Liberalizmi në llogore

Liberalizmi në llogore
  • 23 June 2017 - 13:24

Shkruan: Ana Palacio

RENDI BOTËROR LIBERAL MBETET LARG TË QENIT I SIGURT

Liderët do të përgjigjen ndaj apeleve për planifikim të vendosur strategjik

Për një kohë tepër të gjatë, cilësitë e një bote të globalizuar kanë qenë të ekspozuara nga komforti i bisedave të vetëkënaqësisë. Kjo duhet të marrë fund. Ata që besojnë në rendin liberal botëror, duhet të hyjnë në llogore dhe të luftojnë për të

P as disa muajsh marramendës, gjatë të cilëve presidenca e re e Donald Trump-it kishte vënë në pyetje tërë rendin botëror të pas Luftës së Dytë Botërore, duket se është paraqitur një status quo gjeopolitik. Por, nuk është koha për vetëkë- naqësi: rendi botëror liberal mbetet larg të qenit i sigurt. Duhet pranuar se zhvillimet e fundit janë inkurajuese. Strategu kryesor i Trump-it, Steve Bannon, i cili ishte kryesues ekzekutiv i "Breitbart News", duket se është duke e humbur ndikimin, bile mund të jetë në largim e sipër. Sekretari i shtetit Rex Tillerson, i cili dikur ishte i margjinalizuar, tani është anëtari më i afërt i kabinetit të Trump-it. I respektuari H.R. McMaster e ka zëvendësuar të dyshimtin Michael Flynn në rolin e këshilltarit për siguri kombëtare. Duket se të rriturit janë kthyer në krye. Ky ndryshim është pasqyruar edhe në politikë. Administrata e Trump-it mund ta ketë kuptuar se nuk mund ta udhëheqë një politikë të jashtme tërësisht të mbyllur. Përdorimi i vendosur (por jo dëmtues) nga ana e saj e raketave si reagim ndaj përdorimit të armëve kimike nga regjimi i presidentit Bashar alAssad, ishte një vendim i marrë direkt nga libri i presidentit të dikurshëm, Bill Clinton.

Shqetësimi për Korenë Veriore

Për më tepër, retorika agresive e Trump-it karshi Kinës i ka lënë vend një qasjeje më bashkëpunuese, të bazuar kryesisht te shqetësimet e përbashkëta rreth Koresë Veriore. Të paktën publikisht, Rusia i është kthyer rolit të saj të "bete nxire" të Perëndimi, derisa NATO, kalaja e sigurisë e liberalizmit perëndimor, ka përjetuar një rimëkëmbje të shpejtë dhe mahnitëse nga harresa. Natyrisht, ka ende shumë gjëra për t'u shqetësuar, duke filluar nga zhvillimet në Korenë Veriore. Dhe, ka pasur shumë pengesa në rrugë, por qielli nuk është puqur me tokën. Natyrisht, kjo nuk dmth se kjo nuk do të ndodhë. Në aspektin afatshkurtër, vazhdimi i politikës konvencionale të jashtme nga ana e SHBA-së, mund t'i zvogëlojë gjasat për krizë, meqë implikon një ambient gjeopolitik më të parashikueshëm. Por, në aspektin afatgjatë, Perëndimi ka nevojë për një strategji gjithëpërfshirëse të politikës së jashtme. Deri më tani, një strategji e tillë nuk shihet gjëkundi. Në vend të saj, jemi duke parë një politikë të jashtme ekuivalente me memorien e një muskuli, ku pjesëmarrësit përdorin taktika të njohura, edhe pse pa asnjë objektiv të qartë në mendje. Kjo formë e autopilotit mund të funksionojë në kohë normale, por këto kohë nuk janë normale. Instrumentet të cilat mbanin rendin botëror - multilateralizmi, tregtia e lirë, aleancat e vjetra, si dhe politikat e herëpashershme të njëanshme amerikane - mbesin. Ajo që ka shkuar është një vizion më i gjerë i cili udhëzonte përdorimin e tyre: besimi se liria, demokracia dhe sundimi i ligjit mbështesin paqen dhe prosperitetin. Rezultati është domethënës. Rivendosja e një dallimi të qartë për rendin ndërkombëtar, pjesërisht ka të bëjë me liderët. Nuk ka asnjë kalorës të bardhë në horizont, për të na shpëtuar nga kjo situatë. Në SHBA, më së shumti që mund të presim nga Trump, është që ai të mos e tundë barkën kaq me dhunë. Në Evropë, përqendrimi te detajet mbetet aktivitet i preferuar i liderëve. Dhe, Kina është duke e imponuar një "vizion", i cili vetëm sa do t'i vazhdonte aspektet e pashpirta të globalizimit, të cilat edhe e futën botën në telashe.

Mbijetesa e liberalizmit

Por, në botën e sotme, një vizion i ri strategjik për marrëdhënie ndërkombëtare nuk duhet të vijë nga lart. Ai duhet të dalë nga një proces nga poshtë, i mbështetur nga një përqafim i gjerë popullor i një vizioni të veçantë - në kushte ideale, të atij të një rendi liberal ndërkombëtar. Sikur që duket, rendi liberal ndërkombëtar nuk është aq joshës për një pjesë të madhe të popullsisë. Kjo është pjesërisht kështu për shkak se, ky rend nuk e ka respektuar premtimin për një prosperitet të përgjithshëm, një dështim, i cili duhet të adresohet. Por, kjo është kështu edhe për shkak se mbështetësit e rendit ndërkombëtar liberal nuk kanë pasur lidhje emocionale me njerëzit. Liberalizmi i tyre është bërë çështje e ekonomisë së ftohtë, në vend se të vlerave dhe njerëzisë së përgjithshme. Sipas fjalëve Aristoteliane, ata kanë theksuar logjikën (logos), duke përdorë gjuhën e etikës (ethos), derisa mundohen që ta shtypin pasionin (pathos). Kjo qasje filloi të dështonte në fillim të vitit 2000, kur fillimi i "luftës globale kundër terrorizmit" ngriti çështje serioze etike dhe logjike. Kriza financiare globale e vitit 2008 thelloi dyshimet rreth themeleve etike dhe logjike të rendit botëror liberal. Tani pasioni është duke u kthyer. Por, janë kundërshtarët e liberalizmit ata që e përdorin atë në mënyrën më efikase. Sikur që thotë kandidatja presidenciale franceze nga ekstremi i djathtë, globalizimi dhe institucionet liberale, të cilat e mbështesin atë, janë bërë "të egër". Nacionalizmi dhe tradicionalizmi, në ndërkohë, janë bërë burime të emocioneve pozitive - nostalgjisë dhe një ndjenje "volkisch" të përkatësisë. Nëse dëshirohet mbijetesa e liberalizmit si kornizë udhëzuese për marrëdhëniet ndërkombëtare, atëherë përkrahësit e tij duhet t'i frenojnë pasionet e tyre. Pa injorimin e logjikës dhe etikës - zonat ku rendi botëror liberal vazhdon që të jetë më i mirë sesa alternativa - liberalët duhet të lidhen me njerëzit në nivel emocional. Thënë më thjesht, ata duhet ta arrijnë një rast, i cili nuk do të jetë vetëm i arsyeshëm, por edhe joshës. Dhe ata duhet ta paraqesin atë rast jo para ithtarëve, por para skeptikëve. Deri në një masë, këtë është duke bërë Emmanuel Macron në Francë, gjë që i ka sjellë atij sukses në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të këtij vendi. Për një kohë tepër të gjatë, cilësitë e një bote të globalizuar kanë qenë të ekspozuara nga komforti i bisedave të vetëkënaqë- sisë. Kjo duhet të marrë fund. Ata që besojnë në rendin liberal botëror duhet të hyjnë në llogore dhe të luftojnë për të. Vetëm nëse publiku është në bord, atëherë liderët do të përgjigjen ndaj apeleve për planifikim të vendosur strategjik. Përndryshe, qeveritë tona vetëm do të vazhdojnë që të kalojnë nëpër mocione, derisa të harrojnë si ta bëjnë një gjë të tillë. 

(Ana Palacio është anëtare e Këshillit shtetëror të Spanjës) Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për PROJECT SYNDICATE, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot" 

(Kosova Sot)