Revolucioni të cilin Revolucioni të cilin Putin dëshiron ta injorojë Putin dëshiron ta injorojë

Revolucioni të cilin Revolucioni të cilin Putin dëshiron ta injorojë Putin dëshiron ta injorojë
  • 21 August 2017 - 10:29
Shkruan: Emily Parker

Presidenti rus, Vladimir Putin, më me dëshirë do ta injoronte Revolucionin rus, i cili shënon përvjetorin e 100-të këtë vit. Por, në epokën e internetit, është e pamundur që të zhbëhet historia. Rusët e rëndomtë janë duke e shënuar përvjetorin e revolucionit në mediat sociale, platformën e fundit për shprehje të lirë në Rusi. Pse shqetësohet Putin për diçka që ka ndodhur 100 vjet më parë? Në rend të parë, lideri i fortë i Rusisë nuk dëshiron që ta tërheqë vëmendjen rreth një kryengritjeje popullore, e cila rrëzoi një perandori. Revolucioni i Rusisë, në fakt, përbëhej nga dy revolucione. Revolucioni i shkurtit të vitit 1917 rrëzoi Car Nikollën e dytë dhe filloi një periudhë të reformave liberale. Muaj më vonë, me anë të atij që njihet si Revolucion i tetorit, bolshevikët rrëzuan qeverinë e përkohshme. Revolucioni i tetorit çoi deri te vite të tëra të luftës civile dhe, përfundimisht, te krijimi i BRSS-së. Revolucioni rus ishte njëra ndër ngjarjet përcaktuese të shekullit XX. Megjithatë, thuhet që Putin iu ka deklaruar këshilltarëve të tij se nuk ka nevojë që të shënohet ai përvjetor. Nuk kishte asnjë festë shtetërore që do ta shënonte fillimin e kryengritjes. TV ruse pasoi në këtë drejtim, duke e minimizuar këtë ngjarje. Por, përdoruesit e mediave sociale ruse kanë refuzuar që ta respektonin këtë heshtje zyrtare. Gazetari dhe shkrimtari Mikhail Zygar themeloi Projektin 1917, i cili krijon lajme ditore në mediat sociale, duke ofruar rrëfime të atyre që kishin përjetuar ato ngjarje, 100 vjet më parë. Personazhet revolucionare sikur Lenin dhe Trotsky mund t'i ndiqni në 'Facebook', 'Instagram', 'VKontakte' (versionin rus të 'Facebook'-ut) si dhe në aplikacionin dhe ueb sajtin e "Project 1917", e cila ka një version në anglisht. Projekti e përshkruan veten si "Rrjeti më i mirë social në histori: që të gjithë përdoruesit e tij ka kohë që kanë vdekur".

Projekti iu dedikohet njerëzve të rëndomtë

Përmbajtja e "Project 1917" vjen nga ditarët dhe dokumentet e tjera historike, të shndërruara në postime në rrjetet sociale. Postimet flasin për ngjarjet e vitit 1917, duke mbuluar Revolucionin e shkurtit, Revolucionin e tetorit dhe tërë rrëmujën midis tyre. Car Nikolla II abdikoi nga froni si pasojë e Revolucionit të shkurtit dhe, një vit më pas, ai bashkë me familjen e tij u pushkatuan. Çka bëri ai në ndërkohë? Në gusht, cari i rrëzuar bëri një rifreskim të statusit, gjatë të cilit bëri një shëtitje të këndshme, mori vesh se do ta dërgonin në një lokacion të panjohur dhe lexoi ca libra rreth Sherlock Holmesit. "Project 1917" ka rrënjë gazetareske. Zygar është kryeredaktor themelues i medias së pavarur "Dozhd". Ai donte ta niste "Project 1917" meqë ishte i lodhur nga ndjekja e linjës zyrtare të Putinit. mNë anën tjetër, një histori qindvjeçare ofron mësime të vlefshme për të tashmen. "Project 1917" ka për qëllim që ta ndryshojë mënyrën se si është mësuar historia. Historia ruse ka tendencë që të fokusohet te sundimtarët, e jo te populli. Zygar shpjegon sesi rusët mësojnë rreth carëve, sekretarëve gjeneralë të Partisë komuniste dhe rreth presidentëve, e jo rreth njerëzve të rëndomtë. Kjo qasje mund t'i bëjë njerëzit të ndjejnë sesi nuk mund të ndikojnë në situatën politike dhe se 'është punë e presidentit që të vendosë për këtë'. m'Project 1917' nuk transmeton thjesht histori: ai ofron edhe një forum ku rusët mund të bisedojnë rreth të së kaluarës. Njerëzit mund të diskutojnë postimet e muzikantëve, artistëve dhe gazetarëve. Një postim i bërë nga poetesha Marina Tsvetaeva thotë: "ka të ngjarë që politika të jetë më pasionuese sesa vet pasioni". Zygar thekson se projekti iu dedikohet njerëzve të rëndomtë, e jo vetëm atyre në pushtet. Alexander Zamaraev, fshatar, thotë: "Vapë e madhe. Toka është bërë e fortë si guri. Asgjë nuk po rritet". Të gjithë kanë rëndësi. Zygar thotë se 'ky projekt është kundër stereotipave se Rusia e ka të shkruar që të jetë diktaturë, se fati i Rusisë është që të jetë perandori. Jo, kjo nuk është e vërtetë. Kemi shumë njerëz që kanë luftuar për lirinë dhe demokracinë e Rusisë dhe ne duhet të krenohemi edhe me ta". Nuk është vështirë që të kuptohet pse Putinit nuk do t'i pëlqente ky interpretim historik. Në fillim të vitit, në tërë Rusinë ka pasur protesta të opozitës, ku Putin nuk ka pasur tolerancë të madhe për kundërshtim. Kjo nuk d.m.th. se Rusia e sotme ngjan me atë të vitit 1917. P.sh. rrethanat e sotme ekonomike nuk janë as për së afërmi aq të këqija, sa ishin atëherë. "Atëherë bolshevikët thoshin se punëtorët nuk kanë asgjë për të humbur, pos zinxhirëve të tyre. tani punë- torët kanë vetura, plazma TV dhe celularë", thotë Zygar. Po ashtu, as figura kryesore opozitare në Rusi, Alexey Navalny, nuk është një Lenin i kohëve moderne. Navalny është bloger dhe aktivist kundër korrupsionit, i cili ka ndërmend që të garojë për president të Rusisë në vitin 2018. Navalny shkaktoi protesta, duke publikuar një video në "YouTube", ku thoshte se kryeministri Dmitry Medvedev ka pasuri sekrete, duke përfshirë pallate dhe jahte.

"Project 1917" ka me qindra mijëra pasues në rrjetin social "VKontakte"

Megjithatë, viti 1917 paraqet sfidë për Kremlinin. Si mund të kufizohet kjo ngjarje? Revolucioni bolshevik çoi deri te lufta civile, e më pas te terrori i Josif Stalinit, trashëgimia e të cilit mbetet kontroverse në Rusi. Disa njerëz e rikujtojnë me mall BRSS-në, derisa të tjerët e shohin atë si periudhë të errët. Një debat i hapur do të mund të shkaktonte përçarje në shoqëri. m,Për këtë shkak, tani për tani, "Project 1917" do të jetë i detyruar që të jetojë në internet. Zygar thotë se një projekt i tillë thjesht nuk mund të kishte ndodhur në mediat tradicionale. Një kanal i madh TV deshi që ta bënte një emision bazuar në përmbajtjen e "Project 1917" , por më pas si duket u frikësua. "Project 1917" ka me qindra mijëra pasues në rrjetin social "VKontakte", duke dëshmuar kështu se mediat sociale mbesin një oazë relativisht e lirë në një ambient gjithnjë e më represiv. Por, sa do të zgjatë kjo? Që nga protestat e opozitës, të viteve 2011 dhe 2012, të organizuara kryesisht në mediat sociale, Putini e ka sulmuar edhe internetin. Autoritetet p.sh. mund t'i bllokojnë ueb sajtet edhe pa urdhër nga gjykata. Një oligark i lidhur me shtetin mori rrjetin social "VKontakte". Vetëm gjatë muajit të kaluar Putini ndaloi disa rrjete private virtuale, gjë që mund të jetë paralajmërim për censurimin e ueb sajteve. "Project 1917" nuk është bllokuar, me gjasë për shkak se nuk i thërret njerëzit që të dalin në rrugë. Por, sikur që tregon Project 1917, mediat sociale nuk janë thjesht një mjet për nxitjen e demonstrimeve në rrugë. Ato po ashtu ndihmojnë që historia të mos harrohet. Revolucioni rus nuk do të shfaqet në TV, por ai do të diskutohet.

 (Emily Parker ishte anëtare e stafit për planifikim politik në Departamentin amerikan të shtetit)

(Kosova Sot)