Gazeta "Kosova Sot" 19 vjet sakrifikoi për popull

Gazeta
  • 12 September 2017 - 08:28

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Gazeta më e lexuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan, në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", që nga dita e parë e lindjes dhe daljes në dritë sakrifikoi për popullin dhe për kombin shqiptar. Pra, kjo lindi si lind rrezja e diellit, në kohën e duhur, pikërisht kur vendi ishte futur në terrin informativ. Ç´është e vërteta, ishin edhe dy paçavure që tok me Beogradin luftonin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nëpër gjykata serbe, ndërkombëtare dhe në kancelaritë e huaja, duke shpifur si është më zi. Ndërkaq, gazeta me renome, "KOSOVA SOT", u rreshtua në udhën e kombit, mbështeti pa rezervë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit i jepte shpresë dhe mbante shpirtin gjallë pikërisht kur vendi ynë u vu në tehun e thikës, të jetë a të mos jetë. Roli i kësaj gazete dhe i stafit ishte aq i madh, saqë ra në sy të gjakësorëve, pushkagjinjve dhe regjimit fashist serbomadh të nipave të Drazh Mihajlit, që kishte lënë amanet që asnjë plis i bardhë nuk duhet lënë në faqen e tokës dhe të lëshohet mbi ta kosa e vdekjes dhe në vend të shkrim-leximit ata duhet të qesin "potpis" me gishtin e ngjyer në bojë..."

Këlyshët e UDB-së fërkonin duart nga djegia e gazetës "Kosova Sot"

Për rolin e kësaj gazete, që ishte në zemrat e popullit dhe në rrafshin kombëtar, u njoftua edhe nga disa hafije shqipfolës dhe drazhistët e Car Dushanit, kur gazeta "KOSOVA SOT" u vu në syrin vëzhgues nga kriminelët. Shtriga Serbi e mirë-informuar nga langonjtë e UDB-së i trokiti në derë gazetës "KOSOVA SOT" dhe pa një pa dy e dënoi me mijëra euro për të ndërruar udhë dhe për t´ia kthyer shpinën popullit. Stafi i gazetës ishte këmbëngulës dhe nuk pranoi që të bëhet sahanlëpirëse dhe puthadore e fashizmit dhe kasapëve serbo- çetnikë. Ajo e palëkundur eci në udhën e drejtë të kombit shqiptar. I pezmatuar tej mase regjimi fashist serb, e dënoi gazetën me qindra mijëra marka gjermane dhe sërish nuk u luhat fare e vetëdijshme se era tund degët e jo trungun. Nuk pranoi, si disa gazeta që kërkonin autonomi për Kosovën nën thundrën e çizmen serbe, siç e bëri Surrojeviqi, gazeta "Borba" dhe këlyshi i UDB-së serbe, i kriminelit Jovica Stanishiqit, që quhet BATON FAZLI HAXHIU, që me shumë të drejtë që nga ajo kohë populli po e quan spiun, udbash dhe HAXHIC. Këlyshët e UDB-së përkthenin dhe njoftonin serbianët që gazeta "KOSOVA SOT" po përkrah Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, popullin, dhe po i jep krah të fortë. Fashistët serbo-çetnikë u hallakatën dhe turr e vrap u sulën në shtypshkronjën e kësaj gazete dhe ia vunë flakën, duke e djegur të tërën deri në themel. E bënë shkrumb e hi, nuk lanë asnjë laps e asnjë fletë pa e djegur. Këlyshët e UDB-së fërkonin duart dhe bënë dyzen ahengu, sepse iu frikësoheshin konkurrencës që i shtriu përtokë... Gazeta "KOSOVA SOT" u ngjall dhe filloi punën me mjetet e saja vetjake, pa e ndihmuar askush, ta zëmë si "Borba" që financohej nga bukoshianët, "Koha" nga Sorrosi, e Baton spiuni nga Beogradi, "DEVOLLËT", bandës serbe, Jovica, Dragoljubi e Sreteni...

Luftoi skandalet e langonjve të bandës "Devolli"

Eci pa fikë dhe për çdo ditë raportonte duke luftuar krimin e organizuar, më të madh në Evropë, që bëhej nga kanalet e nëntokës mafioze të oligarkëve, shkruante për skandalet më të mëdha që u mor edhe Gjykata e Arbitrazhit, për shkatërrimin e ekonomisë së Kosovës, shkruante kundër zagarëve dhe langonjve që e kishin bëre zap Kosovën dhe ia kishin zënë frymën, duke lëshuar rrjetin tamam si të merimangës në çdo dikaster, që kishin krijuar bandën kriminale për të vjedhur vendin dhe buxhetin e saj ashtu-ashtu të varfër skajshmërisht, shkruante dhe shkruan për çdo ditë kundër rrjetit kriminal të kanaleve të nëntokës, kundër mafio-oligarkëve që me mallra kancerogjene, si banda serbe "DEVOLLI", fuste në Kosovë duke bërë kontrabandë dhe duke tredhur dhe me vdekje të ngadaltë shqiptarët. Sakaq, kjo gazetë numër 1 në Kosovë, luftoi edhe skandalet e langonjve që u ulën në sistemin e drejtësisë, banditët dhe spiunët e regjimit të qenit plak Titos dhe kasapit që bëri kasaphane në Kosovë, Milosheviqit, shqipfolësit në prokurori, hetuesi, gjyqësi, shkroi edhe kundër gjakut të tradhtarit Rrahman Morinës, që njihet si epoka e rrahmanzinjve, që kishte të ulur në këtë dikaster që na qitën hije të zezë në botën e qytetëruar... Shkruante edhe për banditët e majave të shtetit se si vraponin pas hajnisë si zagarët pas kockave dhe lehnin si qentë pas hënës kinse e luftojnë korrupsionin dhe në anën tjetër këta langonj vidhnin sa që u bënë të kamur si sheikët e Dubait, brenda natës, që populli i njeh që para luftës nuk kishin as brekë për të veshur dhe këta hajna siguruan pasuri pa djersë, duke vjedhur për dhjetë, njëzet breza.

Qeveritë e themeluara pas lufte nuk e paditën Serbinë për dëmet që Serbia u bëri qytetarëve

Roli i kësaj gazete duhet theksuar edhe për invalidët e luftës, për dëshmorët, jetimët e familjet e tyre, pikërisht në kohën kur banditët dhe kryebanditët luanin me fatin e tyre, shkroi edhe për 50 vetëvrasje të ishushtarëve të UÇK-së, që nuk kishin buke e kripë, për t´u shtruar fëmijëve në sofër e ndërkaq, vagabondët, idiotët dhe hajnat shëtisnin dhe bënin sallamadi nëpër jahte të bandave serbe me "Slivovicë"... Nuk duhet harruar rolin e kësaj gazete edhe në SHTETBËRJEN, që shumëkush kërkonte rrënimin e saj, duke plaçkitur deri në palcë. Kjo gazetë u binte çekiç dhe plumb kokës. Një gjë është e pakuptimtë, lëre që kriminelët serbo-çetnikë e dënuan dhe e dogjën deri në themel, bashkë me spiunët e UDB-së, por nuk mund të kuptohet se si është e mundur që qeveritë, të themeluar pas luftës, nuk e ngritën zërin dhe nuk e paditën Serbinë për këtë krim. Në qoftë se ishte gazeta private, do të duhej të ndiqej Serbia se ky krim është bërë në tokën e Kosovës dhe kundër qytetarëve të këtij vendi. Nuk e bënë si qeveri se nuk ishin të dala nga zemra e popullit, ishin themeluar nga bandat mafioze të kanaleve të nëntokës, që me vete kishin marrë si këshilltarë edhe këlyshët e UDB-së, spiunët dhe tradhtarët që kishin tradita të moçme antishqiptare... Roli i kësaj gazete është aq i madh dhe jo rastësisht ka një armatë të tërë lexuesish dhe me siguri e pyesin vetën: pse Serbia e dënoi dhe ia vuri flakën gazetës "Kosova Sot" e jo atyre që ishin në shërbim të Serbosllavisë e që mjerisht shkruanin shqip Dhe, krejt në fund fare, po e shfrytëzoj rastin, gazetës dhe stafit të saj të mrekullueshëm t´i uroj suksese të mëtejme dhe falënderojmë lexuesit që janë në anën e kësaj gazete, që këta kanë bërë të jetë gazeta numër 1 në vend dhe e pakonkurrencë. Shkrimin po e mbylli me:"QENTË LE TË LEHIN,KARVANI PO ECËN PËRPARA". GËZUAR PËR JETË E MOT! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)