Pse lejove rregullimin e kishës sllave në oborrin universitar të Prishtinës dhe nuk e shembe atë që është pa leje ?

Pse lejove rregullimin e kishës sllave në oborrin universitar të Prishtinës dhe nuk e shembe atë që është pa leje ?
  • 22 July 2017 - 08:03

Shkruan: Ragip Guraziu

 

Mendimet nga më të ndryshmet flasin për historikun e kësaj kishe, dhe gabimet e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që tani kanë pushtuar disa mediume kosovare që flitet për keqqeverisje të kësaj Komune nga udhëheqësit në ''krye'' të "Vetëvendosjes", ku përfshihet edhe Albin Kurti, po pretendon të marrë postin e kryeministrit. Viti 2016- Kisha ortodokse serbe "Sveti Nikolla" ("Shën Nikolla"), e cila është e ndërtuar brenda oborrit të Universitetit të Prishtinës në kohën e regjimit të Milosheviqit, shumë herë është bërë temë diskutimi, herë për ndërtimin e imponuar nga regjimi, e herë për ndërtimin e paligjshëm. Këto ditë paria e shtetit serb doli me ankesa se shqiptarët po e dëmtojnë këtë kishë,kjo është ''rrenë'' e kulluar si gjithherë nga serbët. Me këtë i bie që kjo kishë, nëse nuk paraqitet për legalizim, atëherë do të hyjë në listën e rrënimit, pasi sipas Ligjit për legalizim, fatin e tillë do ta kenë të gjitha objektet pa leje që nuk aplikojnë për regjistrim deri në afatin e caktuar. Por, një gjë të tillë nuk e ka saktësuar Komuna. Ky objekt ka dhe një problem tjetër. Për të paraqitur kërkesën për regjistrim, sipas nenit 16 të ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me numër 04/L-188, Kisha ortodokse duhet të ketë të bashkangjitur edhe pëlqimin e Universitetit të Prishtinës. "Nëse aplikuesi i një njësie të ndërtuar pa leje në një ndërtesë në bashkëpronësi të ndërtuar me leje, paraqet një kërkesë për t'u përfshirë në regjistrin komunal të ndërtimeve pa leje, aplikacionit duhet t'i bashkëngjitet pëlqimi i pronarëve, i cili duhet të jetë i verifikuar tek organet kompetente", thuhet në këtë nen. Një gjë e tillë është shumë e vështirë, pasi Universiteti i Prishtinës ka paditur në shtator të vitit 2012 këtë kishë, me pretendimin se ajo është ndërtuar në hapësirën, e cila i takon këtij universiteti dhe se kështu, ajo, në mënyrë jolegjitime ka ndërhyrë në sistemin kadastral, duke uzurpuar një sipërfaqe të përgjithshme prej 4.27 hektarë. Konstruktimi i Kishës ortodokse serbe "Shën Nikolla" ka filluar në vitin 1995, por ndërtimi i saj është ndërprerë gjatë luftës në vitin 1999. Po pse autori i këtij shkrimi me një Letër publike iu drejtua kryetarit të Komunës së Prishtinës,z. Shpend Ahmeti, më 2015

 

Të rrënohet kisha në tokën e Universitetit

Si është e mundur që Kisha ortodokse serbe, e cila është ndërtuar në vitin 1990,si rezultat i një propagande dhe politike të asaj kohe (kjo njëherësh ishte edhe kisha e kohës së Milosheviqit) në pronë të Universitetit të Prishtinës, nuk po e pengon askënd?! Tani ju pasi i keni kapur me zell rrënimet ilegale të ndërtimeve dhe keni rrënuar ndërtesa deri 10- katëshe, çka pritni tani për rrënimin e kësaj Kishe ortodokse mu në zemrën e Universitetit të Prishtinës, e ndërtuar politikisht?! Situatat shumë alarmante që po arrijnë kulmin, sa u përket kulteve fetare dhe sot pas 17 vjetëve të çlirimit të Kosovës,ky objekt fetar ortodoks,edhe pse ka prishur dhe penguar planin e ndërtimeve të fakulteteve dhe objekteve tjera përcjellëse në këto hapësira,askujt nuk po i pengon,sepse së paku deri më tani askush nga Qeveria e Kosovës dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në shtetin e Kosovës,së paku deri më tani në asnjë çast apo moment nuk e kanë ngritur zërin e tyre sa i përket këtij rasti apo të kësaj Kishe ortodokse. Dihet se kjo kishë i është ndërtuar në vitet e 90- ta,dhe është ndërtuar nga pushteti i atëhershëm i Milosheviqit,dhe thjesht është ndërtuar me dhunë dhe atë në tokën e Universitetit. Po, bile, në atë kohë, më kujtohet shumë mirë (edhe pse nuk kishim fuqi ta ndalojmë)ka pasur reagime nga lidershipi i atëhershëm shqiptar i asaj kohe të Rugovës, e tani në këtë kohë po shuhet ky rast problematik.

Jo objekte fetare në tokat e Universitetit?

Të gjitha tani këto kanë krijuar një imazh politik të të gjitha besimeve fetare se këto raste apo kërkesa të ndryshme të kulteve fetare më shumë janë politike dhe nuk po trajtohen njësoj sa u përket ndërtimeve të objekteve fetare. Kjo është arsyeja se kisha në fjalë, ajo ortodokse serbe, pra ajo e ndërtuar në regjimin e Milosheviqit në truallin e Universitetit të Prishtinës, e luan edhe një rol shumë të madh edhe në politikën serbe, që do të thotë jorastësisht në atë kohë e kanë menduar serbët, e në atë vend jo që kurrë nuk ka pasur as kisha, as xhamia, por e dinë shumë mirë serbët dhe kisha ortodokse se ku duhet të godasin. Sidoqoftë, kur kemi parasysh se Kisha ortodokse serbe e ndërtuar në kohën e regjimit të Milosheviqit është një shembull negativi i vetë kryeqytetit, e aq më shumë shëmtimit të kompleksit universitar. Pastaj ende pa u kryer punimet, por edhe sikur të ishte objekti i gatshëm për ceremoni fetare, banorë të komunitetit serb nuk ka në kryeqytet dhe as përreth këtij objekti. Ja tani shumë mirë po kuptohet ku shtrohet pyetja; atëherë ç'ju desh kjo kishë të ndërtohet në këtë vend Milosheviqit?! Arsyeja tash është e qartë për të gjithë…… Dhe, pas lufte nuk kemi mundur të kuptojmë këtë gjest të regjimit serb të asaj kohe dhe Kishës ortodokse serbe, e ndërtuar në token e Universitetit, aty ku kurrë nuk ka pasur objekte fetare çfarëdo lloji apo besimeve qofshin, dhe asnjë banor serb. Këtë çështje tani duhet ta ketë në konsideratë edhe Komuna e Prishtinës, e cila që nga vitet e 90-ta udhëheq me këtë komunë. Ka njëmijë e njëqind arsyeje për rrënimin e kësaj Kishe ortodokse serbe,dhe duhet vepruar me një afat të shpejtë, se edhe kjo kishë nuk ka leje ndërtimi, sidomos nga Komuna tani, kur jemi shtet me Kushtetutë. Por, këtu lypet profesionalizmi dhe guximi për të drejtat shtetërore, dhe në mungesë të profesionalizmit ne kemi gabuar edhe në fillim të 2000-tës, kur veriun e Mitrovicës e lamë anash dhe ja sot realiteti andej?! Se në atë kohë lidershipi ynë luftonte për subjekte politike, kolltukë. Në të kundërtën, në rast se ky objekt fetar ortodoks serb, (siç po flitet) është futur në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore për mbrojtje nga shteti i Kosovës, vaj hallin për ata persona, zyrtarë që kanë manipuluar me nënshkrimet e tyre mbi vlerat kombëtare dhe mbajnë përgjegjësi dhe së fundi do të japin llogari kombit shqiptar. Komuna e Prishtinës duhet ta ketë parasysh këtë derisa nuk është bërë vonë, siç u veprua edhe më Veriun e Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka thënë se Tempulli Shpëtimtari i Krishtit në Prishtinë nuk do të rrënohet. Kjo Kishë ortodokse serbe, e ndërtuar në kohën e vendosjes arbitrare të ligjeve të regjimit të Slobodan Milosheviqit, në oborrin e Universitetit ë Prishtinës ende nuk përdoret për kryerjen e ritualeve fetare, pasi ende edhe nuk ka përfunduar. Rreth kësaj kishe kohë më parë ishte deklaruar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai kishte thënë se nëse nuk legalizohet ndërtimi i saj, kisha mund të rrënohet. Në ndërkohë nuk ka informacione nëse ndokush nga qarqe kishtare serbe ose nga qarqe politike vendore, të ketë bërë kërkesë për legalizimin e kishës, ndërsa afati për legalizim është zgjatur deri në qershor. Kisha jolegale brenda UP-së i mbetet për zgjidhje Qeverisë dhe ambasadave të huaja në Kosovë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk po e përmend më rrënimin e kishës së ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Duke iu përgjigjur gazetarit të "Zërit të Amerikës", nëse autoritetet aktuale të Prishtinës do të marrin parasysh lejen për ndërtimin e kishës 'Krishti i Shpëtimit', e dhënë në shkurt të vitit 1999, Ahmeti ka thënë se kjo përbën një çështje të ndjeshme politike, meqë shumica e shqiptarëve konsideron se kjo kishë është vepër e regjimit të Milosheviqit. Në territorin e komunës së Prishtinës janë mbi 30 mijë objekte të ndërtuara pa leje, ose për të cilat autoritetet lokale nuk kanë dokumente se janë ndërtuar me leje. Ndër to është edhe kisha e 'Krishtit të Shpëtimit', në qendër të Prishtinës, për të cilën Kisha ortodokse serbe thotë se ka leje nga shkurti i vitit 1999, të dhënë nga autoritetet lokale, që asokohe përbëheshin vetëm nga serbë të instaluar nga regjimi i Milosheviqit "Sherri" për kishën kishte nisur që nga viti 2000

Arkitektja Llonçari thotë se në vitin 2000 ka punuar në Drejtorinë komunale për urbanizëm të Prishtinës, me detyrë specifike, hartimin e rrjetit të shkollave, ambulancave dhe objekteve të karakterit publik. Sipas saj, pas luftës, Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK, në kohën kur atë e drejtonte Bernard Kushner, kishte definuar dy pako të ligjeve: ato diskriminuese, të cilat ishin vendosur në Kosovë gjatë regjimit të Slobodan Milosheviqit dhe që përjashtoheshin për t'u përdorur, si dhe ligjet para asaj periudhe, jo diskriminuese, të cilat hynin në fuqi. Siç thotë ajo, Michael Daxner, bashkëdrejtues i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës, në atë periudhë kishte kërkuar përmes një shkrese që "të lirohen hapësirat e Universitetit nga objektet që nuk i takojnë". Por, sipas saj, kjo nuk kishte ndodhur. Në vitin 2012, arkitektja Llonçari, ka qenë këshilltare për çështje të planifikimit të hapësirave të Universitetit të Prishtinës e rektorit të këtij universiteti, Mujë Rugova. Sipas saj, një zyrtarë i OSBE-së u kishte thënë se Kisha ortodokse serbe dëshiron të bisedojë me Universitetin e Prishtinës lidhur me vazhdimin ndërtimit të kishës. Kjo bisedë ka qenë, sipas saj, shkak për t'u takuar menjëherë me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi. "E kemi pyetur se a është legjitime kërkesa e Kishës që të vazhdojnë punimet, me pretekstin që ata thanë se 'janë pronarë'. Përgjigjja ka qenë 'po', prej ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai e ka pohuar realisht atë që ne kemi dyshuar nëse është e vërtetë"."Me vetë faktin që ne kemi marrë përgjigje të tillë, te një ministër i Qeverisë së Kosovës, ne nuk kemi bërë pyetje më tutje. Universiteti i Prishtinës, atëherë, nuk ka mundur të lejojë më që të na befasojë një veprim i tillë dhe kemi bërë një dosje dhe kemi angazhuar avokat dhe çështja e kishës është në gjykatë", shpjegon Llonçari. Po çka po i dhemb autorit të këtij shkrimi?! Tani kur jemi shtet me Kushtetutën tonë kemi ligje, nene, gjykata e mbi gjykata, pse po lejohet kjo. Safet Kamberaj, përfaqësues i qytetarëve të bashkësisë lokale (BL) në 'Dardani', thotë se ''kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, çdo veprim që e bën, e ndërmerr kryesisht për interesa personale, për përfitime, duke e materializuar dhe duke i keqpërdorur madje jo vetëm xhamitë, por ai ka keqpërdorur edhe shtresat e tjera të qytetarëve, vetëm dhe vetëm për çështje politike dhe materializuese, për përfitime personale. "Sa i përket çështjes së ndërtimit të xhamisë në 'Dardani' është punë e kryer, në mandatin e LDK-së është vënë guri themeltar i këtij projekti, kjo është kërkesë e komunitetit të kësaj lagje dhe pëlqim i banorëve të lagjes së 'Dardanisë', si dhe kryetari i atëhershëm, Isa Mustafa, rreth marrëveshjes dhe pëlqimit të kësaj xhamie, ku është mirëpritur nga të gjitha subjektet politike të Kosovës. Këto tendenca të VV-së janë të projekteve për përfitime, çka është bërë edhe në qeverisjet e kaluara, i personalizojnë çështjet se gjoja ata janë që i zgjidhin problemet", u shpreh ai. "Shpend Ahmeti duhet të merret me mënyrat e fshehta dhe negociatat që është duke zhvilluar dhe ka lejuar për t'u rregulluar kisha në oborrin universitar, para disa muajsh janë vënë dyer e dritare në këtë kult fetar që është rregulluar gjatë masave të dhunshme të Serbisë, ku babai i anëtarit të VV-së e ka nënshkruar këtë vendim. Shpend Ahmeti një gjë duhet ta dijë se pasuria është e shtetit dhe e qytetarëve të Prishtinës e jo ai të sillet si bos. Bosët mund të jenë vetëm Devollët dhe ai mund të jetë me ta, por jo në pasurinë e qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës", tha Safet Kamberi, kryetar i BL-së në "Dardani", ku edhe është i ndarë trualli për ndërtimin e kësaj xhamie.

(Autori është gazetar, analist i pavarur)

(Kosova Sot)