Sektet arabe a po e rrezikojnë Kosovën të shndërrohet në Siri të dytë?

Sektet arabe a po e rrezikojnë Kosovën të shndërrohet në Siri të dytë?
  • 09 October 2017 - 08:09

SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ

Pas pesë shekujve nën sundimin e Perandorisë Osmane, shqiptarët me ndihmën e vendeve evropiane e shpallën pavarësinë në Vlorë, duke lënë jashtë kufijve mbi 70% të territoreve të veta. Pavarësisht copë- timit të tokave shqiptare në tri republika dhe një shtet, pavarë- sisht torturave, masakrave dhe dëbimeve me dhunë që iu bënë shqiptarëve të të gjitha periudhave historike, e ruajtën gjuhën, kulturën dhe para së gjithash identitetin e tyre kombëtar, duke mos e tjetërsuar në identitete fetare, e veçanërisht në identitet islamik.

Dikur xhamitë shërbenin vetëm si dekor

Deri në vitin 1989, fryma islamiste në Kosovë nuk kishte asnjë ndikim, e xhamitë tona frekuentoheshin nga pjesa e moshuar, ngase gjenerata e të rinjve tanë e viteve '70 dhe '81-tës ishin të brumosur në frymën kombëtare kurse myslimanizmi konsideroj si prapambeturi nga rinia shqiptare. Xhamitë e zbrazura shërbenin vetëm si dekor e një të kaluare dhe ishin sinjifikim i një errësire që shqiptarët i kishte lënë të paarsimuar në fushën e shkencës dhe njohurive të tjera që bota kishte ecur shumë para nesh. Gjatë viteve të '90-ta, Milosheviqi e përdori kishën dhe klerikët ortodoksë për interesa të tij, të cilët dolën masovikisht në përkrahje të vendimeve dhe sanksioneve që Milosheviqi ia kishte imponuar shqiptarëve. Si kundërreagim, shqiptarët vërshuan xhamitë që t'ua bënin me dije serbëve se Kosova është shqiptare e jo serbe. Ky reagim i shqiptarëve ishte i drejtë, por naiv, sepse këto pamje do të keqpërdoreshin nga propaganda politike serbe e asaj kohe që kërkesat tona kombëtare t'i paraqitnin si kërkesa islamiste pikërisht në kohën kur Perëndimi ishte në fazën më kritike të fillimit të luftës në Irak kundër Sadam Huseinit. Në Kosovën e pasluftës, rrymat islamiste në emër të shoqatave bamirëse ngritën themelet në territorin e Kosovës duke e shfrytëzuar varfërinë e skajshme të popullit tonë ende të pashëruar nga traumat e luftës. Këto shoqata gjoja bamirëse ishin instaluar në Shqipëri kohë më parë gjatë pushtetit të Sali Berishës, i cili jo vetëm kishte lejuar fushëveprimin e tyre, por e kishte ftuar Bin LADENIN për më shumë se tre muaj të qëndronte fshehurazi në Durrës dhe qytete të tjera. Sali Berisha pa asnjë dyshim ishte korruptuar nga sheikët arabë dhe në emër të demokracisë kishte lejuar rrymën më radikale islamiste, nën udhëheqjen e Bin Ladenit, të fuste rrënjët jo vetëm në Shqipëri, por edhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë, si dhe në Kosovë.

Shqiptarët nga myslimanizmi modern në ekstremizëm

Shqiptarët, edhe pse shumica e konfesionit mysliman jetonin në harmoni me vëllezërit e tyre të konfesioneve të tjera dhe ende vazhdojmë këtë traditë shekullore. Themelimi i ngadalshëm i sekteve të ndryshme të ardhura nga arabët dhe formimi i celulave të tyre në rrethe të mbyllura dhe sekrete, gjatë gati dy dekadave kanë arritur ta përvetësojnë një numër të madh të qytetarëve tanë e t'i largojnë nga islamizmi tradicional. Që këto rryma islamiste radikale të gjejnë fushëveprim ndihmesë të madhe u kanë ofruar disa personalitete politike, kulturore dhe mediale të Kosovës, pasi janë të implikuar thellë në Qeveri dhe në çdo parti politike pa e llogaritur Bashkësinë Islame të Kosovës, të cilët në Kosovë deklarohen kundër radikalizmit, e kur shkojnë në vizita zyrtare në Turqi dhe vende arabe deklarohen ndryshe. Shqiptarët në gjendje ekonomike të rendë detyrohen të përqafojnë sektet arabe me shpresë që të zbusin sadopak varfërinë, pa e ditur se pas ndihmave minimale që marrin qëndrojnë shërbime sekrete serbe, turko-arabe, të cilët shumë kohë më vonë do t'i përdorin shqiptarët tanë për interesa të tyre. Të gjithë personalitetet politike dhe analistë të shumtë, kanë rezerva të tregojnë realitetin mbi shtimin e radikalizmit islamik që është fenomeni më i rrezikshëm në një të ardhme tone të afërt ose të largët. Hezitimi i tyre për të pranuar këtë shumëfishim të radikalizmit bëhet për dy arsyeje: e para, disa mendojnë se duke shkruar dhe duke bërë reportazhe televizive ato rryma do të nxiten edhe më shumë, andaj e pranojnë heshtjen dhe të tillët e luajnë rolin e burrit të tradhtuar nga gruaja, duke u paraqitur se nuk është e vërtetë; e dyta, personalitetet politike hezitojnë të tregojnë të vërtetën, sepse gjatë takimeve me diplomacinë euro-amerikane e minimizojnë këtë fenomen të shtimit të sekteve turko-arabe, duke u zotua se do ta luftojnë vetëm sa për t'i mashtruar, sepse në anën tjetër, në takimet më turko-arabët marrin para të majme, e pse pastaj mos t'i quajnë edhe vëllezër. Është për t'u habitur se si kaq shpejt shqiptarët i harruan traditat shekullore dhe përqafuan traditat më të këqija arabe në veshje, në kulturë, në edukatë, në sjellje… Myslimanët shqiptarë kurrë nuk i përvetësuan veshjet arabe, por kur shkonin në xhami për festën e Bajramit visheshin me veshjet kombëtare më të reja dhe me plisin e bardhë si bora, disa të tjerë më bashkëkohorë visheshin me kostume, por kurrë, asnjëherë me veshje të çoroditura arabe, që më shumë përngjajnë në fustane grash sesa veshje e ditës. Veshjet arabe në trojet shqiptare duken të trishtueshme e të papërshtatshme me klimën e vendit tonë. Fustanet e tyre deri në fund të këmbëve duken sikur gogolët që dikur fshatarët i vendosnin në ara për t'i frikësuar shpezët dhe fëmijët që mos të vjedhin bostanin. Mjekrat në faqe të rruara në vende të caktuara dhe gjatësi të caktuar që të distancohen nga sektet e tjera dhe nga "të pafetë", siç na quajnë ata ne tjerëve, po e shëmtojnë bukurinë e djelmoshave shqiptarë që kudo në botë meshkujt tanë dallohen për bukuri. Jo larg meshkujve me veshje të çoroditura dalin në sheshe të Kosovës edhe vajza të paguara nga bosët e mafisë islamiste, për t'i treguar popullit tonë rrugën e drejtë që, sipas tyre, ne e kemi humbur. Këto vajza e gra të mbuluara në të zeza po e fshehin bukurinë e tyre fizike të cilën vetë Zoti ua ka falur për t'i joshur meshkujt dhe anasjelltas. Si mund të dashurohet mashkulli në një femër që duket vetëm një hije e zezë ose e kundërta, si mund të dashurohet vajza në një mashkull më fustan e mjekër që djali i ri t'i ngjajë një plaku?! Traditat e sekteve arabe të futura në familjet shqiptare e kanë kthyer vendin tonë më larg se mesjeta në antikitet për nga zhvillimet shkencore dhe kulturore, sepse nga veshjet edhe në antikitet shqiptarët kishin veshje dhe kulturën tonë. Vajzat e posamartuara shqiptare të sekteve arabe, u nënshtrohen ligjeve antikuranike dhe antishqiptare si dhe antisociale. Nusja e këtyre sekteve nga largësia përshëndetet me prindërit e burrit, ndërsa me vëllain e burrit e fshehin fytyrën dhe nuk ua zgjasin dorën, e të mos flasim për mysafirët, të cilët janë miq, kushërinj, dashamirë e shokë. Pavarësisht se këto vajza e kanë vetëburgosur shpirtin e vet, ato mbesin robër të këtij shekulli. Këto sekte nuk janë asgjë tjetër vetëm se i ngjajnë partive politike që pas vdekjes së Profetit Muhamed, secili pasanik i asaj kohe e ka shpallur vetën trashëgimtar të gjoja islamizmit, duke i akuzuar të tjerët për fitime personale, se ata janë larguar nga rruga e Muhamedit. Kjo mund të krahasohet aktualisht më partinë tonë LDK, ku njëra pjesë e akuzon tjetrën se janë larguar nga rruga e Ibrahim Rugovës

Sektet arabe në Kosovë, në shërbim të armikut

Ngjarjet tragjike që po zhvillohen në botë, e veçanërisht në Irak, Afganistan e në Siri, janë të njohura për secilin shqiptar. Po ashtu dihet se në këto vende kryqëzohen interesat ekonomike të disa fuqive botërore, ku secila kanë përfitime kolosale. Kosova, një vend i pasur me pasuri nëntokësore, por ende të pazbuluara nga ne si dhe shqiptarët në një pozitë gjeostrategjike të rëndësishme, ku kryqëzohen të gjitha rrugët për në LindjePerëndim, është një pikë e nxehtë për çdo kohë dhe gjeneratë. Serbia për të pasur ndikim si në Perëndim po ashtu edhe me vendet arabe, ka investuar shumë në themelimin dhe eksportimin e sekteve arabe, duke i shfrytëzuar relacionet e mëparshme të ishJugosllavisë me shtetet arabe. Shërbimet sekrete të Serbisë dhe të turko-arabëve, nuk nguten, por presin momentin më të duhur që Kosovën ta shfrytëzojnë për interesa të tyre, duke i ngritur këto sekte së pari kundër vetë popullit tonë, e pastaj kundër interesave euro-amerikane. Në këto momente të vështira që teledirigjohen nga Beogradi dhe vendet turko-arabe, këto sekte do të sjellin rrëmujë dhe luftë qytetare, nëse Qeveria jonë nuk merr masa për parandalimin e tyre që nga tani. Në kohën e rrëmujës dhe destabilitet të brendshëm do të intervenojnë forcat e ndryshme, të cilat më vite kanë investuar dhe në emër të mbrojtjes së gjoja demokracisë, ata do nxisin sektet e tyre fetare, duke i armatosur, siç veprojnë në Siri aktualisht. Kështu, aktualisht zhvillohet lufta në Siri, ku askush nuk e di për çka është duke luftuar. Askush nuk e di që në emër të Zotit bëjnë krime mbi familjet, farefisit të tyre, sepse janë të verbuar, siç kanë filluar të verbohen disa shqiptarë tanë. A nuk janë të verbuar ata shqiptarë, të cilët tentuan ta helmonin liqenin e Badovcit për t'i vrarë fëmijët e farefisit të tyre të gjithë mysliman? A nuk janë të verbuar imamët e xhamive që ngrtin zërin e altoparlantëve në kupë të qiellit, vetëm e vetëm që pardonëve të tyre t'u tregojnë se Kosova është isalmike? A nuk janë të verbuar ata që derdhin para në ndërtime të xhamive e jo në shkolla për fëmijët e tyre?! A nuk janë të veruar ata të cilët në hapësirat më strategjike ndërtojnë xhami që të dukën buzëve të autostradave tona ku nuk ka asnjë mysliman që të lutët në to?! Të gjitha këto janë vetëm fillimi i një shtrirjeje e ngadaltë, por e rrezikshme për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tanë.

(Kosova Sot)