Qytetarët duhet t'i ndëshkojnë politikanët e korruptuar

Qytetarët duhet t'i ndëshkojnë politikanët e korruptuar
  • 17 August 2017 - 08:37

SHKRUAN: KOSOVARE HAZIRI 

Gjendja në Kosovë momentalisht është tejet e rëndë, këtë situatë të rëndë e ka krijuar politika e papërgjegjshme dhe jokredibile e cila vazhdimisht paraqet problematikë të rëndë për qytetarët. Dhe duke u vazhduar kështu për vite me radhë, kjo logjikë sa negative aq edhe joqytetare ka çorientuar çdo mundësi pozitive për progresivitet të përgjithshëm shoqëror. Nuk është krijuar asnjëherë as shëndetësi, as arsim, as ekonomi, madje as edhe sistem të drejtë e të shëndoshë të drejtësisë. Drejtësia aktualisht është në mungesë të theksuar të profesionalitetit, është në dominim të skajshëm të ndikimit politik si dhe është në funksion të tepërt të sundimit të paligjshmërisë. Dhe, duke pasur në konsideratë këtë gjendje anarkie në funksione të larta publike si dhe instalimin e logjikës korruptive në këto fusha, vendi s'mundet assesi për të prodhuar as ekonomi e as bujqësi as edhe asgjë që do të ishin faktorë relevantë për synimet e popullit. Krimi i organizuar, korrupsioni dhe nepotizmi, nuk është se janë totalisht "prodhime vendore", por edhe ndërkombëtare. Porse janë institucionalizuar dhe janë bërë pjesë e përditshmërisë në Kosovë nga pushtetarët dhe zhvatësit vendorë, kjo është më se e vërtetë. Kosova fatkeqësisht është shndërruar në vend ku sundon moskulturizimi si institucional ashtu edhe politik, diçka çka shkon kundër avancimit të demokracisë si rregull normative universale. Si mundësi për parandalimin e manipulimit prej qeverisjes të kaluar, është edhe dita e 22 tetorit, ditë që duhet të ndëshkojë bindshëm mentalitetin negativ e asocial. Qytetarët duan një shtet për të qenë, një shtet të mirëqenies socioekonomike. Një qeverisje të drejtë për të gjithë jo vetëm për disa, një qeverisje e cila jetësohetorganizohet brenda obligimit të përgjithshëm dhe assesi në funksion të së mirës personale. Një logjikë më ndryshe, për një qeverisje më ndryshe, vendi duhet të marrë drejtësinë e paanshme, ekonomia prodhimin qytetar dhe shoqëria barazinë e shëndoshë.

(Kosova Sot)