18 prill 1981 - Demonstrata e parë shqiptare në Evropë

18 prill 1981 - Demonstrata e parë shqiptare në Evropë
  • 18 April 2017 - 08:00

SHKRUAN: HAJDAR SADRIJA

Injorimi i mërgatës nga institucionet e Kosovës është i pafalshëm?!

18 prill 1981, mbushen plot 36 vjet kur për të parën herë në Evropë, pikërisht në Bernë të Zvicrës, është mbajtur demonstrata e parë e organizuar nga Kadri Zeka, Hasan Mala, Kadri Avdullahi, Zija Shemsiu, Hajdar Sadrija etj.Demonstrata është mbajtur në Bernë dhe patën marrë pjesë disa dhjetëra demonstrues?! Ishin kohë të vështira, kurse demonstruesit përgjoheshin nga element të infiltruar si bashkëpunëtor të UDB-së jugosllave, e cila në atë kohë ishte shumë aktive dhe kishte shtrirë rrjetin e saj edhe në diasporë. m15 vjet më vonë në Bernë të Zvicrës, nën organizimin e Degës së LDK-së në Zvicër, është mbajtur demonstrata ma masive e shqiptarëve ku kanë marrë pjesë mbi 60 mijë veta. 16 vite më vonë në Bon të Gjermanisë, nënë organizimin e Degës së LDK-së në Gjermani, është mbajtur demonstrata më masive e shqiptarëve në Evropë, ku kanë marrë pjesë mbi 100 mijë veta. ,mNe gjithmonë kemi brohoritur, Liri, Barazi, Demokraci! Ne kemi kërkuar Lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj! Ne kemi kërkuar demokraci, sistem të vlerave dhe sitëm juridik funksional! Ndërsa sot Kosova jonë, po udhëhiqet nga ish- titistët dhe enveristët të cilët edhe atëherë sabotonin përpjekjet tona, kurse sot po ata e kanë kthyer Kosovën në një vend pa perspektivë, ku s'ka demokraci dhe ku nuk respektohet ligji dhe as nuk funksionon sistemi i drejtë- sisë dhe sistemi i vlerave! Injorimi që i bëhet sot mërgatës është i pafalshëm dhe i dëmshëm për Kosovën dhe demokracinë e saj të brishtë! Veçmas ky injorim po bëhet kundër aktivistëve të devotshëm, të cilët ishin të dalluar dhe që nuk kursyen asgjë nga koha dhe nga financat e tyre.

Sot, kjo klikë e ky klan, e kanë kthyer Kosovën në plaçkë tregu, dhe e kanë kthyer në një shtet ku nuk respektohet as ligji dhe s'ka siguri, ku nuk respektohen të drejtat elementare njerëzore. Prandaj po ua shtrojmë disa pyetje publike këtyre zotërinjve: •Vallë, a mos gabuam që nga 18 prilli 1981 e gjerë në çlirimin e Kosovës, që organizuam protesta për përkrahjen dhe njohjen e Kosovës, të cilat drejtpërdrejt luajtën rolin vendimtar për angazhimin e mëvonshëm të Bashkësisë Ndërkombëtare, në çlirimin e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj? •Mos gabuam që ua hapem dyert e kancelarive të shteteve demokratike, duke kërkuar ndihmën e tyre për çlirimin e Kosovës dhe njohjen e saj si shtet të pavarur e demokratik? •Mos gabuam Ne mërgata, që i formuam Fondet për Kosovën, për ta mbajtur gjallë popullin, që të mos gjunjëzohet para pushtuesit serb. (Fonde këto të cilat ju i keqpërdorët, duke bërë jetë luksoze, në kohë robërie dhe gjatë luftës, kudo nëpër metropolet e botës, madje prej atyre Fondeve ju i keni krijuar pasuritë tuaja milionëshe)? •Mos gabuam Ne mërgata, që financuam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me armë, me veshmbathje dhe me ushqime? •Mos gabuam që dërguam djemtë tanë të luftojnë për çlirimin e Kosovës, ku një pjesë e tyre edhe kanë rënë dëshmorë për Kosovën, e shumë të tjerë i kanë lënë gjymtyrët e trupit nëpër beteja, vetëm për ta parë Kosovën e lirë dhe të pavarur? •Mos gabuam Ne, që duke ndarë kafshatën e gojës për t'i shkollar djemtë dhe vajzat tona, mendonim t'ua përgatisnim kuadrin përkatës, për t'u kthyer një ditë si specialistë, për ta ndërtuar, zhvilluar dhe ndihmuar Kosovën, e për të dhënë kontributin e tyre profesional në fusha të shumta? Por, fatkeqësisht ju, neve dhe bijve tanë na i mbyllet dyert, nuk na krijuat mundësi për t'u kthyer vetë dhe për t'i kthyer bijtë tanë të cilët do ta kishin ndërtuar dhe zhvilluar më mirë sesa ju Kosovën e sotme?!

(Hajdar Sadrija, ish-kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër (1993 -1997)