, me papunësinë më të lartë dhe vendi më i palumtur në rajon dhe Evropë? Në këtë gjendje që është sistemi, politika, pushteti dhe shoqëria shqiptare a mund të dilet nga ky qorrsokak pa ndihmën e SHBA-së, dhe se pa ndihmën e SHBA-së dhe të BE-së a mund të dilet nga kjo anarki demokratike, politike, ekonomike dhe ligjore ku e kanë zhytur vendin dhe shoqërinë politika dhe politikanët shqiptarë? A mund t'i besohet edhe kësaj politike dhe pushteti të sotëm se do të organizojnë zgjedhje të lira e demokratike, dhe cilës tjetër pjese të politikës shqiptare mund t'i besohet aktualisht se mund ta përmirësojë gjendjen?

Opozita si bashkëfajtore A nuk është edhe opozita, e cila e ka dominuar politikisht tranzicionin, autore dhe bashkëfajtore e akumulimit të kësaj gjendjeje anarkie demokratike 25 vjeçare dhe që ka arritur kulmin sot, edhe pas 25 vitesh, por pa përjashtuar këtu as vetë shoqërinë shqiptare, prej së cilës lind dhe po gjenerohet gjithnjë po e njëjta politikë dhe që shoqëria akoma nuk është e zonja për ta ndëshkuar dhe për ta ndryshuar gjendjen për në të mirë të vetes së saj? Dhe, prandaj është e domosdoshme dhe pse jo edhe vendimtare ndërhyrja, ndihma dhe roli i BE-së, por sidomos ai Aleatit tonë të madh, ai i SHBA-ve, për dekriminalizimin e politikës, dhe jo vetëm të saj, si dhe për zbatimin e Reformës në Drejtësi, të cilat i hapin rrugën sundimit të ligjit kundër krimit e korrupsionit dhe konsolidimit të rendit, shtetit, progresit, të demokracisë dhe të integrimit të Shqipërisë e të Kosovës për në BE, në mënyrë që t'i jepet fund traumave të stërmundimshme për shqiptarët, të cilët nuk po janë në gjendje që të dalin vetë nga kjo anarki dhe nga ky udhëkryq demokratik dhe i integrimit, ku e kanë futur dhe e mbajnë politika dhe politikanët shqiptarë.

(Kosova Sot)