Sovrani do të fitojë vetëm duke dalë në zgjedhje 75-85%

Sovrani do të fitojë vetëm duke dalë në zgjedhje 75-85%
  • 21 April 2017 - 08:22

SHKRUAN: PROF.DR. HAKIF BAJRAMI
A snjë interes personal nuk mund ta ketë sot opozita politike dhe parlamentare e Kosovës. Interesi personal është i paqenë edhe në radhët e ekspertëve të pavarur, që nuk i ka paguar askush, që nuk i ka shti askush, që nuk i ka "marrë në qafë" askush, duke e mbrojtur Demarkacionin në Kullë dhe Çakor, sepse kur më ka thirr Zëri i Atdheut, kam shkuar në Shtabin e Adem Demaçit, me emrin e të cilit nga viti 1958 fillon çdo ngjarje politike dhe patriotike për kombin, për Kosovën, për civilizimin, për demokracinë, për neoluftën çlirimtare, e të cilët një grup vagabondësh i bien thikë pas shpine edhe sot. Në Epokën e UÇK-së të: Mehë Ukës, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Shkelzen Hardinajt, Tahir Sinanit, Fehmi e Xhevë Lladrofcit, Rrustem Berishës, (ai që e shkeli me këmbë gurin e përgjakur të kufirit… me luftën e UÇK-së famëlartë ; me sakrificën e saj, që brilon si ylli polar, jo vetëm për kombin tim, çdo lëvizje e lirë dhe rritë sot në Kosovë. Ky nëse është kauza dhe interesi personal, që e mbrojmë me argumente çdo pëllëmbë të shtetit Kosovës të lagur me gjak edhe të mijëra fëmijëve të njomë, atëherë e pranoi edhe interesin personal dhe kauzën politike; Oh, qofsha dëshmori i parë i këtij realiteti. Nuk kam asnjë arsye të largohem nga shkolla e: Sulejman Vokshit, Murat Xhakës, Haxhi Sadrisë, Bajaram Currit, Shtjefen Gjeçovit, Emin Durakut, Xhon Sereçit, Metush Krasniqit, Fazli Greçevcit, Adem Demaçit, Zahir Pajazitit, Shkezen Haradinit, Iliaz Kodrës, Fehmi Ladrofcit, Tahir Sinanit, Ukshin Hotit… e shumë të tjerëve.

Ku u avullua reforma zgjedhore e Hashim Thaçit dhe pse?

Po, Isa Mustafa ka gjetur strofull në vragat e politikanëve titistë në Akademi dhe aty ka siguruar buxhet solid për komprometim të të gjithë intelektualëve të Kosovës, me ata që e kanë sharë UÇK-në në UNMIK e ku jo, se nuk jemi të zotët t`i dimë kufijtë tanë, por i thërrasim pa zarf amerikanin, gjermanin dhe anglezin të na shesin mend. Madje për 23 shkelje të Kushtetutës prokuroi hesht, gjykata blefon. Po, fajet i ka themeluesi; Kuvendi i Kosovës, që lejon bizari krushqish politikë meskinë dhe plot pisllëqe në Akademi, në Presidencë, në Qeveri dhe në institucione që duhet të ofrojnë zgjidhje të problemeve e jo krijesë dhe sajesë e mykësisë kanceroze kuazi intelektuale, të krijimit problemeve për kauza politike meskine, që nuk u dihet fundi, se kanë filluar më 1981 dhe do të mbarojnë me një fiasko shumë shpejt, nëse ky POPULL i hap sytë dhe nesër e voton atë institucion politik që i del krah Kosovës, me mendime të urta, me fjalë që peshojnë sa mali, me vepra që ndërtojnë ura; begatojnë kombin, arsimimin, shëndetin, diturinë, ekonominë, pastrojnë ambientin trupor dhe tokësor, nga mediokritë dhe rrencat e shekullit. Sovrani do të fitojë vetëm duke dalë në zgjedhje 75-85%. Këtu pushon ndryshimi. Ku u avullua reforma zgjedhore e Hashim Thaçit dhe pse?.Sepse çdo reformë, edhe ajo më e vogla, ua humb pushtetin.

Gjykata Speciale me prapavijë politike nga BE-ja

Tani po i kthehem prapë te Isa Mustafa me llafet dhe veprat e tij për "interesin personal" të dikujt, e dihet se Ramush Haradinaj është ai që ia ka hedh në fytyrë hartat Murat Mehës. E ky i fundit, plus këta të grigjës ia punuan së pakut deri tani, e mbajtën në Francë pa "kurrfarë interesi personal?". Po more, a nuk është ky interes personal, që Ramushi mos të jetë në Kosovë, e ju ia keni krisë agjitacionit për t`i fituar edhe një palë zgjedhje. Si janë të rreshtuar militantët e partive tani të pozitës nëpër funksione, sa zgjedhës do të dalin në votime (nja 52-53%,) është shumë vështirë të ndryshojë diçka. Shihni së pari ia filluan propagandën para tri javësh në Llap, duke akuzuar dihet kë, jo por dikë në shkretëtirë: "pse nuk po zbulohen atentatet mbi politikanët, e pushtetin vetë e kanë në dorë", po pyet populli. Pse nuk i zbuloni vrasësit e Enver Malokut që hapur pati thënë: "Shumë shpejt do ta gjej rastin, do ta veshi uniformën e UÇK-së". Po druan dikush sot, se mos po dilni vetë, ose dikush nga "Sigurimi i Atdheut", sepse për agjenturat serbiane dihet me saktësi se Po, por mos edhe ato kanë qenë në "konjukturë meskine" me dikë brenda kalasë, si në rastin "ad hoc D+A=5", për demarkacionin!. Pse heshtë prokuroria?

Interesi i pistë personal

Demarkacioni, Asociacioni -"Zajednica", Ushtria e Kosovës, duhet të institucionalizohen në Kuvendin e Kosovës, e jo nëpër koluare dhe me përralla rrugësh. Po, Isa duhet ta pyes veten: kush i sigurojë 300 milionë euro për Gjykatën Speciale, plus nja 200 milionë për mbrojtje dhe udhëtime ( një gjysmë miliardi janë siguruar për ta komprometuar një luftë të drejtë çlirimtare, për të mbetur nën hijen me mijëra vrasjeve dhe dhunimeve, djegie dhe plaçkitje të pronës së një kombi në tokën e vet denbabaden, krejt për t`i hetuar 7-8 pjesëtarë të UÇK-së në "cilësinë e kriminelëve" për ta kriminalizuar tërë UÇKnë, "si dorë e zgjatur e Serbisë", së cilës tani po i mbani diku-diku fjalime për të marrë poenë të pafytyrësisë, për ta komprometuar tërë këtë institucion kombëtar çlirimtar. Ktheni sytë prapa e lexoni se çka keni nënshkruar, çka keni shkruar në deklaratat për të cilat një diplomat i një vendi të BE-së këto ditë (shkurt 2017) tha: "Nuk i duhen Kosovës vizat, sepse ka para t'i ndërtojë 2000 xhamia"!. Këtu fshihet "kauza dhe interesi i pistë personal", e jeni duke fol dokrra e nuk jeni kah informoheni si e sa, kur dhe qysh duhet, sepse BE po si kryqëzatë ndërron forma dhe metoda nga Mesjeta, që grabiti troje shqiptare nga gjysma e dytë e shekullit XIX dhe disa troje i mban të okupuara edhe sot, me diktat, grabit mbi 8000 hektarë tokë me të vetmin qëllim që varra mos të shërohet. Dhe krejt kjo ndodh për të mbetur një parti pa konkurrencë, për të pasur ata më lehtë t` i ngulin thikat në trupin e truallit tonë. Kjo parti rri gatitu që të nënshkruajë çdo qëndrim të: UNMIK-ut; EULEX-it; BE-së dhe kujt jo. Shumë shtete janë në BE "haxhipishman" po mos të rrinte prapa SHBA-ja. Prej kah Daçiqi, Vuçiqi, Nikoliqi u bërën paçebërës në BE, e Kosova e fitoi Gjykatën Speciale, të cilën fajdexhinjtë politike e pranuan hap e krah. Këto kritere të dyfishta duhet të i thotë publikisht establishmenti ynë drejtues i shtetit e jo të merret me intriga meskine. Vota juaj, o popull, forca juaj, fati juaj, janë nesër të dilni i në votime 85-90%, mos ta urreni asnjë nacionalitet. Ka Kosova mundësi për të qenë shembull i demokracisë në Ballkan, sepse e kemi një popull të shëndoshë dhe të etshëm për punë, për progres, për demokraci. Këtu pushon kauza dhe interesi civilizues, o popull i nderuar! 

(Kosova Sot)