Ja si dilet nga kriza politike shtetërore?

Ja si dilet nga kriza politike shtetërore?
  • 18 August 2017 - 08:35

SHKRUAN: HAKI BUNJAKU

Duhet të lindet mbinjeriu (kush mund ta pretë) të vihet në krye të masës, të arsimit, të policisë, të FSK-së dhe të administratës dhe të udhëhiqen protestë gjithëpopullore (me fjalë tjera puç.) Ja të ndërrohet udhëheqja banditeske, ja të ndërrohet populli ! Kështu hallakamë si është nuk bën, nuk shkon. Prandaj urgjentisht duhet diçka të ndërrohet,s e na piu e zeza për shumë mot. Të kidnapohen të gjithë qorrçytykët e politikës, të vihen në pranga e të mbahen në burgje. Derisa ata mrizojnë, të mbahen zgjedhjet me kandidat të papërlyer dhe të vihen në krye të shtetit funksional. Në shtetin me udhëheqje të pastër, të themelohet gjyqësia e paanshme, para së cilës këta qorrçytykët që uzurpuan shtetin e shkretuan vendin të përgjigjen penalisht dhe të marrin dënime të meritueshme (mesatarisht nga 10 vjet heqje lirie). Kjo pushtetarëve të ardhshëm do t'u shërbejë si shkollë edukative. Tentimi i tashëm për koalicione i ngjan pazarit të cergarëve me kuaj, ku askush nuk fiton, vetëm bëjnë tramp. Ata që tash po tentojnë të bëhen gati për të pri në pushtet e shtet,janë krejt hajna e kriminelë, që e mira e së mirës është vetë të tërhiqen. Po s'u bë kështu zgjidhje nuk ka, ku të njëjtit prapë do të vjedhin,do të reketojnë e do të korruptojnë dhe mbi të gjitha gjyqet do t'i mbajnë nën sundim. Të gjithëve fshesë e të pastrohet terreni politik shtetëror!!! Nuk mund të durohet kjo garniturë idiotësh politikë deri në pafundësi!

(Kosova Sot)