Tre hapa që BE-ja mund t'i marrë e të tregojë se është lidere globale

Tre hapa që BE-ja mund t'i marrë e të tregojë se është lidere globale
  • 20 July 2017 - 11:28

Shkruan: Wolfgang Munchau

EUROZONA, EKONOMIA E DYTË MË E MADHE NË BOTË

Rezultati më i mundshëm i një tërheqjeje amerikane nga lidershipi global është thjesht një udhëheqje më pak globale

Eurozona po përjeton atë që duket të jetë kthesë e madhe ciklike, e para që nga fillimi i krizës financiare dhjetë vjet më parë. Ka vullnet të mirë global e politik karshi Bashkimit Evropian në përgjithësi dhe politikanët si Z. Macron dhe Zonja Merkel, në veçanti

Angela Merkel ka qenë personi i parë që ka larguar dyshimet se e ka ndërmend të bëhet lidere e botës perëndimore. Është e vështirë për ta vërtetuar nëse kjo dëshmi është një modesti e rreme ose realitet i matur, por deklarata është e saktë. Sado të zemëruar që mund të jeni shkaku i sjelljeve të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ose për Brexit-in, seriozisht do të gaboni nëse do të kërcenit në vendime të ngutshme për ndryshimet gjeopolitike të pushtetit sikurse konspiracionet, ato ndodhin kohë pas kohe, porse janë shumë të rralla. Kishte një lloj euforie për Evropën pas zgjedhjes së Emmanuel Macron-it si president i Francës. Eurozona po përjeton atë që duket të jetë kthesë e madhe ciklike, e para që nga fillimi i krizës financiare dhjetë vjet më parë. Ka vullnet të mirë global e politik karshi Bashkimit Evropian në përgjithësi dhe politikanët si Z. Macron dhe Zonja Merkel, në veçanti. Në të vërtetë, do të ishte një moment i mirë për Bashkimin Evropian të mbërthejë rolin gjeopolitik prej një lidershipi. Është atje për të marrë. Por, për të ndodhur kjo, Bashkimi Evropian duhet t'i bëjë tri gjëra në mënyrë të ndryshme. Gjasat për të ndodhur kjo janë zero. E para dhe më e rëndësishmja për kombet e Bashkimit Evropian është të ndalojë rrjedhjen e tepricave të vazhdueshme të llogarive aktuale. Harroni tepricat apo bilancin pozitiv të Gjermanisë. Është bilanci pozitiv i eurozonës ai që ka rëndësi - nga i cili bilanci pozitiv i Gjermanisë është pjesë e vazhdueshme.

Politikat ndërkombëtare

Suficiti aktual i bilancit pozitiv i eurozonës ndaloi në 3.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vitit të kaluar. Politikanët evropianë tentojnë të kenë një perspektivë të vogël për vendin. Objektivi i tyre i deklaruar ka të bëjë me kombet e tyre për t'u bërë më konkurrues. Mendimi i tyre nuk është i një fuqie globale. Me gjasë zhgënjimi më i madh i pothuajse njëzet viteve të unionit monetar është dështimi nga mosndryshimi i mënyrës së tillë i të menduarit. Jacques Delors, ish- presidenti i Komisionit Evropian, dikur kishte ngritur zërin se Bashkimi Evropian konsiston me dy lloje të shteteve anëtare- vendet e vogla që e dinë se janë të vogla, dhe ato që nuk e dinë. Me gjasë duhet t'i japin fund kësaj. Eurozona pa kurrfarë dyshimi është zonë e madhe - është ekonomia e dytë më e madhe në botë. Ajo që ka rëndësi për pjesën e botës. Por, sikurse amerikanët, evropianët nuk janë mësuar të mendojnë rreth pasojave ndërkombëtare të veprimeve të tyre. Ata që e kritikojnë "Së pari Amerika", të Z. Trump-it, duhet ta kuptojnë se vendet e Bashkimit Evropian kanë bërë të njëjtën gjë saktësisht për kohë të gjatë. Veprimi i dytë është t'i jepet fund krizave rrotulluese në eurozonë. Disa shtete pjesëtare kanë nivele të borxheve. Sistemet bankare janë të dobët edhe më tutje. 

Ngritja ciklike

Pabarazitë brenda eurozonës janë afër një rekordi të gjithanshëm, siç dëshmohet ndër të tjera nga tepricat në rritje të Gjermanisë në sistemin e pagesave të synuara të Bankës Qendrore Evropiane. Ngritja ciklike nuk do ta rregullojë asnjërën prej këtyre problemeve. Prania e një ciklit ekonomik nuk ju kualifikon për pozitën e një superfuqie ekonomike. A do t'ia dalin të menaxhojnë Z. Macron dhe Zonja Merkel për të rifilluar sistemin qeverisës të eurozonës? Ajo që po dëgjoj nga Gjermania është se atje në fakt janë të gatshëm për një bashkëpunim me Z. Macron. Por Gjermania e konsideron një bashkim fiskal kryesisht si një mjet për të ofruar më shumë masa shtrënguese. Shijojeni! Hapësira e tretë që ka nevojë për vëmendje është refuzimi i vazhdueshëm i Bashkimit Evropian për të rritur shpenzimet e mbrojtës. Nuk ka asnjë mënyrë që Gjermania në veçanti të përmbushë premtimin e një rritje në shpenzimin e mbrojtjes të 2 për qind të GDP-së - politikat vendore madje kanë lëvizur në drejtim të kundërt. Në fjalimin e saj në tendë, me rastin e festivalit të birrës në Munih së fundmi, Merkel ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për t'u bërë më pak e varur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, ka dështuar ta potencojë se kjo kërkon një rritje në shpenzimet për mbrojtje, më shumë se 2 për qind të GDP-së, për përkushtimin ndaj NATO-s. Të tri qasjet kanë të përbashkët faktin se perspektiva natyrale e Bashkimit Evropian është nga brenda. Edhe nëse marrim qasjen më optimiste për agjendën e ri-freskuar franko-gjermane, nuk mund të konkludojmë në mënyrë automatike se Bashkimi Evropian është i gatshëm dhe ka vullnet që të marrë rolin e një lidershipit botëror. As liderët madje nuk kanë filluar në përgatitjen e elektoratit të tyre për ndryshimin në politikat e brendshme që kërkohen. Përderisa gjermanët do të pajtoheshin me sugjerimin e Merkel se Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë në këmbët e veta, ata nuk do të pajtoheshin me asnjë masë të vetme që do të nevojitej për të arritur këtë - në mbrojtje, në obsesion dhe transferimin e sovranitetit. Nga të gjitha vendet e BE-së, Franca është më e gatshme se tjerat për hapësirën e mbrojtjes, por kur vjen te tregtia e lirë e ka të vështirë të gjesh dallime të mëdha midis Trump-it dhe Macron-it. Një nga shumë mësimet në krizën e eurozonës është se vakumi jo domosdoshmërish mbushet, sepse lidershipi është në shumën zero të lojës. Deri tani rezultati më i mundshëm i një tërheqjeje amerikane nga lidershipi global është thjesht një udhëheqje më pak globale.
(Wolfgang Munchau ka lindur në vitin 1961, ka shkruar librat, si: "The Meltdown Years: The Unfolding of the Global Economic Crisis", "Germany and Britain: An Alliance of Necessity". Është editor për "Financial Times", ku çdo javë shkruan kolumne për Bashkimin Evropian dhe ekonominë evropiane)

(Kosova Sot)