Këto janë faktet për t'u burgosur banda 'Devolli', z. Aleksandër Lumezi

Këto janë faktet për t'u burgosur banda 'Devolli', z. Aleksandër Lumezi
  • 24 May 2017 - 08:29

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Kryeprokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezi, i ardhur në këtë fotele e pozitë, herë pas here bën shou,dhe duket se po i 'kërcënon xhezat' e tij për të angazhuar më shumë. Këtë e bën sa për t´i hedhur pluhur syve popullit kinse Leka po e lufton korrupsionin nga të korruptuarit e bandave politike, majat më të larta të shtetit dhe argatët denbabaden serbianë, që bien ndesh me ligjin dhe e dëmtojnë buxhetin e shtetit. Leka harron se sistemi gjyqësor është fund e krye i korruptuar, dhe se peshku kalbet nga koka - thotë një fjalë e popullit. Kur erdhi Kryeprokuror i Shtetit Aleksandër LUMEZI, si i pari "XHEZA", pati fjalë të forta, bile u tha prokurorëve se keni rastin të bëheni heronj, në qoftë se e luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar. Është dashur ta thotë LEKA këtë muhabet se ky zotëri e di më mirë se këta prokurorët e prokurorisë mbështeten nga bandat mafioze të majave të shtetit, dhe se ia kanë zënë frymën plotësisht... Javën që iku Leka, Kryeprokurori i Shtetit, i kishte mbledhur disa prokurorë ulur në sofër, por ishin mbledhur si ne mort, u foli për një strategji, bile edhe ne e dëgjuam përmes TV dhe e lexuam në gazeta e portale. Kërkonte fakte dhe përmendi edhe gazetarët. Pyetja ime konkrete është: Ku jeton ky i nderuari Aleksandër Lumezi? Në Bangladesh, ne Bangkok, Nju-Delhi, ku? Unë, personalisht kam menduar në Kosovë, në Prishtinë e herë herë në Prizren dhe atëherë si ka mundësi të mos ketë dëgjuar për Bandën serbe që quhet 'Devolli', që shkatërroi buxhetin e shtetit, bënë kontrabandë me mallra me simptoma kancerogjene, i shpërndan në Kosovë, Shqipëri, me një fjalë aty ku ka shqiptarë, vrasje në masë, si ka mundësi të mos ketë dëgjuar Leka i Prizrenit për këtë bandë raciste, që shqiptarët i konsideron si të ishin kafshë. Burri i botës paske kërkuar fakte dhe ne po i tregojmë udhën Lekës se kah të shkoj dhe me kë të bisedojë dhe të bindemi nëse LEKA, vërtet po e lufton korrupsionin dhe peshqit e mëdhenj. Në të kundërtën, ai lë për të dyshuar shumë, se këta janë të shitur, të lidhur ngushtë me bandat e politikës dhe nuk guxojnë prej bandës serbiane 'DEVOLLI'. Leka, të mos i besojë askujt, as mua, as gazetave e portaleve, të gjitha t'i gjuajë në koshin e plehrave, por të thërrasë zyrtarisht.

Ja faktet dhe ku të drejtohesh

Burime nga Dogana bëjnë të ditur se kompania 'Devolli' është dënuar nga Doganat me vetëm gjysmë milioni euro, duke u shitur krunde për kafshë në vend të miellit për ushqim, edhe atë përmes kompanisë 'M-Sillosi'. Pra, duhesh që të bisedosh me Doganat. Shkëlqim Devolli kishte importuar nga Serbia qindra mijëra tonelata grurë të dedikuar për kafshë dhe ua kishte shitur qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri për miell si produkt human. Duhet të bisedosh me argatin e serbit Dragan Raca, që quhet Shkëlqim Devolli.

Vepra kriminale e Shkëlqim Devollit

Shkëlqim Devolli kishte shmangur detyrimet doganore, duke e bluar grurin në fabrikën "M Sillosi" për ta shitur në treg. Sipas Doganave, 'Devolli Corporation' e ka dëmtuar shtetin në vlerë vetëm prej 489.762, 41 euro. Shkëlqim Devolli ka mashtruar shtetin dhe qytetarët, duke importuar ushqim për kafshë si krunde, bizele, e mbeturina të grurit dhe të njëjtat i ka shitur për miell. Këtë mashtrim ai e ka bërë duke e deklaruar ushqim për kafshë, e në këtë mënyrë malli i importuar nuk i nënshtrohet Doganës, për shkak se "gruri është i thyer dhe përdoret vetëm për kafshë. E të gjitha këto veprime janë lejuar nga zyrtarë të Doganës së Kosovës. Grupi punues i Doganës së Kosovës në përbërje nga zyrtarë të sektorit të Kontrollit pas importues dhe sektorit të mbikëqyrjes së regjimeve vezulluese si kryesues, e ka nxjerrë aktvendimin ku thuhet se: "Obligohet importuesi 'M-Sillosi' që në afat prej 10 ditësh të paguajë obligimet doganore në vijim:taksën doganore (10 %) - 16, 085.40 euro; TVSH (16 %) - 471, 274. 18 euro; kamata kompensuese - 2402.83. Gjithsej 489, 762. 41 euro", thuhet në aktvendimin që ka siguruar një portal. Komisioni ka vendosur që të ndryshohen të dhënat në deklaratën unike doganore të datës 19.05.2014 dhe në deklaratën unike doganore aneksi 1, A, B dhe C. "Gjatë aktivitetit të kontrollit të ushtruar nga grupi punues bazuar në të dhënat dokumentare janë gjetur parregullsi në aplikimin e procedurave doganore me ndikim ekonomik, respektivisht shfrytëzimin e autorizimit për përpunim të brendshëm dhe përpunim nën kontroll doganor", thuhet në arsyetim të aktvendimit. Grupi punues konstaton se gjatë lejimit të qarkullimit të lirë të mallit me përshkrim hime, (krunde) me regjim IMA (40-51) përmes deklaratës unike doganore R 5887 datë 19.05.2014, duke shkarkuar mallin e importit me përshkrim grurë me regjim IMS (51-00) për deklaratën unike doganore R 2439 datë 28.02.2014, deklarata unike doganore R 5887 datë 19.05.2016 nuk është proceduar drejt sipas llojit, përshkrimit të mallit dhe kodit tarifor. "Me këtë rast kemi shmangie të detyrimeve doganore në emër të TVSH-së prej 65,275,41 euro dhe në emër të kamatës kompensuese prej 2,402,83 euro", thuhet në aktvendim. Në pikën e dytë thuhet se "në procedurën e përpunimit të kontrollit doganor gjatë lejimit në qarkullim të lirë të mallit me përshkrim miell dhe hime (krunde) me regjim IMA (40-91) përmes deklaratave unike doganore sipas ANEKSIT 1A, duke shkarkuar mallin e importit me përshkrim grurë me regjim IM9 (91- 00), nuk janë proceduar drejt deklaratave unike doganore, ANEKSI 1A sipas shpërndarjes së vlerës financiare për produktet kompensuese". "Me këtë rast kemi shmangie të detyrimeve doganore në emër të TVSH-së prej 112,513,03 euro", konstatohet në aktvendim. Në pikët e tretë thuhet se "në procedurën e përpunimit të kontrollit doganor gjatë lejimit në qarkullim të mallit me përshkrim ushqim për kafshë - gërdhushta (mbeturina të grurit ) me regjim IM4 (40-91) përmes deklaratave unike doganore sipas ANEKSIT 1B, duke shkarkuar mallin e importit me përshkrim grurë - ushqim për kafshë me regjim IM9 (91-00), nuk janë proceduar drejt deklaratave unike doganore ANEKSI 1B sipas numrit tarifor për produktin kompensues ushqim për kafshë gërdhushta". Në këtë aktvendim konstatohet se me këtë janë shmangur detyrimet doganore në emër të TVSH-së prej 265,175,44 euro. Pastaj në pikën katër ndërkaq thuhet se "në procedurën e Përpunim të Kontrollit Doganor gjatë lejimit në qarkullim të lirë të mallit me përshkrim ushqim për kafshë - bizele, me regjim IM4 (40-91) përmes deklaratave unike doganore sipas ANEKSIT 1C, duke shkarkuar mallin e importit me përshkrim bizele ushqim për kafshë me regjim IM9 (91-01), nuk janë proceduar drejt deklaratave unike doganore të ANEKSIT 1C sipas numrit tarifor për produktin kompensues ushqim për kafshë bizele". "Me këtë rast kemi shmangie të detyrime doganore në emër të Doganës 16,085.40 euro dhe TVSH-së 28,310,30 euro gjithsej 44,395,70 euro", precizohet në këtë në këtë aktvendim". 

Vepra kriminale e raciste e Shkëlqim Devollit

Dhe kërkon fakte, fakte e fakte. Prokuroria, e cila duhet sjellë para drejtë- sisë Shkëlqim Devollin, pasi që kanë kaluar vite dhe lënda fle dhe bën gjumë të rehatshëm në PROKURORI nga gjetjet e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Kuvendit të Kosovës ndaj importit të dhjetëra mijëra tonë të grurit të mykur për shtazë dhe të dyshuar si kancerogjen, e i cili u përdor si ushqim për njerëz në Kosovë. Ky skandal, edhe pas gjetjeve nga ana e këtij Komisioni, ka mbetur pa u ndëshkuar. Kjo sasi e grurit të dyshimtë është importuar nga Serbia, nga ana e kompanisë "M&Sillosi", që është pjesë e "Devolli Corporation" dhe ka hyrë në vend gjatë viteve 2014-2015 dhe 2016 dhe i cili grurë i mykur u është shitur kosovarëve, duke ua dëmtuar shëndetin atyre. Në këtë krim ekonomik duhet të përgjigjet edhe spiuni i UDB-së serbe, kumbara dhe këlyshi i Jovica Stanishiqit, shushunja BATON FAZLI HAXHIU. Nuk do të ishte keq që Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, po që se nuk bën shou dhe nuk i ka mëdyshje, do të ishte mire të bisedoni edhe me Panajot Panariti, ministër i Republikës së Shqipërisë për këtë krim ekonomik nga kriminelët dhe UDB-ashët që me qëllim dhe të ndërsyer nga Serbia e dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe vrasje në masë të shqiptarëve. Krejt ne fund fare, z. Aleksandër Lumezi, "ky është ujku, mos kërko gjurmët" dhe herëve të tjera mos bën shou, bëhu pak serioz për postin që ke për të mbrojtur interesat shtetërore, ndonëse ke ardhur i zgjedhur nga bandat politike. Për këto që shkruaj e flas mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)