Fol, Albin Kurti dhe ti Shpend Ahmeti, sa herë jeni takuar me Nenadin dhe biznesmenin serb që jetonte në Austri dhe ju financonte!?

Fol, Albin Kurti dhe ti Shpend Ahmeti, sa herë jeni takuar me Nenadin dhe biznesmenin serb që jetonte në Austri dhe ju financonte!?
  • 19 September 2017 - 08:10

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Shpeshherë kam shkruar për këta karafila dhe dylberë se kanë një biografi të dyshimtë dhe lidhjet me Serbinë dhe krerët e kësaj shtrige fashiste, që në historinë e saj ka pasur synim të gëlltitë Kosovën dhe ka vrarë mijëra shqiptarë, duke i humbur shumë sosh pa shenjë e pa dokë. Qarqet shoviniste serbo-çetnike ishin betuar se në "Kosmet' të mos lënë asnjë plisbardhë, të mos e lënë të gjallë dhe se duhet lëshuar kosën e vdekjes në kokat e tyre". Dhe se :"Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur, ai që në vend të "potpisit" me laps, ngjyen gishtin me bojë dhe se të mirë janë ata " shiftari" që janë hafije të tyre, njëri ndër ta që vazhdoi amanetin e gjakut të kryeçetnikut të Dragutin Drazh Mihajlit, është edhe Nenad Rikallo, ministër në Qeverinë e Ramush Haradinajt, që vrapoi me çdo kusht të bëhet çaush i saj. Nenad Rikallo po akuzohet nga qytetarët se është kriminel lufte dhe ka bërë sakat shumë shqiptarë, duke i shkokërdhuar dajak. Në fund të fundit, po e mbajka mend mirë edhe anëtari i klubit të VV-së edhe Fisniku, djali i mikut të kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviqit, që trupat ushtarake me makinerinë më moderne të luftës, të këtij krimineli dogjën tokën e Kosovës, vranë e prenë si deshtë shqiptarët me hanxhar e sakicë, dhunuan gra, plaka, të reja e të mitura, vranë bebe në gji nëne, duke thithur tamlin nga kraharori dhe në bark nëne akoma pa dëgjuar vajin e parë foshnjarak e përkundur në djep... Pra, në shkrimet e mia shpeshherë kam shkruar se këta dylberë dhe qylahë të Serbosllavisë, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti, kanë tradita të moçme me serbianët dhe pushkagjinjtë e tyre. Shkrova shumë herë edhe për djalin e titistit të përbetuar Ali Ahmetit, që është rritur në frymën titiste, që për shqiptarët ka qenë murtaja dhe kolera e zezë, për shfarosjen nga faqja e dheut. Dhe, qëllimisht nuk publikoja fotografinë e babës së tij me qenin plak Titon, që shumë herë ishte më i tmerrshëm se krimineli Aleksandër Rankoviqi, sepse satrapi Tito të vriste natën dhe fajin ia linte Rankoviqit, ministër i Brendshëm i Jugosllavisë së asaj kohe. Aliu, babai Shpendit, në dhomën e tij mbante fotografinë e këtij krimineli.

Albinin, Nenadin, Shpendin dhe Ilirin i ka kapur sëkëlldia

Të gjithë këta shqipfolës që mbanin fotografinë e "shokut" Tito, populli shqiptar i njihte si familje spiunësh dhe tradhtarësh dhe ditë më parë, publikova në profilin tim ne fcb Aliun me qenin plak Titon... Hallkat e miqësisë me pushkagjinjtë serbianë të nipave të Sveti Savës, të Car Dushanit, të Karagjorgjeviqëve, të Drazh Mihajlit, Aleksandër Rankoviqit, Jozh Titos e Slobodan Milosheviqit, nuk e këputi dhe e lidhi më fortë pjella e zeze Shpendi, që në këtë valle u kapën gisht për gisht Albin Kurti, Ilir Deda, duke e luajtur "Zikina kollon". Dhe, unë disa herë në gazetë i këshilloja:"Kujdes " por ç'e do se nuk kuptonin se do të zbardhen një nga një faqet e historisë. Këta nuk i ndali lakmia për pushtet dhe trashja e xhepave të tyre. Sa keq, e Zoti ju marroftë! Tashti, doli ajo që shkruaja dhe u zbulua tradhtia antikombëtare nga goja e vetë Nenadit. Përse këto shushunja për pushtet, qoftë edhe me nipat e Drazh Mihajlit, nuk e publikuan lidhjet e tyre me Nenadin që financoheshin nga regjimi gjakatar serb dhe biznesmeni serbian, që jetonte dhe punonte në Austri dhe nga George Sorrosi. Përse heshtët? Do të flisni, do të flisni, more qerrata të kësaj loje të ndyrë tradhtarësh, sepse keni ngrënë pogaçen e kripën e Shumadisë, keni pirë ujin e Kalemegdanit të gatuara në kuzhinat e Beligradit. Dhe, të gjithë ata që kanë ngrënë këtë pogaçe, si në këtë rast këta tre kopukë dhe shumë sosh, mjerisht shqipfolës, ndër dej u buron vrullshëm gjaku i vojvodëve dhe zhupanëve. I vetëdijshëm se Albinin, Nenadin,Shpendin dhe Ilirin e Dedës, i ka kapur sëkëlldia dhe janë në siklet të madh, se me axhamillëkun e tyre, kurrë nuk do të zbulohen. Harruan këta halabakë se çdo gjë ka për t'u zbuluar në këtë botë. Po, ju nuk u ndalët dhe vazhduat udhën e u lidhët me bandën famëkeqe, vrastare serbiane DEVOLLI, duke ditur se ata nga kanalet e posaçme fusnin mallra serbo-ruse me simptome kancerogjene. Dhe, ju shih si u kapet me pelë përdore. A e dini ju se po të kishte shtet ligjor do të dënoheshit për tradhti, spiunazh, hajni, ryshfet.

Shiteshin si atdhetarë e janë tradhtarë

Sipas burimeve që jemi në "fërkeme" të Albin Kurtin, me damkë të zezë, për para në vallen e "ZHIKINA KOLLËS" e mori me vete Shpend Ahmeti dhe Iliri i Dedës. Ja pafshi hairin! Dhe, në fund fare, dytri fjalë për kinse disa "atdhetarë", se dikur moti i kishte mbetur hatri përse kritikoja këta dobiçë serbianë. Në fakt, këta nuk ishin atdhetarë me vepra, sepse atdhetarëve të vërtetë nuk u mbetet hatri për parti që unë i quaj banda. Këta ishin futur në këtë klub, VV, pasi kishin ndërruar bandat. Së fundi, kishin ikur nga klani famëkeq dhe banditesk, hajnash e kusarësh që quhej PRONTO, pasi këta ia kishin mbërthyer mullarin. Kaq për sot nga unë, Reshat Badallaj-Zhuriani. Kësmet shihemi së shpejti, duke pritur përgjigjen se kush ishte serbi që i financonte nga Austria këta mashtrues, duke u pasuruar si sheikët e Arabisë e mos e gëzofshi për jetë të jetëve! Ju e mashtruat popullin për ta lënë në mëshirën e fatit, që nuk kishin bukë e kripë në sofër. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)