Një platformë politike shqiptare të përbashkët karshi politikës sllave në këtë regjion

Një platformë politike shqiptare të përbashkët karshi politikës sllave në këtë regjion
  • 22 September 2017 - 08:47

SHKRUAN: HYSEN IBRAHIMI, SUEDI

Një gënjeshtër e kulluar e Aleksandar Vuçiqit

Sipas presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi dje në Nju-Jork, se presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar ftesën e tij që të vizitojë Serbinë, duke "sqaruar" tutje në detaje, gjoja se është e rëndësishme që të vizitojë Serbinë dhe se si do ta presin njerëzit në Serbi dhe e "dëshirojnë" këtë "miqësi"…! Kjo është një gënjeshtër e kulluar, lojë e rrezikshme që dominohet nga Rusia, ku në të njëjtën kohë Rusia kërkon nga SHBA-ja në OKB ta kthejë Kosovën nën Serbi. Kjo është duke u bërë në këtë kohë si pasojë e paaftësisë politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Iliridë. Kjo duhet të alarmohet dhe është shumë shqetë- suese për ne shqiptarët, prandaj duhet të merret shumë seriozisht nga dy shtetet shqiptare, për të reaguar menjëherë dhe për ta ngritur zërin se Serbia është vegël e drejtpërsëdrejti e Rusisë dhe me çdo kusht ka për qëllim destabilizimin e regjionit. Dy qeveritë tona, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, e forcat politike shqiptare në Iliridë, duhet të kalojnë nga politika ditore në ato afatgjatë për ta përcjellë politikën ndërkombëtare. Po ashtu, për të bashkërenditur interesat madhore në miqësi të përhershme me SHBA-në. Në të njëjtën kohë të tejkalohen të gjitha interesat e ngushta partiake e personale për t'u marrë mes veti, përderisa të tjerët po punojnë për të na dëmtuar në proceset tona të integrimit dhe zhvillimit. Në rend të parë duhet vënë interesat kombëtare shqiptare, për t'u shndërruar faktor në këtë rajon të Evropës Juglindore, sepse jemi populli më i madh autokton i këtij regjioni. Mërgata ndjen dhimbje të rëndë kur dëgjon të pavërtetat e Serbisë, por dhimbje ende më të madhe ndjen për faktorin politik shqiptar si qyqar, që s'kanë asnjë prirje për ta konkretizuar një PLATFORMË POLITIKE SHQIPTARE TË PËRBASHKËT NË EVROPËN JUGLINDORE KARSHI POLITIKËS SLLAVE NË KËTË REGJION. Serbia është e gatshme të bëjë ndryshime rrënjësore me kërkesa të reja për të bindur SHBA-në, se është e gatshme për të plotësuar kërkesa të reja vetëm e vetëm Kosova t'i kthehet Serbisë, ose së paku të ndahet. Janë këto politika të Serbisë si rezultat i gënjeshtrave të tyre me prirje për të ideuar gënjeshtra dhe për të përvetësuar SHBA-në, se tani jemi në bisedime me popullatën serbe dhe se kërkesat janë këto. Duhet të njoftohet me kohë presidenti Donald Trump për gënjeshtrat e Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiq.

(Kosova Sot)