Banditët e majave të shtetit në punë dhe 5 honorarë, populli mbledh bukë në kosha të plehrave

Banditët e majave të shtetit në punë dhe 5 honorarë, populli mbledh bukë në kosha të plehrave
  • 20 June 2017 - 08:04

Shkruan: Reshat Badallaj - Zhuriani

Ditë me parë u publikua se shumë banditë të majave të shtetit kanë vend pune dhe nga pesë deri në gjashtë honorarë dhe jo vetëm kaq, por këta banditë i kanë të punësuara edhe gratë e tyre, nuk e di në bordello apo ndonjë punë tjetër. Por, kryesore i kanë të punësuara, ndërkaq populli i mjerë është prekur nga fukarallëku i tejskajshëm dhe deri në palcë. Ka shumë prej tyre që për të siguruar kafshatën e gojës për fëmijët e tyre mbledhin bukë edhe në kosha të plehrave.

Gënjejnë popullin në çdo fushatë

Jemi dëshmitarë të kohës, të gjithë, kur këta banditë shkuar banditëve në çdo fushatë parazgjedhore gënjenin dhe mashtronin popullin se do të zvogëlonin papunësinë dhe e njëjta propagandë ogurzezë po vazhdon edhe tani kinse çdo familje do të ketë të punësuar nga një anëtar të tyre. Mirëpo, populli tashmë është mësuar me rrenat e tyre dhe nuk po u beson kush. Janë ngopur me rrenat e tyre dhe as që ua vërë veshin kush këtyre lehaqenve. Populli i pa në ditën me diell se këta banditë dhe hajna për pak vite u bënë multimilionerë duke vjedhur popullin e hairin mos ia pafshin! Hajnat dhe banditët e majave të larta të shtetit, të Qeverisë kuislinge, që doli me anë të pazareve të nëntokës, të Kuvendit dhe kryebanditët e bandave politike, që dikush i quan parti, sidomos sahanlëpirësit dhe puthadorët, deri dje ishin duke vjedhur pasurinë e popullit këta qen dhe zagarë u bënë si sheikët e Dubait. Në çdo vend të botës, e sidomos në Gjermani, është e lejuar edhe një punë shtesë që quhet "BASIS OSE NEBEN JOB" e lejuar deri në 450 euro plus edhe përqindja e të dielave ose për festa. Mund të kesh edhe një punë tjetër, por si thonë fjalës paratë shkojnë për shtet. Tani, populli dëshiron të dijë nga këta banditë shkuar banditëve dhe hajnave, kur kanë NJË PUNË, PESË-GJASHTË HONORARË, MËDITJE TË KUVENDIT... SA TATIME I PAGUAJNË SHTETIT? KËTA ZAGARË QË MASHTROJNË POPULLIN,QË VJEDHIN, A JANË NË DIJENI SE SHUMË FAMILJE VUAJNË PËR KAFSHATËN E GOJËS!? NATYRISHT QË E DIJNË, POR STOMAKU I TYRE ËSHTË SI I DERRAVE,TË GUSHVARURVE SI TV BIBANIT-QURANIT,NUK IA DI BARKTHATIT. KËTA KEQPËRDURUES, këta hajna dhe banditë, duhet ndjekur penalisht. Kurse moralisht, ky surrat nuk kanë gajle që vrapojnë pas hajnisë si qentë e Serbisë,pas cofëtinave dhe nuk kanë të ngopur.

Siguruan pasuri për nipa e stërnipa

Pra, të bindet populli se kë e votuan. Unë gjatë gjithë kohës me shkrime, telefonata dhe në mënyra tjera kam nxitur popullin që të mos i votojnë këta hajna dhe këta banditë që deri dje nuk kishin çorapë për të veshur dhe sot kanë siguruar pasuri për nipa dhe stërnipa mos të flasim, por edhe për njëzet breza fol e mos u tut. Por, një gjë ua them publikisht, nëse jemi gjallë këta qen, zagarë dhe langonj shqipfolës, nuk do ta gëzojnë. Do ta paguajnë nga dora e Zotit dhe dora e mallkimit kudo që të shkojnë do t´i ndjekë pas. A ka tradhti më të madhe se kjo e këtyre zagarëve dhe banditëve që e tradhtuan popullin nëpër shumë tubime parazgjedhore, duke mashtruar popullin:"Na jepni votat dhe ne do të zvogëlojmë papunësinë e shumë lehje të tjera...?"Pra, këta banditë të majave të shtetit, të Qeverise kuislinge, të Kuvendit, banditë dhe kryebandit të bandave politike, bile zagarë të Universiteteve të Kosovës, nuk kishin hallin e popullit, këta tradhtarë dhe rrenacakë e kishin hallin se si të vjedhin dhe të hapin biznese të dyshimta, të marrin tenderë e në anën tjetër populli të vuajë për bukën e kripën për t´ua shtruar fëmijëve në sofër. Këta janë rrenacakët dhe tradhtarët e popullit. Këta hajna duhet gozhduar si Krishtin në kryq. Për të gjitha që flas e shkruaj marr përgjegjësi morale, juridike dhe penale.

 

(Kosova Sot)