Koha për realizëm të matur në marrëdhëniet Amerikë-Rus

Koha për realizëm të matur në marrëdhëniet Amerikë-Rus
  • 21 July 2017 - 10:59

Shkruan: Katrina vanden Heuvel

KËRCËNIMI REAL NUK MUND TË INJOROHET KURRSESI

Rusia kishte gisht në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Përderisa marrëdhëniet Amerikë-Rusi janë përkeqësuar, rreziku për një katastrofë nukleare, përfshirë këtu edhe rrezikun e shfaqur nga një Kore e Veriut e armatosur, është rritur në shkallën më të lartë, që nga koha e Luftës së Ftohtë

Zbulimet e fundit se Donald Trump Jr. ishte takuar me avokaten ruse, duke premtuar informata poshtëruese për Hillary Clinton e riafirmon nevojën për një llogari të plotë se si demokracia jonë mund të jetë përmbysur gjatë zgjedhjeve të vitit 2016. Hetimi i këshilltarit special Robert S. Mueller III rreth pohimeve të përfshirjes apo ndërhyrjes ruse në zgjedhje, bashkëpunimit të mundshëm rus me fushatën e Trump-it, si dhe mundësia e keqpërdorimit kriminal të presidentit Trump ose bashkëpunë- torëve të tij është esenciale. Përtej hetimit aktual, Demokratët duhet të kërkojnë një komision të pavarur për të shtruar rrugën drejt mbrojtjes së integritetit për zgjedhjet e ardhshme. Askush nga lart nuk ka pse të jetë kontrovers. Në të njëjtën kohë, është edhe një set tjetër faktesh, që duhet të llogaritur këtë moment të pasigurt, në lidhje me dështimin e mjerë të politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi Rusisë dhe drejtimit të rrezikshëm që dy vendet ia kanë mësyrë. Këto fakte po ashtu përbëjnë kërcenim real dhe nuk mund të injorohen kurrsesi. Në të vërtetë, kriza me të cilën jemi duke u ballafaquar tani e bën të qartë se është koha për një rimendim fundamental se si u qasemi marrëdhënieve me Rusinë. Përderisa marrëdhënie Amerikë-Rusi janë përkeqësuar, rreziku për një katastrofë nukleare, përfshirë këtu edhe rrezikun e shfaqur nga një Kore e Veriut e armatosur, ky rrezik është rritur në shkallën më të lartë që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Kërcënimi në rritje i hakerëve

Buletini i "Atomic Scientists" tani rrezikun e ka cilësuar edhe më të lartë, kur Bashkimi Sovjetik kishte testuar pajisjen e vet nukleare në vitin 1949. Lufta e re e Fortë theksohet nga ballafaqimet ushtarake në shumë zona: në Siri; në kufirin perëndimor të Rusisë, me rreth 300,000 trupa të NATO-s në gjendje të lartë gatishmërie. Edhe Rusia e edhe NATO po bëjnë zbarkime dhe ushtrime, dhe në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia posedojnë rreth 14,000 armë nukleare - më shumë se 90 për qind të arsenalit nuklear në botë - dhe rreth 2,000 prej tyre i mbajnë në gjendje gatishmërie. Kështu, rreziku për luftë midis dy vendeve mund të zbutet vetëm me bashkëpunimin e butë midis dy vendeve. Konkretisht, epoka e luftës kibernetike ka arritur pa ndonjë prej rregullave të rënë dakord, që qeverisin luftërat tradicionale ose, për atë çështje, parandalimin bërthamor. Tani ka një kërcënim në rritje të hakerëve, që jo vetëm se ndërhyjnë në porositë elektronike dhe në zgjedhje, por edhe në sistemet paralajmëruese strategjike dhe qendrat e komandës dhe kontrollit. Për vite rresht, ka pasur një diskutim për nevojën e vendosjes së rregullave të qarta rreth luftës kibernetike. Tani, raportet e ndërhyrjes po shkallëzohen, duke e bërë të domosdoshme që bërthama kibernetike, armët konvencionale, kimike ose bërthamore, të kontrollohen me traktat. Përsëri, megjithëkëtë, kjo nuk mundet të ndodh pa një marrëdhënie më konstruktive midis Amerikës dhe Rusisë. Marrë parasysh këto kërcënime, eskalimi i tensioneve me Rusinë, apo deeskalimi, nuk u shërben as interesave nacionale e as sigurisë nacionale. Ky moment bën thirrje për diplomaci dhe dialog, jo për triumfalizëm apo ekspozim. Pa pasur nevojë të them, rindërtimi i një besimi me Rusinë nuk do të jetë aspak i lehtë. Nevojitet shkathtësi dhe durim. 

Luftërat e ftohta janë të etura për progresivitet

Presidenti rus, Vladimir Putin, udhëheq një qeveri autoritare që i shkel të drejtat themelore të njeriut. Trump e ka demonstruar se ai nuk ka as temperamentin e as këshilltarët për të mbështetur një iniciativë koherente të politikave. Është e vështirë ta shohim si do të lëvizim nga këtu atje. Por, duhet të negociojmë me qeveritë që i kemi, jo me ato që do të duhej t'i kishim. Thjesht, nuk ka zgjidhje tjetër. Për Demokratët, dëshira e pakuptueshme e tyre për t'i rezistuar Trump-it ka ndihmuar t'i hidhet zjarr fiksimit anti-Rusi, ekziston edhe një realitet për ta marrë në konsideratë. Përqendrimi në lidhjet e Trump-it me Rusinë vetvetiu nuk do të fitohen zgjedhjet kritike afatmesme të vitit 2018, dhe nuk do të fitojë fitore kuptimplote për çështje të tilla si kujdesi shëndetësor, ndryshimet klimatike dhe pabarazia. Për më shumë, luftërat e ftohta janë të etura për progresivitet. Ato forcojnë partitë, që janë pro luftës duke e trashur buxhetin e mbrojtjes derisa këto fonte më mirë do të ishte të përdoren për rindërtimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e programeve shoqërore. Ato u japin fuqi forcave të këqija në të dy partitë dhe, ajo që është më e rëndësishme, pakësojnë hapësirën për pajtim. Kjo është e vërtetë sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po aq edhe në Rusi. Dhe personalisht, duke punuar me disidentët rus, me gazetarë të pavarur dhe organizata joqeveritare të femrave për tri dekada, unë e shoh se si lufta e ftohtë është përdorur për të shtypur zërat e pavarur në atë vend. Linja e fundit është se kundërshtimi për Trump-in nuk mund të bëhet i njëjti si një kundërshtim për një çështje të zakonshme. Kuptimi i zakonshëm na dikton se duhet ta mbrojmë demokracinë tonë duke forcuar sistemin tonë zgjedhor për të ndaluar ndërhyrjet nga jashtë. Dikton një hetim të pavarur në pohimet se Rusia kishte gisht në zgjedhjet presidenciale. Por, kjo po ashtu tregon se ne nuk mund të adresojmë shumë nga sfidat tona urgjente - nga Siria dhe ndryshimet klimatike e deri te rreziku nuklear dhe çështjet kibernetike - pa gjetur rrugë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia për të punuar së bashku, kjo nuk i shërben interesave të përbashkëta. Nuk kemi përse ta përqafojmë qeverinë ruse për të punuar në interesat tona vitale. Dhe ne nuk mund të përballojmë një ringjallje të pasioneve të Luftës së Ftohtë që do të diskreditonte ata që kërkonin të rrisnin tensionet. Përpjekjet për të kufizuar debatin mund të jenë një dëmtim për sigurinë e vendit tonë. Si një publikues për Kombin, i një reviste me një histori të gjatë miratimit të pikëpamjeve alternative dhe qëndrimeve jopopullore, sidomos për qëndrimin midis luftës dhe paqes, unë besoj se është e rëndësishme për të sfiduar mençurinë konvencionale, në kërkim të debatit për marrëdhënie më të mira. Dhe derisa argumentojmë se si Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë interesa serioze në mbajtjen e një marrëdhënie pune mund të mos jenë të njohura, ajo gjithashtu nuk është radikale. Është thjesht realizëm i matur. 

Katrina vanden Heuvel është botuese amerikane. Është editore dhe është bashkë- pronare e revistës liberale/progresive "The Nation"

(Kosova Sot)