Me logjikën autoritare nuk implementohen standardet bashkëkohore evropiane

Me logjikën autoritare nuk implementohen standardet bashkëkohore evropiane
  • 15 July 2017 - 07:54

SHKRUAN: SKËNDER MULLIQI

Drejtësia e dështuar

Është bërë e qartë që shumë kohë, se jemi larg normave të sistemit evropian. Sistemet tona që shumë kohë janë komprometuar dhe e kanë humbur besimin e qytetarëve. Një sistem, i cili komplet ka dështuar është sistemi i drejtësisë. Niveli i gjithëmbarshëm i zhvillimit ekonomik, dhe standardi i ulët i jetesës së qytetarëve janë vepër e këtij estabilishmenti, i cili shtetin e ka sjellë afër kapitullimit financiar dhe të kapitullimit të përgjithshëm. Në këtë sistem i krijuar nga ana e kësaj klase politike vendi është futur në kaos. Të gjitha segmentet e sistemit po funksionojnë me defekte të mëdha. Na është mbushur aparati shtetëror më njerëz jokredibil, më njerëz gjysmanalfabetë, me njerëz, të cilët janë të implikuar në vepra të ndryshme të krimit dhe të korrupsionit.

Turma e parazitëve politikë

Mu për atë edhe nuk kemi sistem shëndetësor të mirë, por shumë të dështuar. Nuk kemi arsim as afër të nivelit të arsimit evropian, kemi standard jetësor të dobët, pensione mizerable, nivel të papunësisë të lartë, emigrim të çdo ditshëm të popullatë, qytetarët po jetojnë të izoluar si në shtetet ku mbretëron aparteidi, janë rritur vetëvrasjet nga mjerimi social. Nuk mund të flasim as për të drejtat dhe liritë njerëzore, nuk mund të flasim për të drejtat e atyre që punojnë në punë. Edhe pse është miratuar ligji i punës, ai nuk po gjen zbatim në praktikë. Punëdhënësit po i largojnë punëtorët pa asnjë drojë që do të ndeshen më ligjin, së shumë biznesmenë mafiozë janë ngritur mbi ligjin. Nuk mund të flasim as për temën shoqërore sociale e cila është nën çdo nivel. Mënyra së si është duke u qeverisur vendi është e gabuar. Ata që po e drejtojnë shtetin po kujdesën vetëm për plotësimin e egove të tyre të sëmura pushtetare. Kjo turmë e parazitëve politikë nuk është në gjendje që më sukses t'i kryejë asnjë punë të aktualitetit ekonomik, dhe sfidave politike të vendit. Të gjitha këto janë tregues së na nevojitet urgjentisht që këtë elitë të zhytur në krim dhe korrupsion ta dërgojmë në shtëpi.

Nuk kanë aftësi për ndryshime pozitive

Këta janë shndërruar ose edhe kanë qenë njerëz me bindje të ish sistemit komunist. Nuk e kanë kuptuar dhe as që po dëshirojnë ta kuptojnë sistemin demokratik pluralist. Me qafë e më krye janë duke bërë përpjekje ta kthejnë kohën e perënduar të komunizmit. Këta nuk janë të zotët të punojnë mirë, nuk kanë aftësi për ndryshime pozitive shoqërore - politike. Nuk kanë mundësi me logjikën autoritare të implementojnë standarde bashkëkohore evropiane. Ndryshimet pozitive mund të bëhen pa komplet këtë estabilishment politike në krye të shtetit. Nevojiten ndryshime duke filluar nga themeli , së gjithçka kjo kastë e bastarduar politike e ka kthyer mbrapsht. Duhet të ndërtojmë shoqëri prosperuese, të ndërtojmë sisteme dhe shtet ashtu si duhet, në principet e shteteve bashkëkohore të Evropës.

(Kosova Sot)