Të zgjidhet çështja koloniale shqiptare në Ballkan

Të zgjidhet çështja koloniale shqiptare në Ballkan
  • 22 August 2017 - 08:16

SHKRUAN: PROF.DR.MEHDI HYSEN

 

Me gjithë përpjekjet e pareshtura të "teknologjisë" strategjike të bashkësisë evropiane dhe ndërkombëtare, që vendet ballkanike t'i përfshijë në mekanizmat dhe në proceset e agjendës afatgjatë të integrimeve evropiane dhe rajonale, kjo në kuptimin real pragmatik, është vështirë të realizohet, sepse çështja koloniale shqiptare, e pazgjidhur qe më se një shekull, është barriera kyçe që pengon jetësimin e një koncepti të tillë, dhe që Ballkanin vazhdimisht e mban në "ethe lufte". Si rrjedhim, për të dalë nga një rreth i këtillë vicioz i kënetave koloniale serbo-sllave, dhe i ushtrimit të trysnisë së faktorit serbo-sllav ballkanik me Rusinë në krye, që Kosova dhe trevat e tjera indigjene të Shqipërisë Etnike, të ngelin edhe më tej "çifligje " koloniale të Serbisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe të Greqisë, politika shqiptare në shkallë gjithëkombëtare, duhet të arrijë konsensusin e plotë, që të ndërtojë strategjinë dhe objektivat parë- sore afatgjata për të dalë nga kthetrat e përgjakshme të kolonializmit sllavo-bizantin (1912-2017). Ndryshe, procesi historik i ribashkimit gjithëkombëtar dhe gjithëterritorial i Shqipërisë Etnike, do të jetë vetëm një ëndërr e bukur në kujtesën tonë historike mbarëkombëtare.

Trillimi i tezës "Shqipëria e Madhe"

Teza "Shqipëria e Madhe" nuk është argument historik, shkencor, as politik, por vetëm gënjeshtër propagandistike e mbrojtjes së tezës "Serbia e Madhe"!. Pse politika, propaganda dhe diplomacia serbomadhe antishqiptare manipulon me "armën" e tyre "Shqipëria e Madhe", për historinë, për politikën as për opinionin publik shqiptar, as për atë ballkanik dhe evropian, nuk është ndonjë tezë apo argument i ri i kuazishkencës serbomadhe, por si dikur, ashtu edhe sot, manipulimi dhe spekulimi i serbomëdhenjve me të, është vetëm shpifje propagandistike e shovinizmit dhe e hegjemonizmit serbomalazez sllav në disfavor të çlirimit antikolonial të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike. Pse disa shtete të Evropës së dikurshme të "Koncertit Evropian" dhe të Evropës së sotme të "Bashkimit Evropian", janë bërë robër të "Shqipërisë së Madhe", tezë kjo e trilluar vetëm nga propaganda politike, religjioze dhe militariste e Serbisë dhe e Malit të Zi, nuk e befason sfondin e politikës dhe të opinionit gjithëshqiptar, si dhe të historiografisë objektive përparimtare ndërkombëtare ngase është recidiv i lashtë i Projekteve të politikës sllavo-bizantine të kolonializmit serbo-malazez mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike (1912-2017). Këtë konstatim tonin e provojnë në më mënyrë të dokumentuar edhe trillimet dhe spekulimet e këtilla me të drejtën historike legjitime të popullit shqiptar në njohjen e shtetësisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit, të cilat përputhen vetëm me pikëpamjet dhe me idetë serbomëdha të Kishës Ortodokse Serbe, që pikëmbështetjen e kanë në Programin e "Naçertanisë" së Ilija Garashaninit (1844) në veprat nacionalshoviniste të Dositej Obradoviqit (1783), në "Memorandumin e krijimit të Mbretërisë së Përbashkët Serbosllave të mitropolitit serbomadh të Karllovcit, Stefan Stratimiroviq(1804), drejtuar Oborrit Mbretëror të Rusisë, gjatë periudhës historiko-politike të sundimit të Katarinës II, në veprat e Jovan Subotiqit (1839), i cili konsiderohet si një nga urrjetësit dhe armiqtë më të përbetuar të ilirëve dhe të Ilirizmit. Trillimi i tezës "Shqipëria e madhe", e cila është mjet opercionaluzies i makroprojketeve të Kishës Ortodokse Serbe, dhe i politikës kolonialiste të Serbisë së madhe, mund të jetë e pranueshme vetëm për strategët me ide dhe me pikëpamje regresive raciste, siç ishin Hitleri, Gebelsi, Himleri dhe Slobodan Milosheviqi, sepse, thjesht, është e dokumentuar historikisht si nga shkenca dhe politika shqiptare, ashtu edhe nga ajo ndërkombëtare demokratike, se teza "Shqipëria e madhe", është konstruksion dhe produkt demagogjik i të gjitha projekteve dhe i programeve të politikave kolonialiste të Serbisë dhe të Malit të Zi, e kurrsesi dhe, në asnjë mënyrë "program politik i nacionalizmit shqiptar", siç pohojnë edhe sot paturpësisht (edhe në fillimshekullin XXI) politika, propaganda, shkenca dhe Kisha Ortodokse e Serbisë dhe e Malit të Zi.

Heshtja në Ballkan

Lindë pyetja, edhe sa shekuj duhet të kalojnë (kur, si mbi bazën arkeologjike, ashtu edhe në atë historike, është provuar se territoret e okupuara dhe të aneksuara të Shqipërisë Etnike, janë të shqiptarëve, e jo të serbëve, as të malazezëve imperialistë) , e të binden njëherë e përgjithmonë si kolonialistët racistë serbë, ashtu edhe ata malazezë, se as Kosova, e as trevat e tjera të Shqipërisë Etnike nuk janë "pronësi" legjitime të tyre, por vetëm plaçkë e paligjshme koloniale, të cilën deshën s' deshën, tanimë janë krijuar të gjitha kushtet, që në mënyrë paqësore, të heqin dorë nga ajo në favor të titullarit të saj të ligjshëm-Shqipërisë Etnike. Thjesht, manipulimi me termin politik "Shqipëria e madhe" nga ana e kolonialistëve serbomëdhnej, nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si atak i vazhdueshëm terrorist ndaj së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Përderisa fundamentalistët e qarqeve kishtare dhe qeveritare serbomëdha, spekulojnë në sy të botës me tezën "Shqipëria e madhe", kjo tregon sheshit se Serbia as Mali i Zi nuk janë të gatshëm që me rrugë dhe me mjete paqësore, të heqin dorë nga kolonizimi i territoreve të Shqipërisë Etnike. Kjo është pengesa kryesore, që konteston jo vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës në kuptimin e së drejtës antikoloniale, por edhe të drejtën e shkolonizimit dhe të pavarësisë së territoreve të tjera të Shqipërisë Etnike. Duhet të nënvizojmë se, Serbia dhe Mali i Zi tërë luftën e tyre politike dhe propagandistike, (që karakterizohet nga urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve) e kanë zhvilluar, dhe po e zhvillojnë edhe sot përmes parullës "Shqipëria e madhe", në mënyrë që ta "bindin" dhe përvetësojnë bashkësinë ndërkombëtare, se lufta çlirimtare dhe politika kombëtare antikolonialiste shqiptare, "është në funksion të gllabërimit të territorit serbomalazez, dhe të terrorizmit shqiptar në Ballkan". Asnjëra nga këto cilësime akuzuese të politikës paranoide serbomalazeze, nuk janë të qëndrueshme as në kuptimin teorik, as në atë praktik, sepse nuk është politika paqësore shqiptare, as lufta çlirimtare kombëtare shqiptare, që shkaktuan tragjedinë e mijëra njerëzve të pafajshëm në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999), por pikërisht ishte terrorizmi dhe gjenocidi i institucionalizuar i realizimit dhe i konkretizimit në praktikë i Projektit nacionalsocialist-bizantin i Serbisë së Madhe, e jo, assesi i ndonjë "Shqipërie të madhe", siç po gënjen me paturpësi diplomacia dhe propaganda serbomalazeze me qëllim që t'i "përpunojë" disa nga fuqitë e mëdha evropiane dhe botërore. Pavarësisht nga sondazhet dhe trysnia e amalgamës politiko-propagandistike e serbo-sllave ballkanike, dhe e mbështetësve të tyre nga disa qarqe të caktuara të bashkësisë ndërkombëtare, politika, as lufta çlirimtare antikoloniale shqiptare, nuk kanë asnjë arsye, që të heshtin problemin e pazgjidhur kolonial shqiptar në Ballkan. Kur Serbia dhe Mali i Zi janë të gatshme, që me çdo kusht t'i mbrojnë tezat e tyre të rreme dhe të sofistikuara në kurriz të shqiptarëve dhe të tokave të tyre etnike, duke "harruar" se prej tyre qe më se një shekull, e kanë krijuar Serbinë e Madhe, atëherë pse politika dhe faktori gjithëshqiptar, të mos e mbrojnë të vërtetën para botës, duke kërkuar zgjidhje të drejtë përfundimtare për çlirimin dhe ribashkimin e territoreve të Shqipërisë Etnike, të kolonizuara nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Në vazhdimësi, politika shqiptare nevojitet ta mbajë parasysh faktin se, si Kosova, ashtu edhe trevat e tjera etnike shqiptare në Ballakn, kërkojnë zgjidhje dhe trajtim ligjor antikolonial, e jo zgjidhje kontesti ndëretnik të së drejtave dhe lirive të minoriteteve të ndryshme, të ngulitura në hapësirat e Shqipërisë Etnike. Natyrisht, se kjo strategji e politikës kombëtare dhe antikolonialiste shqiptare ua "vret veshin" si kolonialistëve serbomëdhenj, ashtu edhe partizanëve të tyre neokolonialistë. Mirëpo, ne nuk kemi tjetër alternativë politike as kombëtare përpos çlirimit antikolonial dhe mbrojtjes së ligjshme të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

E drejta e vetëvendosjes versus "ndërtimit të egër" kolonial serbomadh+sllav në Shqipërinë Etnike

Vetë zvarritja e mospranimit të Republikës së Kosovës në OKB, në kuptimin e plotë të së drejtës së vetëvendosjes si çështje antikoloniale, provon qartazi se tendencat e politikës ndërkombëtare të fuqive të mëdha botërore (Rusia, Kina, India etj.) kanë për qëllim të bllokojnë edhe më tej zgjidhjen e problemit kolonial shekullor të shqiptarëve në Ballkan. Për të mënjanuar politikën e diktatit të fuqive të mëdha botërore, dhe "ndërtimin e egër" kolonial serbomadh në Kosovë, dhe në viset e tjera të Shqipërisë Etnike, politika shqiptare në saje të bashkimit dhe të arritjes së konsensusit të saj, është e detyruar, që ta shfrytëzojë si mjetin parësor të saj të ligjshëm, të drejtën e vetëvendosjes, e cila është sanksionuar si në Kartën e Kombeve të Bashkuara, ashtu edhe në të gjitha aktet dhe konventat ndërkombëtare, që përbëjnë parimet themelore juridike të së drejtës ndërkombëtare, në saje të së cilave edhe kombi i kolonizuar shqiptar në Ballkan e gëzon të drejtën legjitime, dhe e ka për detyrë, që t'i shkundë përgjithmonë vargonjtë e tiranisë koloniale serbosllave. Edhe sa vjet duhet të përkujtohen institucionet ndërkombëtare, dhe titullarët e diplomacisë preventive ndërkombëtare, se e drejta e vetëvendosjes së kombit shqiptar në Ballkan, nuk mund të zëvendësohet me pajtimin e ideve dhe të koncepteve koloniale të sllavizmit dhe të pansllavizmit, të cilat edhe sot, në fillimshekullin XXI, duan t'i imponohen me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet, në emër të bastardimit të lirisë dhe të drejtësisë ndërkombëtare. Pikërisht, strategjia dhe taktika e këtillë e frikësimit të abuzuesve të së drejtës së vetëvendosjes dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombë- tar kanë ndikuar, dhe po ndikojnë me të madhe, që në sfondin e politikës shqiptare, t'i gjejnë vasalët e tyre, të zhvillojë ndjenjën dhe shprehinë e inferioritetit dhe të kapitullimit para së vërtetës historike të Kosovës dhe të Shqipërisë Etnike. Fatkeqësisht, vetë prolongimi i moszgjidhjes së statusit të Kosovës sipas parimit të së drejtës së vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme, dëshmon se kanë ardhur në shprehje individë, dhe grupe vasale të interesit, të cilat edhe janë bërë faktorë relevantë dhe të dëgjueshëm në përçuarjen e projekteve dhe të koncepteve politike të propagandës së huaj armiqë- sore serbe dhe proserbe për t'i "vënë kapak" kolerës kolonialiste sllave mbi Kosovën dhe mbi tokat e tjera indigjene të shqiptarëve në Ballkan. Të gjitha politikat shqiptare, e gjithë inteligjencia shqiptare, si dhe i gjithë kombi shqiptar, duhet zgjohemi nga letargjia e "vdekjes klinike" politike, të mos pranojmë asnjë formulë eklektike (qoftë ajo edhe e dekoruar me justifikime strategjike të partnerizmit multilateral të fuqive të mëdha botërore), që do të favorizonte përmbajtjen e devizës robëruese kolonialiste serbomadhe, të ashtuquajtur "Shqipëria e Madhe" pas së cilës fshihet i tërë bagazhi i politikës gjenocidale pushtuese, dhe i "prirjeve të reja", "demokratike", "multietnike" dhe "civilizuese" të Serbisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe të Greqisë. Duhet t'i besojmë vetvetes, se ka ardhur "ora vendimtare" e kthesës historike në favor të realizimit të së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar në Ballkan. Pavarësisht nga simulimet dhe tratativat e qarqeve të ndryshme diplomatike ndërkombëtare, se e "vetmja zgjidhje fatlume politike" e problemit kolonial shqiptar në Ballkan është "pajtimi multietnik", ne nuk duhet të tregohemi naivë, duke u frikësuar dhe besuar që, me çdo kusht të pranojmë këtë "formulë" të kompromisit politik, sepse në të njëjtën kohë, do ta eliminonim vetveten nga jetësimi i së drejtës së vetëvendosjes. Këmbëngulësia e politikës sonë të njësuar largpamëse në realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, do të ndikonte pozitivisht si te partnerët e politikës ndërkombëtare, ashtu edhe në kundërshtimin e prerë të çdo ndikimi të jashtëm ultimativ, që ka për qëllim të përçajë unitetin politik shqiptar, duke krijuar nebuloza dhe dilema të rrezikshme në artikulimin e kërkesës së ligjshme të vetëvendosjes. E drejtë e ligjshme dhe demokratike është që, çdo popull në botë, të insistojë në realizimin e kërkesës së vetëvendosjes, së këndejmi edhe e kombit shqiptar në Kosovë dhe në Ballkan. Është gabim, dhe meriton çdo gjykim "psikologjia ilegale" politike, e cila kërkesën e politikës shqiptare për vetëvendosje, e sofistikon në skajshmëri, duke e cilësuar atë si antipode dhe të kundërligjshme me projektet strategjike integruese evropiane. Përkundrazi, njohja e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, përkatësisht e Shqipërisë Etnike nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, do të ishte në funksion të drejtpërdrejtë dhe me interes të shumë- fishtë për integrimin, bashkëpunimin, paqen, sigurinë, si dhe për format e tjera organizative institucionale në shkallë evropiane dhe ndërkombëtare.

Të tregohen të vetëpërmbajtur sahanlëpirësit dhe kolaboracionistët e Serbisë

Fundja, shqiptarët e meritojnë të integrohen në Evropë, sepse edhe aty e kanë vendin, si populli më i lashtë i kulturës dhe i civilizimit të saj perëndimor. Kjo e drejtë dhe imperativ i pashmangshëm janë realitet, dhe nuk durojnë anatema dhe akuza të paqëndrueshme të disa diletantëve politikë, të cilët për hir të karrierizmit dhe interesave të tyre personale, titullarët e ligjshëm të kërkesës së vetëvendosjes për Kosovën, përkatësisht për Shqipërinë Etnike, i akuzojnë para UNMIK-ut, KFOR-it, NATO-s, BE-së, OSBE-së, OKBsë dhe SHBA-së, se ata janë me koncepte të vjetra, dhe me qëndrime politike "ekstremiste" dhe "radikale", të cilët janë "pengesa kryesore" e "ribashkim-vëllazërimit" integrues me minoritetet e tjera në Kosovë. Kështu, të paktën flasin raportet zyrtare të organizatave dhe të institucioneve të theksuara ndërkombëtare, të cilat si rrjedhim i politikës së nëndheshme negative antishqiptare, edhe janë duke i riformuluar pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre politike lidhur me trajtimin dhe me zgjidhjen e problemit të Kosovës. Kërkesa politike për vetëvendosje, që nënkupton shkolonizimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera etnike shqiptare, assesi nuk mund të cilësohet si kërkesë e jolegjitime ose "kriminale-terroriste", ashtu siç po trumbeton në të gjitha "sofrat" ndërkombëtare politika e jashtme dhe diplomacia propagandistike zyrtare e Serbisë së madhe, por është legale dhe legjitime, e cila mund të realizohet me rrugë politike paqësore, dhe duke përdorur forcën, si mjet të fundit, i pëlqeu kjo politikës së "Shqipërisë së madhe" serbomalazeze apo aleatëve të saj latentë shqipfolës. Prandaj, duhet të turpërohen dhe, të tregohen të vetëpërmbajtur sahanlëpirësit dhe kolaboracionistët e Serbisë dhe të Malit të Zi, sepse kërkesa për vetëvendosje e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike, nuk është në kundërshtim me proceset integruese të transicionit evropian, as me UNMIK-un, as me KFOR-in e as me NATO-n, e as me OKB-në, por është në konfrontim të drejtpërdrejtë me politikën e sundimit kolonial serbomalazez-sllav. Për më tepër, më e preferueshme do të ishte që "argatia mëditëse", e cila po vepron sa fshehur, sa haptazi kundër interesave jetike të Kosovës, përkatë- sisht të Shqipërisë Etnike, t'i pezullojë të gjitha aktivitetet dhe fushatat ilegale propagandistike kundër veprimtarëve të devotshëm të çështjes së pavarësisë dhe të ribashkimit të Shqipërisë Etnike, sepse dita-ditës testimet e politikës së forcës po bëhen rregull, dhe jo përjashtim.

(Kosova Sot)