Parapolitikë apo tradhti kombëtare!

Parapolitikë apo tradhti kombëtare!
  • 20 April 2017 - 10:12

Shkruan: Prof. dr. Hakif Bajrami

Demarkacioni+Asociacioni, të kurdisur


 Vota juaj, o popull, forca juaj, fati juaj, janë nesër të dilni në votime  85-90%, mos ta urreni asnjë nacionalitet. Ka Kosova mundësi për të qenë shembull i demokracisë në Ballkan, sepse e kemi një popull të shëndoshë dhe të etshëm për punë, për progres, për demokraci. Këtu pushojnë kauza dhe interesi civilizues, o popull i nderuar!

 
Po bëhen dy vjet që Isa Mustafa operon me termin “kauzë politike”, që ndërlidhet me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Isa në kohën e bredhjeve politikaneske të LDK-së, 1989-1999, nuk ishte ndonjë markë, përpos që nga përvoja e të qenit zyrtar i lartë i qeverive, marionetë e kishte një zanat në lëmin e financave, që kontabilitetin nuk e ka zotëruar kurrë, sepse shumë shpesh ndryshohen rregullat. Lidhur me këtë politikë llotarie, që dy vjet Isa akuzon opozitën se “interes personal” e ka çështjen e Demarkacionit. Jo, as opozita, as deputetët që veprojnë drejt dhe janë patriotë të vërtetë nuk janë duke e penguar, se kanë ndonjë kauzë politike; se u ka premtuar dikush diçka; se kanë marrë qëndrim për inati si vepron ky njeri dhe ata rreth tij. Ka deputetë patriotë dhe të drejtë edhe në LDK+PDK që nuk e votojnë Demarkacionin, se janë bindur se kemi të bëjmë me TRADHTI të DYFISHTË. Me fjalë tjera, këta deputetë patriotë, të ngritur politikisht që e duan shtetin e Kosovës më shumë se interesin personal, janë meritorët që nuk ka ardhur deri te finalizimi i TRADHTISË. E, për tradhti shkohet në hetime e pas hetimeve profesionale shkohet në burg dhe dënohet tradhtia. A do të përgjigjen PENALISHT Hashim Thaçi, Murat Meha, Sylë Ukshini e ndonjë tjetër, koha do të tregojë se po. Por, a do të përgjigjen PENALISHT për TRADHTI ndaj Kushtetutës Kosovës (Neni 2, alineja 2) edhe Atifete Jahjaga që i solli me na hodh hi syve, sepse mendonte se çdo gjë del nga zarfi, tre “ekspertë ad hoc D+A=5” : një amerikan, një gjerman dhe një anglez. Kush e ka mësuar për këtë kombinatorikë dihet me saktësi. Ai i zarfit po se po, por janë edhe dy këshilltarë të saj, që belbëzojnë nga pak nëpër koluaret e tyre “familjare” anglisht. Këtë pazar më së miri i di kryemilci i Kosovës tani, i cili me shumë vështirësi e pati kryer një fakultet filologjik. Po kush do të jetë i radhës për hetime dhe burg për tradhti: janë askush tjetër përpos Isës narcist për fotele dhe Hivzi Islami që“nuk e pranojnë rezultatin e Murat Mrehës dhe Hashim Thaçit, ku bëjnë pjesë edhe një bylykë (njëfarë Qela, të cilit një ish- komandant iu drejtua me “përgëzim”!) maskarenjsh, që kur të bie Isa prej pushteti do të bien edhe ata në “pus të Dyzit”, si delet në puse të Surkishit. Mirë do ta kenë aty, sepse “kauza politike dhe interesi personal”, aty përcillet me kujdes dhe askush nuk do të vdesë në mënyrë enigmatike sikur ‘të dënuarit e këtyre”! Dihet ai që e ka menduar “pusin e Dyzit”, ua ka siguruar mbrojtjen e lartë. Po, 23 herë më e shkel Kushtetutën dhe me ia sjellë Kosovës Fusnotën, për hatër të Daçiqit, është punë që vetëm këta dinë me e hedh gurin dhe fsheh dorën. Dialog po bëjnë në Bruksel more. Kur jemi këtu, duhet ta theksoj se kam pranuar në shtëpi 36 misionarë politikë publik evropianë 1990-1998. Njëri ndër ta ishte Vili KUPERS, senator i Belgjikës që paraqitej dhe shok i ngushtë i Ibrahim Rugovës. Për ta kuptuar drejt senatorin, e ftuam prof. dr. Murat Bejtën të na përkthejë, se veti nuk i besoja që di frëngjisht me mësime të gjimnazit, e fare pak në pasuniversitare. Senatori po flet, po flet dhe prof. Murati po përkthen. Në një moment më la hapësirë të ndërhyj dhe t’i shtroj një pyetje strategjike dhe provokative: Zotëri senator Kupers, edhe sa vjet do të fitojmë? Senatori u mendua duke e ditur se LDK-ja po e rren popullin me premtime, më tha seriozisht: “Do të fitoni edhe 20 vjet politikë aktive, me mjete tjera”.U kuptua kur t`ia filloni luftës dhe kur të derdhni gjak”. Nuk ua shpjegova nja 12 të pranishëmve se çka do të thotë “me mjete tjera”. Por u nguta duke iu drejtuar prof. Muratit: “Mos e përkthe këtë fjali, se nëse ndien e zonja e shtëpisë, se “edhe 20 vjet do të bredhim”, sonte darkë nuk ka. Ajo i di nga LDK se “kysmet” do të fitojmë edhe dy muaj, se po të vijnë senatorët e ndoshta edhe Nëna Terezë, puna u krye. Eu politikë e thellë e klaibirit 6, 35, që nuk e shpon as bezin e strajcës djathit  Rugovës!. Kur i tregova Bacit (Adem Demaçit) filloi të qeshë.
 
 Specialen na e sollën në kurriz
 
Po, tani (2017) Isa Mustafa dhe Edita Tahiri, me mentor Hashim Thaçin, na e sollën “kauzën politike”-Specialen në kurriz, për t`i bërë lëshime Brukselit dhe Beogradit për interesa dhe kauzë politike të Kremlinit, i cili do destabilizim në mes Malit Zi dhe Kosovës. E këtë lojë së pari duhet ta mësojnë miqtë dhe soji i Radovan Zogoviqit; soji i Jevrem Berkoviqit në Mal të Zi, sepse e kanë më lehtë tani, kur atje ka kaluar furtuna e komplotit. Interesi personal le të na mbetet neve sepse pazari po bëhet me tokën tonë, së pakut që 200 vjet. Këtë është dashur ta dijë mirë “pentagrami”  D+A=5, që do të thotë  Dell+Jahjaga+ tre musketarët në cilësinë e “ekspertëve”, se për këta analfabetët tanë mjafton të jesh amerikan, gjerman dhe anglez, dinë çdo gjë, madje edhe sa pula i kemi në kotec! Këta janë të saktë si “teoria e relativitetit”, por jo ajo që e ka shpikë Ajnshtajni, por Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi me pazaret e tyre. Hej, njeriun që nuk ka mund  në Arkiv të Kosovës të punojë si manipulant, e dërguan ambasador në Tiranë, vetëm pse e ka nënshkruar si i dyti falsifikimin për demarkacionin Muarti+Hivzia. Ja ku jemi me interesa personale dhe  rrenat parapolitike të Kumrovcit.
 
 Demaçi nuk është inferior me askënd në politikë
 
Në vitet nëntëdhjetë themeloheshin parti si kërpudhat pas shiut. Kishte kryetar partie që nuk e kishin as një autobus anëtarë. Gati te të gjitha kam frekuentuar nga pak. Ia pata vu veti për detyrë, së pakut t`ua shkruaj programet, pasi që partia bajraktare e kishte programin dhe atë të regjistruar zyrtarisht te njëfarë V. Kambovski, që më pati pyetur se ti je ai që po shkruan programe, por po i pranojnë, le të kuptohet se në Jugosllavi (1989-1992) ka demokraci të mjaftueshme! Në këtë frymë e shkrova LIBRIN E BARDHË, për UNIKOMBIN, që u botua në pesë (5) gjuhë; Programin politik shqiptar 1992; Por, primatin e kishte LDK dhe për këtë parti, së cilës paksa i besohej në Evropë, si shoqatë, sepse BE-ja nuk kishte e as nuk ka kushtetutë fare. Gjatë vitit 1993/4  e dorëzova një publikim përmbledhës informativ dhe QIK e botoi : H. Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995,QIK, Prishtinë 1995. Disi u shtuan vizitat, se kush jam?. Së pari, këtë publikim e kam parë anglisht në Vjenë në kabinetin e një ambasadori mik. Miku më tha: “Përkthimi ka ardhur nga Tirana. Është shumë informativ dhe afirmativ. Po deshe, të siguroj azil në Francë, pasi që gjermanisht nuk komunikon”. Përgjigjja ime ishte: “Jam me Adem Demaçin dhe popullin e shumëvuajtur; jam kryetar i Shoqatës“Nëna TREZË” në “Dardani”- Prishtinë dhe fati im me popullin e shumëvuajtur është i palëkundur. Milloshi do ta vrasë veten. Kur u ktheva e botova edhe në gazetën “Fjala jonë”” se Milloshi do ta vrasë veten një ditë. Askush nuk më mori në pyetje për këtë parashikim “emocional”. Po, ishte një kërcënim në rrugë nga një milic dhe kaq.


Po, do të më thotë diplomati i nderuar në Vjenë, po çka duan këto delegacionet e LDK-së që po përgatiten të shkojnë në Lindje (mendova në Kinë apo..), kur ju deklaroni se jeni me Perëndimin. Ia ktheva: Po, ju evropianët Kosovën po e konsideroni vend i popullit mysliman, e jo vend i popullit shqiptar. Më pyeti: “Keni ju Parti Demokristiane?’ Po, i thashë, madje një ish-nxënës imi që e ka emrin Muhamed Krasniqi  është kryetar i një dege të Partisë Demokrsitiane në Fushë-Kosovë! E Partia Demokristiane Shqiptare në Kosovë dyfish ka më shumë anëtarë shqiptarë myslimanë sesa të krishterë!. Ja çfarë myslimanësh jemi, zotëri. “Muhamedi është demokristian”, tha. U çudit. Dhe mbeti shumë i kënaqur, duke më përgëzuar për këtë informatë të sinqertë. Madje i tregova se si Mark Krasniqi ishte bërë kryetar me propozimin tim, pa qenë unë anëtar fare. Jam shumë i afër me ta. Bile me Lazër Krasniqin, i thash kam qenë në ShBA në prill 1991, për dëshmi, dhe e kam kuptuar se është patriot i vërtetë.  Dhe kur e takova Markun, pas kthimit, më pyeti: “Ti me Demaçin je a?, do të duhej të ishe me Rugovën”!!?. Po, i thashë, jam njëqind për qind “çelik i partisë!, sepse Demaçi nuk është inferior me askënd në politikë. Shkoi duke bërë me dorë, sikur të më thoshte :“Eselam Alejkum”. E unë iu përgjigja; ‘Orevoir…, edhe pse njëherë provova t’i përgjigjem serbisht. Nuk munda ta pyes pse dhe si je njoftuar me Hasan Kaleshin në Beograd! Por shkoi… 
 

 
Asnjë interes personal nuk mund ta ketë sot opozita politike dhe parlamentare e Kosovës

Interesi personal është i paqenë edhe në radhët e ekspertëve të pavarur, që nuk i ka paguar askush, që nuk i ka shti askush, që nuk i ka “marrë në qafë” askush, duke e mbrojtur Demarkacionin në Kullë dhe Çakor, sepse kur më ka thirr Zëri i Atdheut, kam shkuar në Shtabin e Adem Demaçit, me emrin e të cilit nga viti 1958 fillon çdo ngjarje politike dhe patriotike për kombin, për Kosovën, për civilizimin, për demokracinë, për neo-luftën çlirimtare, e të cilët një grup vagabondësh i bien thikë pas shpine edhe sot. Në Epokën e UÇK-së të: Mehë Ukës, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Shkelzen Hardinajt, Tahir Sinanit, Fehmi e Xhevë Lladrofcit, Rrustem Berishës, (ai që e shkeli me këmbë gurin e përgjakur të kufirit… me luftën e UÇK-së famëlartë ; me sakrificën e saj, që brilon si ylli polar, jo vetëm për kombin tim, çdo lëvizje e lirë dhe rritë sot në Kosovë. Ky nëse është kauza dhe interesi personal, që  e mbrojmë me argumente çdo pëllëmbë të shtetit Kosovës të lagur me gjak edhe të mijëra fëmijëve të njomë, atëherë e pranoi edhe interesin personal dhe kauzën politike; Oh,  qofsha dëshmori i parë i këtij realiteti. Nuk kam asnjë arsye të largohem nga shkolla e: Sulejman Vokshit, Murat Xhakës, Haxhi Sadrisë, Bajaram Currit, Shtjefen Gjeçovit, Emin Durakut, Xhon Sereçit, Metush Krasniqit, Fazli Greçevcit, Adem Demaçit, Zahir Pajazitit, Shkezen Haradinit, Iliaz Kodrës, Fehmi Ladrofcit, Tahir Sinanit, Ukshin Hotit… e shumë të tjerëve.


Po, Isa Mustafa ka gjetur strofull në vragat e politikanëve titistë në Akademi dhe aty ka siguruar buxhet solid për komprometim të të gjithë intelektualëve të Kosovës, me ata që e kanë sharë UÇK-në në UNMIK e ku jo, se nuk jemi të zotët t`i dimë kufijtë tanë, por i thërrasim pa zarf amerikanin, gjermanin dhe anglezin të na shesin mend. Madje për 23 shkelje të Kushtetutës prokuroi hesht, gjykata blefon. Po, fajet i ka themeluesi; Kuvendi i Kosovës, që lejon bizari krushqish politikë  meskinë dhe plot pisllëqe në Akademi, në Presidencë, në Qeveri dhe në  institucione që duhet të ofrojnë zgjidhje të problemeve e jo krijesë dhe sajesë e mykësisë kanceroze kuazi intelektuale, të krijimit problemeve për kauza politike meskine, që nuk u dihet fundi, se kanë filluar më 1981 dhe do të mbarojnë me një fiasko shumë shpejt, nëse ky POPULL i hap sytë dhe nesër e voton atë institucion politik që i del krah Kosovës, me mendime të urta, me fjalë që peshojnë sa mali, me vepra që ndërtojnë ura; begatojnë kombin, arsimimin, shëndetin, diturinë, ekonominë, pastrojnë ambientin trupor dhe tokësor, nga mediokritë dhe rrencat e shekullit. Sovrani do të fitojë vetëm duke dalë në zgjedhje 75-85%. Këtu pushon ndryshimi. Ku u avullua reforma zgjedhore e Hashim Thaçit dhe pse?.Sepse çdo reformë, edhe ajo më e vogla, ua humb pushtetin.
 
 Gjykata Speciale me prapavijë politike nga BE-ja


Tani po i kthehem prapë te Isa Mustafa me llafet dhe veprat  e tij për “interesin personal” të dikujt, e dihet se Ramush Haradinaj është ai që ia ka hedh në fytyrë hartat Murat Mehës. E ky i fundit, plus këta të grigjës ia punuan së pakut deri tani, e mbajtën në Francë pa “kurrfarë interesi personal?”. Po more, a nuk është ky interes personal, që Ramushi mos të jetë në Kosovë, e ju ia keni krisë agjitacionit për t`i fituar edhe një palë zgjedhje. Si janë të rreshtuar militantët e partive tani të pozitës nëpër funksione, sa zgjedhës do të dalin në votime (nja 52-53%,) është shumë vështirë të ndryshojë diçka. Shihni së pari ia filluan propagandën para tri javësh në Llap, duke akuzuar dihet kë, jo por dikë në shkretëtirë: “pse nuk po zbulohen atentatet mbi politikanët, e pushtetin vetë e kanë në dorë”, po pyet populli. Pse nuk i zbuloni vrasësit e Enver Malokut që hapur pati thënë: “Shumë shpejt do ta gjej rastin, do ta veshi uniformën e UÇK-së”. Po druan dikush sot, se mos po dilni vetë, ose dikush  nga “Sigurimi i Atdheut”, sepse për agjenturat serbiane dihet me saktësi se Po, por mos edhe ato kanë qenë në “konjukturë meskine” me dikë brenda kalasë, si në rastin  “ad hoc D+A=5”, për demarkacionin!. Pse heshtë prokuroria?


Demarkacioni, Asociacioni -“Zajednica”, Ushtria e Kosovës, duhet të institucionalizohen në Kuvendin e Kosovës, e jo nëpër koluare dhe me përralla rrugësh

 Po, Isa duhet ta pyes veten: kush i sigurojë 300 milionë euro për Gjykatën Speciale, plus nja 200 milionë për mbrojtje dhe udhëtime ( një gjysmë miliardi janë siguruar për ta komprometuar një luftë të drejtë çlirimtare, për të mbetur nën hijen me mijëra vrasjeve dhe dhunimeve, djegie dhe plaçkitje të pronës së një kombi në tokën  e vet denbabaden, krejt për t`i hetuar 7-8 pjesëtarë të UÇK-së në “cilësinë e kriminelëve” për ta kriminalizuar tërë UÇK-në, “si dorë e zgjatur e Serbisë”, së cilës tani po i mbani diku-diku fjalime për të marrë poenë të pafytyrësisë, për ta komprometuar tërë këtë institucion kombëtar çlirimtar. Ktheni sytë prapa e lexoni se çka keni nënshkruar, çka keni shkruar në deklaratat për të cilat një diplomat i një vendi të BE-së këto ditë (shkurt  2017) tha: “Nuk i duhen Kosovës vizat, sepse ka para t’i ndërtojë 2000 xhamia”!. Këtu fshihet “kauza dhe interesi i pistë personal”, e jeni duke fol dokrra e nuk jeni kah informoheni si e sa, kur dhe qysh duhet, sepse BE po si kryqëzatë ndërron forma dhe metoda nga Mesjeta, që grabiti troje shqiptare nga gjysma e dytë e shekullit XIX dhe disa troje i mban të okupuara edhe sot, me diktat, grabit mbi 8000 hektarë tokë me të vetmin qëllim që varra mos të shërohet. Dhe krejt kjo ndodh për të mbetur një parti pa konkurrencë, për të pasur ata më lehtë t` i ngulin thikat në trupin e truallit tonë. Kjo parti rri gatitu që të nënshkruajë çdo qëndrim të: UNMIK-ut; EULEX-it; BE-së dhe kujt jo. Shumë shtete janë në BE “haxhipishman” po mos të rrinte prapa SHBA-ja. Prej kah Daçiqi, Vuçiqi, Nikoliqi u bërën paçebërës në BE, e Kosova e fitoi Gjykatën Speciale, të cilën fajdexhinjtë politike e pranuan hap e krah. Këto kritere të dyfishta duhet të i thotë publikisht establishmenti ynë drejtues i shtetit e jo të merret me intriga meskine. Vota juaj, o popull, forca juaj, fati juaj, janë nesër të dilni i në votime 85-90%, mos ta urreni asnjë nacionalitet. Ka Kosova mundësi për të qenë shembull i demokracisë në Ballkan, sepse e kemi një popull të shëndoshë dhe të etshëm për punë, për progres, për demokraci.  Këtu pushon kauza dhe interesi civilizues, o popull i nderuar!

(Kosova Sot)