Putin, Vuçiq, Daçiq e Dodik e shantazhojnë BE-në në Kosovë dhe në Bosnjë

Putin, Vuçiq, Daçiq e Dodik e shantazhojnë BE-në në Kosovë dhe në Bosnjë
  • 09 August 2017 - 08:18

SHKRUAN: EDMOND EKREM KRASNIQI

Ftesa dinake e kryetarit të Serbisë

Serbia në këtë situatë tash është vënë në veprim për të shantazhuar pikërisht BE-në aty ku më së shumti e ndjenë dhembjen BE-ja, destabilizimin e Ballkanit, të cilin e do shumë edhe Rusia për shkak të interesave gjeostrategjike që lidhen me burimet e saj të gazit, kur BE-ja po ndërton rrjetin e saj për të importuar gaz, së bashku me SHBA-në, nga Lindja e Mesme dhe shtetet përreth saj, siç është p.sh. Azerbajxhani

Naivët nëpër rajon dhe nëpër Bashkimin Evropian mashtrohen keq me ftesën publike dhe dinake të kryetarit të Serbisë për " dialog " të brendshëm në Serbi se çfarë duhet bërë me Kosovën. Po të njëjtët, ata në Kosovë, në formën dëshiruese prognozojnë se ky " dialog " do të mund të përfundojë me njohjen e Kosovës. Naivët e tjerë, nëpër BE, po ashtu. Por, cila është strategjia e Vuqiçit dhe krerëve të tjerë të Serbisë, e cila këtyre ditëve është në zhvillim e sipër publikisht, jo vetëm lidhur me Kosovën dhe por edhe Bosnjën, përkatësisht Republikën Serbe të Bosnjës ?

Kërcënon stabilitetin e Ballkanit, për ta ngutur hyrjen në BE

Strategjia e tij the rrethit të tij është kjo: Serbia synon që të ngusë anë- tarësimin e saj në Bashkim Evropian duke frikuar dhe kërcënuar po të njëjtin, pra BE-në, me destabilizim të Kosovës dhe Bosnjës. Kur destabilizohen këto dy shtete, destabilizohet krejt Ballkani, e më këtë edhe vetë BE-ja, e cila e do rajonin stabil për të mposhtur tentimet e njëjta të Rusisë për interesa krejt të tjera. Në këtë mënyrë, Serbia dhe serbët, për interesa të tyre, janë bërë pjesë edhe e synimeve ruse për të shantazhuar BEnë me destabilizim të rajonit. Vuçiqi, përkatësisht krerët e Serbisë e dinë se BE-ja tmerrohet nga ndryshimi i kufijve në Ballkan. BE-ja e përjetoi këtë me luftërat e viteve '90-ta. Dobësia e kësaj frike të madhe në BE është përparësi për Serbinë dhe po aq edhe për Rusinë. Prandaj, ngutja e hyrjes së Serbisë në BE, sipas mendjes së fshehur dhe të heshtur dinake të Vuçiqit, mund të bëhet duke shfrytëzuar në maksimum këtë dobësi të BE-së. Shumë politikanë dhe krerë evropianë ia kanë thënë Vuçiqit tërthorazi se Serbia do të mbetet tek dera e BE-së duke pritur nëse Kosova nuk pranohet në OKB, dhe nëse Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Testi i vërtetë i këtyre qëndrimeve të thëna aty-këtu nga fuqitë e mëdha të BE-së, do të mësohet pas pesë vitesh, apo edhe ndonjë vit më shumë, kur Serbia do të ketë hapur dhe mbyllur 34 kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE, por jo edhe atë për Kosovë (i 35-ti). Serbia në këtë situatë tash është vënë në veprim për të shantazhuar pikërisht BE-në aty ku m ë së shumti e ndjenë dhembjen BE-ja, destabilizimin e Ballkanit, të cilin e do shumë edhe Rusia për shkak të interesave gjeostrategjike që lidhen me burimet e saja të gazit, kur BE po ndërton rrjetin e saj për të importuar gaz - së bashku me SHBA-në nga Lindja e Mesme dhe shtetet përreth saj, siç është p.sh. Azerbajxhani.

Shenjat e shantazhit

Pak ditë pas ftesës së Vuçiqit për dialog të brendshëm në Serbi, ministri i tij i Jashtëm, Ivica Daçiq, publikisht e ringjalli " dëshirën " e tij për copëtim të Kosovës, si dhe për shkëmbim të territoreve : veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës. Ky është kërcënim i qartë që Vuçiq me gojën e Daçiqit i bënë BE-së, duke ia bërë me gisht BE-së se kështu do të destabilizohet Ballkani nëse nuk pranohet Serbia në BE pa vonesë. 2 javë pas ftesës së Vuçiqit për dialog në Serbi për Kosovën, përkatë- sisht të premten e kaluar (4 Gusht) Vuçiq dhe shefi i Serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, njoftuan se aty nga vjeshta Serbia dhe Republika Serbe e Bosnjës do të miratojnë një deklaratë/memorandum për "mbijetesën " e krejt serbëve nëpër shtetet e Ballkanit. Pas shpalosjes së kësaj strategjie të Vuçiqit përmes gojës së Daçiqit, kërcënimi i dytë serb bëhet nga Bosnja. Të martën (8 gusht) Dodiku u thotë mediave të Banjallukës, se Republika Serbe dhe Serbia do të duhej të kenë të drejtën për bashkim " kur të krijohen kushtet " ashtu siç u bashkuan Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore. Ky është kërcënimi i dytë që Vuçiq, tash me gojën e Dodikut i bëjnë BE-së në një prridhën prej më pak se tre javësh. Trekëndëshi Vuçiq - Daçiq - Dodik, tash ndodhet në ofensivë duke shpresuar se më kërcënime dhe shantazheve të këtilla, Serbia do të hyjë në BE shpejt dhe pa pranuar Kosovën. Vuçiqi në këtë strategji dhe plan në zhvillim e sipër përmes kërcënimeve dhe shantazheve me Kosovën dhe Republikën Serbe në Bosnjë, publikisht e luan rrolin e të moderuarit. Ai flet si dhelpër jashtëzakonisht dinake, për paqe dhe stabilitet publikisht, por atë që ai nuk e thotë drejtpërdrejt, i ka ngarkuar Daçiqin në Beograd dhe Dodikun në Banjallukë që ta thonë. Aty-këtu ndonjë zyrtar i BE-së në Bruksel do të pranojnë me gjysmë zëri se Serbia është duke e shantazhuar pikërisht BE-në përmes destabilitetit në Kosovë dhe Bosnjë, dhe për këtë Vuçiqi e ka edhe përkrahjen e Rusisë, përkatë- sisht Putinit. Ky është Vuçiqi i vërtetë. Ai nuk mund të jetë tjetër. As ai e as Daçiqi. Që të dy mbeten ushtarë të vjetër të Milosheviqit. Ushtari i tjetër, Dodik, ka kohë që kërcënon me prishje të Bosnjës dhe ai përsëri mbetet numër një i serbëve atje dhe i mbrojturi i Vuçiqit dhe Putinit. Ofensiva e Serbisë dhe Rusisë për të destabilizuar rajonin dhe shantazhuar BEnë, edhe pse që të dy për interesa të ndryshme, u shpreh qartë në Mal të Zi në tetor. Tash radhën e kanë Kosova dhe Bosnja, nën petkun e siç thonë Vuçiq dhe Dodik " mbijetesës " së serbëve në Ballkan.

(Kosova Sot)