A është sjellë Kosova para bankrotit - Opinione - Kosova Sot
A ėshtė sjellė Kosova para bankrotit

A ėshtė sjellė Kosova para bankrotit

SHKRUAN: SKËNDER MULLIQI

Vendi i të gjithë neve është Kosova. Të gjithë kemi të drejtë që shteti ynë të bëhet vend i prosperuar, të bëhet shteti më i bukur në botë. Të gjithë jemi njerëz të këtij nënqielli, të cilët detyrohemi para shtetit. Detyrohemi të respektojmë kushtetutën , të respektojmë ligjet tona. Të gjithë kemi të drejtë të jetojmë të lirë në tokën tonë, të jemi të barabartë para ligjit, t'i kemi të garantuara liritë qytetare dhe të drejtat elementare njerëzore …Sot, duket qartazi së vendi ynë nuk është i barabartë për të gjithë … Kategorizimet shoqërore janë theksuar për së tepërmi …Vendi ynë shumë kënd e bëri të pasur pa mund, u bënë shumë pasanikë brenda natës duke vjedhur pasurinë e popullit. Këta pasanikë të kësaj klase politike në pushtet e kanë pru vendin para bankrotit. E kanë pru vendin para eskalimit të ndonjë situate të papritur. Po na prodhojnë përditë kriza politike dhe kriza institucionale duke mos i dhënë llogari askujt. Neve na mbetet t'u tregojmë të gjithë këtyre tregtarëve të fateve tona, se drejtësia vlen për të gjithë barabartë. Këta njerëz të elitës politike janë bërë si pllaka e gramafonit të prishur. Po i dëgjojmë për çdo ditë retorikat e tyre boshe, premtime shumë, e realizime pak.

Kjo elitë e kalbur politike, nuk ka mundësi të ndryshojë për të mirë

Janë grumbulluar problemet, të cilat kërkojnë zgjedhje fatlume , e nuk ka kush u bënë këto ndryshime pozitive. Kjo elitë e kalbur politike nuk ka mundësi të ndryshon për të mirë, pas punës së keqe shumëvjeçare. Këta qëllimisht kanë bërë që të kemi ndarje klasash, që të kemi ndarje në baza krahinore dhe farefisnore dhe që të kemi edhe ndarje regjionale shumë të dëmshme edhe në pikë- pamje kombëtare. Këto ndarje po reflektojnë keq në parti , por edhe në pushtet. Është keqkuptuar, është keqpërdorur sistemi shoqëror kapitalist. Kapitalizmi nuk do të thotë të grabisësh të mirat materiale kush të qohet më herët në sabah… Kanë mbetur shumë anash interesat tona strategjike, nuk po respektohen vlerat, po shikohen interesat e ngushta. Për kategoritë e ulëta shoqërore është rezervuar varfëria dhe iluzionet se do të bëhet mirë një ditë edhe për ta. Koha po ikën shpejt dhe pamëshirshëm. Dikush lart në pushtet ashiqare është duke punuar kundër Kosovës.

Më të izoluarit në Evropë "Zajednica",

Demarkacioni, kriza politike, kriza ekonomike, krimi dhe korrupsioni janë duke e mbajtur peng Kosovën. Largimi masiv nga vendi është bërë temë në vete… Shqiptarët janë popull proamerikan dhe properëndimor, e kanë mbetur më të izoluarit në Evropë. Këto grupe politike të interesit janë ata të cilët kanë bërë të errësohet e ardhmja jonë. Hileqarët e katapultuar në pushte po na servojnë çdo ditë rrena, po na shesin kopalla të cilat nuk i han më as qeni. Kanë bërë shtet për veti, e kanë bërë jetën si në parajsë. Këta po të kishim organe të mirëfillta të drejtësisë do të përgjigjeshin për të gjitha të palarat e tyre pa vonuar shumë. Mos të demoralizohemi, mos të ndalemi që atdheun bashkarisht ta bëjmë shumë më të mirë. Kemi të drejtë të luftojmë për reformat pozitive, të cilat nuk i kemi.

(Kosova Sot)

 

7 orë e 14 minuta më parë