Kush ishte krimineli dhe udbashi Mehmet Maliqi?

Kush ishte krimineli dhe udbashi Mehmet Maliqi?
  • 14 July 2017 - 08:16

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Mehmet Maliqi, kriminel i dëshmuar kundër shqiptarëve, nuk është emër i panjohur për kombin tonë. Edhe sot, kur e përmend këtë emër, të këtij krimineli, dridhet fëmija në djep dhe në barkun e nënës. Në Prizren, në qytetin e Lidhjes Shqiptare, kjo familje është shumë e urryer. Të pyesësh çdo kalimtar të rastit, në këtë qytet, të vogël e të madh, grua apo burrë, e njeh për faqe të zezë këtë xhelat… Përpos krimeve dhe masakrave kundër kombit tonë, ky edhe si njeri ka qenë shumë i poshtër. Kur isha nxënës i Gjimnazit, ky spiun dhe kriminel jugosllav shërbente në UDB-në e Prizrenit. Atëbotë, ishin në modë, te të rinjtë, flokët e gjata. Ky kriminel, Mehmet Maliqi, më besoni, i mbante gërshërët në xhep. Cilin e shihte me flokë të gjata i urdhëronte dy policë që të vraponin e ta zinin flokëgjatin për t'ia sjellë në dorë kasapit. Së pari e rrihte derisa e lodhte dhe pastaj vazhdonin milicët, sepse ky nuk kishte forcë se ishte i trashë. Ia qethte flokët si deleve dhe nuk shkonte nxënësi në shkollë me flokë si delja rude, por shkonte te flokëprerësi… Po ashtu, në atë kohë, flitej se vajzën e këtij krimineli serbian, për hakmarrje, dikush, rrëze kalasë, natën në Prizren, ia kishin dhunuar, por cila është e vërteta?

Masakra e Tivarit

Siç e dini, Mehmet Maliqi ishte ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe. Publikisht thoshte se idhull i tij ishte Aleksandër Rankoviqi, ministër Federativ i Jugosllavisë. Aleksandër Rankoviqi, ishte kasap dhe xhelat i shqiptarëve. Gjatë sundimit të tij, e sidomos gjatë viteve 1955/56, në dimrin e fortë qe nuk mbahej në mend, aksionin famëkeq të armëve, kishte lëshuar kosën e vdekjes në kokat shqiptare, asnjë plisbardhë mos me lenë të gjallë dhe ku të dukej ky gjarpër i zi, t´iu shtypet koka, ishte devizave e këtyre bashkë-terroristëve. Nga shumë krime kundër shqiptareve, nga ky kriminel, Mehmet Maliqi, po i numërojmë kësaj radhe vetëm disa: Tradhtari dhe spiuni i kombit, Mehmet Maliqi, duhet të përgjigjet nga varri, për masakrën e Tivarit, ku humben jetën afro 5000 shqiptarë, që të nesërmen pa aguar dita vetëm gjakun e nxehtë që dilte avull e lanë… Cili ishte roli dhe lidhjet e tij me krerët e kriminelëve jugosllavë, për ketë masakër te paparë? Mehmet Maliqi, ky kriminel i pashpirt, serbo-çetnik, do të duhej të përgjigjej edhe si e dha pëlqimin e vrasjes të Jusuf e Bardh Gërvallës e Kadri Zeka, sipas planit "Olluja Shtutgard-stuhia Shtutgart". Plani operativ ishte përpiluar me përpikëri nga Stane Dollanci dhe Zdravko Mustaq, në Kabinetin e UDB-së dhe KOS-it. Plani tepër sekret ishte përqafuar dhe kishte marre shtytje edhe nga kriminelet Mehmet Maliqi e Selim Brosha, dy agjentë të devotshëm serbo- çetnikë. Shih për ketë, një këlysh i vogël i serbit Musa Prushi, kriminelët e sojit të Selim Broshës i quan LEGJENDË, po, e po; -edhe sot, e thotë këtë.

Mehmet Maliqi ishte organizator i "falanga e tradhtarëve"

Kodoshi e spiuni serbo-çetnik, Mehmet Maliqi, kishte dy emra sekretë: CIKULLI DHE ÇIKLOPI. Ai duhet të përgjigjet pas vdekjes- së paku moralisht; edhe për arrestimin e patriotit të shquar shqiptar Xhelatin Rekaliu, në vitin 1979. Maltretimet që ia bëri me dorë të vet tamam si në mesjetë… Mehmet Maliqi angazhohej me mish e me shpirt PËR PËRZIERJEN E GJAKUT SERB ME ATË SHQIPTAR. Angazhohej për përzierje të martesave shqiptaroserbe… Spiuni serbo-çetnik, Mehmet Maliqi, përpos që ishte organizator, ishte për përgatitjen e kurtheve të atdhetarëve shqiptarë, si rasti i Hasan Remnikut, i njohur si Hasan Alia. Ai këtë plan e kishte përpiluar me Dalip Elezkurtajn. Këtë mund të lexoni nga autori Reshat Badallaj. - Plani quhej "Prita e Bistricës". Pra, plani "Falangë tradhtarësh" udhëhiqej nga Mehmet Maliqi - Cukulli. Kishte futur shumë spiunë në këtë lojë, kundër kryengritësve të maleve. Mehmet Maliqi, ky zagar serbo-çetnik, i preu në besë, sepse ai nuk kishte besë. Ky s´dinte se çka është besa shqiptare? Informacionet mblidheshin nga dy qendrat kryesore Prishtinë- Beograd. Por, çdo gjë shkonte nëpër syrin e Çikpolit-Mehmet Maliqit. Ky ka bërë edhe likuidime tjera të patriotëve shqiptarë, ta zëmë në Drenicë… UDB-ja dhe KOS-i në Kosovë udhëhiqej nga: Mehmet Maliqi, Ali Shukria, Gojko Medenica, Sahit Bakalli, Mehmet Shoshi, Çedo Mijoviqi… e më vonë Selim Brosha, Muharrem Dana… Këta langonj serbo- çetnikë në Kosovë e sollën gjendjen e tmerreve e të vdekjes. Vranë e prenë. Mehmet Maliqi, ky spiun i dëshmuar i serbosllavisë gjakatare, më datën 7 mars 1982, dërgon një llavë milicësh të armatosur deri në dhëmb për ta arrestuar dhëndrin tim, Mehë Ukën, tani dëshmor i Kombit, vendimi mbante nënshkrimin e kryetradhtarit të kombit, Mehmet Maliqit… Tani për tani, kaq nga unë për krimet e këtij krimineli, serbo-çetnik, për Mehmet Maliqin. Në fakt, krimet e tij mbi popullatën e pafajshme shqiptare janë të shumta. Ndoshta edhe një libër me mbi 1001 faqe është i pamjaftueshëm… Ne jemi të hapur shumë për kritikë… Por, i bëj thirrje djalit te tij, Shkëlzenit, po qe se është prekur në tel, le të ngrejë padi penale.

Adresa ime e saktë është: RESHAT BADALLAJ, Zhur, krahina e Lumës, Republika e Shqipërisë. Shtëpia është në qendër të fshatit, veçse lakon djathtas, te Xhamia. Do të vazhdojmë me lidhjet e familjes serbe të Fazli Haxhiut, babai i udbashit Baton Haxhiu, lidhjet me Surrosin dhe nxënësin e Zemunit, Veton Surroin. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)